Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

  A kanė SHBA-tė dhe Evropa tė njėjta vlera?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

 	 A kanė SHBA-tė dhe Evropa tė njėjta vlera?  Empty
MesazhTitulli: A kanė SHBA-tė dhe Evropa tė njėjta vlera?     	 A kanė SHBA-tė dhe Evropa tė njėjta vlera?  Empty08.07.10 3:32

Ne kėtė teme dua t'i sjell informacionet mbi Evropen dhe Ameriken dhe
Botėn ne pergjithesi,por dėshiroj qe kjo teme te jetė diēka me shum se
debatet qe bėhen ne tema tjera.Deshiroj te jetė me shume edukuese sesa
debatuese. Dhe kerkoj nga ēdonjėri prej jush te respektojne qėllimin e
temes.


Nėse mendoni se keni pikėpamje ose ndonjė artikull
qe mendoni se ėshtė e arsyeshme te qendoj kėtu, pa hezitim vendoseni


Deri
nė njė farė masė, pėrgjigja e kėsaj pyetjeje ėshtė po. Shumica e
amerikanėve dhe evropianėve kanė tradita historike, fetare dhe kulturore
tė pėrbashkėta. Megjithatė, nė fushėn e "qeverisjes," ka ndryshime qė
thellohen gjithnjė e mė tepėr nė lidhje me disa pyetje themelore, duke
pėrfshirė mėnyrėn se si duhet tė bėhet politika publike dhe se ku duhet
tė jetė kufiri i autoritetit ligjor. Kėto ndryshime, tė cilat nuk janė
probleme tė thjeshta filozofike, kanė sjellė pėrplasje mes Shteteve tė
Bashkuara dhe aleatėve tė tyre mė tė afėrt. Dhe, nuk ka arsye tė besohet
se kėto mosmarrėveshje mund tė zgjidhen nė njė tė ardhme tė afėrt, edhe
pasi administrata e tanishme republikane tė lėrė pushtetin. ēėshtja
ėshtė e pėrgjithshme dhe e bazuar nė disa mendime tė ndryshme: ēfarė
pėrbėn demokracinė dhe legjitimitetin.

Padyshim qė ėshtė e
rrezikshme tė bėsh pėrgjithėsime pėr njė rajon aq tė gjerė sa Evropa. Nė
tė gjithė kontinentin ka shumė nuanca mendimesh, siē ndodh edhe nė
Amerikė, dhe kjo nuk do tė thotė se tė gjitha kėto mendime janė kritikė
ndaj Shteteve tė Bashkuara. Megjithatė, njė pjesė e rėndėsishme e
opinionit evropian ėshtė armiqėsore ndaj Shteteve tė Bashkuara,
politikave tė saj, institucioneve, rolit tė saj nė botė si dhe Ć¢ā‚¬“
ndoshta nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme Ć¢ā‚¬“ ndaj vlerave themelore
politike amerikane. Fatkeqėsisht, duket gjithnjė e mė qartė se ky
kompleks opinionesh pėrfshin pjesėn mė tė madhe tė udhėheqjes sė
Bashkimit Evropian, dhe veēanėrisht mbrojtėsit mė tė pėrkushtuar tė
integrimit tė mėtejshėm evropian. Nė fakt, kjo nuk duhet tė na habisė,
meqenėse institucionet qė ata kanė krijuar pėr Evropėn, dhe vlerat
institucionale qė ata duan t'i pėrhapin nė njė nivel ndėrkombėtar, janė
tėrėsisht kundėr etikės sė traditės kushtetuese amerikane.

Sigurisht
se, sipas standarteve amerikane, Bashkimi Evropian nuk ka institucione
aq demokratike. Pavarėsisht se ekziston njė Parlament i zgjedhur
Evropian, nisma e krijimit tė politikave ėshtė e mishėruar vetėm nė
Komisionin Evropian, i cili ėshtė organ i emėruar dhe nuk ka pėrgjegjėsi
tė drejtpėrdrejtė ndaj elektoratit. Duke qenė organi ekzekutiv i
Bashkimit Evropian, Komisioni nuk i pėrgjigjet Parlamentit Evropian nė
mėnyrėn e njė sistemi tė zakonshėm parlamentar, ku qeveria pėrbėhet prej
anėtarėve tė zgjedhur tė parlamentit. Anėtarėt e Komisionit Evropian
zgjidhen nga presidenti (i cili emėrohet nga shtetet anėtare tė
Bashkimit Evropian) dhe pasi miratohen nga Parlamenti Evropian, mund tė
hiqen vetėm si njė organ i tėrė. Duke qenė i pėrbėrė nė kėtė mėnyrė,
Komisioni Evropian zotėron njė pushtet tė jashtėzakonshėm.

Gjėja e
parė dhe mė e rėndėsishme ėshtė se Komisioni gėzon tė drejtėn e nismės
sė legjislacionit. Rėndėsia e kėtij pushteti ėshtė e papėrshkrueshme.
Parlamenti Evropian dhe Kėshilli i Bashkimit Evropian (i cili pėrfaqėson
shtetet anėtare) luajnė njė rol shumė negativ nė procesin e ligjvėnies
sė Bashkimit Evropian. Ata mund tė refuzojnė miratimin e masave tė
propozuara, megjithatė ėshtė komisioni ai qė vendos programin. Ndryshe
nga kjo, nė Shtetet e Bashkuara, e drejta e nismės sė legjislacionit i
takon, nė nivelin federal, kongresit amerikan, anėtarėt e tė cilit janė
tė zgjedhur drejtpėrdrejt nga populli. Presidenti, i cili praktikisht po
ashtu zgjidhet nga populli, ka tė drejtėn tė bėjė propozime
legjislative qė kongresi t'i marrė nė konsideratė, por nuk mund tė
paraqesė vetė njė ligj tė caktuar. Mėnyra tė ngjashme zbatohen nė
secilin prej 50 shteteve, ku ligjvėnėsit e zgjedhur gėzojnė tė drejtėn e
paraqitjes sė njė ligji tė ri, me njė farė pjesėmarrjeje nga
guvernatorėt e zgjedhur tė shteteve.

Pėr mė tepėr, Komisioni
Evropian shėrben edhe si organi ekzekutiv kolegial i BE-sė, dhe ka
pushtetin pėr tė vėnė nė zbatim ligjin evropian i cili pėrcakton, tė
paktėn nė fazėn e parė, nėse vendet anėtare i kanė pėrmbushur detyrimet e
tyre sipas traktateve nė fuqi. Nėse njė shtet nuk i zbaton kėto ligje,
atėherė ēėshtja i referohet Gjykatės Evropiane tė Drejtėsisė pėr tė
marrė njė vendim. Ndėrsa nė Shtetet e Bashkuara, presidenti dhe
guvernatorėt e zgjedhur ushtrojnė rolin ekzekutiv, duke pėrfshirė edhe
funksionin gjysėm-juridik (tė paktėn sipas standarteve tė Ligjit
Kontinental) tė pėrcaktimit nė fazėn e parė tė rasteve kur janė shkelur
ligjet, dhe pastaj kalimin e ēėshtjeve nė gjykatė pėr administrim tė
mėtejshėm.

Ky kombinim i autoritetit legjislativ, ekzekutiv dhe
gjysėm-juridik, sė bashku me pushtetin praktik tė njė burokracie tė
konsoliduar nė Bruksel, fillon tė duket si njė formė e vjetėr e
qeverisjes evropiane Ć¢ā‚¬“ ajo e absolutizmit. Avokatėt e njė integrimi
mė tė gjerė evropian mund ta kenė shmangur kėtė analogji, por krahasimi
ėshtė mė i pėrshtatshėm seē pranojnė ata. Si metodė qeverisjeje,
absolutizmi nuk varet nga monarkia e trashėguar, dhe dallohet qartė nga
autokracia e stilit carist. Nė njė sistem absolutist individėt kanė tė
drejta, dhe kėto tė drejta zbatohen nėpėrmjet gjykatave. Faktikisht,
karakteristika mė e rėndėsishme e njė formė absolutiste qeverisjeje
ėshtė tėrheqja e aspekteve tė rėndėsishme tė krijimit tė politikės
publike (veēanėrisht nismės legjislative) nga politika Ć¢ā‚¬“ qoftė kjo
politikė aristokrate apo demokratike Ć¢ā‚¬“ dhe duke ia mveshur kėtė
pushtet njė burokracie tė pazgjedhur dhe jopėrgjegjėse.

Kjo
ėshtė pikėrisht ajo qė ka bėrė Bashkimi Evropian, dhe fakti qė ky aspekt
i qeverisjes sė BE-sė duket i panegociueshėm ėshtė shumė domethėnės.
Pavarėsisht nga diskutimet e shumta rreth "deficitit demokratik" tė
Bashkimit Evropian, pėrkrahėsit e Projektit Evropian e konsiderojnė
pushtetin legjislativ tė Komisionit si virtyt dhe jo si ves. Ky rol i
Komisionit, faktikisht, do tė ishte ruajtur rreptėsisht nė Kushtetutėn e
propozuar Evropiane. Kjo tėrheqje e gjerė e politikės publike nga
procesi normal politik (dhe jo vetėm kalimi i saj nga njė nivel i
qeverisjes sė zgjedhur nė tjetrin) flet shumė pėr faktin se sa larg
ėshtė elita evropiane nga vlerat tradicionale politike amerikane tė
ruajtura nė Kushtetutėn e Shteteve tė Bashkuara.

Ėshtė
interesante tė analizohet se nga rrodhėn kėto ndryshime kaq tė mėdha mbi
idetė themelore tė demokracisė. Pėrgjigja ėshtė pjesėrisht historike.
Idealet amerikane dhe evropiane u krijuan nga Iluminizmi, por nga
periudha tė ndryshme tė kėsaj epoke. Demokracia kontinentale evropiane
lindi me Revolucionin Francez dhe u zhvillua gjatė shekullit qė pasoi me
revolucione dhe kundėr-revolucione. Nė vitin 1789 mbizotėronin idetė e
Rusisė pėr ndjenjat e zemrės dhe besimit nė mirėsinė e qenėsishme tė
natyrės njerėzore. ēelėsi i drejtėsisė dhe qeverisjes sė mirė do tė
gjendej nė individė humanė dhe tė virtytshėm Ć¢ā‚¬“ dhe specialistė me
pėrgatitje tė nivelit tė lartė.

Por ndryshe nga kjo, pavarėsisht
se Kushtetuta e Shteteve tė Bashkuara u shkrua nė vitin 1787, vetėm dy
vjet para se Luigji i 16-tė tė mblidhte parlamentin e pėrbėrė prej
klasave tė ndryshme, ky dokument mori parasysh edhe kohėn e mėparshme
kur virtyti i qenėsishėm i natyrės njerėzore nuk merrej si i mirėqenė
Ć¢ā‚¬“ dhe madje as seriozisht. Themeluesit amerikanė u pėrpoqėn me
qėllim qė ta bėnin qeverisjen e republikės sė re tė "provueshėm nga
njerėzit," siē thuhet edhe nė frazėn e famshme tė Alexander Hamilton
"njė makinė qė do tė fikej vetė." Prandaj, edhe nė ditėt e sotme,
amerikanėt e mbajnė lart virtytin, por mbeten skeptikė pėr vlerėn e tij
si kontroll i besueshėm i pushtetit qeveritar.

Nga ana praktike,
sigurisht, krijuesit e BE-sė kanė pasur gjithnjė nevojė pėr njė shtytje
pėr pėrparimin e integrimit, edhe pėrballė votuesve armiqėsor kur ishte
e nevojshme. Qėndrimi ka qenė qė demokracia elektorale duhet tė
tėrhiqet pėrballė tė mirės sė pėrgjithshme Ć¢ā‚¬“ integrimit tė
vazhdueshėm evropian. Si rezultat, gjithnjė e mė shumė vendime pėr gjėra
themelore tė ēėshtjeve tė politikės publike janė hequr nga
institucionet e zgjedhura drejtpėrdrejt. Kur zhvillohen zgjedhjet, siē u
bė nė Irlandė pėr Traktatin e Nisės nė vitin 2001, njė pėrgjigje
negative nga elektorati kėrkon zgjedhje tė reja. Nėse e njėjta gjė do tė
ndodhė edhe me Kushtetutėn e propozuar Evropiane mbetet pėr t'u parė
Ć¢ā‚¬“ por jo shumė ekspertė do tė garantonin njė hap tė tillė.

Sidoqoftė,
cilatdo qofshin shkaqet rrėnjėsore tė kėsaj ndarjeje trans-atlantike tė
demokracisė, nuk ka dyshim se elitat evropiane kanė qenė mė tė gatshme
se homologėt e tyre amerikanė pėr t'i mveshur pushtet shumė thelbėsor
institucioneve tė specializuara qė nuk kanė pėrgjegjėsi tė
drejtpėrdrejtė ndaj elektoratit. Evropa ka sigurisht tė drejtėn tė ketė
mendimet e saj dhe institucionet e saj. Megjithatė, ndėrkohė qė BE-ja
pėrpiqet ta reklamojė modelin e saj nė nivel ndėrkombėtar, konflikti me
Shtetet e Bashkuara ėshtė i pashmangshėm. Ky ndryshim mendimesh ėshtė
njė nga arsyet kryesore tė pėrplasjeve tė Shteteve tė Bashkuara me
Evropėn rreth ēėshtjeve institucionale gjatė viteve tė fundit,
veēanėrisht nė lidhje me Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare dhe nė
pėrgjithėsi pėr rolin e duhur tė ligjit ndėrkombėtar.

Nga
pikėpamja amerikane, dhe qėndrimi i administratės sė presidentit Bush
dhe Klinton, Gjykata Penale Ndėrkombėtare ushtron pushtet tė
pakontrolluar. Pavarėsisht se pėrkrahėsit e kėsaj gjykate thonė se
parimet themelore (siē pėrcaktohen nė Statutin e Romės pėr Gjykatėn
Penale Ndėrkombėtare) janė pranuar nga komuniteti ndėrkombėtar, duke
pėrfshirė edhe Shtetet e Bashkuara, kjo gjykatė mbetet revolucionare.
Ajo pėrfaqėson institucionin e parė ndėrkombėtar tė qeverisė qė gėzon
edhe pushtetin pėr tė interpretuar aspektet kritikė tė sė drejtės
ndėrkombėtare (duke pėrfshirė ligjet qė rregullojnė pėrdorimin e forcės
ushtarake), dhe zbatimin e pikėpamjeve tė saj nėpėrmjet ndjekjeve penale
tė individėve tė ndryshėm.

Parimi i "plotėsimit", sipas sė
cilit Gjykata Penale Ndėrkombėtare duhet tė ushtrojė jurisdiksionin e
saj kur gjykatat kombėtare nuk veprojnė nė njė rast tė caktuar nuk e
ndryshon vlerėsimin themelor tė pushtetit tė kėsaj gjykate. Zbatimi i
parimit tė plotėsimit ėshtė plotėsisht nė juridiksionin e Gjykatės
Penale Ndėrkombėtare, meqenėse gjykatėsit e kėsaj gjykate duhet tė
vendosin Ć¢ā‚¬“ pėr ēdo rast Ć¢ā‚¬“ nėse shtetet nė fjalė nuk kanė qenė
tė gatshme apo tė paafta tė hetojnė akuzat qė janė brenda kompetencave
tė gjykatės. Kėt'u pėrfshihen krimet e luftės, krimet kundėr njerėzimit,
akuzat pėr genocid dhe ndonjėherė edhe "agresionin." Sipas Statutit tė
Romės, nė kėto raste qendrojnė pėrkufizimet dhe interpretimet e Gjykatės
Penale Ndėrkombėtare, dhe jo mendimet e njė shteti anėtar. (Mbetet ende
pėr t'u parė nėse pėrpjekjet e disa shteteve anėtare tė kėsaj gjykate,
si Australia, tė vėnė kushte pėr miratimin e gjykatės nėse ajo pranon
mendimet e tyre pėr kėrkesa tė rėndėsishme ligjore.)

Mveshja e
njė pushteti kaq tė rėndėsishėm nė njė organ mbi-kombėtar shkaktoi shumė
mė pak shqetėsime nė Evropė sesa nė Shtetet e Bashkuara. Siē u tha edhe
mė lart, Evropa ėshtė mė e gatshme tė mbėshtetet nė qėllimet e mira tė
zyrtarėve dhe specialistėve, dhe njė nga pėrgjigjet mė tė zakonshme qė i
ėshtė dhėnė amerikanėve pėr pretendimet pėr pushtetin e pakontrolluar
tė gjykatės ka qenė se gjykata do tė kontrollojė veten meqenėse aty
punojnė profesionistė tė stėrvitur mirė. Po ashtu, ratifikimi i Statutit
tė Romės ėshtė kėrkesė e detyrueshme pėr cilindo shtet qė do tė bėhet
anėtar i BE-sė, dhe "universalizmi" i gjykatės ėshtė bėrė njė pjesė e
rėndėsishme pėrbėrėse e politikės sė jashtme tė BE-sė. Rezultati i kėsaj
ishte Lufta e vogėl e Ftohtė mes Washingtonit dhe Brukselit.

Shtetet
e Bashkuara e kanė refuzuar Statutin e Romės dhe kanė tėrhequr
nėnshkrimin e tyre. Pėrveē kėsaj, SHBA ka kėrkuar marrėveshje dypalėshe
tė pavarura nga shtetet anėtare dhe jo-anėtare tė Gjykatės Penale
Ndėrkombėtare pėr tė garantuar qė amerikanėt tė mos i dorėzohen gjykatės
derisa Shtetet e Bashkuara tė japin miratimin e tyre pėr jurisdiksionin
e Gjykatės Penale Ndėrkombėtare. Nga ana e saj, BE-ja i ka kundėrshtuar
marrėveshje tė tilla si "Neni 98" Ć¢ā‚¬“ pavarėsisht se ata nuk
krijojnė paprekshmėrinė e Shteteve tė Bashkuara, meqenėse ajo vazhdon
t'u nėnshtrohet detyrimeve ligjore ndėrkombėtare qė kanė ekzistuar mė
parė Ć¢ā‚¬“ dhe ka financuar grupe nė Shtetet e Bashkuara tė cilėt janė
tė pėrkushtuar tė ndryshojnė politikėn amerikane nė lidhje me kėtė
ēėshtje. Kjo mund tė pėrshkruhet vetėm si njė akt jomiqėsor, dhe
pėrpjekje pėr tė ndėrhyrė nė politikėn e brendshme tė njė demokracie
simotėr.

Ekziston tendenca nė Evropė dhe nė disa qarqe amerikane
pėr t'i konsideruar ndarjet themelore rreth ēėshtjes sė gjykatės, si
dhe luftėn e Irakut nė vitin 2003 dhe ēėshtje tė tjera mė tė vogla, si
rezultat i politikave dhe personalitetit tė presidentit Bush. Por, nė
fakt, qėndrimet thelbėsisht tė ndryshme ndaj ligjit dhe institucioneve
ndėrkombėtare kanė filluar qė para zgjedhjes sė presidentit Bush nė
vitin 2000. Pėr shembull, presidenti Klinton ishte i pari qė e hodhi
poshtė traktatin e Gjykatės Penale Ndėrkombėtare, duke i rekomanduar
pasardhėsit tė tij tė mos e paraqesė kėtė ēėshtje nė senat pėr shkak tė
tė metave themelore tė gjykatės. Po ashtu, nė vitin 1999, kur
administrata e presidentit Klinton ishte e vendosur tė pėrdorte forcat e
NATO-s kundėr Jugosllavisė sė Slobodan Millosheviēit pėr Kosovėn,
kundėrshtimet e bazuara ligjore tė evorpianėve u refuzuan nga sekretarja
e shtetit Madeleine Albright. Siē u njoftua nga zėdhėnėsi i zonjės
Albright nė Departamentin e Shtetit, James Rubin, kur zyrtarėt birtanikė
vunė re se juristėt e tyre po kundėrshtonin pėrdorimin e forcės
ushtarake kundėr Beogradit, ajo u pėrgjigj thjesht "gjej jursitė tė
tjerė".

Ajo qė shtrohet kėt'u nuk ėshtė ēėshtja e stileve tė
ndryshme, por mėnyrat e ndryshme si e shohin botėn. Ata qė besojnė se
ndryshimi i udhėheqjes nė Washington do t'i ndryshojė gjėrat thelbėsisht
nė marrėdhėniet evropiano-amerikane, do tė zhgėnjehen me siguri.
Politikanėt nga dy anėt e Atlantikut do tė ishte mė mirė ta pranonin
kėtė si fakt dhe pavarėsisht nga kjo tė shqyrtonin mėnyrat se si Evropa
dhe Amerika mund tė punojnė sė bashku drejt objektivave tė tjera qė kanė
tė pėrbashkėta.


Lee A. Casey ėshtė partner nė
firmėn ligjore Baker & Hostetler. Ai ka publikuar shumė artikuj pėr
tė drejtėn ndėrkombėtare dhe tė drejtėn kushtetuese.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
A kanė SHBA-tė dhe Evropa tė njėjta vlera?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ketu flitet per gjithcka reth stileve te jetes.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Media dhe politika :: Aktualiteti boteror-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions