Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

  Fiset Shqiptare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
aleks
Administrator
Administrator
aleks


Numri i postimeve : 203
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : Albania

 Fiset Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Fiset Shqiptare    Fiset Shqiptare Empty14.09.10 6:16


Fiset Shqiptare


Fiset Shqiptare:



1.Taulantet
2.Arbet
3.Adrianet
4.Enkelejte
5.Dasaretet
6.Dardanet
7.Dalmatet
8.Penestet
9.Moloset
10.Kaonet
11.Thesporet
12.Arbereshet
13.Pirustet
14.Parathinet
15.Japodet
16.Paionet
17.Eordejt
18.Japiget
19.Labeatet
20.Mesapet
21.Atintanet
22.Albanet





1.Taulantet



Taulantėt, ishin fise Ilire, banorė tė ultėsirės bregdetare nga Auloni (Vlora) deri nė Dyrrah. Pėrmenden si fqinjė tė Dyrrahut qė nga shek. VI p.e.r. me qendrat e tyre Adria dhe Sesaret. Rreth vitit 430 p.e.r. shtrijnė pėrkohėsisht sundimin e tyre edhe mbi Dyrrahun. Nė shek IV u paraqitėn si njė bashkėsi mė vete nė pėrbėrjen e mbretėrisė ilire: nė vitin 335 p.e.r. morėn pjesė nė luftėn e Peilonit kundėr Aleksandrit tė Maqedonisė. Pas kėsaj mbreti i tyre Glaukia u vu nė krye tė mbretėrisė ilire, si themekues i njė dinastie tė re, duke pasur klitin, pėrfaqsuesin e fundit tė dinastisė sė Bardhylit. Gjatė luftėrave tė mbretėrisė ilire kundėr Romės emri i Taulantėve nuk pėrfillet nė burimet. Nė tokat e tyre pėrmendet njė fis tjetėr , ai i parathinėve. Pėr herė tė fundit taulantėt shfaqen nė kryengritjen kundėr perandorit bizantin Honorit, i cili i shtypi me anė tė mercenarėve Got. Njė tjetėr fis me emrin taulant ka banuar nė jug tė lumit Narenat (Neretva), si fqinjė me dalmatėt dhe pyrejt. U pushtuan nga Roma mė 168 dhe bėnė kryengritje mė 35. p.e.r.









ArbetArbėt, ishin fise Ilire nė Shqipėrinė e Mesme. Pėrmenden vetėm nė shek. VI para erės sonė, nga gjeografi Hekateu i Miletit ndėrmjet Taulantėve nė Jug dhe helidonėve nė Veri. Ka mundėsi qė emri i tyre tė lidhet e lumin Hebrus qė pėrmendet nė Veri tė Dyrrahut dhe me rrėnjėn e emrit alb- arb- qė del mė pas nė emėrtimin e banorėve tė kėsaj treve.







Adrianėt




Ardiejtė (Ardianėt) fis ilir, banorė tė krahinės Ardia nė veriperėndim tė liqenit tė Shkodrės rreth gjirit tė Rizonit e deri te lumi Narenta (Neretva). Pėrmenden nė shek. IV p.e.r. lidhur me shfrytėzimin e bujqėve (300 000 prospelatė) tė varur ekonomikisht nga pronarėt e tokave dhe mė pas si detarė tė aftė. Nė shek. III p.e.r. luftuan kundėr dyndjes kelte. U pėrfshinė nė mbretėrinė ilire deri mė 168 p.e.r., kur me shkatrrimine e saj nga Roma dolėn mė vete. U pushtuan nga romakėt mė 135 p.e.r. dhe ngritėn krye 44-43 e 35-33, prandaj Roma i shpėrnguli me forcė nga bregdeti nė brendėsi, nė vise tė ashpra. Pėrmenden nga Straboni nė shek. I e.r si pakica tė vogla.







Enkelejtė



Enkelejtė, fis ilir, banorė tė trevės sė liqenit Lihnid (i Ohrit). Qyteti Enkelana, vendi i tė cilit ende nuk ėshtė pėrcaktuar, duhet tė lidhet me kėtė fis. Burimet historike i quajnė njėkohėsisht enkelejtėt edhe si banorė pran gjirit tė Rizonit (nė grykėn e Kotorit). Pėrmenden nė shek. VI-V p.e.r. lidhur me ngjarjet historike si strehimi i Kadmit e Harmonisė qė vijnė kėtu nga Teba, dhe grabitja e tempullit tė Delfit nė shek. VI p.e.r. Nuk pėrmenden mė nė shek. IV p.e.r., kur nė vendin e tyre nė ngjarjet e kohės e zėnė dasaretėt. Nė historiografi u ėshtė dhėnė njė rol mė i madh ngase dėshmohet prej tė dhėnave historike. Enkelejtėt shquheshin si peshkatarė e konzervues tė zotė tė peshkut.









Dasaretėt



Dasaretėt, njė nga fiset e mėdha tė Ilirisė Jugore, banorė tė krahinės Dasaretia, qė pėrfshinte pjesėn perėndimore tė liqenit Ohrit, fushėn e Korēės, krahinėn e Kolonjės, Gorėn, Oparin, Mokrėn, Devollin dhe Beratin. Nė shek. IV p.e.r. emri dasaret del nė kėtė truall nė vend tė enkelejve. Bėjnė pjesė nė mbretėrinė Ilire. Vendi i tyre Dasaretia dhe qyteti mė i fortė i kėsaj krahine, Pelioni, pėrmenden nė kohėn e kryengritjes sė mbretit ilir, Klitit kundėr Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė. Nė kohėn e luftėrave iliro-romake dhe maqedono-romake dasaretėt kaluan herė nė varėsin maqedone e herė atė tė mbretėrisė ilire deri sa ranė pėrfundimisht, nė vitin 168 p.e.r. nėn sundimin romak. Nė vitin 148 p.e.r., Dasaretia u pėrfshi nė provincėn romake tė Maqedonisė, si njė bashkėsi (koinon) mė vete, me qendėr qytetin Lyhnid (Ohri). Nė kohėn e Dioklecianit, shek. III tė e.r. u pėrfshi nėn provincėn e Epirit tė ri. Qytetet tjera tė dasaretėve ishin edhe Antipatrea (Berati), Kodrioni (Irmaj), si dhe Krysondiona, Gertundi, Keraka, Sationa, Bojoja, Bantia, Orgesa, Knidi (ende tė palokalizuara)










Dardanet







Dardanėt ishin fis Ilir qė shtriheshin nė mesin e Ballkanit, kryesishtė nė Kosovėn e sotme dhe rrethinėn e saj. Dardant ishin fisi themeues i Mbretis sė Dardanisė rreth shekullit IV p.e sonė nė tė cilėn bėnin pjesė dhe fiset e njhura Thunatėt dhe Galabėt. Supozohet se nė pėrbėrjen kėsaj mbretėrie hynin edhe fise tjera mirėpo pėr to dihet shumė pakė.





Dalmatėt

Dalmatėt njė ndėr fiset e mėdha e tė njohura ilire, banorė tė pjesės Verilindore tė Ilirisė. Qė nga periudha mė e lashtė e deri nė shek. II p.e.r. trevat e tyre shtrihesin nė brendėsi, prapa vargamalit Dinarik nė pllajat e Duvnos, Livnos e Gllamoēit, nė Bosnjėn e sotme Perėndimore. Pasi krijuan federatėn e tyre, u zgjeruan drejt brigjeve tė Adriatikut. Por nuk arritėn tė bėheshin fuqi detare dhe nuk i vunė nėn zotėrim ishujt e beregdetit tė Dalamcisė. Qytezat e tyre tė fortifikuara pėrkasin periudhės sė parė tė hekurit. Kryeqendra e tyre u bė Delmini. Dalamatėt ishin njėri ndėr fiset ilire qė i bėnin qėndresė pushtimit romak dhe kanė zhvilluar njė varg luftėrash tė pėrgjakshme e kryengritjesh kundėr romakėve nė vitet 156-155, 119-117, 51-46, 39-37 p.e.r. Lufta e tyre mė e madhe kundėr pushtuesve romak lidhet me Kryengritjen Ilire tė viteve 6-9 e.r Dalmatėt ishin tė pėrmendur pėr blegtorinė dhe kishin tė zhvilluar zejtarinė tė lidhur me tė. Viset e tyre ishin tė pasura me pyje e xeherore dhe shquheshin pėr punimin e drurit. Mbeturinat e rendit fisnor u ruajtėn deri vonė te Dalmatėt, me kėtė shpjegohet pohimi i Strabonit se ata nuk pranonin monedha , u merrnin fiseve tė nėnshtruara drithė e bagėti si haraē dhe tokėn e ndanin njėherė nė 8 vjetė.






Penestėt

Penestėt ishin fise ilir, banorė tė krahinės Penestia nė luginėn e sipėrme tė Drinit tė Zi e rreth saj. Pėrmenden pėr herė tė parė mė 170-169 p.e.r. dhe luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė luftėn III romako-maqedone. Treva e penestėve pėrfshihej nė mbretėrinė ilire. Mė 169 p.e.r. Perseu pėr t'u lidhur me mbretėrinė ilire, hyri nė tokat e Penestėve, pushtoi qytetet e tyre dhe dėboi kėndej garnizonet romake. Nė trojet e penestėve kishte 14 qytete e kėshtjella, prej tė cilave njihen me emrin Uskana, qė ishte edhe kryeqendra e krahinės, Oeneu dhe Draudaku. Pas vitit 168 p.e.r. emri i penestėve e i qyteteve tė tyre nuk pėrmenden mė.





Molosėt



Molosėt ishin fis ilir, qė sundonin nė qendren e Epirit antik. Ishin aktivnė formimin e shtetit tė Epirit.





KaonėtKaonėt ishin fis ilir qė sundonin nė nga lumi Kallama, deri nė luginen e Drinosit, nė Gjirokastėr. Qyteti mė i madhė i Kaonėve ishte Antigonea nė afėrsi tė Gjirokastrės sė sotshme.





Thesprorėt


Thesprorėt fis ilir qė sundonte nga jugu i lumit Kallama, deri nė gjirin e Ambrakisė.







Arbėreshėt

Arbėreshėt janė shqiptar tė cilėt jetojnė nė Italinė jugore qė nga shekulli XV dhe XVI. Kėta shqiptar, tani tė quajtur arbėresh, lėshuan Shqipėrinė kur ajo u okupua nga Perandoria Osmane. Qytetet ku banojnė arbėreshėt kanė nga dy emra, njė shqip, dhe tjetrin italisht. Kryeministėr i Italisė, pat qenė dy herė i zgjedhur Francesco Crispi, dhe ishte arbėresh.







Pirustėt

Pirustėt, ishin fise ilir, banorė tė krahinės sė sotme tė Matit e tė Mirėditės. Deri mė 168 p.e.r. bėnin pjesė nė Mbretėrinė Ilire dhe pėrmenden nga Livi ndėr fiset qė mbetėn tė pavaruara pas shkatėrrimit tė saj nga romakėt. Pavarėsinė e ruajtėn edhe nė vitin 54 p.e.r. kur Cezari i detyroi tė paguanin njė dėmshpėrblim. Nė vitet 6-9 morėn pjesė nė kryengritjen e madhe ilire kundėr pushtimit romak nėn udhėheqejen e Batos sė Desidistėve dhe ishin ndėr tė fundit qė u nėnshtruan. pėr herė tė fundit pėrmenden nė shek. II tė e.r. nga Ptolemeu. Pirustėt pėrmenden si minatorė dhe pėr punimin e metaleve, e sidomos tė bakrit. Nė njė mbishkrim tė shek. III tė e.r. pėrmendet njė fsaht i pirustėve, tė shperngulur nga romakėt nė zonat minerare tė Dakisė.







ParathinėtParthinėt ishin njė fis ilir, banorė tė trevės midis Bregut tė Matės dhe lumit Aps (Semanit). Nė perėndim kufizoheshin me toka e Dyrrahut, nė Lindje me dasaretėt tek malet Polis-Kamje. Pėrmenden qė mė 229 p.e.s. nė kėtė trevė, duke zėvendėsuar emrin e taulantėve, si njė bashkėsi, nė kuadrin e shtetit ilir. Mė 229-205 p.e.r. kalojnė nė varėsinė e Romės, tė shtetit ilir tė Skerdilaidit dhe Maqedonisė.




Mė 205 p.e.s. ngritėn krye kundėr sundimit maqedon dhe u rikthyen nė shtetin ilir, deri mė 172 p.e.s., kur i pushtoi pėrfundimisht Roma. Mė 48 p.e.s. dhe 39 p.e.s. ngritėn krye kundėr sundimit romak, por u shtypėn egėrsisht. Njė parthin Asin Epikadi, organizoi njė komplot pėr rrėzimin e Oktavian Augustit nė Romė. Hyjnia kryesore ishte Zeusi Parthin (Jupiter Parthinus).



Qytetet mė tė pėrmendura ishin Partha e Brysaka. Ndėr qendrat qytetare tė parthinėve duhet tė kenė qenė ato ku janė rrėnojat e sotme tė nė Zgėrdhesh, Dorėz, Pėrsqep, Belsh, Berat e Babunjė.





JapodėtJapodėt, ishin fise ilire qė banontene nė krahinat veriore tė Ilirisė, nė shpinė tė liburnėve. Nė shek. IV p.e.r. u pėrzien me keltėt, Straboni i quan fis ilir kelt. Pėr njė kohė tė gjatė nė shek. II-I p.e.r. japodėt kundėrshtuan me armė nė dorė pushtuesit romak. Nė sulmin e romakėve kundėr japodėve dhe ilirėve tė tjerė tė Veriut mė 35 tė e.r. ka mbetur si shembull i madh lufta pėr mbrojtjen e Metulit, qytetit kryesorė tė tyre. Romakėt mundėn ta pushtonin qytetin vetėm kur u shkatėrrua i tėri dhe vranė nė luftė tė gjith mbrojtėsit e tij. Gratė metulase me fėmijėt e tyre, pėr tė mos rėnė nė duart e pushtuesve, u hodhėn nė zjarrin qė diqte qytetin.







PaionėtPaionėt grup fisesh ilire qė banonin nė luginėn e sipėrme tė Aksiosit (Vardari) dhe degėve tė tij, duke u shtrirė nė Lidje deri te lugina e Srymonit (Struma) nė kufi me fise trake, nė Perėndim nė kufi me dardanėt, penestėt dhe dasaretėt e Ilirisė. Pėrmenden pėr tė parėn herė nga Homeri si aleatė tė trojanėve kundėr akejve. Nė fillim tė shek. V p.e.r. u pushtuan nga persėt dhe dy fise tė tyre me urdhėr tė Darit u shėrngulėn nė Azi. Nė gjysmėn e parė tė sheku. IV paionėt kishin krijuar mbretėrin e tyre , njė ndėr sundimtarėt e tė cilit ishte Agis. Qė nga kjo periudhė historia e paionėve ėshtė e lidhur me pėrpjekjet e vazhdueshme tė shtetit maqedon pėr t'i nėnshtruar. Kjo u arrit gjat sundimit tė Filipit II dhe sidomos tė Aleksandrit tė Madh. Megjithatė duke njohur sovranitetin e Maqedonisė, paionėt vazhdonin tė sundoheshin formalisht nga mbretėria e tyre. Vetėm pas nėnshtrimit tė plotė nga ana e Lismakut nuk bėhet mė fjalė pėr mbretėr paionė. Pas pushtimit romak Paionia u nda midis krahinave II dhe III, nga tė katėr provincat autonome tė Maqedonisė tė krijuar nga pushtuesit. Me riorganizimin administartiv tė perandorisė e nė kohėn e Dioklecianit, Paionia sė bashku me Pelagoninė formonin njė provincė tė veēantė tė quajtur Macedonia II ose Salutaris.





EordejtėEordejtė ishin fise ilire, banorė tė krahinės Eordea, nė rrjedhėn e sipėrme tė Devolloit dhe nė trevėn e liqenit tė Kosturit. Pėrmenden shpesh nė kohėn e luftėrave romako-maqedone. Mė 199 p.e.r. trojet e tyre u shkatruan nga ushtria e konsullit romak Sulpici dhe mė 171 p.e.r. u pėrshkuan nga ushtria maqedone e Perseut. Pas pushtimit romak, Eordea u pėrfshi nė krahinėn IV maqedone. Nėpėr tė kalon rruga Egnatia (Via Egnatia). Qytetet kryesore ishin: Eordea Kele.












Japigėt

Japygėt janė fis ilir, i shpėrngulur rreth fillimit tė mijėvejeēarit tė fundit tė p.e.r. nė italinė e Jugut. U vendosėn nė fillim nė Gadishullin e Garganos, pastaj nė Pulia (Kalabria antike) dhe u ngulėn pėrfundimisht nė jug tė saj, nė hyrjen e ngushticės sė Otrantos. Autorėt antik emrin e japygėve e kanė pėrdorur si emėrtim pėrmbledhės pėr njė varg popullsish: mesapėt, salentinėt, kalabrėt, pericezėt dhe daunėt, qė banonin nė Pulia. Shpesh emri i japygėve ėshtė ngatėrruar me mesapėt qė u vendosėn nė kėtė krahinė mė vonė se japygėt, por shpejt morėn epėrsi mbi ta.







LabeatėtLabeatėt ishin fise ilire qė banonte rreth liqenit tė Shkodrės. Pėrmenden pėr herė tė parė nga Livi gjatė luftės sė III iliro-romake. Bėnin pjesė nė mbretėrinė ilire tė Gentit. Qytetet tė tyre ishin Shkodra, qė ishte edhe kryeqendra e mbretėrisė Ilire, dhe Meteoni (Meduni i sotėm nė Mal tė Zi). Labeatėt prenė monedha nė emėr tė bashkėsisė fisnore, sipas tipit tė monedhave tė mbretit Gent dhe me sa duket me autorizimin e tij.





MesapėtMesapėt janė fis Ilir i shpėrngulur rreth fillimit tė mijėvjeēarit tė fundit p.e.r. nė Italin e jugut dhe i vendosur nė Apolia dhe Kalabrinė antike. Njoftimet e para historike tė sigurta pėr ta lidhen me luftėrat e zhvilluara prej tyre kundėr tarentasve nga fillimi i shek. V deri mė 335 p.e.r., kur pas ndėrhyrjes sė Alaksadėr Molosit qė ishte thirrur pėr ndihmė nga tarentasit , i lanė mė njėanė grindjet me kėta tė fundit pėr tė pėrballuar gjendjen e krijuar nga rreziku samnit. Nė luftėn I e II samnite mesapėt u renditėn nė anėn e romakėve, ndėrsa gjat luftės sė III mė 299 p.e.r. tė shqetėsuar nga forca gjithnjė nė rritje e Romės, u ndanė nga romakėt e u hodhėn kundėr tyre. Nė luftė kundėr romės ata, sė bashku me lukanėt, samnitėt e tarentasit, iu drejtuan pėr ndihmė Pirros dhe qenė tė parėt qė pritėn dhe ndihmuan forcat e tij kur ata zbarkuan nė brigjet e Italisė nė vitin 280 p.e.r. Edhe pse tė mundur mė vonė nga Roma dhe tė detyruar tė merrnin pjesė nė konfederatėn e kryesuar prej saj, mesapėt shpeshherė ngrinin krye duke e kundėrshtuar me forcė procesin e romanizmit qė filloi tė thellohej sidomos nė fillim tė shek. I p.e.r. Gjuha e mesapėve ishte mesaoishtja. Ata kanė lėnė njė numėr mbishkrimesh, studimi i tė cilave ka rėndėsi pėr njohjen e ilirishtes.














Atintanėt

Atintanėt, njė ndėr fiset e mėdha tė Ilirisė sė Jugut, banorė tė Atintanisė. Shtriheshin nė krahinat e sotme tė Mallakastrės e tė Skraparit. Nė Perėndim kishin Apoloninė dhe parthinėt, nė Veri desaretėt, nė Jug lumin Aous (Vjosa) i ndante nga amanėt e epirotėt. Pėrmenden pėr herė tė parė nė burimet historike nė shek. V p.e.r. si aleatė tė molosėve. Patėn lidhje tė ngushta me Simahinė Epirote; rreth vitit 312 p.e.r. njė personalitet atintan ėshtė nderuar nga shteti epirot me dekret tė posaēėm tė skalitur mbi gur. Disa autorė antikė i quajtėn epirot, duke u nisur nga lidhjet me molosėt e mė pas me shtetin e Epirit. Mė 229 paria e Atintanėve mori anėn e Romės nė luftėn kundėr shtetit ilir tė Teutės. Sipas marrėveshjes romako-maqedone mė 205 nė Foinike Atentana iu lėshua Maqedonisė, pėrveē tokave tė bylynėve, qė mbetėn si bashkėsi (Koinon) mė vete nėn kontrollin romak. Me ndarjen administrative qė bėnė romakėt nė Maqedoni pas vitit 168 p.e.r. Atianta u pėrfshi nė krahinėn e IV maqedone. Pjesa Perėndimore e Atiantisė (Mallakastra e Skrapari) ishte mė e zhvilluar nga ana ekonomike-shoqėrore. Kishte njė varg qytetesh, ndėr tė cilat mė tė rėndėsishme ishin Bylisi e Nikaia.







.Albanėt






Albanėt, fisė Ilir nga i cili morėn emrin e hershėm shqiptarėt. Pėrmendet pėr tė parėn herė si Albanoi nė shek. II -tė erės sonė nga Ptolemeu i cili shtrihet nė shpinė tė Dyrrahut deri tek malet Kandave (malet e Polisit) nė Lindje brenda trevės sė banuar mė parė nga fisi i parathinėve. Mendohet tė jetė i njėjti fis me emrin e ri tė pėrkthyer parthinoi=bardhinoi=albanoi. Qyteti kryesor i tyre ishe Albanopoloi. Nė krahinėn qėndrore tė banuar prej albanėve ruhen ende toponime qė lidhen me emrin e kėtij fisi., si: Arbana, fashat nė rrethin e Tiranės, kroi Alban nė afėrsi tė fshatit Zgėrdhesh tė rrethit tė Krujės etj. Nė burimet historike tė shek. XI Albanėt pėrmenden nga Mihal Ataliati si dhe nga ana e Komnena si pjesmarrėse aktive e ngjarjeve. Nė mesjetė njihet dhe varianti si Arban. Ka qenė emri etnik i shqiptarėve nė mesjetė siē dėshmon fakti qė kėtė emėr e morėn me vete shqiptarėt e mėrguar nė Greqi (shek. XV-XVI) nė formėn arvanit, nė Itali (shek. XV-XVI) dhe nė Dalmaci (shek. XVIII) nė formėn arbėresh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.YouGoDec.Com
aleks
Administrator
Administrator
aleks


Numri i postimeve : 203
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : Albania

 Fiset Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Fiset Shqiptare    Fiset Shqiptare Empty14.09.10 6:17

Nė kuptimin shoqėror





Shqiptar ėshtė njė person me prejardhje nga trojet shqiptare dhe qė e ndjen veten se i takon kėtij populli, duke lėnė mėnjanė aftėsitė e tij pėr tĀ“u shprehur nė gjuhėn shqipe, pėrkatėsinė shtetėrore, pėrkatėsinė fetare apo klasifikimet tjera qė nuk vijnė vetvetiu nga gjaku (gjenet).







Nė kuptimin juridik



Si Shqiptarė konsiderohen pjesa mė e madhe e popullsisė sė Shqipėrisė dhe Kosovės, si dhe njė pjesė e popullsisė sė Maqedonisė, Malit tė Zi, Serbisė dhe Greqisė.



Shqiptarėt janė themelues tė shtetit tė quajtur Shqipėri. Nė Kosovė dhe Maqedoni ēėshtja ende nuk ėshtė e qartė, ndėrsa nė Serbi dhe nė Malin e Zi ata konsiderohen (minoritete) si pakica kombėtare.



Si shtetas shqiptarė quhen banorėt e Shqipėrisė.






Shqipėtarėt jasht trojeve









Turqia 5,500,000

SHBA/Kanada 266.135

Greqia 438.036

Italia 338.000

Australia 12.000

Zvicra 95.000

Gjermania 400.000

Britania e Madhe 300.000

Franca 20.000


Serbia 60.000 Me Kosovėn: 1.900.000

Egjipti 25.000

Spanja - -----ka por skemi numer te sakte

Suedia 46.000

Belgjika 5.000

Holanda 165.706

Norvegjia 7.000

Danimarka 8.000

Bullgaria -

Rumania 500

Rusia 1.200

Kroacia 15.082

Brazili ---

Argjentina ---

Sllovakia ---

Sllovenia 6.200

Ukraina 20.000


Bosnja dhe Hercegovina 15.000

Luksemburgu 4.802

Afrika e Jugut ---

Siria ---

Zelanda e Re 15.000
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.YouGoDec.Com
 
Fiset Shqiptare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fiset e Veriut
» Fiset kryesore Ilire
» Sa pak shqiptare ka Bota!
» Fotografia Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tė njihemi me njėri tjetrin :: Fiset shqiptare-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | Society and Culture | Beauty, Celebrities, Fashion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions