Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

Share | 
 

 AGNESA NĖ FRON!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
avatar

Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 38
Location : YouGoDe.Org



MesazhTitulli: AGNESA NĖ FRON!    01.09.10 2:29

Miss Agnesa Vuthaj, duket se e ka pushtuar fronin e bukurisė dhe bukuria e saj natyrale rri bukur nė fron. Fal bukurisė sė saj, Agnesa po rri gjatė nė kėtė fron dhe vėshtirė se dikush do t’ia rrėmbejė edhe pėr njė kohė tė gjatė. Ajo, ka njė sharmė nė tė folur, njė bukuri tė lindur, njė sinqeritet tė kultivuar dhe njė pamje pėr t’u mburrė! Froni fitohet, nuk dhurohet, prandaj mu sikur qė Hyjnesha, edhe Agnesa ėshtė ngjitur nė fronin e bukurisė dhe po e mban me vendosmėri.

Bisedoi: Shaqir Foniqi

Fotografitė: Ferat Bunjaku


Bukuroshja Agnesa Vuthaj, ndoshta ka ditur mė sė miri tė ruajė titullin, tė mos abuzojė me tė dhe ta mbajė me krenari tė qenit mė e bukura e Kosovės. Tė jesh e bukur, d.m.th. tė jesh e pėrkėdhelur edhe nga Zoti, sepse bukuria lind dhe ajo pastaj mund tė ruhet, ose tė ēoroditet. Agnesa, me dinjitetin e njė femre serioze dhe tė pjekur po arrin ta ruajė bukurinė dhe t’i japė kuptim asaj. Po, ēka ėshtė bukuria pėr tė, si duhet tė ruhet ajo, a ėshtė bukuria edhe mallkim... pėr tė gjitha kėto, lexoni intervistėn nė vazhdim.



Keni shfaqur brengėn se njerėzit janė tė prirė pėr paragjykime (thashetheme) dhe pėrveē kėsaj, ata insistojnė qė ato thashetheme t’i imponojnė edhe tek tė tjerėt. Jeni ballafaquar dendur ju me to?

Unė dėgjoj herė pas here thashetheme nga mė tė ndryshmet, si pėr veten, poashtu mė ndodh tė dėgjoj edhe pėr tė tjerėt. Prandaj, edhe kam theksuar qė njerėzit janė tė prirur pėr paragjykime dhe sigurisht qė pėr atė qė thonė, duan t’i bindin edhe tė tjerėt, sepse vetėm atėherė e kompletojnė qėllimin e tyre. Pėrndryshe nuk brengosem, sepse sa mė i njohur qė je nė njė rreth, aq mė shumė flasin, dhe ėshtė e pazakontė tė flitet vetėm pėr realen.



Si iu pėrgjigjeni ju kėtyre thashethemeve?

Nuk reagoj asnjėherė...por mė ndodh shpesh tė reagoj kur dėgjoj tė flitet pėr tė tjerėt.


Thuhet se ’Qiellin e kthjellėt nuk e godasin rrufetė“.

Thuhet se ’Qiellin e kthjellė nuk e godasin rrufetė’, por bubullimat dėgjohen edhe prej sė largu... Ndonėse qielli vazhdon tė mbetet i tillė, qiellor, ne jetojmė nė Tokė, dhe duhet ta pranojmė qė pėrjetojmė si diell, ashtu edhe shi, breshėr, rrufe e bubullima...!



Thuhet, po ashtu se Rrufeja godet nė maja, nė Olimp, ose, thėnė ndryshe, lisat e gjatė i rrah era?

Thuhet edhe qė maja nuk ka siguri... sa mė lartė qė je, lėvizjet mė tė vogla tė tundin shumė lehtė.


Poeti i ndjerė, Beqir Musliu, e kishte njė thėnie: ’Bukuria e ka edhe tė zezėn e vet’? A pajtoheni ju dhe a e keni provuar nė lėkurėn tėnde?

Po, pajtohem plotėsisht qė e ka edhe tė zezėn, por ka aq shumė bardhėsi, saqė e zeza vėrehet shumė rrallė dhe shumė pak.



Ēka ėshtė ajo qė mė sė shumti iu tėrheq tek njeriu (frajeri i mundshėm)?

Nuk kam njė listė virtytesh, tė cilat duhet t’i ketė tjetri, patjetėr, pėr tė mė tėrhequr, por ėshtė njė fuqi e brendshme qė tė udhėheq drejt tė duhurit.


Cili ėshtė vendi mė i preferuar juaji pėr qetėsi shpirtėrore?

Bregdeti.



A do t’ia falnit frajerit tuaj (eventual), gabimet eventuale?

Tė gjithė gabojmė ndonjėherė, por duhet t’i kuptojmė gabimet tona dhe t’i pėrmirėsojmė ato. Nė raste tė tilla do tė falja.


Nėse do t’iu jepej rasti, me kėnd do tė miqėsoheshit nga figurat publike, ēfarėdoqofshin ato?

Unė kam takuar shumė figura publike, qoftė nga kėtu, gjithashtu edhe nė shumė vende tė botės qė kam udhėtuar, si tė artit, poashtu edhe tė politikės e biznesit dhe, ndėr ta ka tė tillė qė mė kanė lėnė pėrshtypje tė jashtėzakonshme dhe mė kanė bėrė tė kuptoj qė fama dhe suksesi nuk janė tė rastėsishme.



Cila ėshtė formula juaj pėr njė dashuri platonike?

Mendoj qė ka kaluar koha e dashurisė platonike, nuk duhet tė pėrdorim formula pėr apo nė dashuri. Thjeshtė, dashuria ėshtė ose nuk ėshtė.


A keni ndonjė dėshirė qė nuk e keni realizuar ende?

Kam dėshira tė fshehura thellė brenda meje, qė shpresoj njė ditė tė realizohen.



Ku e shihni veten mė tė suksesshme, nė modelizėm, nė politikė, nė shėrbimet publike, nė spektakle?

Edhe pse kam studiuar Shkenca Politike, akoma nuk kam provuar tė merrem direkt me politike, prandaj e shoh veten mė tė suksesshme nė profesionin tim qė vazhdoj ta ushtroj, modelizėm dhe spektakle.


A jeni e lumtur, ēka ėshtė lumturia pėr ju dhe a ekziston pėr ju lumturia nė shkallen qė dėshironi ju?

Lumturia pėr mua ėshtė tė ndjehesh e plotėsuar dhe mund te them qė jam e lumtur.



A keni monotoni nė jetėn tuaj?

Kam edhe momente monotonie, kur ndjehem e vetmuar.


Keni meditime, dyshime dhe ėndėrrime nė jetė?

Kam ėndrra dhe pėrpiqem t’i ndjek ato, e nė atė rrugė sigurisht pėrballem edhe me dyshime, por vjen edhe koha e vendimit dhe jetėsimit tė tyre.



A mendoni se jeni e pėrkryer nė bukuri dhe deri ku shkon fantazia juaj?

Unė ndjehem mirė me pamjen time dhe jam e lumtur me kėtė bukuri qė e kam. Fantazia ime shkon shumė larg, por pėr atė qė nuk e kam.


Pėrballeni me konkurrencėn, por duhet se po e sfidoni me sukses. Ku qėndron misteri i bukurisė suaj?

Misteri ekziston, por nėse e them, pastaj s’do tė jetė mė mister.



Duket se nuk ka rėndėsi vetėm pamja e jashtme, por edhe bukuria e brendshme. Na bėhet se ju i keni qė tė dyja kėto virtyte?

Bukuria e brendshme e kompleton pamjen e jashtme.


Ku i kaluat pushimet e verės dhe me kėnd?

Pushimet i kam filluar nė Turqi me prindėrit e mi, pėr tė vazhduar mė vonė pushime disa-ditore nė Maqedoni, Mal tė Zi dhe Shqipėri bashkė me shoqe, motrat dhe mbesat e mia.


A keni hamendje nė jetė?

Ndodh tė kem edhe hamendje nė jetė, por arrij tė fokusohem dhe tė qartėsoj dėshirat dhe qėllimet e mia. /Telegrafi/



Agnesa Vuthaj

Agnesa Vuthaj

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://wWw.yougode.Org
 
AGNESA NĖ FRON!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Moda dhe Estetika-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Kontakto | Report an abuse | Sosblog