Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Jeta-nė kopertinė,Ajola Xoxa

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WebMaster
Administrator
Administrator
WebMaster


Numri i postimeve : 448
Registration date : 20/05/2010
Age : 43
Location : AlbaniaForums.Com

Jeta-nė kopertinė,Ajola Xoxa  Empty
MesazhTitulli: Jeta-nė kopertinė,Ajola Xoxa    Jeta-nė kopertinė,Ajola Xoxa  Empty03.09.10 5:06

Personazhe VIP


Jeta-nė kopertinė,Ajola Xoxa






Qė ajo tė hyjė nė njė bar tė zakonshėm tė Tiranės dhe tė mos tėrheqė shikimet e tė tjerėve dhe disa pėshpėrima pas vetes, kjo vėshtirė se ndodh. Por ka kohė qė ėshtė mėsuar me kėtė dhe nuk ėshtė se i bėn shumė pėrshtypje. Ėshtė mėsuar qė tė dėgjojė komente pėr veten sa herė qė ndodhet nė njė ambient me shumė njerėz. Siē ėshtė mėsuar qė herė pas here tė gjejė fotografinė e saj tė botuar nė ndonjė nga gazetat rozė tė fundjavės. Pjesė e jetės sė saj edhe kjo. E jetės prej juristeje. Prej juristeje? Ēne qė njė juriste tė lakohet e pėrflitet (si pėr mirė, edhe pėr keq) si tė ishte njė yll ekrani? Ja qė ndodh! Ka aq shumė arsye qė e bėjnė Ajola Xoxėn tė jetė njė nga ata njerėz qė tėrheq vėmendjen si me magnet. Dhe jo vetėm sepse ėshtė vajzė e gjatė dhe e kėndshme, qė vishet bukur dhe shihet shpesh e kapur dorė pėr dore me Erion Veliajn. Do kish qenė gjithsesi e njohur nė njė mėnyrė tjetėr, edhe nėse njė ditė nuk do tė prezantohej zyrtarisht si partnerja e Erionit, qė kur ishte ende 18 vjeē dhe drejtonte nė Tv Klan “Netėt e verės” apo shfaqej duke kėnduar. Hė, ju kujtohet ajo vajza e gjatė bionde, qė ka kėnduar njė herė edhe te kėnga magjike? Ja pra, prandaj ju dukej aq fytyrė e njohur dhe nuk e bėnit dot lidhjen. Sepse dikur Ajola ka qenė vėrtet vajzė ekrani, qė prezantonte dhe kėndonte...
Ka nga ata qė nuk e mbajnė mend tė shkuarėn tėnde. Ėshtė pak e vėshtirė qė tė bėsh lidhjen mes njė Ajole qė prezanton spektakle dhe Ajolės tė tanishme. Ke qenė aq ndryshe atėherė, apo jo?
Po, kam qenė vetėm njė gjimnaziste atėherė dhe bėhet fjalė pėr vitin 2002 kur unė u shfaqa pėr herė tė parė nė ekran duke prezantuar “Net vere”.
Pra, kishe dėshirė qė tė bėheshe prezantuese?
Jo, jo. Unė vėrtet jam marrė me art qė e vogėl: kam bėrė 8 vjet balet klasik, katėr vjet kitarė apo kam kėnduar qė e vogėl nė shkollė e mė pas nė “Rin Fest”, si njė nga aktivitetet e pakta tė asaj kohe, kjo pėr shkak tė ndikimit tė familjes sime, qė ėshtė e lidhur ngushtė me tė gjitha kėto fusha tė artit. Por asnjėherė nuk mė ėshtė ushqyer ideja pėr t’u bėrė artiste.
As kur u shfaqe nė ekran duke prezantuar?
As atėherė. Ishte thjesht njė hobi qė unė e bėja me shumė kėnaqėsi, kėndoja, prezantoja nė Tv Klan, pastaj kam marrė pjesė edhe nė njė spektakėl karaokeje. Asokohe vazhdoja shkollėn e mesme dhe kisha kohė boll pėr ta shfrytėzuar me aktivitete tė tilla qė mė jepnin kėnaqėsi. Unė e pėlqej artin, por nuk ėshtė kjo gjėja qė do bėja mė mirė. E kisha vendosur qė shkollėn do ta vazhdoja pėr Drejtėsi jashtė Shqipėrisė.
Nuk u joshe nga ideja pėr tė studiuar kėtu dhe nė tė njėjtėn kohė tė vazhdoje edhe karrierėn e saponisur nė televizion?
Nuk u josha aspak. Sepse televizioni dhe spektakli ishte vetėm njė pjesė e aktivitetit tim nė atė kohė. Unė isha e angazhuar edhe me senatin e shkollės, kam qenė dhe njė ndėr themelueset e parlamentit rinor, kurse gjatė studimeve nė Francė, me njė grup tė tjerė studentėsh, kemi themeluar rrjetin e studentėve qė studiojnė jashtė “As@an”. Tė tjera vajza ndoshta do kishin marrė tė tjera vendime. Tė jesh studente nė Sorbonė ėshtė sigurisht shumė, por edhe tė jesh e njohur nė Shqipėri, nė njė kohė kur nuk ka pasur aq shumė spektakle sa tani dhe prezantueset ishin si uji i pakėt, ėshtė jo pak tunduese. Por nuk ėshtė ky rasti i Ajolės, qė pa u tutur aspak, bėri gati valixhet pėr tė fluturuar drejt Parisit, ku filloi njė tjetėr jetė, si studente e Universitetit tė Sorbonės. Me kaq pėrfundoi dhe historia e saj me televizionin? Nė fakt, nuk qe njė ndarje me thikė. Gjatė vitit tė parė tė studimeve u kthye sėrish nė Tiranė: njė herė pėr tė kėnduar nė kėngėn magjike dhe njė herė nė maratonėn e kėngės popullore veshur me tė zeza dhe me flokėt e gjatė biondė deri nė fund tė kurrizit. Me siguri qė numėrohen me gishtat e dorės ata qė e mbajnė mend Ajolėn atyre skenave. Sepse u pa qartė se mes televizionit nė Shqipėri (ku po shfaqej gjithnjė e mė rrallė) dhe studimeve nė Paris, po fitonte kjo e fundit. Dhe kėshtu Ajola u zhduk.
Apo jo?
Nė fakt jo tamam. Ėshtė e vėrtetė qė nuk u shfaqa mė nė televizion, por ndėrkohė, siē e thashė edhe mė lart, kisha filluar tė angazhohesha me “As@n”-in dhe aktivitetet me kėtė rrjet mė bėnin qė nė Shqipėri tė kthehesha shumė shpesh, pra tė angazhohesha sėrish, por nė njė mėnyrė tjetėr. Nė disa aktivitete tė “As@an”-it u njoha edhe me Edi Ramėn, Arta Daden apo Valentina Leskajn. Ndėrkohė qė kisha filluar tė shkruaja nė disa tė pėrditshme shqiptare.
Kjo ishte njė mėnyrė pėr tė mos u shkėputur?
Njė nga gjėrat e para qė mėson nė Francė, ndryshe nga kėtu, ėshtė qė ta thuash atė qė mendon. Unė isha 20 vjeēe, mbase nuk dija tė argumentoja mirė, po ama kisha tė drejtėn t’i thosha gjėrat ashtu siē i mendoja dhe gazetat ishin njė mėnyrė pėr ta bėrė kėtė gjė. Isha e drejtpėrdrejtė dhe shkrimet e mia kishin filluar tė binin nė sy. Bekuar qofshin ato shkrime, qė u bėnė shkak pėr njė “love story” nga ato prej vėrteti! Sepse mjaftoi vetėm njė shkėndijė e ndezur prej tyre, pesė vjet mė parė, qė Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj tė jenė sot njė ndėr ēiftet mediatike mė tė pėrfolura.
Si u njohe me Erionin?
Duke lexuar shkrimet e njėri-tjetrit. Ai kish lexuar njė shkrim timin dhe unė njė tė tijin, tė cilėt miqtė mė pas i kishin postuar. Pas disa komenteve mbi shkrimet e njėri-tjetrit, Erioni mė dėrgoi njė mesazh privat. Kėshtu filluam tė komunikonim shpesh e mė shpesh derisa njė ditė mė kėrkoi numrin e telefonit.
Kur u takuat?
Erdhi njė moment, pas disa muajsh komunikimi me telefon, kur Erioni mė tha se do vinte tė mė takonte nė Paris. Ka qenė data 10 dhjetor 2005 kur u takuam nė Cafe Saint Michelle.
E kishe parė ndonjėherė mė parė?
Jo dhe nuk e dija qė ishte aq i gjatė.
Ajo ditė shėnoi edhe lidhjen tuaj? Po, pikėrisht atė ditė kemi shkėmbyer puthjen e parė.
Nėse nuk do ta kishe njohur Erionin, do ishe kthyer sėrish nė Shqipėri?
Ndoshta, pasi tė mbaroja studimet, mund tė punoja 2-3 vjet atje, por njė ditė do kthehesha. Jam vajzė e vetme dhe prindėrit kanė dashur qė tė mė kenė pranė. Pastaj nė Shqipėri jam ndier gjithmonė mirė. Vėrtet rrugėt nuk janė aq tė bukura sa nė Paris, por unė ndihem mirė kėtu. E pra, qoftė apo jo Erioni arsyeja, Ajola u kthye, pėr tė gjetur pas pesė vjetėsh njė Shqipėri ku nuk e njihte mė askush. Sepse kohėt kur ajo ishte vajza qė drejtonte spektakle ishin harruar. Tė tjera vajza bukuroshe kishin zėnė vendin e saj. Veēse nuk zgjati shumė. E gjithė vėmendja do tė kthehej drejt saj sa hap e mbyll sytė, kur nė krah tė Erion Veliajt u pa njė vajzė simpatike, tė cilėn ai e prezantoi si partneren e tij.
Si ishte kthimi nė Shqipėri?
Kthimi im pėrkoi me daljen e gazetave tė para, qė filluan tė merren me thashetheme dhe unė u ekspozova nė fillim si partnerja e Erionit, i cili ishte bėrė tashmė figurė publike. Kishim vėshtrimin e tė gjithėve kudo qė shkonim dhe pėr mua kjo ishte pak e sikletshme, sepse nuk e kisha menduar se do tė na kushtonin aq shumė vėmendje.
Po mė pas?
Mė pas fillova tė punoja nė “UNICEF” dhe angazhimi me kėtė organizatė solli njohjen e mėtejshme, filluan tė mė ftojnė edhe nėpėr disa emisione televizive.
E megjithatė ka nga ata qė thonė se ekspozimi yt nė publik i detyrohet vetėm tė qenit partnere e Erionit...
Ka pasur raste kur kundėrshtarė tė tij politikė e kanė komentuar njė gjė tė tillė. Unė jam ekspozuar nė publik edhe pėr shkak tė Erionit, por angazhimi im do kish ndodhur pavarėsisht tij, ndoshta nė njė formė tjetėr ose ndoshta nė njė kohė tjetėr.
Kjo ka lidhje me angazhimin tėnd nė strukturat e Partisė Socialiste?
Po. Unė jam anėtare e Asamblesė Kombėtare tė Partisė Socialiste. Nė vitin 2006, kur u bė ristrukturimi i Asamblesė, u mblodhėm 30 tė rinj qė u bėmė pjesė e saj. Ndėrkohė qė gjatė u fushatės u fol gjatė se ti do ishe njė ndėr emrat e listės sė deputetėve tė PS-sė. Me kėtė fakt ėshtė spekuluar shumė nė shtyp. Unė vėrtet u pėrfshiva gjatė zgjedhjeve, sepse ishte fushatė. Angazhimin tim nė politikė, ndonėse shumė modest, unė do vazhdoj ta mbaj, por nuk ėshtė ky prioriteti im.
Po cili ėshtė?
Qė prej njė viti e gjysmė punoj nė studion ligjore “Tonucci & Partners”. Dhe ky ėshtė momenti pėr t’iu pėrkushtuar tėrėsisht profesionit tim si juriste. Dhe kur flet pėr pėrkushtimin, Ajola nuk e ka fjalėn vetėm pėr 11 orėt e ditės qė ia fal punės sė saj. Nuk do shumė pėr t’u kuptuar se edhe imazhi i saj tashmė pėrputhet plotėsisht me profesionin e saj. Megjithatė hiqini nga mendja kostumet e zinj dhe xhaketat me prerje serioze. Harrojini edhe fundet ngjyrė rozė. Ajola ėshtė njė legally brunette. Me njė stil tė pangatėrrueshėm francez, ku mbizotėrojnė fjongot, pikat, ngjyrat.
Sa ka ndikuar Parisi nė stilin tėnd tė veshjes?
Sigurisht qė ka ndikuar shumė. Unė kam ikur nga Shqipėria nė njė kohė kur nuk ishin ende dyqanet dhe qendrat tregtare qė janė sot. Kam kaluar gjimnazin me tre palė xhinse.
Po kur shkove atje?
Kur shkova atje, pashė qė kishte dyqane tė arritshme ku mund tė gjeje veshje shumė tė bukura. Aty fillova tė vishja fustane me fjongo dhe tė bėja pak grim.
Vazhdon qė veshjet e tua t’i blesh nė Paris?
Jo domosdoshmėrisht. Edhe kėtu gjej rroba tė kėndshme, vetėm se e kalojnė vlerėn e tyre tė vėrtetė. Ndaj edhe sa herė qė kthehem nė Paris, bėj shopping, por kjo nuk ndodh shumė shpesh. Sepse unė nuk jam shumė e fiksuar pas veshjeve. Ndodh qė u kthehem edhe atyre tė vjetrave. Kėtė kam mėsuar ta bėj nė Paris. Atje ka dyqane vintage me rroba tė shumė viteve mė parė, qė mund tė vishen edhe tani.
Po tani qė punon nė zyrė dhe s’ke mundėsi tė luash me veshjen?
Mua mė pėlqen shumė qė t’i ndaj veshjet sipas ambientit dhe kohės, por duke qenė se nga zyra dal nė orėn 20:00, pėrpiqem tė sajoj njė veshje qė mund tė jetė e pėrshtatshme, edhe nėse mė ndodh qė pas pune tė shkoj diku. Mė pėlqen ta personalizoj veshjen me ndonjė aksesor mbi flokė. Megjithatė unė nuk bėj shumė eksperimente me look-un. E vetmja gjė qė i lejoj vetes ėshtė ngjyra e flokut.
Qė tani ėshtė kthyer nga bionde nė ngjyrėn tėnde natyrale...
Po.
Kjo ėshtė komentuar edhe si njė pėrpjekje pėr tė krijuar njė imazh serioz, qė i pėrshtatet angazhimit tėnd politik...
Jo, jo, kjo nuk ka lidhje me seriozitetin. Nėse sjellim ndėr mend figurat kryesore femėrore tė politikės, del se pjesa mė e madhe janė me flokė tė verdhė. I errėsova flokėt sepse m’u dėmtuan. Mė dilte rrėnja shpejt, duket tė shkoja tek parukierja shumė shpesh. Tani jam mė komode. Por kjo nuk do tė thotė se njė ditė nuk mund t’i bėj sėrish tė verdhė.
Si ndiheni kur ndodheni kaq shpesh tė sulmuar nga media dhe jo vetėm, qoftė edhe pėr ngjyrėn e flokėve?
Ka pasur shumė momente kur ne tė dy jemi sulmuar ngaqė Erioni ėshtė njė figurė publike politike, unė shumė mė pak se ai, por kur je ēift, goditja pėrjetohet njėlloj. Nėse njė person vendos qė tė shkruajė njė shkrim pėr mua, sepse ashtu e mendon, unė mendoj se kjo ėshtė mėse normale. Njerėzit kanė tė drejtė tė paragjykojnė. Pėr sa kohė qė ke marrė pėrsipėr qė tė jesh person publik, edhe do shahesh, edhe do lavdėrohesh. Nė fillim e vuaja tepėr, por tani e di qė s’e kanė me mua, por mbrojnė interesat e tyre. Nuk ia vlen tė harxhosh energjitė pėr kėtė. Nėse do dėmtohesha rėndė, do merrja masa ligjore.Ē’ndodhi nė atė emision?
Unė hyra shumė e ngarkuar pėr shkak tė njė deklarate pėr shtyp ku isha sulmuar jo vetėm unė, por edhe familja ime. Edhe para emisionit pata disa provokime, gjė qė mė bėri tė irritohesha dhe tė mos e ruaja qetėsinė.
Mendon se kjo e ka dėmtuar paksa imazhin tėnd?
Nėse do mundja tė ktheja kohėn pas, do zgjidhja tė mos shkoja fare. Por kur tė dėmtohen disa njerėz tė dashur, vjen njė pikė qė ti do ta vėsh tė vėrtetėn nė vend. Sot do preferoja tė mos kisha shkuar. Edhe pse jam ndier keq pa fund, do preferoja mė mirė tė zhgėnjehesha me veten time.
Si ndikojnė tek ti dhe Erioni situata tė tilla jo dhe aq tė qeta?
Kur je ēift publik, ėshtė pak e vėshtirė. Por ne punojmė fort qė lidhjen tonė ta mbajmė larg ēdo gjėje qė mund ta dėmtonte.
Po kur keni debate dhe mosmarrėveshje me njėri-tjetrin?
Me jetėn e ngarkuar qė ka Erioni, nuk mund tė krijosh debate artificiale. Si tė gjithė ēiftet e tjera, edhe ne kemi momentet tona kur zihemi, por pa ofendime dhe bėrtitje. Jemi shumė tė kujdesshėm qė tė ruajmė respektin pėr njėri-tjetrin.
Duke qenė se tė dy keni njė aktivitet qė ju mban jashtė shtėpisė gjatė gjithė ditės, si e kompensoni kohėn pėr tė qėndruar bashkė?
Zgjohemi pak mė herėt nė mėngjes. Nisemi bashkė pėr nė punė, takohemi ēdo drekė dhe flasim shumė shpesh nė telefon. Nė darkė, kur mbarojmė punėn, herė dalim, herė rrimė nė shtėpi dhe zgjedhim tė shohim njė film. Flemė gjithmonė pas orės njė. Nė fundjavė i alternojmė gjėrat. Bėjmė pazarin bashkė dhe hamė drekėn me prindėrit. Pėrpiqemi qė tė gjejmė njė ekuilibėr mes punės dhe lidhjes sonė. Pas disa vjetėsh, kur tė jemi me fėmijė, do ta programojmė ndryshe kohėn.
Meqė planet pėr fėmijė nuk mungojnė, duhet tė jetė nė plan edhe martesa, apo jo?
Nė bashkėjetojmė qė prej dy vjetėsh e gjysmė dhe mbase do martohemi vitin tjetėr. Martesa ka rėndėsi, edhe ceremonia ka rėndėsi, megjithatė nuk ėshtė stacion nė jetė, stacion ėshtė gjetja e personit me tė cilin ti do kalosh jetėn. Martesėn ne do ta bėjmė pėr kėnaqėsinė tonė dhe tė miqve tanė.



Klaudeta SKĖNDERASI
Foto: Blerta KAMBO

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Jeta-nė kopertinė,Ajola Xoxa
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi Dashurie Me Video Nga Youtube
» Kam mesuar si te jetoj por jo edhe cfar eshte jeta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: LifeStyle :: Intervista-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions