Te majtet e vegjel hidhen ne sulmTėrhequr mė 28 Mars 2009
Kur
anetaresimi i Shqiperise me te drejta te plota te NATO ka filluar
numerimin mbrapsht, Skender Gjinushi ve re nje mosperputhje, sipas tij,
midis te merituarit per te qene anetare dhe verejtjeve nderkombetare qe
vazhdojne te vijne per Shqiperine. Shqiperia meriton te integrohet. Sic po anetaresohet ne
NATO, duhet te anetaresohet edhe ne BE. Por qeveria ka bere qe
anetaresimi te mos behet me reforma te thella, cka sjell kushte te
rrepta per Shqiperine, thekson Gjinushi.
Kete deklarate
kryetari i Partise Social-Demokrate e beri nga Fieri, ku ndodhej per
nje aktivitet lokal. Partite e vogla, aleate te socialisteve, po
aktivizohen ethshem. Ato besojne se ndryshimi me 28 qershor eshte i
mundshem. Por shifrat e tyre te ulta ne sondazhe vene ne dyshim, sipas
analisteve, vleren reale qe ata do te kene per socialistet. Sidomos,
pas ktheses se fundit te LSI. Por Gjinushi e akuzon LSI-ne per pabesi.
Edhe ne zgjedhjet lokale hyme bashke por me pas ne keshillat e qarqeve
LSI punoi qe te kalonin ne favorin e PD-se, vijoi Gjinushi.
Paskal
Milo nga ana e tij replikon me kryeministrin dhe thote se rikthimi i se
majtes ne pushtet, nuk eshte kthim mbrapa. Qendrimi ne pushtet i
Berishes eshte fatekeqesi per shqiptaret. Prandj ne 28 qershor duhet
ti themi Berishes se punen e opozites e ben me mire se punen e
qeverise, deklaroi Milo.
Ne kete vazhde, partia me e re,
Aleanca per Demokraci dhe Solidaritet, e rreshton edhe ajo veten ne
kampin e majte dhe flet per bashkim. Vetem bashkimi i te gjithe te
majteve do garantonte fitoren ne 28 qershor 2009, tha kreu i kesaj
partie, Gaqo Apostoli.