Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 10 kėshilla se si tė kurseni para!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Jona Koleci
Super Moderator
Super Moderator
Jona Koleci


Numri i postimeve : 698
Registration date : 24/05/2010
Age : 38
Location : Athens

10 kėshilla se si tė kurseni para! Empty
MesazhTitulli: 10 kėshilla se si tė kurseni para!   10 kėshilla se si tė kurseni para! Empty14.09.10 4:34

Secili prej nesh ka njė mėnyrė tė vetėn pėr tė kursyer para, por jo tė gjithė arrijnė ta bėjnė njė gjė tė tillė. Pėr dorėlėshuarit, sajti amerikan “ehow.com” ka hartuar njė sistem tė pėrbėrė prej dhjetė pikash tė thjeshta, tė cilat tė mėsojnė se si tė shpenzosh mė pak tė holla, gjė qė nė kėtė periudhė krize nuk ėshtė vetėm e sigurt, por edhe e nevojshme. Dihet qė muajt mė tė mirė pėr tė kursyer para janė gjatė verės, jo kur jeni me pushime, por kur qėndroni nė shtėpi. Gjatė asaj periudhe keni mė pak stres pune dhe mė pak miq rreth e rrotull me tė cilėt tė dilni darkave, apo tė bėni pazar. Pėrveē kėsaj keni edhe gjithė kohėn e botės nė dispozicion pėr t’u ulur nė tavolinė dhe pėr tė bėrė llogaritė.
Paratė nuk mjaftojnė kurrė, megjithatė mund tė fitoni duke marrė ndonjė shpėrblim tė vogėl nė punė, ose duke gjetur diēka tjetėr e cila ėshtė mė e thjeshtė pėr t’u realizuar. Pėr tė pasur mė shumė para nė dispozicion, duke mbajtur tė pandryshuar standardin e jetesės, do tė mjaftonte tė kursenit pak mė shumė, pa e tepruar me koston e blerjeve, sidomos pėr produktet e pėrditshme qė blihen mė shpesh. Ka shumė nga ata qė besojnė se pėr tė shpenzuar mė pak ėshtė e nevojshme tė blihen produkte tė njė cilėsie tė ulėt, por nuk ėshtė kėshtu. Sot ėshtė e lehtė tė gjesh produkte cilėsore me ēmim tė ulėt, sepse tė gjitha aktivitetet tregtare, madje edhe njė dyqan i vogėl poshtė shtėpisė, bėjnė oferta speciale dhe ulje ēmimesh. Kėshtu, pėr tė kursyer, gjithmonė pa hequr dorė nga cilėsia, ėshtė e nevojshme tė dini ku ta blini produktin qė keni nevojė.

Ja dhjetė kėshillat e nevojshme:

1. Nė fillim duhet tė analizoni situatėn tuaj ekonomike: tė shkruani nė njė fletore tė gjitha shpenzimet tuaja ditore, duke shėnuar vendin, paratė e shpenzuara dhe kohėn e kryerjes sė verimit. Llogaritė duhet tė jenė tė detajuara, pra shėnoni gjithēka: biletat e autobusėve, kafetė, madje edhe qindarkat e shpenzuara sa andej-kėndej. Gjithēka qė del nga xhepi duhet shkruar e zezė mbi tė bardhė.

2. Hapi i dytė ėshtė ndarja nė fund tė javės sė parė e shpenzimeve nė bazė tė produkteve tė tepėrta, ato tė pėrdorshme por jo tė nevojshme, dhe ato tė domosdoshme. Shuma e dy kategorive tė para do ju tregojė sa mund tė kurseni gjatė shtatė ditėve tė ardhshme.

3. Natyrisht qė nuk mund tė jetohet vetėm me produktet tė cilat janė shumė tė nevojshme. Edhe librat, kinemaja, teatri, njė aperitiv nė bar me miqtė janė tė rėndėsishme, por vetėm kini kujdes, mos e teproni, sepse rregulli mund tė prishet.

4. E hėna. Mund tė filloni tė zgjidhni njė ditė tė javės, tė parėn pėr shembull, qė nuk do tė shpenzoni asnjė qindarkė. Do tė jetė njė ditė me shpenzime zero. Asnjė blerje pėr tė ngrėnė, asnjė kafe, gazetė, apo xhiro nė supermarket (sepse ėshtė mirė qė tundimet tė shmangen gjithmonė).

5. Njė kėshillė tjetėr ėshtė qė tė bėni kujdes me buxhetin. Tėrhiqni nga bankomati aq tė holla sa ju nevojiten dhe shtrėngojeni dorėn duke blerė vetėm produktet mė tė nevojshme gjatė javės. Kartėn e kreditit ėshtė mirė qė ta mbyllni nė njė sirtar.

6. Pasi keni provuar njė ditė duke mos shpenzuar asgjė, mund t’ia arrini sėrish. Sekreti fshihet tek organizimi: shpenzimi, pėr shembull, duhet bėrė duke sjellė ndėrmend qė gjatė atyre ditėve nuk ėshtė e domosdoshme tė shkosh nė supermarket, te bukėpjekėsi, tė darkosh nė njė restorant, apo tė porositėsh picė nė shtėpi. Provoni t’i rezistoni tundimit.

7. Tregojuni tė tjerėve (qofshin miq ose kolegė) se ėshtė diēka e mirė po tė sforcohen qė ta shtrėngojnė pak dorėn: kjo ėshtė deklaratė e rėndėsishme, me tė cilėn u tregoni tė tjerėve se po bėni njė pėrpjekje tė rėndėsishme, por edhe njė kėrkesė apo tentativė pikėrisht gjatė ditėve me kosto zero.

8. Nėse nuk keni llogari bankare, atėherė ju vjen nė ndihmė derri prej porcelani: mund tė zgjidhni njė shifėr qė dėshironi, pastaj vini mėnjanė tė hollat qė do tė shpenzoni gjatė muajit ose javės.

9. Kėto janė rregullat e para qė duhet tė ndiqni pėr njė muaj me radhė. Nėse gjithēka funksionon ashtu siē e keni dėshiruar, mund tė mendoni tė hidhni njė hap tjetėr pėrpara: tė arrini pėr shembull njė shifėr tė caktuar si bonus, pavarėsisht parave qė keni shpenzuar gjatė ditės. Mund tė imagjinoni sikur keni marrė njė shpėrblim tė vogėl, ose njė pagesė pėr njė punė tė kryer.

10. Nėse vazhdoni kėshtu pėr gjashtė muaj, duke u rezistuar tundimeve, duke shėnuar nė fletore ēdo shpenzim tė bėrė pėr produktet e nevojshme dhe pėr plotėsimin e ndonjė dėshire, jeni nė rrugė tė mbarė pėr t’u bėrė njė kursimtar/e i/e vėrtetė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
10 kėshilla se si tė kurseni para!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Keshilla Per Kuzhinen
» KESHILLA PER JETEN !!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Diskutime shoqėrore-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions