Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 PĖR KODIN CIVIL TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



PĖR KODIN CIVIL TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ Empty
MesazhTitulli: PĖR KODIN CIVIL TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ   PĖR KODIN CIVIL TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ Empty28.03.09 7:33

L I G J
Nr. 7850, datė 29.7.1994
PĖR KODIN CIVIL TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

Nė mbėshtetje tė nenit 16, tė ligjit nr.7491, datė 29.4.1991 "Pėr
dispozitat kryesore kushtetuese", me propozim tė Kėshillit tė
Ministrave,

Pėrmbajtja
PJESA I: PJESA E PĖRGJITHSHME
TITULLI I: SUBJEKTET E SĖ DREJTĖS CIVILE
KREU I: PERSONAT FIZIKĖ
KREU II: PERSONAT JURIDIKĖ
TITULLI II: PĖRFAQĖSIMI
KREU I: KUPTIMI DHE LLOJET E PĖRFAQĖSIMIT
TITULLI III: VEPRIMET JURIDIKE
KREU I: DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME
KREU II: PAVLEFSHMĖRIA E VEPRIMEVE JURIDIKE



A. Zotėsia juridike
Neni 1 - Ēdo person fizik gėzon zotėsi tė
plotė e tė barabartė pėr tė pasur tė drejta dhe detyrime civile, brenda
kufijve tė caktuar me ligj.

Neni 2 - Zotėsia juridike fillon me lindjen e
personit gjallė dhe mbaron me vdekjen e tij. Fėmija kur lind i gjallė
gėzon zotėsi juridike qė nga koha e zėnies.

Neni 3 - Tė huajt gėzojnė po ato tė drejta e detyrime qė u njihen shtetasve shqiptarė, pėrveē pėrjashtimeve tė caktuara me ligj.

Neni 4 - Personit fizik nuk mund t'i
kufizohen tė drejtat civile, pėrveē pėrjashtimeve tė caktuara me ligj.
Veprimi juridik qė kufizon zotėsinė juridike tė njė personi fizik,
ėshtė i pavlefshėm.




B. E drejta e emrit
Neni 5 - Ēdo person fizik ka tė drejtėn dhe
detyrimin tė ketė emrin dhe mbiemrin e tij qė i vihen sipas ligjit.
Personi, tė cilit i mohohet e drejta e pėrdorimit tė tyre ose cėnohet
nga pėrdorimi qė tė tjerėt i bėjnė padrejtėsisht, mund tė kėrkojė nė
gjykatė pėrdorimin e emrit ose tė mbiemrit tė vet, pushimin e cėnimit,
si dhe shpėrblimin e dėmit pėrkatės. Kjo kėrkesė mund tė paraqitet edhe
nga persona qė, ndonėse nuk mbajnė emrin ose mbiemrin e cėnuar, apo tė
pėrdorur padrejtėsisht, kanė interesa familjare tė denja pėr t' u
mbrojtur. Gjykata kur pranon padinė urdhėron botimin e vendimit
nėFletoren Zyrtare. Me kėrkesėn e paditėsit gjykata mund tė urdhėrojė
botimin e vendimit tė saj edhe nė gazeta tė tjera. Pseudonimi i
pėrdorur nga personi fizik gėzon tė njėjtėn mbrojtje.




C. Zotėsia pėr tė vepruar
Neni 6 - Personit, kur mbush moshėn
tetėmbėdhjetė vjeē, i lind zotėsia e plotė qė me veprimet e tij tė
fitojė tė drejta dhe tė marrė pėrsipėr detyrime civile. Zotėsinė e
plotė pėr tė vepruar e fiton me anė tė martesės edhe gruaja qė nuk ka
mbushur moshėn tetėmbėdhjetė vjeē. Ajo nuk e humbet kėtė zotėsi edhe
kur martesa ėshtė deklaruar e pavlefshme ose ėshtė zgjidhur para se tė
mbushė moshėn tetėmbėdhjetė vjeē.

Neni 7 - I mituri, qė ka mbushur moshėn
katėrmbedhjetė vjeē, mund tė kryejė veprime juridike vetėm me pėlqimin
e mėparshėm tė pėrfaqėsuesit tė tij ligjor. Megjithatė ai mund tė bėjė
pjesė nė organizata shoqėrore, tė disponojė atė qė fiton me punėn e
tij, tė depozitojė kursimet dhe t'i disponojė vetė kėto depozita.

Neni 8 - I mituri qė nuk ka mbushur moshėn
katėrmbėdhjetė vjeē, ėshtė i pazoti pėr tė vepruar. Ai mund tė kryejė
veprime juridike qė i pėrshtaten moshės sė tij dhe qė pėrmbushen aty
pėr aty, si dhe veprime juridike qe i sjellin dobi pa asnjė
kundėrshpėrblim. Veprimet e tjera juridike i kryen nė emėr tė tij
pėrfaqėsuesi ligjor.

Neni 9 - Tė miturit me moshė katėrmbėdhjetė
vjeē deri nė tetėmbėdhjetė vjeē, i cili ėshtė i pazoti tė kujdeset pėr
punėn e tij pėr shkak sėmundjesh psiqike ose zhvillimi tė metė mendor,
mund t'i hiqet zotėsia pėr tė kryer veprime juridike me vendim tė
gjykatės. Kėto veprime mund tė kryhen vetėm nėpėrmjet pėrfaqėsuesit tė
tij ligjor.

Neni 10 - Personit madhor, qė pėr shkak
sėmundjeje psiqike ose zhvillimi tė metė mendor, ėshtė tėrėsisht ose
pjesėrisht i pazoti tė kujdeset pėr punėt e tij, mund t'i hiqet ose
kufizohet zotėsia pėr tė kryer veprime juridike me vendim tė gjykatės.

Neni 11 - Veprimi juridik qė kufizon zotėsinė pėr tė vepruar ėshtė ipavlefshėm.




Ē. Banimi dhe qėndrimi
Neni 12 - Banimi ėshtė vendi ku personi, pėr
shkak tė punės apo tė shėrbimit tė pėrhershėm, tė ndodhjes sė pasurisė
apo tė realizimit tė interesave tė veta, qėndron zakonisht ose tė
shumtėn e kohės. Ēdo person madhor ka tė drejtė tė caktojė lirisht
vendbanimin e tij. Personi nuk mund tė ketė njėkohėsisht me shumė se
njė vendbanim. Kjo dispozitė nuk zbatohet pėr vendbanimin e
veprimtarisė sė tregtarit.

Neni 13 - I mituri qė nuk ka mbushur moshėn
katėrmbėdhjetė vjeē, ka pėr banim atė tė prindėrve tė tij. Kur
prindėrit kanė banime tė ndryshme, fėmija e tyre nėn katėrmbėdhjetė
vjeē ka pėr banim atė tė prindit pranė tė cilit jeton. Personi tė cilit
i ėshtė hequr zotėsia pėr tė vepruar dhe fėmijėt nėn kujdestari kanė
pėr banim atė tė pėrfaqėsuesit tė tyre ligjor.

Neni 14 - Vendqėndrimi i personit ėshtė vendi
ku ai ndodhet pėr tė kryer punė ose detyra tė caktuara, pėr tė vazhduar
njė shkollė ose kurs tė caktuar, pėr t'u mjekuar, pėr tė vuajtur njė
dėnim penal, dhe pėr raste tė tjera tė kėsaj natyre.




D. Shpallja e zhdukjes dhe e vdekjes sė njė personi
Neni 15 - Personi qė mungon nga vendi i
banimit ose i vendqėndrimit tė fundit tė tij dhe pėr tė cilin nuk ka
lajme pėr mė shumė se dy vjet, me kėrkesėn e ēdo tė interesuari mund tė
shpallet i zhdukur me vendim tė gjykatės. Kur dita e lajmeve tė fundit
nuk mund tė caktohet, afati i mėsipėrm fillon nga dita e parė e muajit
pasardhės nė tė cilin janė marrė lajmet e fundit. Kur muaji nuk mund tė
caktohet, afati fillon nga dita 1 janar e vitit tė mėpasėm.

Neni 16 - Me shpalljen e zhdukjes sė njė
personi, pėr administrimin e pasurisė sė tij caktohet njė kujdestar.
Vendimi i gjykatės, me tė cilin njė person ėshtė shpallur i zhdukur,
botohet nė Fletoren Zyrtare dhe i dėrgohet pėr regjistrim zyrės
pėrkatėse tė gjendjes civile.

Neni 17 - Personi qė ėshtė shpallur i
zhdukur, me kėrkesėn e ēdo tė interesuari, mund tė shpallet i vdekur me
vendim tė gjykatės, kur kanė kaluar pa patur lajme katėr vjet nga dita
qė ėshtė shpallur i zhdukur.

Neni 18 - Personi qė ka humbur gjatė
veprimeve luftarake dhe kjo humbje vėrtetohet nga organet kompetente
ushtarake, nė rast se kanė kaluar pa patur lajme dy vjet, nga dita qė
ka hyrė nė fuqi marrėveshja e paqes ose tre vjet nga mbarimi i
veprimeve luftarake, mund tė shpallet i vdekur me vendim tė gjykatės,
pa qenė nevoja tė shpallet mė parė i zhdukur.

Neni 19 - Personi qė ka humbur gjatė njė
fatkeqėsie natyrore ose nė rrethana qė bėjnė tė besohet se ka vdekur,
mund tė shpallet si i tillė me vendim tė gjykatės, kur kanė kaluar pa
patur lajme dy vjet nga dita qė ka ngjarė fatkeqėsia, pa qenė e
nevojshme tė shpallet mė parė i zhdukur. Kur nuk caktohet dita nė tė
cilėn ka ndodhur fatkeqėsia, afati dy vjeēar fillon nga dita e parė e
muajit qė vjen pas atij nė tė cilin ka ndodhur fatkeqėsia dhe, kur nuk
mund tė caktohet as muaji, afati fillon nga dita e parė e muajit janar
tė vitit tė mėpasėm.

Neni 20 - Kur dy ose mė shumė persona kanė
vdekur dhe nuk mund tė provohet kush prej tyre ka vdekur mė parė, pėr
efekte juridike, quhet se tė gjithė kanė vdekur nė njė kohė.

Neni 21 - Kur shpallet vdekja e njė personi
tė zhdukur, caktohet dita se kur ka ngjarė ajo. Kur kjo ditė nuk ėshtė
e mundur tė vėrtetohet me saktėsi, gjykata e cakton atė sipas
rregullave tė parashikuara nė nenet e kėtij Kodi. Me kėrkesėn e ēdo tė
interesuari, gjykata qė ka dhėnė vendimin, mund tė ndryshojė datėn e
vdekjes, kur vėrtetohet se personi ka vdekur nė njė ditė tjetėr.

Neni 22 - Vdekja e shpallur me vendim tė
gjykatės barazohet nė tė gjitha pasojat juridike me vdekjen e vėrtetė.
Vendimi i gjykatės me tė cilin njė person ėshtė shpallur i vdekur,
botohet nė Fletoren Zyrtare dhe i dėrgohet pėr regjistrim zyrės
pėrkatėse tė gjendjes civile.

Neni 23 - Kur personi qė ėshtė shpallur i
vdekur del se ėshtė i gjallė, me kėrkesėn e tij ose tė ēdo tė
interesuari, vendimi prishet nga gjykata qė e ka dhėnė. Personi qė del
se ėshtė gjallė ka tė drejtė tė kėrkojė pasurinė e tij dhe pasurinė e
fituar me anė tė saj, qoftė edhe nga personat e tretė qė e kanė fituar
nga ata, tė cilėve u ka kaluar kjo pasuri pėr shkak tė deklarimit tė
vdekjes sė tij, nė kufijtė dhe kushtet e parashikuara nga ky Kod e nga
Kodi i Familjes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



PĖR KODIN CIVIL TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ Empty
MesazhTitulli: PĖR KODIN CIVIL TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ   PĖR KODIN CIVIL TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ Empty28.03.09 7:35

A. Dispozita tė pėrgjithshme
Pėrmbajtja e personit juridik
Neni 24 - Personat juridikė janė publikė dhe privatė.

Neni 25 - Persona juridikė publikė janė
institucionet e ndėrmarrjet shtetėrore, qė financohen vetė ose nga
buxheti i shtetit, si dhe entet e tjera publike tė njohura nga ligji si
person juridik. Institucionet dhe entet shtetėrore, qė nuk ndjekin
qėllime ekonomike, nuk regjistrohen.

Neni 26 - Persona juridikė privatė janė
shoqėritė, shoqatat, fondacionet dhe entet e tjera me karakter privat,
tė cilat e fitojnė personalitetin juridik nė mėnyrėn e caktuar nga
ligji.




Emri i personit juridik
Neni 27 - Personi juridik ka emrin e tij tė
plotė dhe tė shkurtuar. Emri i ēdo shoqėrie ose organizate tjetėr qė
zhvillon veprimtari ekonomike ėshtė firma e saj, e cila duhet tė
shprehė sidomos qėllimin e kėsaj veprimtarie.




Qendra e personit juridik
Neni 28 - Personi juridik ka qendrėn atje ku
ndodhet organi drejtues i tij, pėrveē kur nė statut ose nė aktin e
krijimit ėshtė parashikuar ndryshe.




Zotėsia e personit juridik
Neni 29 - Personi juridik ka zotėsi tė fitojė
tė drejta dhe tė marrė pėrsipėr detyrime civile qė nga ēasti i krijimit
tė tij dhe, kur ligji parashikon se duhet tė regjistrohet, qė nga ēasti
i regjistrimit.

Neni 30 - Personi juridik mund tė kryejė ēdo veprim juridik tė lejuar nėligj, nė aktin e krijimit ose nė statut.

Neni 31 - Personi juridik vepron me anė tė
organeve tė veta tė parashikuara nė ligj, nė aktin e krijimit ose nė
statut, tė cilėt shprehin vullnetin e tij. Veprimet juridike tė kryera
nga organet e personit juridik, brenda kompetencave tė tyre, quhen si
tė kryera nga vetė personi juridik.




Pėrgjegjėsia e personit juridik
Neni 32 - Personi juridik ėshtė pėrgjegjės
pėr dėmet e shkaktuara nga organet e tij gjatė pėrmbushjes sė detyrave
tė tyre. Personi juridik pėrgjigjet pėr detyrimet e tij brenda kufijve
tė pasurisė sė tij. Personat qė kanė vepruar me cilėsinė e organit tė
personit juridik, kanė pėrgjegjėsi vetjake pėr shpėrblimin e dėmeve qė
janė shkaktuar pėr fajin e tyre.

Neni 33 - Shteti dhe personat juridikė
shtetėrorė nuk pėrgjigjen pėr detyrimet e njėri-tjetrit, pėrveē kur kjo
ėshtė pranuar prej tyre ose ėshtė parashikuar shprehimisht nė ligj.




Mbarimi i personit juridik
Neni 34 - Personi juridik mbaron sipas mėnyrės sė caktuar nė aktin ekrijimit, nė statut ose nė ligj.

Neni 35 - Me mbarimin, personi juridik pushon veprimtarinė e tij dhe vihet nė likuidim.

Neni 36 - Kalimi i tė drejtave dhe detyrimeve
nė rast mbarimi tė personit juridik, pėr tė cilin kėrkohet regjistrimi,
sjell pasoja nga koha e regjistrimit. Kur nuk kėrkohet regjistrimi,
kalimi i tė drejtave dhe i detyrimeve nė rastet e parashikuara nga
paragrafi i mėsipėrm, sjell pasoja nga koha e miratimit tė bilancit
pėrkatės, nė mėnyrėn qė parashikohet nė ligj, nga organi pėrkatės qė e
ka krijuar ose nė statut.




Likuidimi i personit juridik
Neni 37 - Likuidimi i personit juridik qė ka
mbaruar bėhet me realizimin e tė drejtave dhe pagimin e detyrimeve nga
likuidatorė tė caktuar nga organi qė ka vendosur mbarimin e tij.
Komisioni bėn likuidimin sipas dispozitave ligjore pėrkatėse, statutit
ose aktit tė themelimit.

Neni 38 - Kur personi juridik mbaron pėr
shkak se ka zhvilluar veprimtari tė kundėrligjshme, pasuria e mbetur
pas likuidimit i kalon shtetit. Likuidimi i personit juridik qė
falimenton rregullohet me ligj.




B. Shoqatat
Krijimi i shoqatave
Neni 39 - Shoqatat janė organizata shoqėrore
qė ndjekin njė qėllim politik, shkencor, kulturor, sportiv, fetar,
bamirės ose ndonjė qėllim tjetėr joekonomik.

Neni 40 - Vullneti i anėtarėve pėr krijimin e
shoqatės pėrcaktohet nė statutin pėrkatės, i cili duhet tė hartohet me
shkrim dhe tė pėrmbajė sidomos:

a) emrin dhe qėllimin e shoqatės, qėndrėn e saj dhe territorin nė tė cilin do tė zhvillojė veprimtarinė e vet;
b) kushtet e pranimit dhe tė largimit tė anėtarėve, si dhe tė drejtat dhe detyrat e tyre;
c) organet drejtuese tė shoqatės, mėnyrėn e formimit dhe kompetencat e tyre;
ē) afatet, mėnyrėn e thirrjes dhe kompetencat e mbledhjeve tė pėrgjithshme dhe tė delegatėve;
d) burimin e mjeteve materiale tė saj, si dhe kontributet apo kuotat qė duhet tė japė ēdo anėtar;
dh) mėnyrėn e ndryshimit tė statutit dhe tė mbarimit tė shoqatės.
Neni 41 - Pasi mbledhja e themeluesve tė ketė
miratuar statutin dhe formuar organin drejtues tė saj, duhet tė
paraqitet kėrkesa pėr regjistrimin e shoqatės nė gjykatėn e rrethit ku
ka qendrėn e veprimtarisė sė saj. Gjykata kontrollon pajtueshmėrinė e
statutit me ligjin.

Neni 42 - Shoqata njihet si person juridik qė
nga dita kur gjykata kompetente e ka miratuar atė dhe e ka regjistruar.
Deri nė kėtė datė themeluesit e shoqatės mund tė kryejnė veprimet qė
janė tė nevojshme pėr organizimin e saj, siē janė sidomos thirrja dhe
zhvillimi i mbledhjes sė themeluesve dhe zgjedhja e organeve drejtuese.

Neni 43 - Shoqata mund tė ketė degė tė veta nė ato rrethe, qytete e komuna ku ka numrin e anėtarėve tė parashikuar nė statutin e saj.




Organizimi i shoqatės
Neni 44 - Mbledhja e pėrgjithshme e anėtarėve
ose e pėrfaqėsuesve tė tyre, ėshtė organi mė i lartė i shoqatės. Ajo
thirret nga organi drejtues, sipas dispozitave pėrkatėse tė statutit,
si dhe kur e kėrkon njė e pesta e anėtarėve.

Neni 45 - Mbledhja e pėrgjithshme vendos pėr
pranimin ose pėrjashtimine anėtarėve dhe pėr ēdo ēėshtje tjetėr, qė nuk
ėshtė lėnė nė kompetencėn e ndonjė organi tjetėr tė shoqatės. Ajo
ushtron posaēėrisht mbikqyrjen mbi tė ardhurat dhe veprimet e shoqatės,
si dhe mbi objektet pasurore tė saj.

Neni 46 - Tė gjithė anėtarėt e shoqatės kanė
tė drejtė vote tė barabartė nė mbledhjen e pėrgjithshme. Vendimet
merren me shumicėn e votave tė anėtarėve qė janė tė pranishėm nė
mbledhje. Pėr ndryshimin e statutit, pėr pėrjashtimin e njė anėtari dhe
pėr shpėrndarjen e shoqatės, kur nuk ėshtė parashikuar ndryshe, duhet
tė jenė tė pranishėm tė paktėn 3/4 e anėtarėve.

Neni 47 - Organi drejtues ka tė drejtėn dhe
detyrėn tė kujdeset pėr interesat e shoqatės, t'i mbrojė ato, si dhe tė
pėrfaqėsojė shoqatėn sipas kompetencave qė i janė dhėnė nga statuti.




Antarėsia nė shoqatė
Neni 48 - Pranimi i anėtarėve tė rinj, qė
pėrmbushin kushtet e nevojshme, mund tė lejohet nė ēdo kohė. E drejta
pėr tė dhėnė dorėheqjen ėshtė e garantuar, por me kusht qė tė jetė
paraqitur sė paku gjashtė muaj para mbarimit tė vitit kalendarik ose
brenda afatit tė parashikuar nė statut.

Neni 49 - E drejta e anėtarėsisė nė shoqatė nuk mund tė tjetėrsohet dhe as tė kalohet me anė trashėgimie.

Neni 50 - Anėtarėt qė kanė dhėnė dorėheqjen
ose qė janė pėrjashtuar nga shoqata, nuk kanė tė drejtė nė kapitalin
apo pasurinė themelore tė shoqatės. Ata kanė detyrėn tė derdhin kuotat
pėr kohėn gjatė sė cilės kanė bėrė pjesė nė shoqatė.

Neni 51 - Ēdo anėtar ka tė drejtė tė
kundėrshtojė nė gjykatėn kompetente vendimet e shoqatės qė vijnė nė
kundėrshtim me ligjin ose me statutin. Ky kundėrshtim mund tė bėhet
brenda njė muaji nga dita kur anėtari ka marrė njoftimin pėr atė vendim.




Shpėrndarja
Neni 52 - Shpėrndarja e shoqatės bėhet:

a) me vendim tė mbledhjes sė pėrgjithshme tė thirrur posaēėrisht;
b) kur numri i anėtarėve tė saj ka mbėrritur
nėn numrin e caktuar nė statut, ose kur qėllimi i saj ėshtė pėrmbushur
apo nuk ka mundėsi tė pėrmbushet;
c) kur ajo ka humbur aftėsinė paguese;
ē) me vendim tė gjykatės kompetente kur
shoqata ėshtė larguar nga qėllimi i caktuar nė statut ose kur ajo ka
filluar tė kryejė veprimtari tė kundraligjshme.
Neni 53 - Kur vendoset shpėrndarja e
shoqatės, ajo ēregjistrohet, pushon veprimtarinė e saj dhe vihet nė
likuidim nga komisioni i likuidimit, i cili formohet dhe vepron sipas
rregullave pėrkatėse nė fuqi.




C. Fondacionet
Mėnyra e krijimit
Neni 54 - Fondacioni krijohet pėr arritjen e
njė qėllimi tė posaēėm me dobi shoqėrore. Fondacionet krijohen nga
persona fizikė dhe juridikė, vendas ose tė huaj. Ato krijohen me akt
publik ose me testament.

Neni 55 - Akti pėr krijimin e fondacionit, me
kėrkesėn e themeluesve, regjistrohet nė gjykatėn e rrethit, ku
fondacioni ka q‚ndrėn e vet. Nė aktin e krijimit pėrcaktohen sidomos
emrat e themeluesve, qėllimi i fondacionit, pėrbėrėsit e pasurisė
(para, letra me vlerė, ose sende tė luajtshme dhe tė paluajtshme),
burimet dhe mėnyra e financimit, organet drejtuese, kompetencat e tyre,
si dhe emrat e anėtarėve tė administratės.

Neni 56 - Fondacioni fiton cilėsinė e
personit juridik qė nga data e regjistrimit tė tij. Nuk lejohet qė
fondacioni tė kryejė veprimtari fitimprurėse.

Neni 57 - Akti pėr krijimin e fondacionit
mund tė shfuqizohet nga themeluesit para regjistrimit ose kur ende nuk
ka filluar veprimtarinė pėrkatėse. Akti i krijimit tė fondacionit mund
tė kundėrshtohet nga trashėgimtarėt ose nga kreditorėt e themeluesit.




Ushtrimi i veprimtarisė tė fondacionit
Neni 58 - Organet e fondacionit, mėnyra e
formimit dhe kompetencat e tyre caktohen nga akti i krijimit. Ēdo
fondacion kryen veprimtarinė e vet nė bazė tė dispozitave tė
legjislacionit nė fuqi dhe tė aktit tė themelimit tė tij.

Neni 59 - Fondacionet mbikqyren nga
institucionet shtetėrore me tė cilėt lidhet drejtpėrdrejt qėllimi i
veprimtarisė sė tyre. Kėto institucione mbikqyrin posaēėrisht qė fondet
monetare dhe pasuritė e tjera tė fondacionit tė pėrdoren nė pėrputhje
me qėllimin e tij.

Neni 60 - Drejtuesi i institucionit mbikqyrės
ka tė drejtė tė kėrkojė nga gjykata kompetente anullimin e vendimit tė
organit tė fondacionit kur vjen nė kundėrshtim tė hapur me qėllimin
pėrkatės, me dispozitat ligjore apo me aktin e krijimit. Gjykata mund
tė pezullojė zbatimin e kėtij vendimi deri nė dhėnien e vendimit
pėrfundimtar tė saj.

Neni 61 - Mosmarrėveshjet pasurore, nė tė cilat fondacioni ėshtė palė, zgjidhen nga gjykata kompetente.

Neni 62 - Fondacioni shpėrndahet:

a) nė bazė tė ligjit, kur ėshtė pėrmbushur qėllimi pėr tė cilin u krijua ose kur qėllimi i tij nuk mund tė pėrmbushet mė;
b) me vendim tė gjykatės kur vėrtetohet se fondacioni ka filluar tė ushtrojė veprimtari tė paligjshme ose jo morale.
Shpėrndarja e fondacionit mund tė kėrkohet nga drejtuesi i institucionit mbikqyrės ose nga ēdo subjekt i interesuar.

Neni 63 - Pėr pasuritė qė mbeten pas
shpėrndarjes sė fondacionit, me kėrkesėn e drejtuesit tė institucionit
mbikqyrės ose tė ēdo personi tė interesuar, gjykata vendos duke patur
parasysh destinacionin e tyre dhe qėllimin themelor pėr tė cilin ėshtė
krijuar fondacioni.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



PĖR KODIN CIVIL TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ Empty
MesazhTitulli: Personat juridikė   PĖR KODIN CIVIL TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ Empty28.03.09 7:36

Kuptimi i pėrfaqėsimit
Neni 64 - Me pėrfaqėsimin njė person
(pėrfaqėsuesi) kryen, brenda tagreve qė i janė dhėnė nga ligji, nga
prokura ose nga gjykata, veprime juridike nė emėr e pėr llogari tė njė
personi fizik ose juridik tjetėr (i pėrfaqėsuari). Pėrfaqėsimi nuk
lejohet kur veprimi juridik duhet, sipas ligjit, tė kryhet nga vetė
personi. Nuk mund tė veprojė si pėrfaqėsues personi qė nuk ka zotėsi tė
plotė pėr tė vepruar.




Kufijtė dhe pasojat e pėrfaqėsimit
Neni 65 - Tagret e pėrfaqėsimit ligjor
caktohen nga dispozitat e ligjit qė i japin kėtė cilėsi, ndėrsa tagret
e pėrfaqėsuesit tė emėruar nga i pėrfaqėsuari caktohen me prokurė.
Tagret e pėrfaqėsuesit mund tė nxirren edhe nga rrethanat, nė tė cilat
kryhen veprimet juridike pėrkatėse.

Neni 66 - Veprimet juridike tė kryera nga
pėrfaqėsuesi, brenda tagreve qė i janė dhėnė, krijojnė pasoja
drejtėpėrdrejt pėr tė pėrfaqėsuarin.

Neni 67 - Pėrfaqėsuesi nuk mund tė kryejė
veprime juridike nė emėr tė tė pėrfaqėsuarit as me veten e tij dhe as
me persona tė tjerė tė pėrfaqėsuar prej tij, pėrveē kur i pėrfaqėsuari
e ka lejuar kėtė shprehimisht, ose kur pėrmbajtja e veprimit juridik
nuk cėnon interesat e tij.

Neni 68 - Kur pėr kryerjen e njė veprimi
juridik janė caktuar dy ose mė shumė pėrfaqėsues, secili prej tyre mund
ta kryejė atė pa pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė tjerė, pėrveē kur nė
prokurė ėshtė parashikuar ndryshe.

Neni 69 - Pėrfaqėsuesi detyrohet tė veprojė
personalisht dhe nuk mund tė emėrojė zėvendės tė tij, pėrveē kur ėshtė
lejuar nga i pėrfaqėsuari, kur pasuria qė pėrmendet nė prokurė ndodhet
jashtė territorit tė rrethit ku banon pėrfaqėsuesi, si dhe kur caktimi
i zėvendėsit ēmohet i nevojshėm pėr mbrojtjen e interesave tė tė
pėrfaqėsuarit. Pėrfaqėsuesi duhet tė njoftojė menjėherė tė
pėrfaqėsuarin pėr zėvendėsin qė ka caktuar, pėrndryshe ai pėrgjigjet
pėr veprimet e zėvendėsit. Zėvendėsi mund tė hiqet nė ēdo kohė nga i
pėrfaqėsuari ose nga pėrfaqėsuesi qė e ka caktuar.




Pėrfaqėsimi me prokurė
Neni 70 - Prokura ėshtė dokumenti nė tė cilin
i pėrfaqėsuari, me vullnetin e tij tė lirė ka pėrcaktuar karakterin dhe
vėllimin e tagreveqė i ka dhėnė pėrfaqėsuesit.

Neni 71 - Prokura ėshtė e pėrgjithshme kur i
pėrfaqėsuari i ka dhėnė pėrfaqėsuesit tagre pėr tė kryer veprime
juridike tė shumėllojshme, tė cilat kanė tė bėjnė me njė tėrėsi tė
drejtash tė tė pėrfaqėsuarit, pėrveē atyre qė i ka pėrjashtuar
shprehimisht. Prokura ėshtė e posaēme kur i pėrfaqėsuari i ka dhėnė
pėrfaqėsuesit tagrin pėr tė kryer njė ose disa veprime juridike tė
caktuara, qė karakterizohen nga njė qėllim i pėrbashkėt.

Neni 72 - Prokura bėhet gjithmonė me shkresė.
Ēdo prokurė pėr tė lidhur njė kontratė, e cila sipas ligjit mund tė
bėhet vetėm me akt noterial, duhet tė pėrpilohet nė kėtė formė,
pėrndryshe ėshtė e pavlefshme. Edhe prokura pėr kryerjen e veprimeve
para gjykatave dhe institucioneve tė tjera shtetėrore, duhet tė bėhet
me akt noterial, pėrveē kur me dispozita ligjore lejohet qė ajo tė
bėhet me shkresė tė thjeshtė. Prokura nė emėr tė personave juridikė
publikė e privatė mud tė bėhet edhe vetėm me nėnshkrimin e drejtuesit
tė tij dhe me vulėn pėrkatėse, pėrveē kur ligji kėrkon qė veprimi
juridik tė kryhet me akt noterial.

Neni 73 - Prokura pėr tė tėrhequr dėrgesa
postare ose para nga zyrat postare apo nga bankat deri nė njė shumė tė
caktuar prej tyre, prokura pėr tė terhequr paga dhe shpėrblime tė tjera
qė rrjedhin nga marrėdhėniet e punės, si dhe prokura pėr tė tėrhequr
pensione, ndihma e bursa, mund tė vėrtetohen edhe nga:

a) administratori i lagjes sė qytetit ose kryeplaku i fshatit;
b) drejtuesi i personit juridik apo i degės sė tij, ku i pėrfaqėsuari ėshtė nė marrėdhėnie pune ose ndjek shkollėn;
c) drejtuesi i institucionit shėndetėsor ku i pėrfaqėsuari ėshtė shtruar pėr mjekim;
ē) komanda e repartit ushtarak ku shėrben i pėrfaqėsuari;
d) drejtuesi i institucionit ku i pėrfaqėsuari mbahet i arrestuar ose vuan dėnimin me heqje tė lirisė.

Neni 74 - Ndryshimet nė prokurė duhet t'u
bėhen tė njohura tė tretėve me mjete tė pėrshtatshme. Nė mungesė tė
njoftimeve tė tilla, kėto ndryshime nuk mund t'u kundrejtohen tė
tretėve, pėrveē kur provohet qė kėta i dinin ndryshimet nė prokurė nė
kohėn kur ėshtė kryer veprimi juridik.

Neni 75 - I pėrfaqėsuari mund tė shfuqizojė
prokurėn dhe pėrfaqėsuesi tė heqė dorė prej saj nė ēdo kohė. Ēdo
marrėveshje e kundėrt ėshtė e pavlefshme.




Mbarimi i prokurės
Neni 76 - Prokura mbaron kur:

a) pėrfaqėsuesi ka kryer veprimet juridike pėr tė cilat ajo ishte dhėnė;
b) ėshtė plotėsuar afati pėr tė cilin ajo ishte dhėnė;
c) kur ka vdekur pėrfaqėsuesi apo i pėrfaqėsuari, ose kur njėri prej tyre ka humbur zotėsinė pėr tė vepruar;
ē) ka mbaruar personi juridik pėrfaqėsues apo i pėrfaqėsuar;
d) kur i pėrfaqėsuari ka shfuqizuar prokurėn
ose pėrfaqėsuesi ka hequr dorė prej saj. Pas mbarimit tė prokurės
perfaqėsuesi, me kėrkesėn e tė pėrfaqėsuarit duhet t'i kthejė atij
aktin e prokurės.

Pėrfaqėsimi pas ndryshimeve ose mbarimit tė prokurės

Neni 77 - Veprimet juridike tė kryera nga
pėrfaqėsuesi, pas ndryshimeve tė bėra nė prokurė ose pas mbarimit tė
saj, janė tė detyrueshme pėr tė pėrfaqėsuarin ose pėr trashėgimtarėt e
tij, nė rast se personat e tretė, me tė cilėt janė kryer ato veprime
juridike, nuk kanė patur dijeni pėr ndryshimet ose pėr mbarimin e
prokurės.




Pėrfaqėsimi pa tagre
Neni 78 - Kur njė person fizik ose juridik
vepron si pėrfaqėsues pa e patur kėtė cilėsi, si edhe kur pėrfaqėsuesi
ka kapėrcyer tagret qė i janė dhėnė, veprimi juridik i kryer nė kėto
kushte nuk ėshtė i detyrueshėm pėr personin nė emrin e tė cilit janė
kryer, pėrveē kur ky e ka miratuar atė mė vonė. Kur miratimi nuk ėshtė
dhėnė, personi i tretė qė ka qenė nė mirėbesim ka tė drejtė tė kėrkojė
shpėrblimin e dėmit nga pėrfaqėsuesi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



PĖR KODIN CIVIL TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ Empty
MesazhTitulli: Kuptimi dhe llojet e pėrfaqėsimit   PĖR KODIN CIVIL TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ Empty28.03.09 7:37

Kuptimi i pėrfaqėsimit
Neni 64 - Me pėrfaqėsimin njė person
(pėrfaqėsuesi) kryen, brenda tagreve qė i janė dhėnė nga ligji, nga
prokura ose nga gjykata, veprime juridike nė emėr e pėr llogari tė njė
personi fizik ose juridik tjetėr (i pėrfaqėsuari). Pėrfaqėsimi nuk
lejohet kur veprimi juridik duhet, sipas ligjit, tė kryhet nga vetė
personi. Nuk mund tė veprojė si pėrfaqėsues personi qė nuk ka zotėsi tė
plotė pėr tė vepruar.




Kufijtė dhe pasojat e pėrfaqėsimit
Neni 65 - Tagret e pėrfaqėsimit ligjor
caktohen nga dispozitat e ligjit qė i japin kėtė cilėsi, ndėrsa tagret
e pėrfaqėsuesit tė emėruar nga i pėrfaqėsuari caktohen me prokurė.
Tagret e pėrfaqėsuesit mund tė nxirren edhe nga rrethanat, nė tė cilat
kryhen veprimet juridike pėrkatėse.

Neni 66 - Veprimet juridike tė kryera nga
pėrfaqėsuesi, brenda tagreve qė i janė dhėnė, krijojnė pasoja
drejtėpėrdrejt pėr tė pėrfaqėsuarin.

Neni 67 - Pėrfaqėsuesi nuk mund tė kryejė
veprime juridike nė emėr tė tė pėrfaqėsuarit as me veten e tij dhe as
me persona tė tjerė tė pėrfaqėsuar prej tij, pėrveē kur i pėrfaqėsuari
e ka lejuar kėtė shprehimisht, ose kur pėrmbajtja e veprimit juridik
nuk cėnon interesat e tij.

Neni 68 - Kur pėr kryerjen e njė veprimi
juridik janė caktuar dy ose mė shumė pėrfaqėsues, secili prej tyre mund
ta kryejė atė pa pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė tjerė, pėrveē kur nė
prokurė ėshtė parashikuar ndryshe.

Neni 69 - Pėrfaqėsuesi detyrohet tė veprojė
personalisht dhe nuk mund tė emėrojė zėvendės tė tij, pėrveē kur ėshtė
lejuar nga i pėrfaqėsuari, kur pasuria qė pėrmendet nė prokurė ndodhet
jashtė territorit tė rrethit ku banon pėrfaqėsuesi, si dhe kur caktimi
i zėvendėsit ēmohet i nevojshėm pėr mbrojtjen e interesave tė tė
pėrfaqėsuarit. Pėrfaqėsuesi duhet tė njoftojė menjėherė tė
pėrfaqėsuarin pėr zėvendėsin qė ka caktuar, pėrndryshe ai pėrgjigjet
pėr veprimet e zėvendėsit. Zėvendėsi mund tė hiqet nė ēdo kohė nga i
pėrfaqėsuari ose nga pėrfaqėsuesi qė e ka caktuar.




Pėrfaqėsimi me prokurė
Neni 70 - Prokura ėshtė dokumenti nė tė cilin
i pėrfaqėsuari, me vullnetin e tij tė lirė ka pėrcaktuar karakterin dhe
vėllimin e tagreveqė i ka dhėnė pėrfaqėsuesit.

Neni 71 - Prokura ėshtė e pėrgjithshme kur i
pėrfaqėsuari i ka dhėnė pėrfaqėsuesit tagre pėr tė kryer veprime
juridike tė shumėllojshme, tė cilat kanė tė bėjnė me njė tėrėsi tė
drejtash tė tė pėrfaqėsuarit, pėrveē atyre qė i ka pėrjashtuar
shprehimisht. Prokura ėshtė e posaēme kur i pėrfaqėsuari i ka dhėnė
pėrfaqėsuesit tagrin pėr tė kryer njė ose disa veprime juridike tė
caktuara, qė karakterizohen nga njė qėllim i pėrbashkėt.

Neni 72 - Prokura bėhet gjithmonė me shkresė.
Ēdo prokurė pėr tė lidhur njė kontratė, e cila sipas ligjit mund tė
bėhet vetėm me akt noterial, duhet tė pėrpilohet nė kėtė formė,
pėrndryshe ėshtė e pavlefshme. Edhe prokura pėr kryerjen e veprimeve
para gjykatave dhe institucioneve tė tjera shtetėrore, duhet tė bėhet
me akt noterial, pėrveē kur me dispozita ligjore lejohet qė ajo tė
bėhet me shkresė tė thjeshtė. Prokura nė emėr tė personave juridikė
publikė e privatė mud tė bėhet edhe vetėm me nėnshkrimin e drejtuesit
tė tij dhe me vulėn pėrkatėse, pėrveē kur ligji kėrkon qė veprimi
juridik tė kryhet me akt noterial.

Neni 73 - Prokura pėr tė tėrhequr dėrgesa
postare ose para nga zyrat postare apo nga bankat deri nė njė shumė tė
caktuar prej tyre, prokura pėr tė terhequr paga dhe shpėrblime tė tjera
qė rrjedhin nga marrėdhėniet e punės, si dhe prokura pėr tė tėrhequr
pensione, ndihma e bursa, mund tė vėrtetohen edhe nga:

a) administratori i lagjes sė qytetit ose kryeplaku i fshatit;
b) drejtuesi i personit juridik apo i degės sė tij, ku i pėrfaqėsuari ėshtė nė marrėdhėnie pune ose ndjek shkollėn;
c) drejtuesi i institucionit shėndetėsor ku i pėrfaqėsuari ėshtė shtruar pėr mjekim;
ē) komanda e repartit ushtarak ku shėrben i pėrfaqėsuari;
d) drejtuesi i institucionit ku i pėrfaqėsuari mbahet i arrestuar ose vuan dėnimin me heqje tė lirisė.

Neni 74 - Ndryshimet nė prokurė duhet t'u
bėhen tė njohura tė tretėve me mjete tė pėrshtatshme. Nė mungesė tė
njoftimeve tė tilla, kėto ndryshime nuk mund t'u kundrejtohen tė
tretėve, pėrveē kur provohet qė kėta i dinin ndryshimet nė prokurė nė
kohėn kur ėshtė kryer veprimi juridik.

Neni 75 - I pėrfaqėsuari mund tė shfuqizojė
prokurėn dhe pėrfaqėsuesi tė heqė dorė prej saj nė ēdo kohė. Ēdo
marrėveshje e kundėrt ėshtė e pavlefshme.




Mbarimi i prokurės
Neni 76 - Prokura mbaron kur:

a) pėrfaqėsuesi ka kryer veprimet juridike pėr tė cilat ajo ishte dhėnė;
b) ėshtė plotėsuar afati pėr tė cilin ajo ishte dhėnė;
c) kur ka vdekur pėrfaqėsuesi apo i pėrfaqėsuari, ose kur njėri prej tyre ka humbur zotėsinė pėr tė vepruar;
ē) ka mbaruar personi juridik pėrfaqėsues apo i pėrfaqėsuar;
d) kur i pėrfaqėsuari ka shfuqizuar prokurėn
ose pėrfaqėsuesi ka hequr dorė prej saj. Pas mbarimit tė prokurės
perfaqėsuesi, me kėrkesėn e tė pėrfaqėsuarit duhet t'i kthejė atij
aktin e prokurės.

Pėrfaqėsimi pas ndryshimeve ose mbarimit tė prokurės

Neni 77 - Veprimet juridike tė kryera nga
pėrfaqėsuesi, pas ndryshimeve tė bėra nė prokurė ose pas mbarimit tė
saj, janė tė detyrueshme pėr tė pėrfaqėsuarin ose pėr trashėgimtarėt e
tij, nė rast se personat e tretė, me tė cilėt janė kryer ato veprime
juridike, nuk kanė patur dijeni pėr ndryshimet ose pėr mbarimin e
prokurės.




Pėrfaqėsimi pa tagre
Neni 78 - Kur njė person fizik ose juridik
vepron si pėrfaqėsues pa e patur kėtė cilėsi, si edhe kur pėrfaqėsuesi
ka kapėrcyer tagret qė i janė dhėnė, veprimi juridik i kryer nė kėto
kushte nuk ėshtė i detyrueshėm pėr personin nė emrin e tė cilit janė
kryer, pėrveē kur ky e ka miratuar atė mė vonė. Kur miratimi nuk ėshtė
dhėnė, personi i tretė qė ka qenė nė mirėbesim ka tė drejtė tė kėrkojė
shpėrblimin e dėmit nga pėrfaqėsuesi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



PĖR KODIN CIVIL TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ Empty
MesazhTitulli: Dispozita tė pėrgjithshme   PĖR KODIN CIVIL TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ Empty28.03.09 7:39

Pėrkufizimi i veprimit juridik

Neni 79 - Veprimi juridik ėshtė shfaqja e
ligjshme e vullnetit tė personit fizik ose juridik, qė synon tė
krijojė, tė ndryshojė ose tė shuajė tė drejta ose detyrime civile.
Veprimi juridik mund tė jetė i njėanshėm ose i dyanshėm.




Format e veprimit juridik

Neni 80 - Veprimi juridik mund tė kryhet me
shkrim, me gojė dhe me ēdo lloj shfaqje tjetėr tė padyshimtė tė
vullnetit. Shkresa mund tė jetė e thjeshtė ose akt noterial.

Neni 81 - Veprimi juridik me shkresė duhet tė nėnshkruhet nga personi qė e kryen atė.

Neni 82 - Personi qė nuk di, ose qė pėr shkak
sėmundje ose tė metash fizike nuk mund tė nėnshkruajė, ngarkon njė
person tjetėr pėr kėtė qėllim. Nėnshkrimi i kėtij personi duhet tė
vėrtetohet nga noteri, duke u treguar shkaku pėr tė cilin personi qė ka
kryer veprimin juridik nuk ka mundur t'a nėnshkruajė vetė. Pėr veprimet
qė kryhen nė bankat dhe nė institucionet e tjera tė kreditit, nė zyrat
postare apo doganore, nėnshkrimi i kėtij personi vėrtetohet nga njė
nėpunės i autorizuar i kėtyre institucioneve.

Neni 83 - Veprimi juridik pėr kalimin e
pronėsisė sė sendeve tė paluajtshme dhe tė tė drejtave reale mbi to,
duhet tė bėhet me akt noterial dhe tė regjistrohet, pėrndryshe nuk
ėshtė i vlefshėm. Eshtė i pavlefshėm veprimi juridik qė nuk ėshtė bėrė
nė formėn e kėrkuar shprehimisht nga ligji. Nė rastet e tjera veprimi
juridik ėshtė i vlefshėm, por nuk mund tė provohet me dėshmitarė.



Veprimet juridike me kusht

Neni 84 - Veprimi juridik ėshtė me kusht kur
lindja ose shuarja e tė drejtave dhe e detyrimeve tė parashikuara nė
tė, varen nga njė ngjarje e cila nuk dihet nė se do tė ndodhė.

Neni 85 - Kushti ėshtė pezullues kur tė
drejtat dhe detyrimet lindin po tė ndodhė ngjarja. Kushti ėshtė
zgjidhės kur tė drejtat dhe detyrimet shuhen po tė ndodhė ngjarja.

Neni 86 - Kur vėrtetimi i kushtit ėshtė
ndaluar me keqbesim nga pala qė do tė perfitonte nga mos vėrtetimi i
tij, kushti quhet se ėshtė vėrtetuar. Kur vėrtetimi i kushtit ėshtė
shkaktuar me keqbesim nga pala qė do tė pėrfitonte nga vėrtetimi i tij,
kushti quhet se nuk ėshtė vėrtetuar.

Neni 87 - Kur e drejta qė varet nga vėrtetimi
i kushtit cėnohet ose humbet nga veprimet e palės sė detyruar me kusht,
kjo duhet tė shpėrblejė dėmin e shkaktuar nė rast se kushti vėrtetohet.

Neni 88 - Pasojat qė lidhen me vėrtetimin e
kushtit fillojnė nga ēasti qė ėshtė vėrtetuar kushti, pėrveē kur nga
pėrmbajtja e veprimit juridik del se kėto pasoja duhet tė fillojnė nė
njė kohė tė mėparshme.




Veprimet juridike me afat

Neni 89 - Afati i veprimit juridik ėshtė ēasti i caktuar, nga i cili fillon ose pushon fuqia juridike ose disa nga efektet e tij.

Neni 90 - Afati ėshtė pezullues kur nė
veprimin juridik ėshtė parashikuar se pasojat e tij fillojnė nga njė
kohė e caktuar. Afati ėshtė zgjidhės kur nė veprimin juridik ėshtė
parashikuar se pasojat e tij pushojnė nė njė kohė tė caktuar.




Llogaritja e afateve tė veprimeve juridike

Neni 91 - Kur afati ėshtė caktuar me ditė,
nuk llogaritet dita nė tė cilėn takon ngjarja ose koha nga e cila ai
duhet tė fillojė. Afati qė ėshtė caktuar nė javė, nė muaj ose nė vite,
mbaron,me kalimin e asaj dite tė javės sė fundit ose tė muajit tė
fundit qė ka tė njėjtin emėr ose numėr me atė tė ditės qė ai ka
filluar. Kur njė ditė e tillė mungon nė muajin e fundit, afati mbaron
me kalimin e ditės sė fundit tė kėtij muaji. Kur dita e fundit e njė
afati bie nė ditė pushimi, afati mbaron nė ditėn e punės qė vjen pas
asaj tė pushimit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



PĖR KODIN CIVIL TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ Empty
MesazhTitulli: Pavlefshmėria e veprimeve juridike   PĖR KODIN CIVIL TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ Empty28.03.09 7:40

(nenet 7, 8, 13, 17, 14, 15, 16, dhe
37/a)

Veprime juridike tė pavlefshme

Neni 92 - Veprimet juridike tė pavlefshme nuk krijojnė asnjė pasojė juridike. Tė tilla janė ato qė:

a) vijnė nė kundėrshtim me njė dispozitė urdhėruese tė ligjit;
b) kryhen pėr tė mashtruar ligjin;
c) kryhen nga tė mitur nėn moshėn katėrmbėdhjetė vjeē;
ē) bėhen nė marrėveshje tė palėve pa patur pėr qėllim qė tė
sjellin pasoja juridike (fiktive ose tė simuluara).


Neni 93 - Kur veprimi juridik ėshtė bėrė me
qėllim pėr tė mbuluar njė veprim juridik tjetėr, ky i fundit ėshtė i
vlefshėm nė qoftė se pėrmbush gjithė kushtet e nevojshme pėr
vlefshmėrinė e tij. Veprimi juridik fiktiv ose i simuluar nuk dėmton
personat etretė tė cilėt nė mirėbesim kanė fituar tė drejta nė bazė tė
tij.

Veprime juridike qė shpallen tė pavlefshme

Neni 94 - Tė anullueshme quhen veprimet
juridike tė cilat janė tė vlefshme gjersa gjykata me kėrkesėn e tė
interesuarit i shpall tė pavlefshme. Tė tilla janė veprimet juridike tė
kryera nga:

a) tė miturit mbi katėrmbėdhjetė vjeē, kur veprimin juridik e
kanė kryer pa pėlqimin e prindit ose tė kujdestarit;

b) personat, tė cilėt pėr shkak sėmundje psikike ose zhvillimi
tė metė mendor u ėshtė hequr ose kufizuar zotėsia pėr tė vepruar, kur veprimin juridik e kanė kryer pa pėlqimin e kujdestarit;

c) personat, tė cilėt nė kohėn e kryerjes sė veprimit juridik
nuk ishin tė ndėrgjegjshėm pėr rėndėsinė e veprimeve tė tyre, megjithėse nė atė kohė nuk u ishte hequr zotėsia pėr tė vepruar;

ē) personi qė ka kryer veprimin juridik duke qėnė i mashtruar,
i kanosur, nė lajthim ose pėr shkak tė nevojės sė madhe.


Anullimi i kėtyre veprimeve mund tė kėrkohet edhe pas vdekjes sė
personit pėrkatės, por vetėm kur para vdekjes ėshtė kėrkuar heqja e
zotėsisė sė tij pėr tė vepruar.

Neni 95 - Mashtrimi mund tė shkaktojė qė
veprimi juridik tė shpallet i pavlefshėm, kur gėnjeshtra e pėrdorur nga
njėra palė, pėr ta shpėnė nė gabim palėn tjetėr, ėshtė e tillė qė pa
atė pala nuk do ta kishte kryer veprimin juridik. Kur mashtrimi ėshtė
bėrė nga njė person i tretė, pala e mashtruar mund tė kėrkojė shpalljen
e pavlefshmėrise sė veprimit juridik vetėm kur nė kohėn e kryerjes sė
tij pala tjetėr ka ditur oseduhej tė dinte mashtrimin.

Neni 96 - Kanosja mund tė shkaktojė qė
veprimi juridik tė shpallet i pavlefshėm, kur ėshtė e tillė sa tė
friksojė personin se ai vetė, bashkėshorti,pasardhėsit ose paraardhėsit
e tij do tė pėsojnė njė dėm fizik ose material tė padrejtė dhe tė
rėndė. Kanosja mund tė kryhet edhe nga njė person i tretė qė nuk merr
pjesė nė veprimin juridik.

Neni 97 - Lajthimi mund tė shkaktojė qė
veprimi juridik tė shpallet i pavlefshėm vetėm nė qoftė se lidhet me
cilėsinė e sendit, me identitetin ose cilėsitė e personit tjetėr, apo
me rrethana aq thelbėsore sa qė pa ato, pala nuk do tė kishte kryer
veprimin juridik.

Neni 98 - Lajthimi nė llogaritje nuk sjell
shpalljen e veprimit juridik si tė pavlefshėm, por vetėm korregjimin e
tij, pėrveē kur gabimi nė sasi ka qenė pėrcaktues pėr marrėveshjen.

Neni 99 - Veprimi juridik mund tė shpallet i
pavlefshėm nė rastin kur pėr shkak tė nevojės sė madhe, detyrimet e
marra nga njėra palė janė krejt tė papėrfillshme nė krahasim me
pėrfitimet qė nxjerr pala tjetėr nga veprimi juridik.

Neni 100 - Veprimi juridik i kryer nga
pėrfaqėsuesi mund tė shpallet i pavlefshėm me kėrkesėn e tė
pėrfaqėsuarit, kur vullneti i pėrfaqėsuesit ėshtė me ves. Kur vesi ka
tė bėjė me elemente tė pėrcaktuara nga i pėrfaqėsuari, veprimi juridik
mund tė shpallet i pavlefshėm, vetėm nė qoftė se ishte i vesuar
vullneti i kėtij tė fundit.

Neni 101 - Kur nė veprimin jurdik ka rėndėsi
pėrcaktimi i mirėbesimit ose i keqbesimit, i dijenisė ose i mosdijenisė
sė rrethanave tė caktuara, qė pėrbėjnė kushte pėrcaktuese tė vlefshme
ose tė pavlefshme tė veprimit juridik, mbahet parasysh personi i
pėrfaqėsuesit, pėrveē kur bėhet fjalė pėr rrethana tė pėrcaktuara nga i
pėrfaqėsuari. I pėrfaqėsuari qė ėshtė nė keqbesim nuk mund tė pėrfitojė
nė asnjė rast nga mosdijenia ose mirėbesimi i pėrfaqėsuesit.

Neni 102 - Veprimi juridik i kryer nė dėm tė
tė pėrfaqėsuarit pėr shkak marrėveshjeje me keqbesim midis
pėrfaqėsuesit dhe personit tė tretė, mund tė shpallet i pavlefshėm pėr
tė pėrfaqėsuarin.

Afati i parashkrimit tė padisė

Neni 103 - Padia pėr tė kėrkuar qė njė veprim juridik tė shpallet i pavlefshėm, parashkruhet brenda pesė vjetėve.

Neni 104 - Afati pėr ngritjen e padisė fillon:

a) pėr veprime juridike tė kryera nga persona qė u ėshtė hequr
ose kanė patur zotėsi juridike tė kufizuar pėr tė vepruar, qė nga dita
qė janė bėrė madhorė ose qė u ėshtė kthyer zotėsia pėr tė vepruar;

b) pėr veprime juridike tė kryera me mashtrim, kanosje ose
lajthim, nga dita qė mashtrimi ose lajthimi janė zbuluar, ose kanosja
ka pushuar, por nė ēdo rast, jo mė shumė se tre vjet nga dita qė ėshtė
kryer veprimi juridik;

c) nė raste tė tjera, qė nga dita qė ėshtė kryer veprimi
juridik.


Neni 105 - Veprimi jurdik qė shpallet i pavlefshėm quhet i tillė qė nga ēasti kur ėshtė kryer.

Pasojat e pavlefshmėrisė sė veprimit juridik

Neni 106 - Kur veprimi juridik ėshtė i
pavlefshėm pėr arsye se vjen nė kundėrshtim me ligjin, ose ėshtė bėrė
me qėllim mashtrimi tė ligjit, ēdo gjė qė palėt i kanė dhėnė
njėra-tjetrės merret dhe kalon nė tė ardhurat e shtetit dhe kur nuk
ėshtė e mundur tė merret po ajo gjė, kėrkohet vlefta e saj. Kur njėra
nga palėt ka vepruar nė mirėbesim, gjykata mund tė vendosė qė ēdo gjė
qė ka dhėnė kjo palė t'i kthehet kėsaj dhe kur nuk ėshtė e mundur
kthimi i po kėsaj gjėje, i paguhet vlefta e saj.

Neni 107 - Kur veprimi juridik shpallet i
pavlefshėm pėr arėsye se ėshtė bėrė me mashtrim, kanosje, nga nevoja e
madhe ose sepse mungon forma e kėrkuar nga ligji, secila nga palėt
duhet t'i kthejė palės tjetėr ēdo gjė qė ka marrė prej saj dhe, kur nuk
ėshtė e mundur t'i kthehet po ajo gjė, t'i paguhet vlefta e saj.

Neni 108 - Kur veprimi juridik konstatohet se
ėshtė i pavlefshėm pėr arėsye se ėshtė kryer nga njė i mitur, qė nuk ka
mbushur moshėn katėrmbėdhjetė vjeē ose shpallet i pavlefshėm se ėshtė
kryer nga njė i mitur qė ka mbushur moshėn katėrmbėdhjetė vjeē, por pa
pėlqimin e prindit ose tė kujdestarit tė tij, secila nga palėt
detyrohet t'i kthejė palės tjetėr ēdo gjė qė ka marrė prej saj dhe kur
nuk ėshtė e mundur tė kthejė po atė gjė, t'i paguajė vleftėn. Pėrveē
kėsaj, pala qė ka zotėsi pėr tė vepruar detyrohet t'i shperblejė tė
miturit dėmin qė ky ka pėsuar pėr shkak se veprimi juridik konstatohet
ose shpallet i pavlefshėm.

Neni 109 - Kur veprimi juridik shpallet i
pavlefshėm pėr arsye se ėshtė kryer nga njė person, tė cilit i ėshtė
hequr krejt zotėsia pėr tė vepruar ose pėr arsye se ėshtė kryer nga njė
person tė cilit i ėshtė kufizuar zotėsia pėr tė vepruar e pa patur
pėlqimin e kujdestarit tė tij, ose pėr arsye se ėshtė kryer nga njė
person i cili nė kohėn e kryerjes sė veprimit juridik nuk ka patur
ndėrgjegjen e rėndėsisė sė veprimeve tė tij, secila nga palėt detyrohet
t'i kthejė palės tjetėr ēdo gjė qė ka marrė prej saj dhe, kur nuk ėshtė
e mundur t'i kthejė po atė gjė, t'i paguajė vleftėn. Pėrveē kėsaj, pala
qė ka patur zotėsinė pėr tė vepruar detyrohet t'i shpėrblejė palės
tjetėr dėmin qė kjo palėka pėsuar pėr shkak tė veprimit juridik qė
ėshtė shpallur i pavlefshėm, nė rast se dinte ose duhet tė dinte se
pala tjetėr nuk ka patur zotėsi pėr tė vepruar ose nuk ka patur
ndėrgjegjen e rėndėsisė sė veprimeve tė saj.

Neni 110 - Kur veprimi juridik shpallet i
pavlefshėm pėr arsye se njėra nga palėt ka qenė nė lajthim, secila nga
palėt detyrohet t'i kthejė palės tjetėr ēdo gjė qė ka marrė prej saj
dhe, kur nuk ėshtė e mundur t'i kthejė po atė gjė, t'i paguajė vleftėn.
Pėrveē kėsaj, pala qė ka kėrkuar tė shpallet i pavlefshėm veprimi
juridik detyrohet t'i shpėrblejė palės tjetėr dėmin qė ajo ka pėsuar
pėr shkak se veprimi juridik ėshtė shpallur i pavlefshėm, me pėrjashtim
tė rastit kur ajo provon se nuk ka faj qė ka rėnė nė lajthim ose se
pala tjetėr ka ditur ose duhet tė dinte lajthimin.

Neni 111 - Kur shkaku i pavlefshmėrisė prek
vetėm njė pjesė tė veprimit juridik, ky mbetet i vlefshėm nė pjesėt e
tjera tė tij, pėrveē kur, sipas pėrmbajtjes sė veprimit juridik, kėto
pjesė paraqesin marrėdhėnie tė pandashme me pjesėn e pavlefshme tė
veprimit juridik.


Marre nga "Wikibooks"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





PĖR KODIN CIVIL TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ Empty
MesazhTitulli: Re: PĖR KODIN CIVIL TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ   PĖR KODIN CIVIL TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
PĖR KODIN CIVIL TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kushtetuta e Republikes se Shqiperise
»  Kodi Civil pjesa II
» Historia Shqiptare
» Kalate e Shqiperise

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Legjislacioni :: Kodi civil-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions