Tėrhequr mė 24 Shtator 2010
Gjate bisedes me Sekretaren Klinton Ministri Haxhinasto diskutoi rreth zhvillimeve ne rajon duke theksuar gatishmerine e Shqiperise per te promovuar me tej dialogun dhe bashkepunim konstruktiv mes vendeve te Ballkanit Perendimor.
Gjithashtu Ministri Haxhinasto theksoi se eshte i nevojshem vazhdimi i angazhimit intensiv te Shteteve te Bashkuara ne procesin e bisedimeve qe Qeveria e Kosoves do te vazhdoje me Serbine per ceshtje teknike vecanerisht tashme qe ceshtja e statusit eshte mbyllur perfundimisht.
Sekretarja Klinton i konfirmoi Ministrit Haxhinasto se SHBA do te jete pjese aktive e ketij procesi. Darka Trans-Atlantike u organizua gjate Sesionit te 65 te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se qe po zhvillohet ne Nju Jork. Haxhinasto mori pjese ne darken Trans-Atlantike ku ishin te ftuar ministrat e Puneve te Jashtme te vendeve anetare te NATO-s te cilet diskutuan rreth disa ceshtjeve te rendesishme per paqen dhe sigurine ne zonen euroatlantike dhe me gjere si dhe mbi sfidat e reja per sigurine e perbashket dhe mundesine e rritjes se bashkepunimit me qellim perballimin e tyre.
2010-09-23 1700