Tirana


Te shetisim neper Shqiperi! 1175557597-Goverment_Buildings





Pėr tju shoqėruar nėpėr Shqipėri apo pėr tju sugjeruar njė itinerar, ėshtė e natyrshme qė ta fillojm kėtė nga

kryeqyteti i saj, Tirana. Eshtė njė ndėrmarrje e vėshtirė ta pėrfshish tė gjithė hapėsirėn e kryeqytetit shqiptar me njė udhėtim tė vetėm, por me njė pėrzgjedhje tė vendeve mė tė bukura tė tij, do tė largoheshit vėrtet me

mbresa tė kėndshme.

Le ta fillojmė pra udhėtimin nėpėr Shqipėri, duke eksploruar mė parė kryeqytetin e saj Tiranėn.

Njihuni me Tiranėn

Tirana - sot kryeqyteti i Shqipėrisė - u themelua nė vitin 1614, nga Sulejman Pash Bargjini, njė feudal i pasur i kohės, nga fshati Mullet. Ai ndėrtoi fillimisht njė xhami dhe njė hamam, qė u bėn pastaj bėrthama e qytetit tė ardhshėm. Mendohet qė Tirana tė ketė qenė njė qendėr e banuar, qysh nė kohėn e Ilirėve, rreth shekullit IV para Krishtit. Rrėnojat e qytetit gjenden akoma sot nė kėmbėt e malit tė Dajtit, ku mendohet tė ketė ekzistuar njė kėshtjellė. Njė nga burimet e emrit tė Tiranė, ėshtė pikėrisht emri i kėshtjellės, Tirkan, e cila pėrmendet pėr herė tė parė nė historinė e bizantinėve nga historiani Prokopius.


Nė vitin 1920, nė Kongresin e Lushnjes, Tirana u vendos tė bėhej kryeqyteti i pėrkohshėm i Shqipėrisė.

Statusin e saj pėrfundimtar e mori nė vitin 1925. Sot, Tirana ėshtė njė qytet qė rritet dhe ndryshon pėrditė dhe ėshtė qendra mė e madhe tregtare dhe administrative nė Shqipėri. Eshtė njė qytet i mbushur me hotele, restorante, bare, pub-e, qendra dhe komplekse argėtimi, qė mundsojn njė jet aktive dhe tė shumėllojshme pėr tė gjitha shtresat e popullsisė dhe pėr tė gjith tė huajt qė vizitojnė Tiranėn pėr arsye nga mė tė ndėryshmet.

Gjithashtu Tirana ėshtė njė qendėr aktivitetesh kombėtare dhe ndėrkombėtare tė rėnėdėsishme, seminare, simpoziume, konferenca, festivale, spektakle etj, qė e bėjnė njė qytet tashmė tė njohur dhe tė hapur me botėn.

Po tė na duhej tė bėnim njė listė tė plotė tė atraksioneve tė kryeqytetit shqiptar qė vlen tė vizitohen, kjo listė do tė ishte shumė e gjatė. Nga kjo list ne po ju shkėpusim ato qė ju kurrsesi nuk duhet t'i lini pa i parė ose vizituar:

Monumenti i heroit kombėtar, Gjergj Kastrioti, Skėnderbeu, nė qendėr tė Tiranė, njė sėrė ndėrtesash historike, Xhamia e Ethem Beut, Kulla e Sahatit, 35 m e lartė, ndėrtuar mė 1830. Nga maja e kullės, qė ėshtė e hapur pėr vizitorėt, mund tė shijohet njė pamje fantastike e sheshit Skėnderbej.

Urėn e Tabakve, (shek XVIII), njė fragment tė kėshtjellės sė Justinianit, Pranė Kinema Milenium 2.

Monumentin Nėna Shqipėri, nė Varrezat e Dėshmorėve, qė ndodhet nė pjesėn juglindore tė kryeqytetit.


Teatrin e Operas dhe Baletit, Teatrin Kombėtar, Galerin e Arteve Figurative, Qendrėn ndėrkombtare tė Kulturės, Pallatin e Kongreseve, Muzeun Historik, Muzeun Arkeologjik, Muzeun e Shkencave tė Natyrės, etj.

Nė pjesėn jugore shtrihet Parku i Madh i Liqenit, me njė sipėr faqe prej 230 ha dhe liqeni artificial nė mes tė tij me njė siPėr faqe prej 55 ha. Nė pyllin e Parkut tė Madh, rriten 120 lloje pemsh dhe bimėsh dekorative dhe njė numėr i madh lulesh.

Jo shumė larg prej qytetit, mund tė ushtroni turizmin malor. 25 km nga Tirana, ngrihet Mali i Dajtit, ku mund tė kalohen pushime shumė tė bukura, tė mbushura me aktivitete, si trekking, ekskursione, ski, etj. Tashmė ju mund tė shfrytėzoni edhe transportin e teleferikut, i cili e pėrshkon hapsirėn pėr 15 min dhe ju jep mundėsinė tė shijoni pamje tė mrekullueshme tė natyrės nga lart. Kjo shkurton shumė kohėn dhe krijon mundėsi mė tė mėdha pėr tė preferuar turizmin ditor qė ofron zona e malit tė Dajtit. Nė Parkun Kombėtar tė Dajtit, rriten njė numėr i madh bimėsh dhe kafshėsh dhe ėshtė e ndaluar rreptsisht gjuetia jashtė sezonit.

Njė mundėsi tjetėr e mirė jashtė Tiranės ėshtė Mali me Gropa, ku njerėzit mund tė shkojn tė clodhen, larg zhurmave tė metropolit.

15 km nė jug tė Tiranė, ndodhet Kalaja e Petrelės, me njė moshė dymijė vjeare, e ndėrtuar nga fiset ilire tė Albanėve, me Prijės Glaukun. Kėshtjella ngrihet nė majė tė kodrės, duke ofruar njė panoram tė mahnitėshme tė tė gjithė zonės. Nė kohėn e Skėnderbeut, kėshtjella ėshtė komanduar nga Princesha Mamica, motra e Gjergj Kastriotit dhe ishte pjesė e Principatės sė Krujės.

15 km nė veriperėndim tė Tiranės, ndodhet kalaja e Prezės, edhe kjo pjesė e Principatės sė Krujės. E ndodhur pranė Aeroportit tė Rinasit, kalaja ėshtė njė pikė mjaft e frekuentuar nga turistėt, pėr pamjet unike qė ofron.

Njė tjetėr vend interesant, ėshtė Shpella e Pėllumbasit, ose “Shpella e Zezė”, e zbuluar vetėm kohėt e fundit, 18 km larg Tiranės, nė zonėn e Skoranės. Me muret e brendshme tė veshura me stalaktite dhe stalagmite, ajo ėshtė jo vetėm njė vend tėrheqės pėr vizitorėt por edhe pėr studiuesit dhe speleologėt.


Muzikė e tė gjitha llojeve pėr njė natė argėtuese

Nė Tiranė do tė gjeni me dhjetra lokale dhe klube nate tė gjinive tė ndryshme, ku mund tė shkoni tė shijoni muzikėn qė ju plqen. Klube jazz-i, pub-e, disko, kabare, bistro, ambiente orientale, muzik live, pa lėnė mėnjanė koncertet dhe aktivitetet e shumta qė luhen nėpėr sallat e teatrove dhe qendrave tė kulturės. Nė kėtė listė tė gjatė do tju sugjeronim disa prej tyre, ku aktiviteti ėshtė permanent dhe kėnaqėsia pa dyshim e garantuar. Kėshtu pėr tė kėrcyer muzikėn mė tė mirė tė momentit, mund tė shkoni nė disko Calvin, pėr tė shijuar kabare dhe spektakėl, ju sugjerojmė Rozafa Palace, pėrė tė dėgjuar live kėngėtarė tė njohur, bėni mirė tė vizitoni Venue Club, pėr njė mbrėmje tė qetė nė shoqėrinė e miqve dhe tė muzikės mė tė mirė tė viteve 60-70-80, duhet tė shkoni nė Charls Bistro. Sigurisht qė argėtimi nuk mungon nė asnjė prej vendeve tė natės por zgjedhja ėshtė njė alternativ.Shqiperia.com