Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Margarita Xhepa: Nuk jam notare e mirė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Margarita Xhepa: Nuk jam notare e mirė Empty
MesazhTitulli: Margarita Xhepa: Nuk jam notare e mirė   Margarita Xhepa: Nuk jam notare e mirė Empty01.08.10 22:04

Margarita Xhepa: Nuk jam notare e mirė
Margarita Xhepa: Nuk jam notare e mirė Spacer
NGA: ILDA LUMANI
Margarita Xhepa: Nuk jam notare e mirė Spacer
Margarita Xhepa: Nuk jam notare e mirė Spacer
Margarita Xhepa: Nuk jam notare e mirė 35597_1Ajo
ėshtė njė zonjė vėrtet e bukur...nga ato gra, qė sytė do tė ndalonin jo
vetėm kur ishte e re, por nė ēdo kohė. Ėshtė njė nga ato bukuri si
vera, qė sa vjen dhe bėhet mė e mirė. Me njė shpirt tė madh qė e shfaq
me kėdo qė takon, ashtu si edhe kėtė verė ndėrsa kaloi dhjetė ditė
pushime nė kavaleshencė sė bashku me familjarėt e policėve tė vrarė. E
gatshme pėr tė ndarė me ta historitė e jetės sė saj, e gatshme pėr t'u
falur dashuri atyre njerėzve qė ishin tė lumtur qė pranė nė pushime
kishin ikonėn e teatrit dhe filmit shqiptar, Margarita Xhepa. Gjithēka
e fal me dėshirė dhe dashuri. Ashtu si edhe kėto emocione tė sė
kaluarės qė ka ndarė me ne sot nė suplementin "Summer Pages", ku zė
fill njė rrėfim i kushtėzuar tek plazhi, tek marrėdhėnia e saj me
detin, tek ai takimi i parė me tė qė kur ishte nė shkollėn 7- vjeēare,
qė do tė bėhej i pandashėm qė nga ajo kohė e deri mė sot. Tek ajo
dashuri dhe dėshirė qė tashmė nuk ka tė ndalur. E nė kėto fletė
kujtimesh, ku sjellim edhe njė foto tė atyre viteve nė plazhin e
Durrėsit, tek ato ditė qė me zor gjente kabinat, tek gatimi herėt pėr
tė shkuar qė nė mėngjes nė plazh, tek vėshtirėsitė pėr tė gjetur njė
palė rroba banje, e tek ēdo detaj pastaj qė mbetet i bukur. Sepse
pavarėsisht kushteve tė mira sot, edhe atėherė pushohej bukur!
Zonja Xhepa, kur keni shkuar pėr herė tė parė nė plazh?
Kemi
shkuar nė Divjakė tė Lushnjės kur kam qenė nė 7-vjeēare. Divjaka ėshtė
njė plazh shumė i bukur, sepse aty gėrshetohen pishat, era e mirė,
gjelbėrimi, deti, rėra e mrekullueshme dhe ne e kishim afėr. Ai ishte
privilegji ynė. Njė qytezė ka qenė Lushnja nė atė kohė, por ne e kemi
frekuentuar plazhin, shkonim dhe vinim brenda ditės. Sigurisht qė jo
kėshtu me 15-ditėsha, s'kanė qenė atėherė kabinat, shkonim ndonjė ditė,
i merrnim ushqimet me vete dhe shkonim laheshim. Kjo ka qenė kėshtu si
fillim. Pastaj nė Tiranė, mbas vitit '50 kam shkuar dhe mund tė them qė
s'kam lėnė njė vit pa shkuar. Ēdo vit shkoja, por kabinat nuk mund t'i
siguroje lehtė atėherė.
Po si i gjenit?
Kjo
ka pasur vėshtirėsinė e vet. Ka pasur raste qė na i jepte Teatri, por
gjithmonė nuk mund tė merrte i njėjti person, se tetari kishte
tri-katėr kabina. Kėsaj radhe, meqė filani e mori vjet, do t'ia japim
fistėkut; kishte njė mirėkuptim pėr t'u admiruar, dhe kėshtu qė kur nuk
merrnim nga Teatri, i merrnim nė mėnyrė private. Nganjėherė kishte
ndonjė mik, ndonjė shok nga Komiteti Ekzekutiv, tek ēamėt qė ka qenė
atėherė, por shumica nėpėr rrugė private. Dėshira ime ishte tė rrija
njė muaj, se ne kemi pasur shumė pushime atėherė, tani ka mė pak,
kėshtu qė ēdo vit shkoja, plus qė ne kemi bėrė plazh edhe me turne nė
vendet bregdetare kur xhironim filma dhe e shfrytėzonim kėtė pjesė. Po
kryesisht kėto kanė qenė mundėsitė, pėrmes miqėsive, por edhe nga
shteti nuk duhet mohuar. Planifikoheshin atėherė kabina pėr njerėzit
dhe pėr artistėt, pėr klasėn punėtore, ndonjėherė kam marrė edhe fletė
kampi, kam shkuar me familjen si e dalluar, se edhe kam recituar pėr
klasėn punėtore etj. Po ashtu u jepnin edhe fėmijėve si pionierė tė
dalluar fletė kampi. Kėto kanė qenė atėherė. Por kryesorja ka qenė qė
unė e kam frekuentuar dhe e frekuentoj plazhin dhe nuk ka verė qė mos
tė shkoj tė paktėn pėr 15 ditė nė plazh.
Ēfarė ėshtė deti pėr ju?
Deti
ėshtė gjėja mė e dashur, mė e bukur pėr mua. Kam 60 vjet qė shkoj nė
det dhe ēdo gjė mund tė lija pėr detin, edhe njė shėtitje nė njė shtet
pėr tė vajtur nė plazh. Plazhi ėshtė i preferuari im, mund tė lija
gjithēka pėr tė. Ma do trupi, nuk e di, jam mėsuar me plazh dhe nuk
mund tė rri pa shkuar. Po e ndjej si nevojė, si dėshirė pėr tė shkuar.
Besoj duhet tė dini mirė not...
Jo,
kjo ėshtė kontradiktė e madhe. Unė do iki nga kjo botė pa mėsuar tri
gjėra, biēikletėn, cigaren dhe notin. Nė rast se nuk i mėson nė moshė
tė re disa gjėra, nuk i mėson ndonjėherė. Unė jam pak e frikshme
kėshtu. Di pak sigurisht, por nuk mund tė them qė jam njė notare e
mirė, por normal pėrderisa shkoj ēdo vit, bėj pak not, por jo tė
shquhem si notare pėr notim tė bukur, por qė mė pėlqen tė rri nė rėrė,
nė diell, nė ujė.
Me ēfarė shkonit nė plazh?
Me
autobus, me mikrobus, si tė kenė dalė mundėsitė, me tren. Madje mė ka
marrė malli tė shkoj nė plazh me tren, thėnė tė drejtėn.
Si e organizonit kohėn nė plazh?

plazh kishim bėrė njė betim, qė tė paktėn kur tė shkonim nė bregdet tė
mos bisedonim pėr teatrin dhe artin, se pėr tė bisedonim gjatė gjithė
ditėve tė vitit. Por ishte krejt e pamundur, edhe nė plazh ishin
bisedat e teatrit, tė rolit, nuk shkėputeshim dot nga kėto gjėra, dhe
ėshtė e natyrshme nė fakt. Po sigurisht edhe biseda miqėsore dhe me
shoqėrinė e re qė krijonim, sepse kanė qenė kabinat afėr. Nė plazh
krijon shoqėri tė reja, tė cilat edhe kanė vazhduar mė pas, sigurisht
jo tė shpeshta, por ka ngelur miqėsia dhe kanė vazhduar nė gėzime, siē
kemi me dy familje nė Elbasan dhe Korēė. Kėshtu pra janė formuar ato qė
quhen shoqėritė e plazhit. Pra ka shumė tė mira plazhi, se gjithmonė
lėvizja ėshtė e bukur, ka hapėsirė, dinamikė dhe kjo hapėsirė tė krijon
mundėsinė tė kėnaqėsh me fėmijėt por edhe me shoqėrinė e re.
Gatuanit vetė?
Po,
po, vetė. Shumė pak kam bėrė plazh duke mos gatuar vetė. Kanė qenė ato
kabinat, apartamentet tek pista "Iliria", vila Nr. 18 e famshme, qė ka
qenė gjasme mė e mira, ku qėndronim dhe ne gatuanim vetė, kanė qenė
edhe fshatarėt aty pėrreth qė shisnin gjėra tė freskėta, dyqanet.
Zgjohesha herėt, por ama nuk mė dukej gjė, se nė 9 do ikja nė plazh dhe
mezi e prisja. Megjithatė nuk abuzoja darkave qė tė rrija vonė.
Ēfarė aktivitetesh kishit pasdite?
Askurrė
gjė. Ja, dilnim buzė detit dhe kaq. Rrallė shkonim pinim ndonjė birrė
tek "Adriatiku", tek "Iliria", e linim nė det me miqtė kur takoheshim
dhe shkonim ndonjėherė pinim diēka me ndonjė meze.
Ēfarė i mungonte plazhit?

bėjmė krahasime janė vėrtet tė mėdha, por nuk mund tė mohohet qė edhe
atėherė kemi bėrė plazh me kushte tė kufizuara, por kemi bėrė. Unė po e
krahasoj me diēka. Isha nė Kemer vjet dhe thua si ka mundėsi qė turku
tė ketė gjėra kaq tė bukura, nuk mungonte asnjė gjė, por emocionet qė
mora sivjet nė kavaleshencė nuk mund t'i krahasoja me asgjė. Mua atje
nuk mė njihte askush, vetėm 4 shqiptarė kemi qenė, ishim tė huaj pėr
ata dhe ata tė huaj pėr ne. Kėnaqeshim me detin dhe kushtet, por
emocionet qė mora sivjet 10 ditė nė kavaleshencėn e Ministrisė sė
Brendshme me njerėzit e mi (shqiptarėt) nuk krahasohen. Mora emocione,
mora ngacmime tė bukura duke ndenjur 10 ditė me ata njerėz, me tė cilėt
na ndante vetėm gjumi. Pamė, konstatuam gjėra tė bukura, kishte njė
mbushje tjetėr me gratė e policėve tė vrarė, qė unė qėndroja enkas aty
nė kavaleshencė dhe nuk dilja nė lokalet jashtė kampit, po rrija aty
mes atyre kafeve dhe me ata njerėz qė kishin dėshirė tė rrinim me mua,
por edhe unė kisha dėshirė tė rrija me to, sepse sikur ua zbehja atė
dhimbjen qė kishin. Mė pyesnin pėr filmat, pėr rolet, unė mora nga ato
dhe ato morėn nga unė. Ishte njė lloj ēlodhjeje, larmi...Nuk e bėjnė
plazhin vetėm kushtet por edhe emocionet qė merr, mes historive qė
dėgjon dhe dramat, dhimbjet qė ata njerėz kishin. Kavaleshenca ka qenė
e bukur nė kohėn tonė, por e mbajnė ende mirė. Ishte njė mjedis qė tė
ēlodhte, gjelbėrimi dhe foletė e zogjve tė pambarim tė kėnaqnin.
Ju keni qenė e famshme, si ishin reagimet e njerėzve kur ju shihnin nė det?
Tani
ėshtė e natyrshme qė kishte reagime. Edhe unė kur shoh njė vajzė tė re,
me trup dhe veshje tė bukura mė bėn pėrshtypje. Atėherė shyqyr ishte
Kombinati, Trikotazhi, dhe me ato veshjet e trikotuara ne pėrpiqeshim
tė kombinonim ndonjė gjė. Shyqyr qė erdhėn kėto ditė, sepse demokracia
krijoi hapėsira dhe ne artistėt duam sė pari hapėsirėn e krijimit, por
edhe hapėsirėn e ēdo gjėje, qė tė veshėsh edhe njė palė rroba tė bukura
me ngjyra, me fjongo, kapėse e gjithēka, dhe kėnaqem kur shoh vajzat tė
veshura bukur, apo edhe lodrat qė merr nipi im, tė shumėllojshme.
Ju vetė si i siguronit atėherė rrobat e banjės?
Vetė,
me miq, kur tė dilte ndonjėherė ndonjė gjė tek Trikotazhi nė rrugėn e
Durrėsit. Nuk kishte mundėsi tė zgjidhje, gjėrat ishin modeste. Kur kam
shkuar njėherė nė Moskė mora njė palė rroba banje - kuptohet nga ato mė
tė lirat, se nuk kishte mundėsi pėr tė shtrenjta, - dhe bija nė sy nė
plazh, feksnin, ishin diēka ndryshe. Kėshtu qė ndryshimi ėshtė i madh,
por qė mundėsitė e plazhit edhe atėherė kanė qenė.
Njerėzit ju afroheshin apo ishin tė ndrojtur nė atė kohė?
Ne
artistėt e kemi atė, qė na duan, na njohin, se jemi njerėz publik dhe
jemi tė ftuar, tė paftuar nė ēdo shtėpi pėrmes ekranit. Kanė njė
mirėnjohje tė madhe, e cila nuk blihet me para. Flas tė paktėn pėr
brezin tim, qė kemi dhėnė shumė dhe shyqyr qė kemi dhėnė shumė dhe
shumė mirė kemi bėrė. Madje kur na thonė qė, 'e ēfarė keni fituar'?
Them shyqyr qė i kam bėrė filmat dhe teatrot, pavarėsisht se nuk jemi
shpėrblyer, por fundi i fundit vė kėtė logjikė: "Mos u la aktori dhe u
shpėrblye poeti e shkrimtari, mjeku?" Ajo ishte e pėrgjithshme dhe unė
kėtė e pranoj dhe ne kemi punuar me shpirt, me zemėr dhe shyqyr qė kemi
punuar. Sigurisht nuk kemi marrė kurrgjė, nėse kemi marrė ndonjė gjė
vitet e demokracisė pėr rolet e filmat qė kemi bėrė mė parė jo, nuk
kemi marrė, pėrveē rrogės sė teatrit; por nuk kam asnjė pendesė, shyqyr
qė i kemi bėrė.
Ju keni tre djem. Kur ishin fėmijė, nė plazh ju bėnin merak? Cili ka qenė shqetėsimi juaj?
Patjetėr.
Shqetėsimi i nėnės ėshtė pambarim, i nėnės nė veēanti dhe prindėrve
bashkė, normale. Si vajte? Si shkove? Dhe sidomos kur kanė qenė tė
vegjėl meraku ka qenė shumė i madh. Edhe tani kur shkojnė jam nė merak
e aq mė tepėr kur kanė qenė tė vegjėl dhe ėshtė e natyrshme. Kujdesi
ishte i madh.
Cilat kanė qenė ato ēapkėnllėqe qė bėnin ata?
Fėmijėt
bėjnė gjithmonė tė tilla dhe tė vėnė nė merak; kur nuk vjen nė kohė,
kur rrinin shumė nė det, kur vonoheshin nė darkė... Kanė ndodhur shumė
raste tė tilla qė nuk ėshtė nevoja t'i them, sepse kanė ndodhur shpesh
qė vonoheshin me shokėt. Pėr shembull, kur ishte ky i vogli qė do bėnin
festėn e gjimnazit dhe u vonua pak mė shumė, u bėra vėrtet merak.
Megjithatė, fėmijėt sot kanė mė liri dhe atėherė kanė qenė mė tė
kufizuara. Por meraku i nėnės ėshtė i vazhdueshėm.
Sot i bėni pushimet bashkė, apo tė ndarė?
Unė
sivjet do kombinohesha me Ēimin, por ata shkuan nė Sarandė dhe unė nuk
e kam qejf plazhin me gurė. Kam qejf rėrėn dhe shkova me motrėn nė
Durrės, megjithatė mund tė shkoj edhe 10 ditė tė tjera, ndoshta nė
vendet pėrreth, nė Korfuz a diku tjetėr, ende nuk e kam vendosur. Mė
parė bashkė shkonim, tani ata kanė familjet e tyre, ky i vogli do
shkojė nė Spanjė, Ēimi nė Sarandė, tjetri nė Vlorė, tani kemi
fushėveprimi tė ndryshme dhe djemtė kombinohen me shoqėrinė.

(d.b/SummerPages/BalkanWeb)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Margarita Xhepa: Nuk jam notare e mirė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mire se ju gjeta !
» Zajmina Vasjari ben mire

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: LifeStyle :: Intervista-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions