Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

Share | 
 

 Argumente logjike mbi njohjen e ekzistencės sė zotit!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angela Martini
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 192
Registration date : 03/09/2010
Age : 32
Location : Albania

MesazhTitulli: Argumente logjike mbi njohjen e ekzistencės sė zotit!   10.09.10 22:01

Argumentet logjike tė shoqėruara nga shembuj alegorik, qė do tė shpalohen nė vazhdim, pėr t’i dhėnė njė pasqyrim mė tė hollėsishėm ekzistencės sė Zotit - janė tėrėsisht nė pėrputhje me arsyen e shėndoshė. Shembujt mund tė jenė kompleks pėr ata qė nuk meditojmė rreth tyre, por janė shumė tė qartė nėse meditojmė rreth tyre, dhe i qasemi nė mėnyrė analitike, pse jo edhe kritike.
Sė pari duhet cekur atributin mė tė rėndėsishėm tė Zotit, qė ėshtė Krijuesi. Ky atribut i Zotit, ėshtė qenėsor, i pėrhershėm dhe i ngėrthen nė vete tė gjitha atributet, cilėsitė tjera qė Krijuesi i posedon, tė cilat e bėjnė njė fuqi tė pėrkryer absolute, tė gjithėfuqishme.

Krijuesi krijon e nuk ėshtė i krijuar, ndėrsa krijesa ėshtė e krijuar dhe nuk krijon! Ėshtė ky njė parim universal dhe i pėrhershėm, i pėrcaktuar pikėrisht nga Zoti i botėve.
Njeriu dhe askush tjetėr nuk e kanė pasur, nuk e kanė, dhe as qė do ta kenė ndonjėherė cilėsinė dhe fuqinė e krijimit. Edhe me gjithė kėtė aftėsi mendore e fizike qė i ėshtė dhėnė njeriut, ai ende nuk ka arritur tė krijoj diēka nga asgjėja.
Njė person i cili nuk e pranon ekzistencėn e Zotit, nuk mund ta shpjegoj ekzistimin e asnjė krijimi! Qė ky pohim tė vėrtetohet, duhet tė meditohet pasi tė lexohet.
Parimi i kauzalitetit kundron se ēdo pasojė (rrjedhim) e ka njė shkak. Ky pohim ėshtė i saktė, por vlen vetėm deri tek shkaku i pashkak – Zoti.
Sikurse ēdo gjė qė ekziston tė varej nga njė shkak tjetėr, dhe i njėjti parim tė vlente edhe pėr Krijuesin, atėherė nuk do tė kishim as edhe krijimin mė tė vogėl.

1. Nėse marrim njė bukė dhe pyesim se kush u bė shkak qė ajo tė vinte nė atė formė?, patjetėr se pėrgjigja do tė jetė: faktor relevant i saj ėshtė mielli (nė mėnyrė qė tė jemi sa mė konciz, nuk do tė ceken elementet tjera qė bėjnė tė mundur trajtat e caktuara tė krijimit)!, prapė pyesim, nga erdhi mielli? - nga gruri!, po gruri nga doli, kush u bė shkak i tij?, - s’ka dyshim se shkaktar ishte toka, dhe pyetja e fundit qė mund tė shtrohet, ėshtė, nga erdhi toka, kush e krijoi atė? Pėr besimtarėt pėrgjigja ėshtė shumė e qartė - atė e ka krijuar Zoti dhe vetėm Ai. Zoti ėshtė shkaktar i tė gjitha shkaqeve, i Cili vet ėshtė i pashkak. Siē thoshte filozofi i njohur antik, Aristoteli: Lėvizėsi i palėvizshėm – Zoti. Por ja qė mosbesimtarėt (ateistėt) nuk ndalen me kaq, ata parashtrojnė pyetjen: kush ėshtė krijues i Krijuesit?
Ata qė nė fillim nisen nga njė pikė e gabuar, ngase njėherė pranojnė Krijuesin, mė pastaj pyesin se kush e krijoi Atė. Por harrojnė se si ēdo send qė ka karakteristikėn e vet, edhe Krijuesi i ka karakteristikat/cilėsitė e veta, e qė njėra ndėr to ėshtė: I Pėrhershmi. Sigurisht qė kėto tentativa tė tyre gjithnjė kanė dėshtuar dhe gjithherė destinim i tyre do tė jetė dėshtimi i kulluar, ngase nisen nga njė pikė mjaft e shėmtuar.
Njerėz qė fenomene shoqėrore, natyrore e universale i shpjegojnė nė mėnyrė racionale dhe shkencore, e kanė tė qartė se Zoti ėshtė krijues dhe sundues i gjithėsisė, e tė cilėtjanė tė bindur se vetėm nėn kompetencėn e Tij ėshtė i mundur krijimi nga asgjėja.
Do tė nisemi nga kėndvėshtrimi i ateistėve, pėr t’u kthyer nė retrospektivė, qė t’i kėrkojmė shkaqet e shkaqeve tė pėrkohshme. Por, fillimisht pyetjes sė ateistit, se ēfarė ka para Zotit, do tė pėrpiqemi t’i pėrgjigjemi pėrmes njė postulati matematikor, nėpėrmjet njė dialogu tė imagjinuar, ndėrmjet dy krijesave tė Zotit me perceptime diametralisht tė kundėrta pėr Zotin.

Ateisti: Ēfarė ka para Zotit?
Besimtari: Asgjė, Zoti ka ekzistuar pėrjetėsisht!
Besimtari: Ēfarė ka para njėshit (1)?
Ateisti: Zero (0)!
Besimtari: Sa bėjnė 1+0?
Ateisti: Njė (1)!
Besimtari: Prapė po mbetet njė! Zoti ėshtė njė dhe i vetėm, asgjė nuk ka para Tij, sepse Ai ėshtė i Pėrhershėm.
Besimtari: Cili ėshtė numri i fundit?
Ateisti: Nuk ka numėr tė fundit!
Besimtari: Zoti ėshtė i pambarim. Sikur tė kishte mbarim nuk do tė quhej Zot.

Nėpėrmjet kėtij dialogu imagjinar, ndėrmjet besimtarit dhe mosbesimtarit, kuptuam se Krijuesi na ka mundėsuar qė edhe nėpėrmjet matematikės ta kuptojmė tė ekzistuarit e Tij tė pėrhershėm.

Marrim X1 dhe pėrpiqemi tė gjejmė shkakun e tij, qė ėshtė X2, shtrohet pyetja e radhės – kush u bė shkak qė X2 tė vinte nė ekzistencė, natyrisht se X3, por nga erdhi X3, vetėm si rezultat i X4, dhe kėshtu arsyetimi vazhdon deri nė Xn, por edhe mė tutje, deri nė infinit, nė pafundėsi.
Kuptuam se krijimi i X1 nuk do tė realizohej asnjėherė pa krijimin e Xn, ngase ekzistenca e tij do tė varej nga gjitha kėto shkaqe tė pėrkohshme..
Dhe ēfarė do tė ngjante atėherė!? Asgjė! Pikėrisht asgjė! Sepse, nė kėtė rast, nuk do tė kishim njė varg shkaqesh tė ekzistencės siē kemi tani, por njė varg shkaqesh tė mos ekzistencės, me fjalė tė tjera nuk do tė ekzistonte as edhe grimca mė e vogėl, qė deri nė shekullin XX mendohej se ėshtė atomi! Pikėrisht sepse secili shkak i pėrkohshėm po varet nga shkaqe tjera, po ashtu tė pėrkohshme, dhe ky proces shkon drejt e nė pafundėsi e regres, ndėrsa regresi nė kėtė rast ėshtė i pamundur, pikėrisht se nė gjithėsi ka progres, kemi njė varg shkaqesh tė cilat japin tė kuptojnė se shkaku pėrfundimtar i ekzistencės sė tyre nuk mund tė jetė i pėrkohshėm por i pėrjetshėm, i pėrhershėm, ky ėshtė Krijuesi, fuqia Supreme.
Arritėm tek pėrfundimi, se ekzistenca jonė do tė ishte e pamundur, po mos tė ishte Krijuesi dhe dėshira Tij qė ne tė ekzistonim.
2. Thamė se Krijuesi krijon ndėrsa krijesa nuk krijon. Mirėpo, jo pse ne e thamė ėshtė kėshtu, por pikėrisht se kėshtu ėshtė ne e thamė, ngase nuk kemi pse tė themi ndryshe. Krijesa (nė ketė rast, njeriu) nuk krijon, ai/ajo vetėm manipulon, modifikon apo i ndryshon trajtėn njė krijimi qė tashmė veē ekziston, ėshtė krijuar nga Zoti.
Nėse pran vetes kemi njė veturė, nuk mundemi dhe as qė do tė ishte e pranueshme tė mendojmė se atė e ka krijuar njeriu, pikėrisht pėr faktin se pėr prodhimin e saj, janė nevojitur njė sintetizim i elementeve tė ndryshme, prej tė cilave hekuri ka rol dominues. Por hekuri nuk ėshtė produkt i krijimit tė njeriut; ngase prejardhja e tij ėshtė nga shkėmbinjtė, tė cilėt janė krijuar nga Zoti jashtė kėtij sistemi diellor, pėr arsye se fuqia qė nevojitet pėr ndėrtimin e elementit tė hekurit duhet tė jetė 4 herė mė e madhe se fuqia e sistemit tonė diellor.
Apo sikurse pėrēuesi, pėrcjellėsi i rrymės. Pėrēuesi nuk e prodhon rrymėn, por vetėm bėhet shkak qė ajo tė pėrcillet deri tek njė objekt i caktuar.
Pra, ajo qė njeriu bėn, nuk ėshtė tjetėr veēse njė reflektim i asaj qė tashmė ekziston. Sikurse raporti i Diellit kundrejt Hėnės. Hėna nuk prodhon dritė, ajo vetėm e reflekton dritėn e rrezeve tė diellit. Po mos tė ishte dielli hėna as qė do tė shihej, do tė ishte e mundur tė ekzistonte por nuk do tė shihej.
Rikthehemi tek pyetja e ateistit, kush e krijoi Zotin.

3. Nėse do tė thoshim se Zotin e ka krijuar njė qenie tjetėr, atėherė, Zotit tė njėmend, po ia marrim atributin e Krijuesit, dhe si rezultat ne Zotin, i Cili, i Vetmi, e posedon atributin e krijimit, e shndėrruam nė krijesė, ndėrsa pohuam tė vėrtetėn se krijesa nuk krijon. Si rrjedhojė vijmė nė pėrfundim se po tė ishte Zoti krijesė ne dhe asgjė tjetėr nuk do tė ekzistonim, sepse ai nuk do e posedonte cilėsinė e krijuesit, veēori/cilėsi e cila mundėson krijimin nga asgjėja.
4. Nėse imagjinojmė dy persona, tė cilėt janė drejtuar nė shtėpinė e njėrit prej tyre, dhe pasi tė kenė hyrė nė shtėpi, pronari i shtėpisė, ēantėn qė mbante nė krah e vendos nė dysheme dhe pėr disa qaste del nga dhoma, ndėrsa miku i tij ulet nė njė kolltuk. Ndėrkohė, pronari i shtėpisė hyn nė dhomė, e sheh mikun i cili, nga kolltuku qė kishte qenė ulur mė parė, kishte kaluar nė dysheme, afėr ēantės sė tij.
Ai as qė hamendet apo pyet pėr mėnyrėn e kalimit nga kolltuku nė dysheme, sepse e di se njė nga karakteristikat e njeriut ėshtė qė ai lėviz pa ndihmėn e askujt (abstragojmė ndikimin e Zotit mbi tė). Gjithashtu ai nuk ēuditet as me ēantėn qė ka qėndruar e palėvizur, sepse e di qė njė prej karakteristikave tė saj ėshtė sė ajo qėndron e palėvizshme, statike.
Pra, karakteristikė e Krijuesit ėshtė se ai krijon dhe nuk ėshtė i krijuar, Ai ėshtė i pari i pa fillim, dhe i fundit i pa mbarim, ėshtė Qenie Absolute, e Pėrhershme. Nė tėrė qenien e njeriut ėshtė rrėnjosur ky fakt. Filozofi i njohur Rene Dekarti, njėri prej pėrfaqėsuesve mė tė njohur tė dy pikėpamjeve/drejtimeve filozofike: dualizmitdhe racionalizmit, - mendonte se ideja pėr Zotin ėshtė e rrėnjosur nė tėrė qenien e njeriut.

Nė asnjė mėnyrė njohja e Zotit nuk bėn tė kėrkohet vetėm nėpėrmjet shqisave, pikėrisht sepse asnjėherė nuk mund tė arrihet. Shqisat kontribuojnė nė drejtim tė njohjes sė Zotit, por nuk janė faktor vendimtar. Falė shqisės sė shikuarit ne vėshtrojmė krijimin madhėshtor tė Zotit, por vetėm pėrmes mendjes mund t’ia japim vlerėsimin e merituar njė krijimi tė caktuar.
Me njohje tė Zotit nuk nėnkuptojmė dijen mbi qenien e Tij esenciale, por tė kuptuarit mbi ekzistencėn e Tij reale.

Muhamet Krasniqi
Student i Departamentit
tė Sociologjisė - UP

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga veton-juristi : 31-01-10 nė 18:29

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.AlbaniaFace.Com
Network
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 32
Location : Itali

MesazhTitulli: Re: Argumente logjike mbi njohjen e ekzistencės sė zotit!   10.09.10 22:26

Argumenti mė i thjeshtė dhe mė i pėrhapur qė ka tė bėjė me ekzistencėn e Zotit ėshtė ai mbi skicimin. Kur′ani Famėlartė pėrmend krijesat e botės si ajete d.m.th. shenja nga Zoti. Zakonisht thuhet se struktura dhe rendi i pėrkryer i gjėrave janė provė pėr ekzistencėn e njė force koordinuese.96 Thuhet se ky argument - ndryshe nga tė tjerėt siē janė ai i Lėvizėsit tė Parė, domosdoshmėrisė dhe mundėsisė (burhan al-wuxhub wa imkan), si dhe argumenti i tė ardhurit nė ekzistencė dhe pėrjetėsisė (burhan al-huduth wa kidam) dhe ai i Tė Besueshmėve (burhan al-Siddikin), tė cilėt kanė thelb tė pastėr filosofik, teologjik dhe racional - ėshtė njė argument natyror dhe nė pėrgjithėsi empirik. Ai ka thelb tė zbatueshėm dhe i ngjan tė gjithė argumenteve dhe vėrtetimeve tė tjera qė janė fryt i pėrvojės njerėzore.

Nė Perėndim, David Hume97, filosofi skocez i shek. XVIII, hodhi dyshim mbi kėtė argument dhe qė atėherė shumė njerėz nė Perėndim ende kanė mendimin se argumenti mbi rregullsinė, qė ėshtė mbėshtetėsja mė e madhe e besimtarėve, e ka humbur besueshmėrinė e vet. Mosbesimi nė tė argumentuarit pėr ekzistencėn e Zotit e sidomos nė argumentin e skicimit, bėjnė pjesė nė shkaqet e animit nga materializmi nė Perėndim.

Tani do tė diskutojmė mbi pasojat dhe ndikimet e dėmshme [tė arsyetimit] tė zotėri Humeit.
Hume shkroi njė libėr me titull Dialogje mbi Religjionin Natyror. Nė atė libėr, njė person fiktiv, i quajtur Cleanthes, mbron argumentin e planit tė pėrkryer, ndėrsa personi tjetėr imagjinar, me emrin Philo e sulmon atė e kėshtu kėta dy persona zhvillojnė debatin. Edhe pse Hume nuk ėshtė materialist, ai pėrpiqet tė vėrtetojė se argumenti i paraqitur nga besimtarėt s′ka bazė shkencore, ēka pėrbėn tė njėjtin rast me atė tė materialistėve. Ai mendon se tė besuarit ėshtė ēėshtje zemre dhe nėse argumenti i skicimit mund tė pėrvetėsohet si bazė racionale, mund tė thuhet vetėm se:

Rendi i dallueshėm nė natyrė, pavarėsisht nga gjithēka qė ėshtė thėnė, sugjeron - nėse nuk vėrteton - se ′Shkaku ose shkaqet e rregullsisė mesaduket kanė njėfarė ngjashmėrie tė largėt me inteligjencėn njerėzore′. Pėrtej kėsaj, ne nuk zotėrojmė ndonjė mėnyrė pėr tejzgjatjen e argumentit me qėllim vėrtetimin e ndonjėgjėje mbi karakteristikat e kėtij shkaku apo shkaqeve.98

Humei, gjithsesi ėshtė filosofikisht skeptik dhe agnostik. Pėr tė thuhet:

David Hume gjithė jetėn u morr me diskutimin mbi vlefshmėrinė e arsyetimeve tė ndryshme, tė cilat synonin vėrtetimin e ekzistencės sė njė Qenieje Hyjnore. Nė fletoret dhe letrat e tij tė hershme, ai u thellua nė mėnyrė tė vazhdueshme mbi problemin nė fjalė, duke treguar tė metat apo gabimet nė argumentet e njė sėrė mendimtarėve religjiozė. Nė punime tė ndryshme tė tij, Hume e kritikoi rreptėsisht arsyetimin e pėrdorur nga disa prej filosofėve religjiozė. Ndoshta pėr shkak tė pėrhapjes sė atėhershme tė argumentit tė rregullsisė, njė nga nismat kryesore [qė ai ndėrmorri] ishte njė kritikė e tejpėrtejshme e tij. Ai punoi pėr njėzetepesė vjet rreth kėsaj ēėshtjeje duke plotėsuar dhe librin e tij tė njohur Dialogje mbi Religjionin Natyror.99

Argumentin e rregullsisė Humei e shpreh nėpėrmjet fjalėve tė Cleanthesit nė kėtė mėnyrė:

Shikojeni botėn, vėshtroni tė tėrėn dhe ēdo detaj nė veēanti. Do kuptoni se ajo s′ėshtė gjė tjetėr veēse njė makineri e stėrmadhe e nėndarė nė njė numėr tė pafund makinerish tė vogla, tė cilat pėrsėri janė tė ndashme deri nė njė shkallė tė cilėn shqisat dhe aftėsitė e njeriut s′mund ta ndjekin dhe shpjegojnė. Tė gjitha kėto makineri tė ndryshme dhe madje pjesėt e tyre mė tė imta janė tė sistemuara aq saktėsisht me njėra-tjetrėn saqė tė gjithė njerėzit qė mendojnė pėr to i magjeps nė habi dhe i tėrheq nė admirim. Pėshtatja mahnitėse e mjeteve ndaj qėllimeve nė tė gjithė natyrėn, i ngjan me pėrpikmėri - ndonėse i tejkalon pamatshėm - prodhimeve tė shpikjes sė planifikimit, skicimit, mendjes, intelektit dhe urtėsisė njerėzore. Rrjedhimisht, nga ngjashmėritė midis pasojave natyrore dhe krijimeve njerėzore, ne gjykojmė - sipas tė gjitha rregullave tė analogjisė - mbi ngjashmėrinė e shkaqeve tė tyre gjithashtu, dhe e konsiderojmė Krijuesin e natyrės disi tė ngjashėm nė mendje me njeriun, megjithėse nė pėrputhje me pėrmasėn dhe madhėshtinė e makinerisė natyrore, Krijuesi i saj zotėron aftėsi mė tė mėdha. Nė sajė tė kėtij argumenti a posteriori, dhe vetėm nė sajė tė tij, ne vėrtetojmė menjėherė tė ekzistuarit e Zotit dhe ngjashmėrinė e tij me mendjen dhe intelektin e njeriut.100

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.peqini.net
Network
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 32
Location : Itali

MesazhTitulli: Re: Argumente logjike mbi njohjen e ekzistencės sė zotit!   10.09.10 22:27

Hume, me gjuhėn e Philonit skeptik, i cili i drejtohet Cleanthesit, e sulmon kėshtu mendimin e kėtij:

Nėse ne shohim njė shtėpi, Cleanthes, atėherė me sigurinė dhe vendosmėrinė mė tė madhe konkludojmė se ajo shtėpi ka patur arkitektin e saj, sepse kjo ėshtė pikėrisht ai lloj pasoje qė jemi mėsuar tė shohim tė rrjedhė nga ai lloj shkaku. Por, me siguri s′do pohosh se universi pat ngjashmėri tė tillė me njė shtėpi, qė me tė njėjtėn siguri dhe vendosmėri tė konkludosh njė shkak tė ngjashėm, ose tė thuash qė ngjashmėria kėtu ėshtė e plotė dhe e pėrkryer. Njė mungesė e tillė ngjashmėrie ėshtė aq e qartė, sa e shumta qė mund tė pretendosh ėshtė vetėm njė hamendje, njė supozim dhe pandehje e guximshme mbi njė shkak tė ngjashėm.
Me sa jemi nė gjendje tė dimė a priori, materia mund ta ketė burimin e rregullsisė brenda vetes, po ashtu si mendja; dhe idea se disa elementė me ndėrmjetėsinė e njė shkaku tė brendshėm tė panjohur mund tė vijnė nė rregullin dhe renditjen mė tė pėrkryer, nuk ėshtė mė e vėshtirė tė konceptohet se ajo qė idetė dhe domethėniet e tyre nė mendjen e lartė tė universit tė vijnė ngjashėm nė atė gjendje rregulli dhe harmonie pėrmes ndėrmjetėsisė sė njė shkaku tė brendshėm tė panjohur.
Njėmend vallė do mė thotė ndokush qė njė univers i rregulluar mirė duhet tė burojė nga njė mendje dhe mjeshtėri si ajo e njeriut, sepse ne kemi pėrvojė nga kjo? Pėr vėrtetimin e kėtij argumenti kėrkohet patjetėr qė ne tė kemi pėrvojė nė burimin e botėve dhe me siguri nuk mjafton ajo qė ne kemi parė anije dhe qytete tė burojnė nga mjeshtėria dhe shpikja njerėzore�
A mund tė pohosh se mund tė tregosh ngjashmėri tė tilla ndėrmjet strukturės sė njė shtėpie dhe krijimit tė njė universi tė tėrė? Mos vallė e ke parė natyrėn nė gjendjen e rregullit fillestar dhe sistemit harmonik tė elementeve? Mos u krijuan botėrat pėrpara syve tė tu? Dhe, a ke patur rastin e kohėn qė tė vėzhgosh zhvillimin e plotė tė dukurive nga fillimi i shfaqjes sė harmonizimit fillestar deri tek pėrkryerja pėrfundimtare e tij? Nėse po, tregoje pėrvojen tėnde dhe shpalose teorinė qė ke�101

Sė dyti, nė teorinė tėnde, ti nuk ke arsye t′i atribuosh pėrsosmėri Zotit, apo tė thuash qė ai ėshtė i liruar nga tė gjitha gabimet apo papėrkryeshmėritė nė veprat e tij� Tė paktėn, duhet tė pranosh se pėr ne ėshtė e pamundur qė me anė tė shqisave dhe tė menduarit tonė tė kufizuar tė themi nėse kėsisoj rregullsie, nė krahasim me tė tjera qė mund tė ekzistojnė, madje edhe realet, ka gabime tė mėdha, apo meriton lavdėrim tė vėrtetė. A do tė mundet njė fshatar, nėse atij i recitohet Eneida102, tė japė koment se ajo poemė ėshtė absolutisht pa asnjė gabim dhe mangėsi, ose madje t′i japė vendin e saj pėrkatės midis veprave tė intelektit njerėzor? Ėshtė fakt se ai asnjėherė s′ka parė ndonjė prodhim tjetėr.

Por, nėse kjo botė do tė ishte vepėr aq e pėrkryer, pėrsėri mbetet e papėrcaktuar dhe e dyshimtė nėse karakteristikat e saja tė mira i duhen atribuar [para sė gjithash] Krijuesit tė saj. Nėse vėshtrojmė njė anije, natyrisht qė do kemi njė mendim tė lartė pėr intelektin e krijuesit tė njė mekanizmi kaq tė ndėrlikuar, tė bukur dhe tė dobishėm. Dhe ēfarė habie do tė ndjenim po tė zbulonim se ai mekanik ėshtė njė person i trashė i cili ka imituar tė tjerėt dhe se kopjon njė punim, qė gjatė rrjedhės sė shekujve dhe pas shumė provash, gabimesh dhe korigjimesh, vlerėsimesh dhe shkėmbimi mendimesh, dalėngadalė u zhvillua dhe u pėrmirėsua! Para se struktura ekzistente filloi tė llogaritej, ka mundėsi qė nė pėrjetshmėrinė e gjithanshme tė jenė prishur e gjymtuar shumė botėra, dhe gjatė shekujve e nė periudha tė pakufizuara shumė punė shkoi kot, mjaft pėrpjekje tė pafrytshme u ndėrmorrėn dhe njė pėrmirėsim i ngadaltė por i pandėrprerė vazhdoi gjatė periudhave tė pafundme nė artin e botė-krijimit. Kush mund tė pėrcaktojė se ku qėndron e vėrteta nė ēėshtje tė tilla? Kush mundet madje tė vlerėsojė se cila nė mesin e shumė teorive qė u propozuan e tė edhe mė shumė hipotezave qė mund tė pėrfytyrohen, ėshtė mė e mundshmja?103
Vazhdon....

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.peqini.net
Network
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 32
Location : Itali

MesazhTitulli: Re: Argumente logjike mbi njohjen e ekzistencės sė zotit!   10.09.10 22:28

Ne s′kemi kurrfarė tė dhėnash qė tė shtrojmė ēfarėdo sistemi kosmogonie.104 Pėrvoja jonė, aq e papėrkryer nė vetvete dhe aq e kufizuar - si nė shtrirje ashtu edhe nė jetėgjatėsi, s′mund tė na sugjerojė asnjė hamendje tė qėndrueshme lidhur me tėrėsinė e gjėrave. Por nėse na duhet medoemos tė zgjedhim njė teori, sipas cilės rregull do e pėrcaktojmė pėrzgjedhjen tonė? A ekzistojnė rregulla tė tjera pėrveē ngjashmėrisė sė madhe ndėrmjet objekteve tė krahasuara? Dhe, a nuk kanė njė bimė apo njė kafshė qė shfaqen pėrmes mbirjes ose lindjes, ngjashmėri mė tė shumta dhe mė tė mėdha me botėn sesa njė makineri artificiale qė ėshtė produkt i mendjes dhe planifikimit?105

Hume [mė pas] theksoi se:

Tė gjykuarit analogjik i pėrdorur tek argumenti nė fjalė, nuk pėrbėn bazė pėr asnjė pėrfundim mbi cilėsitė morale tė pėrpiluesit tė natyrės, madje edhe sikur tė vėrtetohet ekzistenca e njė pėrpiluesi tė tillė. Idea mbi njė Zot, mirėbėrės, tė drejtė dhe tė mėshirshėm, nuk rezulton nga krahasimi i punimeve natyrore me ato njerėzore. Nėse ai rregullues mendohet tė jetė si njeriu, atėherė nuk do tė kishim arsye tė supozonim se ekziston njė karakteristikė etike qė i pėrket krijuesit tė natyrės. Kur hetohet produkti - d.m.th natyra, dhe shihen tė gjitha manifestimet e saja tė pakėndshme siē janė stuhitė, tėrmetet dhe luftėn e njė pjese tė natyrės me tjetrėn - a mund tė konkludohet qė ky planifikim ka buruar nga njė intelekt i drejtė dhe i mirė?106

Njė pėrmbledhje e shkurtėr e mendimeve tė Humeit nė tė kuptuarit dhe tė kundėrshtuarit e argumentit tė rregullsisė vijon si mė poshtė:
a) Argumenti mbi rregullsinė nuk ėshtė argument racional i kulluar qė bazohet nė aksiomat e para, por njė arsyetim empirik qė rrjedh nga pėrvoja mbi natyrėn dhe si i tillė duhet tė plotėsojė kushtet [dhe kufizimet] e vėrtetimeve empirike.
b) Ky argument pohon se pėrvojat afatgjata mbi natyrėn tregojnė se ka njė ngjashmėri tė pėrkryer ndėrmjet natyrės dhe produkteve njerėzore siē janė makinat, anijet e shtėpitė dhe se bėhet e qartė qė bota - nė kuptimin e raporteve tė pjesėve tė saj me njėra-tjetrėn si dhe marrėdhėnies ndėrmjet strukturės sė botės dhe pasojave e rezultateve qė rrjedhin nga ajo - ėshtė tamam si njė makineri e stėrmadhe.
c) Nė pėrputhje me rregullėn e pėrgjithshme qė pėrdoret nė arsyetimet empirike, ngjashmėria e pasojave ėshtė provė e ngjashmėrisė sė shkaqeve dhe duke patur parasysh faktin se pasoja dhe prodhimi njerėzor burojnė nga njė shpirt, intelekt dhe mendje atėherė edhe bota gjithashtu ėshtė krijim i njė shpirti, intelekti dhe mendjeje madhėshtore.
Vazhdon...

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.peqini.net
Network
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 32
Location : Itali

MesazhTitulli: Re: Argumente logjike mbi njohjen e ekzistencės sė zotit!   10.09.10 22:29

Pėrmbledhja e kritikave tė tij mbi kėtė argument ėshtė kjo:
a) Themeli i kėtij argumenti, pra ngjashmėria ndėrmjet punesave tė natyrės dhe veprave njerėzore, bazohet nė idenė se universi nė kuptimin e pėrbėrjes sė pjesėve tė tij, ėshtė si njė shtėpi apo makineri, tė cilėn e ka ngritur dhe bashkuar njė fuqi e menēur e jashtme, d.m.th. njė intelekt, mendje dhe shpirt e kjo me qėllim arritjen e njė sėrė synimesh. Por, kjo ngjashmėri s′ėshtė e plotė; d.m.th. nuk ėshtė e sigurt dhe pėrfundimtare, por vetėm e mundshme dhe e dyshimtė. Nuk mund tė thuhet qė ngjashmėria e botės me njė makinė ėshtė mė e madhe se ngjashmėria e saj me njė bimė apo njė kafshė, e cila ka njė forcė rregulluese tė brendshme dhe nuk ėshtė nė asnjė mėnyrė e kontrolluar nga jashtė.
b) Ky argument do tė ishte njė argument empirik po tė ish ushtruar shpesh, d.m.th. po tė ishin krijuar vazhdimisht botėra reale nė kėtė trajtė, kushte dhe sistem tė tillė nga ana e disa qenieve inteligjente dhe antropomorfe, e ndėrkaq tė kishim gjetur nėpėrmjet pėrvojės lidhjen e kėsilloji pasojash me shkakun antropomorf. Pas vrojtimit tė njė bote tė ngjashme me botėrat e ushtruara, do vlerėsonim se edhe kjo botė, po ashtu si tė tjerat, ka njė shkak antropomorf. Mirėpo, s′ėshtė kėshtu. Pėrvojėn qė ne kemi nė ndėrtimin e anijeve, shtėpive dhe qyteteve, nuk e radhisim nė kategorinė e pėrvojave qė duhet tė kemi mbi botėn. Shfaqja dhe formimi i botės, qė ndodhi dalėngadalė gjatė miliarda vjetėve, nuk ka ngjashmėri me bėrjen e njė anijeje apo shtėpie.
c) Pėrveē kėsaj, ky argument synon tė vėrtetojė ekzistencėn e Zotit tė Lartmadhėruar, I Cili pėfaqėson urtėsinė pėrfundimtare, fuqinė e pakufi dhe pėrkryerjen absolute. Edhe nėse gjoja vėrtetohet se burimi i kėsaj bote ėshtė njė qenie antropomorfe, kjo s′mjafton qė ta ngremė nė shkallėn e njė pohimi. Ky argument do mjaftonte pėr vėrtetimin e Zotit sikur ne, me anė tė pėrvojės, do kuptonim qė kjo botė ėshtė mė e pėrkryera qė mundet dhe qė ėshtė nė pėrputhje me urtėsinė e pėrsosur hyjnore. Megjithatė, duke patur parasysh faktin se jemi marrė vetėm me kėtė botė e nuk kemi parė botėra tė tjera qė tė kryejmė krahasimin midis tyre dhe saj, ėshtė e pamundur pėr ne tė kuptojmė nėse kjo botė ėshtė e ndėrtuar nė bazė tė menēurisė sė pėrkryer dhe qė ėshtė bota mė e mirė e mundshme. Kjo ėshtė tamam si tė kėrkonim nga njė fshatar, i cili pėrveē njė libri (madje ta zėmė se ėshtė kryevepra mė e mirė) s′ka lexuar asnjė tjetėr nė jetėn e tij, tė deklaronte se i vetmi libėr qė ka lexuar ėshtė mė i miri qė ėshtė shkruar ndonjėherė.
d) E zėmė se kjo botė ėshtė mė e mira e mundshme; kjo pėrsėri nuk pėrbėn provė pėr ekzistencėn e njė Zoti tė madhėrueshėm, I Cili ėshtė pėrkryerje absolute dhe thelb i pastėr, i vetė-mjaftueshėm dhe Qenia e Domosdoshme. Kjo sepse atėherė, ky argument do tė ishte provė pėr ekzistencėn e Zotit tė Lartmadhėruar nėse do tė vėrtetonte qė kjo botė, pėrveē tė qenit mė e pėrsosura, dhe se njė mė e mirė se ajo s′mund tė merret me mend, ėshtė bota e parė qė ka krijuar Zoti dhe se mė parė Zoti s′kishte pėrvojė nė krijim dhe se gradualisht e pėrsosi mjeshtėrinė e tij, e pėrveē kėsaj nuk imitoi mjeshtėrinė e askujt. Mirėpo, asnjėra prej kėtyre nuk janė tė vėrtetueshme. Nga ta dimė ne se Krijuesi i kėsaj bote nuk e ka kopjuar kėtė mjeshtėri nga njė vend tjetėr? Dhe, si e dimė qė nė rrjedhėn e pėrjetėsisė s′e ka pėrsėritur dhe shijuar vetė mjeshtėrinė e krijimit tė botės, s′e ka arritur gradualisht atė dhe njė pėrparim kaq tė madh nė zanat s′e ka arritur pak nga pak?
e) Krahas gjithė kėsaj, nė botėn ekzistente vihen re tė meta, ligėsi dhe gjėra tė shėmtuara qė nuk puthiten nė urtėsinė e pėrsosur Hyjnore, siē janė stuhitė dhe pėrmbytjet, tėrmetet, sėmundjet, fatkeqėsitė, etj...

Vazhdon...

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.peqini.net
Network
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 32
Location : Itali

MesazhTitulli: Re: Argumente logjike mbi njohjen e ekzistencės sė zotit!   10.09.10 22:30

Kėto ishin shkurtimisht vėrejtjet e Humeit dhe ne i paraqitėm me gjuhėn e Lindjes.

Tani do i shqyrtojmė kėto vėrejtje:

1. Idea e zr. Hume se argumenti mbi rregullsinė ka thelb empirik ėshtė e gabuar. Kemi tė bėjmė me empirizėm kur duam tė zbulojmė raportin e njė dukurie tė vrojtueshme me njė dukuri tjetėr tė vrojtueshme.107
Me fjalė tė tjera, empirizmi mund tė jetė i zbatueshėm nė zbulimin e lidhjeve midis dy pjesėve nga natyra e jo nė zbulimin e lidhjes ndėrmjet natyrės dhe tė mbinatyrshmes. Pra, metoda empirike ėshtė e mundur nė natyrė aty ku vėrejmė njė dukuri tė caktuar dhe duam t′i zbulojmė shkakun ose shkaqet me anė tė eksperimentimit, ose kur kėrkojmė tė pėrcaktojmė pasojat dhe rrjedhojat e asaj dukurie. Pėr shembull, nėpėrmjet tė eksperimentuarit mėsojmė pėr raportin midis ngrohjes sė ujit dhe shndėrrimit tė tij nė avull dhe midis ftohjes dhe kthimit tė tij nė akull. Kur dy gjėra vijnė njėra pas tjetrės dhe jemi tė sigurtė pėr mospjesėmarrjen e njė faktori tjetėr, vlerėsojmė se njėra prej kėtyre dyjave ėshtė shkak pėr tjetrėn. Prandaj, kushti pėr njė marrėdhėnie empirike ėshtė qė tė dy anėt e saj tė jenė tė vrojtueshme pėr shqisat dhe tė ndodhen brenda pėrfshirjes sonė.

Tani, tė shohim a ėshtė tė vėrtetuarit e ekzistencės sė njė skicuesi tė ndėrgjegjshėm nėpėrmjet rregullimit tė pėrkryer tė botės, njė argument empirik. Para se t′i hetojmė natyrėn argumentit mbi rregullsinė, ėshtė e domosdoshme tė shqyrtojmė natyrėn e njė arsyetimi tjetėr tė njohur qė zr. Hume e quan tėrėsisht empirik, ndėrkohė qė argumentin e skicimit tė pėrkryer e konsideron disi tė ngjashėm me kėtė. Ky argument pėrfshin tė konkluduarit mbi ekzistencėn e tė menduarit, intelektit dhe urtėsisė tek njeriu nga veprat dhe produktet e krijuara nga ai.

A ėshtė gjykimi jonė i zakonshėm mbi njeriun - qė nė bazė tė veprave dhe produkteve tė tij zbulojmė intelektin, mendimet dhe nivelin e tij tė dijes - me tė vėrtetė njė provė empirike e llojit tė pėrvojave qė pėrdoren nė zbulimin e marrėdhėnieve tė dukurive natyrore siē janė lidhja e nxehjes me avullimin dhe e ftohjes me ngrirjen, apo jo? Me fjalė tė tjera, a ėshtė zbulimi i intelektit, arsyetimit dhe dijes nė qeniet njerėzore nė bazė tė veprave tė tyre njė pėrfundim empirik, apo ėshtė ky njė argument racional (burhan-i ′aqli) ?

Si e dimė ne p.sh., se Bu-′Aliu ishte filosof apo mjek, ose qė Sa′diu ishte shkrimtar dhe poet i dhuntishėm? Nga e dimė ne - qė vazhdimisht takohemi me persona tė veēantė siē janė miqtė dhe mėsuesit, studentėt dhe kolegėt - se njėri ėshtė i zgjuar e tjetri s′ėshtė, i treti ėshtė erudit, kurse i katėrti jo aq i informuar? Ėshtė e qartė - nė bazė tė veprave qė vijnė prej tyre, nga fjalėt qė dėgjojmė prej tyre, nga sjellja qė vėrejmė tek ata, ose nė bazė tė punimeve dhe shkrimeve tė tyre qė studjojmė.

Ne s′mund tė shikojmė ose prekim drejpėrdrejt intelektin dhe dijen e tyre.108 Nė parim, dukuritė siē janė tė menduarit dhe dija s′janė tė vrojtueshme dhe tė prekshme.109 Pėr shembull, nėse kryejmė analizėn e trurit tė tyre, ose me njė aparaturė tė veēantė regjistrojmė aktivitetin e tij, mund tė zbulojmė njė sėrė gjurmėsh nė trutė e tyre, por kurrė s′mund t′u ndjejmė dhe prekim mendimet. Pėrkundrazi, ne s′e kuptojmė drejpėrdrejt tė menduarit, intelektin dhe arsyen, veēse nė atė shkallė sa kemi mendime, intelekt dhe arsye nė veten tonė. Ne kemi kontakt tė drejtpėrdrejtė vetėm me dijet, mendjen dhe intelektin tonė e kjo ėshtė e gjitha. Prandaj asnjė mendje apo ide nuk ėshtė nė dispozicion tė pėrvojės sonė, qė tė mund tė zbulojmė me anė tė eksperimentit raportin ndėrmjet njė punese dhe tyre. Pėrkundrazi, nė kuptimin empirik ne nuk kemi dijeni pėr ekzistencėn e ēfarėdo intelekti tjetėr, pėrveē tonit.

Njėkohėsisht, pėrse e mbi ē′bazė gjykojmė dhe nuk dyshojmė nė ekzistencėn e mendjes dhe intelektit tek njerėzit e tjerė? Dhe, cila ėshtė arsyeja qė nė bazė tė veprave, prodhimeve dhe shpalosjeve tė tyre praktike, kuptojmė shkallėn e tyre tė inteligjencės, ndėrgjegjes, mendimit, dijes, shijeve dhe ndjenjave? A s′ka thėnė Descartesi qė kafshėt nė parim (pėrveē njeriut) janė makineri tė pavetėdijshme tė krijuara nė atė mėnyrė qė tė reagojnė si qenie tė gjalla? Po sikur tė mos jetė kėshtu? Dhe, nga e dimė se vetėm kafshėt janė makina pa shpirt, vetėdije dhe intelekt, qė tregojnė shenja tė ngjashme me qeniet e gjalla, por qė tė gjithė njerėzit, pėrveē meje, s′janė tė tillė? Unė nuk jam drejtpėrsėdrejti i ndėrgjegjshėm pėr ekzistencėn e asnjė inteligjence, mendimi apo ndjenjash, pėrveē tė mijave.110 Ndoshta kėto ekzistojnė vetėm te unė dhe s′ekzistojnė te asnjė qenie tjetėr! Ēfarė prove empirike ekziston qė tė mos jetė kėshtu? Prania dhe tė vėrejturit e inteligjencės dhe mendimit tek unė s′mė mjaftojnė qė tė vlerėsoj se diēka krejtėsisht e ngjashme me kėtė qė ekziston tek unė, ėshtė e pranishme edhe tek tė tjerėt. Kjo, sepse pėr nga terminologjia logjike ky ėshtė arsyetim me anė tė analogjisė, d.m.th. tė konsideruarit e njė individi si kriter pėr tė tjerėt, e jo njė provė empirike qė pėrfshin tė eksperimentuarit me njė numėr tė madh individėsh tė njė lloji tė caktuar, falė tė cilit do pėrftohej siguria qė cilėsitė e dalluara nuk kanė tė bėjnė vetėm me tė kontrolluarit, por vlejnė edhe pėr tė gjithė individėt e llojit tė njėjtė me ta.

Vazhdon....

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.peqini.net
Network
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 32
Location : Itali

MesazhTitulli: Re: Argumente logjike mbi njohjen e ekzistencės sė zotit!   10.09.10 22:30

E vėrteta ėshtė se zbulimi i mendjes dhe intelektit tek njerėzit [qė nxirret] nga veprat dhe punesat e tyre nuk bėhet as me anė tė analogjisė e as me anė tė gjykimit empirik, por nėpėrmjet njė arsyetimi racional. Ėshtė e saktė qė njeriu zbulon drejtpėrdrejt ekzistencėn e qenėsive tė tilla si intelekti, vullneti apo tė menduarit vetėm brenda vetes sė tij, dhe bėhet i ndėrgjegjshėm pėr veprimet e tyre - qė d.t.th. tė mendojė, tė vendosė dhe tė zgjedhė, pra tė pėrzgjedhė nga mesi i njė numri tė madh mundėsish mė tė pėrshtatshmen me synimin e tij. Mirėpo, kur shqyrton veprat e njerėzve tė tjerė, megjithėse nuk e vėren intelektin dhe vetėdijen e tyre, sheh aktin e pėrzgjedhjes nė veprimet e tyre. Pra, kur studion veprimet e tyre, ai zbulon se ata zgjedhin vazhdimisht nė mesin e aktiviteteve tė shumėllojshme dhe tė ndryshme, apo madje midis mijėra mundėsive nga tė cilat vetėm njėra jep rezultatin e dėshiruar. Ndėrkohė qė mundėsitė e tjera janė tė pafrytshme, ajo pėrzgjedhje e veēantė shpie nė rezultatin e dėshiruar. Ata gjithashtu e bėjnė pėrzgjedhjen e tyre nė atė mėnyrė qė tė arrijnė rezultatin e dėshirueshėm dhe tė braktisin tė tjerat.

Pėr shembull, nėse njė njeri merr pendėn nė dorė dhe kėrkon tė vizatojė me tė mbi letėr, ai mund tė vizatojė me mijėra forma dhe trajta tė ndryshme, nga tė cilat njėra p.sh. ėshtė ′fal′. Nėse vazhdon tė tėrheqė pendėn nėpėr letėr mund tė vizatojė mijėra forma nga tė cilat njėra do jetė ′ende′ dhe nėse e pėrsėrit veprimin e tij, do shfaqen me mijėra forma tė mundshme njėra prej tė cilave ėshtė ′rimi′. Dhe nėse pastaj rimerr pendėn dhe shfaqet forma ′falenderimi′, duhet tė thuhet qė nė fakt, ka ndodhur diēka qė e ka probabilitetin njė e miliardta. Nėse vazhdon me punėn e tij dhe shkruan disa rreshta, prej tė cilėve shfaqet kjo formė:

″Falėnderimi i takon Allahut, Tė Lartėsuarit dhe tė Madhėrishmit, [pėr atė qė] tė bindurit Atij ėshtė rruga pėr T′iu afruar ndėrsa mirėnjohja ndaj Tij bekim i dyfishtė. Ēdo herė qė merret frymė, zgjatet jeta e kur nxirret fryma, vjen lehtėsimi pėr shpirtin. Pra, nė ēdo frymėmarrje janė dy tė mira dhe pėr ēdo tė mirė mirėnjohja ėshtė detyrė...″111

Vazhdon....

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.peqini.net
Network
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 32
Location : Itali

MesazhTitulli: Re: Argumente logjike mbi njohjen e ekzistencės sė zotit!   10.09.10 22:31

Mundėsia qė kėto gjithė kėto gėrma janė bashkuar dhe kombinuar nė njė trajtė kuptimplote rastėsisht e jo si pasojė e njė pėrzgjedhjeje tė veēantė - pra e kujdesit dhe zgjedhjes, ėshtė aq e largėt [dhe me njė probabilitet papėrfytyrueshmėrisht tė vogėl], saqė mund tė mos merret parasysh. Pra, arsyeja e njeriut e konsideron atė natyrisht tė pamundur. Duke u mbėshtetur pikėrisht nė kėtė bėhet vlerėsimi qė konfirmon ekzistencėn e njė fuqie pėrzgjedhėse e cila ėshtė e njėjta gjė si intelekti dhe vullneti.

Kjo ėshtė arsyeja pėrse themi qė tė nxjerrit [e pėrfundimit mbi ekzistencėn] e inteligjencės dhe mendimit te njeriu nga veprat dhe prodhimet njerėzore nuk mbėshtetet as mbi tė arsyetuarit analogjik - i cili thjesht pėrfshin tė bėrit e vetes kriter pėr tė tjerėt si nė rastin kur dikush duke ndjerė dhimbje nė stomak vlerėson qė tek tė gjithė njerėzit ekziston [potencialisht] dhimbja e stomakut - e as mbi dėshmitė empirike. Kjo sepse kėsilloj dėshmish kėtu do tė pėrbėnin vendosjen e lidhjes sė veprave tė tilla me intelektin njerėzor me anė tė eksperimenteve tė pėrsėritura, d.m.th. duke vėrejtur drejtpėrdrejt inteligjencėn megjithė pasojat e saja, dhe duke zbuluar raportin midis tyre. Pėrkundrazi, ky argument ėshtė njė lloj pėrfundimi racional, i ngjashėm me atė pėrmes tė cilit mendja gjykon mbi vėrtetėsinė e raportimeve historike tė marra nga burime tė ndryshme (mutawatir).112

Pastaj u bė e qartė - dijet dhe tė arriturit tonė deri tek mendja dhe intelekti i njerėzve tė tjerė s′ėshtė rezultat i dėshmive empirike, tė mos flasim pastaj pėr argumentin mbi skicimin, i cili ka tė bėjė me gjithėsinė dhe lidhjen e saj me Zotin, Tė Lartėmadhėruarin.

Kohėve tė fundit, kjo ide e gabuar ka gjetur pėlqimin e shumė shkrimtarėve muslimanė arabė dhe ndjekėsve tė tyre iranianė. Ata pėrfytyrojnė se thirrja e Kur′an Kerimit lidhur me shenjat e krijimit (ayat) nė tė vėrtetė do tė thotė thirrje pėr njė njohje empirike tė Zotit. Ata pandehin se kur ne e njohim Zotin pėrmes hulumtimit tė shenjave tė krijimit, dija jonė pėr Zotin bazohet mbi dėshmitė empirike.

Prej kėtej ata kanė arritur nė njė tjetėr pėrfundim qesharak:

″Metoda qė duhet ndjekur nė ēėshtjet teologjike ėshtė e njėjtė me atė tė biologėve nė njohjen e natyrės dhe se nuk ka nevojė [mė] t′i drejtohemi atyre diskutimeve tė bukura e tė holla filosofike mbi temat teologjike. Nė vend qė tė mbartim turpin e injorancės apo dėshtimit sė tė kuptuarit tė tyre, po i shpallim tė gjitha si tė pabazuara.″


Ata s′janė tė ndėrgjegjshėm pėr faktin se kufijtė e pėrvojės [empirike] shtrihen vetėm deri te njohja e veprave tė Zotit. Mirėpo tė mėsuarit mbi Zotin me ndihmėn e tė kuptuarit tė krijimit i arritur me mjete empirike ėshtė njė lloj arsyetimi racional.

2. Zr. Hume ka pandehur se teistėt duan tė vėrtetojnė se bota ka njė ngjashmėri tė plotė me veprat dhe prodhimet njerėzore e nė bazė tė asaj qė ngjashmėria e pasojave pėrbėn provė tė ngjashmėrisė sė shkaqeve, duan tė vėrtetojnė se ngaqė bota ėshtė krejtėsisht e ngjashme me njė makinė apo shtėpi, atėherė edhe ajo ka njė krijues tė ngjashėm me bėrėsin e njė makine apo shtėpie.

Zr. Hume [u] thotė [atyre] se nuk ėshtė kėshtu: ″bota, pėrpara se t′i ngjajė njė anijeje, njė makine apo njė shtėpie, ngjan mė shumė me mekanizmin e bashkėrenditur e vetėrregullues tė ndonjė bime apo kafshe″.

Sė pari, nė pėrgjigje tė zr. Humeit, themi: Domethėnia e asaj qė parashtruat Ju ėshtė se bota nuk ėshtė si njė anije apo makinė por i ngjan vetes! Mos vallė Ju pritnit qė bota tė mos ishte si vetja e saj? Mos ndoshta bimėt apo kafshėt s′janė pjesė e kėsaj bote? Nė tė vėrtetė, ėshtė fjala pėr tė njėjtat bimė dhe kafshė qė, sipas vetė mendimit Tuaj, janė krijuar ashtu qė tė jenė vetėrregulluese porsi njė mekanizėm industrial i pėrparuar, njėmijė herė mė i ndėrlikuar se anijet dhe makinat qė prodhojnė njerėzit. Prandaj, shenjat e fuqisė krijuese nė njė bimė apo njė kafshė janė mė tė dukshme se nė njė anije apo shtėpi. Rrjedhimisht, nėse krijuesi i anijes dhe makinės ėshtė i pajisur me intelekt dhe [aftėsinė e] tė menduarit, atėherė ka njė arsye mė tė madhe qė Krijuesi i gjithėsisė, fuqia krijuese e Tė Cilit shpaloset ndėr bimė dhe kafshė, ėshtė me tė vėrtetė i pari qė zotėron urtėsi dhe intelekt.113

Sė dyti, vėrejtja e zr. Hume se ky argument nė thelb pėrbėn njė lloj analogjie (tashbih) me qėllim vėrtetimin e pranisė sė ngjashmėrisė sė pėrkryer ndėrmjet krijimeve sė Bėrėsit tė natyrės dhe prodhimive tė njeriut, ėshtė e gabuar. Ėshtė e pamundur qė veprat e Krijuesit tė jenė krejt tė ngjashme me prodhimin e dorės njerėzore. Pėrkundrazi, ashtu siē Krijuesi i natyrės ėshtė pėrtej ngjashmėrisė me njeriun nė kuptimin e thelbit dhe veēorive, po ashtu edhe nė aspektin e fuqisė krijuese dhe vepruese Ai ndodhet pėrtej ngjashmėrive me tė.114

Njeriu ėshtė pjesė e natyrės dhe si i tillė, ai ėshtė njė qenie nė njė gjendje tė vazhdueshme bėrjeje dhe lėvizjeje drejt pėrkryerjes (takamul) ku e gjithė pėrpjekja e tij qėndron nė tė shkuarit nga gjendja e mundėsishmėrisė (quwwah) nė atė tė realizimit tė vėrtetėsishėm ( fi′l) dhe nga mangėsia drejt pėrkryerjes. E gjithė pėrpjekja njerėzore ėshtė njė lloj lėvizjeje nga mundėsia tek akti, nga mangėsia drejt pėrsosjes.115

Nė mėnyrė tė ngjashme, njeriu duke qenė pjesė e natyrės e jo krijues i saj, ndikimin e tij nė natyrė e ka nė formėn e vendosjes sė njė lidhjeje artificiale ndėrmjet pjesėve tė saj. Prodhimet njerėzore siē janė qytetet, shtėpitė dhe anijet pėrbėhen nga njė seri materialesh natyrore tė ndėrthurura nė njė renditje artificiale pėr shkak tė qėllimit dhe synimit qė ėshtė ai i bėrėsit e jo i produktit. Ai bėrės kėrkon tė arrijė qėllimin dhe synimin e tij pėrmes kėsaj lidhjeje jonatyrore.
Vazhdon...

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.peqini.net
Network
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 32
Location : Itali

MesazhTitulli: Re: Argumente logjike mbi njohjen e ekzistencės sė zotit!   10.09.10 22:31

Kėshtu, dy tiparet thelbėsore tė prodhimeve njerėzore janė:
a) Tė lidhurit midis pjesėve tė produktit ėshtė artificial e jo natyror.
b) Qėllimi dhe pikėsynimi qė janė pėrdorur nė tė janė qėllimi dhe pikėsynimi i bėrėsit. Domethėnė, ky ėshtė njė bėrės qė arrin njė objektiv tė caktuar dhe heq njė mangėsi nga vetja e qė nėpėrmjet kėtij produkti lėviz nga mundėsishmėria tek tė arriturit.

Asnjėra prej kėtyre veēorive s′mund tė jetė e pranishme nė krijimin nga Zoti i Madhėrueshėm e as nuk ėshtė e mundur qė raporti i pjesėve tė produktit me njėra-tjetrėn tė jetė jo i natyrshėm dhe qė objektivi i krijimit nė fjalė tė jetė ai i Krijuesit. Pėrkundrazi, lidhja ndėrmjet kėtyre pjesėve do tė duhet tė jetė e natyrshme porsi ajo qė vėrehet nė pjesėt e ndryshme tė sistemit diellor ose atomit, ose elementeve tė njė pėrbėrjeje organike, ose tė njė bime, kafshe apo njeriu.116

Kjo pra ėshtė domethėnia e fjalėve tė metafizikanėve kur thonė se ″qėllimet finale tė veprave tė Zotit janė tė tėra synime pėrfundimtare tė punesės (fi′l) e jo tė Kryesit (fa′il)″; ose kur thonė: ″Urtėsi njerėzore do tė thotė zgjedhja e mjeteve mė tė mira pėr qėllimet mė tė mira, ndėrkohė qė urtėsia e Zotit tė Madhėrishėm nėnkupton tė ofruarit ndihmė qenieve pėr tė arritur pikėsynimet e tyre″.

Domosdoshmėri e urtėsisė dhe mėshirės hyjnore,ėshtė t′i drejtojė tė gjithė qeniet nė caqet e tyre pėrfundimtare.



Kjo ėshtė edhe domethėnia e fjalėve tė tyre kur thonė:

I larti nuk kthehet nga i ulėti


Vendi qė i pėrket njė sfere mė tė lartė ontike nuk e kėrkon qėllimin tek sferat e ulėta tė botės sė krijuar. Ja se ē′nėnkuptojnė ata kur thonė se rrjedhoja e domosdoshme e krijimit tė qenieve tė gjalla dhe daljes sė tyre nga njė thelb i pėrkryer ėshtė se tė gjitha ato kanė njė qėllim dhe se fijet e dashurisė pėrshkojnė tėrė ekzistuesit; dhe se caku i caqeve (ghayat al-ghayat) ėshtė Thelbi i Lartėsuar Hyjnor.

Ky pra, pėrsėri ėshtė kuptimi i fjalėve tė tyre qė tė vepruarit njerėzor ėshtė tė vepruarit e qėllimit (fa′iliyyah bi′l-qasd), ndėrsa tė vepruarit e Zotit Tė Lartėsuar ėshtė tė vepruar me mėshirė (fa′iliyyah bi al-inayah). Nė tė vėrtetė, idetė e Humeit dhe tė gjithė filosofėve perėndimorė nga lashtėsia gjer mė sot lidhur me argumentin e skicimit janė foshnjarake dhe amatoreske, ngaqė mbėshteten nė nocionin se ky argument e pandeh Zotin krijues siē janė krijues zanatēinjtė njerėzorė duke debatuar mbi ekzistencėn apo mos-ekzistencėn e njė krijuesi tė tillė. Ndėrkohė qė me vėrtetimin e njė krijuesi tė tillė nuk do ish vėrtetuar kurrsesi Zoti, por njė qenie nė nivelin e njeriut.

Njė shkoqitje e pėrpunimit retorik tė Humeit mbi argumentin e skicimit, qė pėr gati tre shekuj la nė hije filosofinė e Perėndimit, nxorri nė shesh edhe njė herė shėndetin e dobėt tė filosofisė perėndimore, qoftė hyjnores apo materialistes. Kjo tregon se tė kuptuarit e perėndimorėve mbi argumentet e rendit nė botė s′ka aspak karakter filosofik. Nė Perėndim nuk ėshtė ditur asgjė pėr atė qė nė filosofinė islame ėshtė shqyrtuar nė diskutimin me titull ′inayah (Pėrkujdesja). Tė kuptuarit perėndimor mbi kėtė argument ishte nė nivelin e masave tė gjera dhe e shumta nė atė tė mutakalimėve ash′aritė dhe mu′tazilitė e jo nė nivelin e filosofėve dhe metafizikanėve islamė.117

3. Zotėri Hume thotė: ″E zėmė se me kėtė argument do vėrtetohet se Krijuesi i botės zotėron intelekt dhe vetėdije tė ngjashme me ato tė njeriut. Edhe atėherė madje, pohimi mbi pėrsosmėrinė e pakufi tė Zotit mbetet i pavėrtetuar.″

Gabimi i zr. Humeit buron nga ajo qė ai mendoi se ata tė cilėt konsideronin Zotin pėrkryerje absolute dhe tė pafund, mbėshteten nė argumentin mbi skicimin, qė pėr mendimin e tij ėshtė njė provė empirike.
Vazhdon..

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.peqini.net
Network
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 32
Location : Itali

MesazhTitulli: Re: Argumente logjike mbi njohjen e ekzistencės sė zotit!   10.09.10 22:32

Nė vėllimin e pestė tė Parimet e Filosofisė dhe Metoda e Realizmit ne kemi pėrmendur se vlera e argumentit tė rregullsisė qėndron vetėm nė nivelin qė na drejton deri nė kufijtė e tė mbinatyrshmes. Ky argument vėrteton vetėm kaq: se natyra ka diēka pėrtej vetes sė cilės i nėnshtrohet dhe kjo pėrtejshmėri ėshtė e vetėdijshme pėr thelbin e vet dhe veprat e saja. Sa i pėrket asaj qė kjo e pėrtejme ėshtė e domosdoshme apo e mundshme, e pėrjetė apo e buruar (hadith), njė apo disa, e kufizuar apo e pafund, e gjithdijshme dhe e plotfuqishme apo jo - kjo shtrihet jashtė suazave tė kėtij argumenti. Kėto janė ēėshtje qė i pėrkasin krejtėsisht dhe ekskluzivisht lėmit tė metafizikės dhe ajo i vėrteton ato me tė tjera argumente tė posaēme.

4. Zotėri Hume thotė: ″Duke e zėnė se bota jonė ėshtė mė e pėrkryera qė mund tė jetė; nga e dimė se krijuesi i saj s′e ka kopjuar nga njė vend tjetėr ose qė s′e ka pėrsosur gradualisht mjeshtėrinė e tij me anė tė tė ushtruarit?″118

Kėto mėnyra tė menduari gjithashtu vijnė nga ajo qė zr. Hume s′ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr kufizueshmėrinė e zbatimit tė argumentit mbi rregullsinė. Ai pandehte se tė gjitha ēėshtjet filosofike rrjedhin nga njė argument - ai i skicimit tė pėrkryer. Nė vėllimin e dytė dhe tė pestė tek Usul-i falsafah wa rawish-i ri′alism kemi theksuar qė detyra e argumentit tė rregullsisė ėshtė tė tregojė qė natyra s′i ėshtė lėnė nė dorė vetvetes dhe qė forcat natyrore janė tė nėnshtrueshme. Natyra, nė terminologjinė e filosofėve, ėshtė veprues me nėnshtrim (fa′il bi′l-taskhir). Me fjalė tė tjera, bota ka diēka tė mbinatyrshme qė e tejkalon atė dhe kjo e pėrtejme ėshtė dominuese mbi tė si dhe rregulluese e saj. Argumenti i rendit tė pėrsosur nė botė, zbatimi i tė cilit mbėrrin deri nė kėtė nivel, ėshtė i mjaftueshėm dhe i theksueshėm brenda kufijve tė kėtij zbatimi. Por sa pėr atė se nė ē′gjendje ėshtė kjo e pėrtejme, a ėshtė pėrsosmėria e saj thelbėsore apo e arritur, a ėshtė e arritur gradualisht apo e pėrhershme e kėshtu me rradhė - kėto janė njė varg pyetjesh tė cilat shqyrtohen me njė sėrė argumentesh tė veēanta. Dhe, duke supozuar qė ato janė tė paafta tė shqyrtohen me ndihmėn e argumenteve tė tjera e se hyjnė nė ēėshtjet qė do i mbeten pėrgjithmonė tė panjohura njeriut - edhe pse mesiguri nė realitet nuk ėshtė kėshtu sepse ato janė tė pėrshtatshme pėr hulumtim - as kjo madje nuk do ia zvogėlonte vlerėn argumentit mbi rregullsinė. Qėllimi i argumentit tė skicimit ėshtė qė tė na drejtojė nga natyra nė pragun e tė mbinatyrshmes. Ajo qė ėshtė pas kėtij kufiri, ndodhet jashtė kompetencės sė kėtij argumenti.119

5. Zotėri Humei ēėshtjen e fatkeqėsive, trazirave, stuhive dhe tėrmeteve i pėrmend si mangėsi tė ″rendit racional″ tė botės.

Meqenėse kemi diskutuar gjerėsisht mbi kėtė temė nė librin ′Adl-i Ilahi (Drejtėsia Hyjnore), do tė pėrmbahemi nga tė diskutuarit e saj kėtu dhe e drejtojmė lexuesin te ai libėr.120

vazhdon...

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.peqini.net
Network
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 32
Location : Itali

MesazhTitulli: Re: Argumente logjike mbi njohjen e ekzistencės sė zotit!   10.09.10 22:33

96. Argumenti i skicimit (design) qėndron nė tė konkluduarit mbi ekzistencėn e njė Krijuesi tė gjithėsisė - tė pėrkryer, tė vetėdijshėm e tė urtė - mbėshtetur nė harmoninė, rendin e pėrsosur dhe ekuilibrin e pranishėm nė botė. Shih shėn. 49 mė lart.

97. David Hume (1711-76), filosof dhe historian i njohur skocez. Nė skepticizmin e tij u ndikua nga empiricizmi i Berkeley-t. Sipas Hume-it, pėrvoja pėrbėhet nga pėrshtypje dhe ide. Tė parat janė mė tė gjalla se, dhe burimi i tė dytave. Lidhja e ideve tona drejtohet nga parimet e dukjes, kontiguitetit dhe shkakut e pasojės. Pėrvoja prodhon tek ne zakonin - pėrgjegjės pėr lidhjen e dy ngjarjeve tė njėpasnjėshme nė mėnyrė shkakėsore. Dallim duhet bėrė, pohon ai, midis fakteve dhe marrėdhėnieve tė ideve dhe vetėm kėto tė fundit pėrmbajnė domosdoshmėri. Veprat Traktat mbi Natyrėn Njerėzore (′39-40) dhe Ese mbi tė Kuptuarit Njerėzor (′48) shpalosin njė filosofi empiriste tė njohjes, ndėrsa punimi Ese Morale dhe Politike (′41-′42) frymėzoi teoritė ekonomike tė Adam Smithit dhe ekonomistėve liberalė. Shkroi edhe Studim mbi Parimet e Moralit (′51), Dialogje mbi Historinė e Religjionit Natyror (′57) dhe Historia e Anglisė (′54-′62).

98. Richard H. Popkin & Avrum Stroll, Philosophy Made Simple, fq 106.

99. po aty, fq 103

100. po aty, fq 102

101. po aty, fq 103

102. Ėshtė fjala pėr poemėn epike tė Virgjilit.

103. Popkin & Stroll, vep. e cit., fq 104

104. d.m.th. teorie mbi prejardhjen e universit

105. Popkin & Stroll, vep. e cit., fq 105

106. po aty

107. Empiricizmi u pėrfaqėsua nga John Locke, George Berkeley, David Hume e J.S. Mill. Ai pohon se pėrvoja ėshtė burimi parėsor i dijes. Pa tė, ne s′mund tė njohim kurrfarė tė vėrtete, pavarėsisht nga qartėsia e saj nė mendjen tonė. Empiristėt nuk e pranojnė dijen e domosdoshme racionale si paraprirėse tė pėrvojės, por e mbajnė kėtė si baza e vetme e mendimit tė saktė dhe kriterin e pėrgjithshėm nė ēdo fushė, madje edhe nė atė tė dijes sė domosdoshme racionale. Kėshtu, aftėsia e tė gjykuarit mendor kufizohet nė sferėn empirike, ashtu qė ēdo hulumtim metafizik bėhet i pavlerė. Gjithashtu, filosofėt empiristė pohojnė se mendimi lėviz nga e veēanta tek e pėrgjithshmja, d.m.th nga kufijtė e ngushtė tė eksperimenteve tek parimet dhe ligjet universale - pikėrisht e kundėrta e racionalizmit. Nė kėtė mėnyrė, doktrina empirike mbėshtetet nė induksion. Shih Lari II dhe as-Sadr Falsafatuna.

108. E shumta qė ka arritur shkenca nė kėtė fushė, qė nga studimet pionere tė Penfieldit deri tek ato tė avancuarat nga Brian Josephson, ėshtė lokalizimi, detektimi dhe matja e rrymave dhe aktivitetit elektromagnetik qė i korrespondon proceseve tė ndryshme tė trurit njerėzor.

109. Ky pėrbėn njė nga problemet mė kyēe me tė cilat pėrballet materializmi, i cili s′mund t′i justifikojė entitetet jomateriale si mendimi, ndėrgjegja, vetėdija, vullneti, shijet, vlerat apo parimet morale.

110. Cogito ergo sum (″Mendoj, pra ekzistoj″). Racionalizmi pohon se ka dy burime tė dijes: ndijimi shqisor dhe konceptet e lindura. Kėto tė fundit janė - sipas Descartesit: Zoti, shpirti, shtrirja gjeometrike, lėvizja dhe tė ngjashme qė janė krejtėsisht tė qarta pėr mendjen, dhe - sipas Kantit: dija konceptuale dhe shkencore, pėrfshi hapėsirėn dhe kohėn, bashkė me 12 kategoritė e njohjes (shih shėn. 7 mė lart). Autori kėtu me ′racional′ nėnkupton arsyetimor, deduktiv, mendimor, logjik.

111. Nga Gjylistani i Sa′diut.

112. Shėn. i aut.: Ne e kemi shqyrtuar dhe shkoqitur mė hollėsisht kėtė temė nė studimet tona tė epistemologjisė (Shenakht) dhe shpresojmė t′i botojmė nė tė ardhmen.

113. Shih Kur′anin, al-Hadid: 3. Imam ′Aliu thotė nė ligj. 89 tė N. Balagės: ″Ai ėshtė I Pari pėr tė cilin nuk kishte ′pėrpara′, qė tė mund tė ekzistonte ēfarėdo para Tij, dhe Ai ėshtė I Fundit, pėr tė cilin nuk ka ′prapa′, qė tė mund tė ekzistojė ēfarėdo pas Tij.

114. Muslimanėt parasėgjithash besojnė se Zoti ėshtė Njė (wahid), I Vetėm (ahad) dhe I Pashoq (laysa kamithlihu shay′). Kur′ani thekson pėrkryerjen absolute tė Tij dhe pėrjashton ēfarėdolloj ngjashmėrie tė Allahut me krijesat e Veta: ″Tė Tij janė emrat mė tė bukur″ (al-Hashr: 24), ″Asgjė nuk ėshtė si Ai″ (ash-Shura: 11), ″Atij askush nuk i ėshtė i barabartė″ (al-Ikhlas: 4), ″Mos i pėrngjani asgjė Zotit″ (an-Nahl: 74), ″Tė pamurit nuk e pėrfshin Atė, ndėrsa Ai pėrfshin tėrė tė pamurit″ (al-An′am: 103, shih dhe al-A′raf: 143). Imam ′Aliu ka thėnė: ″Falenderimi i takon Allahut, i Cili nuk mund tė pėrshkruhet kurrė nga oratorėt e as tė lavdėrohet mjaftueshėm nga retoricienėt, mirėsitė e tė Cilit s′mund tė numėrohen nga llogaritėsit dhe haku ndaj tė Cilit nuk mund tė pėrmbushet nga mė tė zellshmit. Orvatjet mė tė larta tė mendjes s′mund ta pėrfshijnė e as tė kridhurit sado thellė tė tė kuptuarit s′mund ta arrijnė. Atij - pėr atributet (sifah) e tė Cilit nuk janė shtrirė kurrfarė kufijsh (hadd mahdud) as ēfarėdolloj pėrshkrimi (na′t mawjud) - nuk i ėshtė caktuar kurrfarė kohe (waqt ma′dud) dhe asnjėlloj afati (ajal mamdud)..″ (Nahj al-Balagha, ligjėrata 1, shih edhe ligj. 186, 152, 65, 99). Pėr mė gjerė, referoju Tabataba′i V, al-Kurani, Muzaffar dhe Mutahhari III.

115. Ashtu si e gjithė e krijuara, edhe njeriu i nėnshtrohet parimit tė teleologjisė: ″Zoti krijoi qiejt dhe tokėn me njė qėllimshmėri tė caktuar″ (al-′Ankabut: 44); ″I Lartėsuar qoftė Ai qė nuk krijoi pa qėllim″ (Ale-′Imran: 190); ″Ne krijuam gjithēka me njė masė tė caktuar″ (al-Qamar: 49); ″A nuk morrėn parasysh se Zoti s′i krijoi qiejt dhe tokėn e gjithēka ndėrmjet pa ndonjė qėllim tė vlefshėm e njė afat tė caktuar?″ (ar-Rum: 8); ″Ne nuk i krijuam mė kot qiejt, tokėn e gjithė ēka shtrihet ndėrmjet tyre, veēse me njė qėllim, ndonėse shumica e njerėzve nuk e dinė″ (al-Dukhan: 39-40, Sad: 27); ″I Zotit ėshtė sovraniteti mbi qiej dhe mbi tokė e gjithēka qė ndodhet midis tyre. Atij do t′i kthehet gjithēka″ (al-Ma′idah: 18) ″Tek Zoti do jetė caku i tėrė gjėrave″ (al-Najm: 42); ″O njeri! Ti qė vėrtet pėrpiqesh plot mundim pėr tė takuar Zotin tėnd, do ta gjesh Atė″ (al-Inshiqaq: 6). Lėvizja e tij dhe e ēdo krijese shkon drejt pėrkryerjes sė vazhdueshme, ēka pėrbėn qėllimin e krijimit (Mulla Sadra e ka vėrtetuar edhe filosofikisht kėtė).

116. Pėr tė krijuar lidhje tė tilla artificiale, njeriu pėrdor fuqi dhe mjete tė ndryshme qė ai i gjen tė gatshme. Puna dhe aktiviteti i tij janė pjesė e sistemit tė krijimit; ato nuk janė tamam veprimtari krijuese, por vetėm njė formė lėvizjeje qė ndodh pėrbrenda objekteve ekzistuese. Kurse krijimi hyjnor pėrbėn njė kategori krejtėsisht tjetėr nga prodhimi i marrėdhėnieve artificiale nė mes objektesh pa lidhje. Zoti i krijon gjėrat me tėrė cilėsitė e tyre, forcat, energjitė dhe tiparet qė kanė, sipas aftėsisė sė tyre marrėse: ″Dhe sikur Zoti t′ua shumonte rrizkun robėrve tė Tij, ata mesiguri do i kalonin kufijt, por Ai i furnizon me masė siē dėshiron; padyshim Ai ėshtė hollėsisht i njohur, mbikqyrės i robėrve tė Tij″ (ash-Shura: 27). Shih Nahj al-Balagha, ligjėrata 159.

117. Pėr debatet ash′arite-mu′tazilite shih Corbin, Mutahhari XIV, dhe Nasr II, IV.

118. Kjo hamendje hidhet poshtė nga dy vargje tejet interesante nė Kur′anin Famėlartė: ″Ne nuk e krijuam qiellin, tokėn e gjithė ē′ka mes tyre shkel e shko. Sikur tė kishim dashur tė zbavitemi dhe sikur tė synonim atė, Ne do tė zbaviteshim nė kompetencėn tonė, por Ne nuk e bėmė atė″ (al-Anbiya: 16-17). Imam ′Aliu ka thėnė nė N. Balaga: ″Ai e nisi krijimin pa asnjė shembull pėr t′u ndjekur dhe pa asnjė mostėr tė pregatitur nga ndonjė ′krijues′ para Tij″ (ligj. 89). ″Ai e filloi krijimin mė sė hershmi dhe e nisi atė fillimisht, pa u menduar dhe pa ndihmėn e ēdolloj prove, pa shpikur asnjė lėvizje dhe pa kaluar asnjė mėdyshje″ (ligj. 1) ″Ai i krijoi krijesat pa (ndjekur) asnjė shembull, pa kėshillėn e ndonjė konsulenti, apo asistimin e ndonjė ndihmėsi″ (ligj. 153).
″Ai e trajtėsoi tė gjithė krijimin me dijen e Tij dhe i prodhoi ato me urtinė e Tij, pa imituar (kėnd), pa mėsuar (prej askujt), pa ndjekur shembullin e ēdolloj prodhuesi tė menēur, pa bėrė (asnjė) gabim, dhe pa ndihmesėn e askujt″. (ligj. 189)

119. Referoju Falsafatuna.

120. Referoju Lari
II.

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.peqini.net
Network
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 32
Location : Itali

MesazhTitulli: Re: Argumente logjike mbi njohjen e ekzistencės sė zotit!   10.09.10 22:33

nese deshironi me shume mos hezitoni te me lajmeroni Smile

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.peqini.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Argumente logjike mbi njohjen e ekzistencės sė zotit!   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Argumente logjike mbi njohjen e ekzistencės sė zotit!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Karakteret shpirtėrore :: Bindje idesh lidhur mbi besimin-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com