Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Topi fjalim ne OKB Thirrje per njohjen e Kosoves

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Topi fjalim ne OKB Thirrje per njohjen e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Topi fjalim ne OKB Thirrje per njohjen e Kosoves   Topi fjalim ne OKB Thirrje per njohjen e Kosoves Empty23.09.10 21:47

Tėrhequr mė 24 Shtator 2010


Ne prani te kryetareve te shteteve dhe te delegacioneve si dhe te personalitetet te larta te politikes boterore pjesemarres ne Sesionin e 65-te te AP-se Presidenti Topi mbajti nje fjalim ku beri thirrje homologeve vendet e te cileve akoma nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves ta njohin ate duke i siguruar se kjo eshte menyra e vetme per ti kontribuar stabilitet afatgjate dhe paqes jo vetem rajonale por edhe globale.

Presidenti i Republikes vuri ne dukje mendimin e Shqiperise se roli i OKB-se mbetet i fuqishem koherent dhe i pazevendesueshem ne qender te nje dinamizmi global efektiv. Ai duhet te forcohet duhet te mbeshtetet ne sfidat e tij per nje bashkepunim nderkombetar te hapur per nje paqe dhe siguri te qendrueshme per nje zhvillim te pandalshem dhe per nje standard te respektit per te drejtat e njeriut dhe lirite themelore. Nder te tjera Kryetari i Shtetit theksoi se Shqiperia mbetet e angazhuar per ti kontribuar kesaj axhende dhe rolit te patjetersueshem te Organizates e agjencive te saj te cilat me mire-administrimin e buxhetit dhe burimeve njerezore mund tiu pershtaten kerkesave te vendeve anetare.

Ne vijim te fjales se tij Presidenti Topi nenvizoi faktin qe vendi yne pas miratimit te Deklarates se Mijevjecarit nje dekade me pare po deshmon progres drejt arritjes se Objektivave te Mijevjecarit ne te gjitha fushat dhe treguesit saj dhe vazhdon tu kushtoje rendesi te madhe ceshtjeve te zhvillimit duke fuqizuar perpjekjet nepermjet integrimit te tyre ne strategjine e zhvillimit kombetar. Ne kete kontekst Presidenti i Republikes rikonfirmoi se integrimi dhe anetaresimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian perben nje perparesi te politikes sone te jashtme ku si rralle here ka nje konsensus te gjere politik dhe social. Hapat e rendesishem qe Shqiperia ka hedhur drejt BE-se dhe fazat e saj te bashkepunimit ne kuader te procesit te integrimit po rezultojne premtues - u shpreh Presidenti Topi duke theksuar se anetaresimi i Shqiperise ne NATO dhe integrimi ne Bashkimin Evropian eshte nje proces i rendesishem edhe rajonal dhe i pandashem nga integrimi i plote i rajonit.

Kosova zuri nje vend te rendesishem ne fjalen me te cilen Presidenti Topi iu drejtua te pranishmeve ne Sesionin e 65-te te AP-se te Kombeve te Bashkuara. Duke iu referuar miratimit te rezolutes per ligjshmerine nderkombetare te shpalljes se pavaresise se Kosoves Presidenti Topi shprehu qendrimin e Shqiperise ne mbeshtetje te dialogut mes Kosoves dhe Serbise i cili duhet te filloje pa humbur kohe. Ne mbeshtesim dialogun e sinqerte e konstruktiv per zgjidhjen e ceshtjeve praktike ne dobi te interesave te perditshme te qytetareve te tyre per ti ndihmuar ata por edhe per te lehtesuar pse jo qetesuar minoritetet perkatese shqiptare dhe serbe se tashme do te marre rruge zgjidhja e problemeve dhe ceshtjeve te perfaqesimit te gjuhes shkollimit apo te tjera nen frymen dhe vizionin e te ardhmes se perbashket evropiane - theksoi Presidenti i Republikes.

Kryetari i Shtetit ne perfundim te fjales se tij ne kete Asamble u shpreh se Shqiperia vlereson se miratimi konsensual i kesaj rezolute eshte nje hap shume i rendesishem ne respekt te opinionit keshillimor te GJND-se dhe te autoritetit te OKB-se por dhe te konsolidimit te shtetit te Kosoves dhe te institucioneve te tij demokratike e evropiane te pavaresise integritetit te saj dhe te te ardhmes si vend anetar i OKB-se.

2010-09-24 0833

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Topi fjalim ne OKB Thirrje per njohjen e Kosoves
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bamir Topi: Situata aktuale, e patolerueshme
» Topi Xhami e re jo me falje rrugeve
» Bajrami Topi Kushte per besimtaret
» Presidenti Topi dekreton buxhetin 2011

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Media dhe politika :: Onews Aktualiteti-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions