24 Shtator 2010 - 10:16 | Sport
TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera
Peshėngritje, Erkand Qerimaj i 6-ti nė botėrorin e Antalias
Peshėngritje, Erkand Qerimaj i 6-ti nė botėrorin e AntaliasANTALIA- Peshėngritėsi shqiptar Erkand Qerimaj e mbylli nė vendin e 6-tė konkurrimin e tij nė peshėn 77 kg, duke ngritur 351 kg nė dygarėsh nė kampionatin botėror qė po zhvillohet nė Antalia (Turqi) kėto ditė.
Qerimaj arriti njė rezultat pozitiv falė dhe pesė provave tė kaluara me sukses, veēanėrisht nė stilin e shtytjes, ku theu edhe rekordin kombėtar nė stilin e shtytjes me 196 kg, nje rekord qė mbahej nga Ilir Suli, i cili 10 vjet mė parė ngriti 195 kg nė Evropianin e Bullgarisė.
Nė stilin e shtytjes gara e shkodranit ishte perfekte, falė strategjisė shumė tė saktė tė zgjedhur nga trajneri Kovaēi. Qerimaj nė provėn e parė nė shtytje ngriti me lehtėsi 185 kg, duke treguar siguri pėr tė kėrkuar njė vend tė mirė. Prova e dytė me 191 kg e ēoi nė vendin e 4-tė, i cili u konfimuar edhe pas provės sė fundit me 196 kg.
Nė dygarėsh Erkand Qerimaj arriti nė 351 kg, duke zėnė vendin e 6-tė. Kampion i botės nė peshėn deri nė 77 kg, u shpall armeni Tigran Martirosian me 373 kg, kinezi Lu Xiaojun u rendit i dyti, ndėrsa egjiptiani Tarek Jehia plotėsoi podiumin.
Erkand Qerimaj pėrveē vendit tė gjashtė nė botėror, ka hedhur njė hap shumė tė rėndėsishėm edhe pėr Lojėrat Olimpike Londėr 2012.
(atsh/BalkanWeb)