Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

 

  Arsimi i lartė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

 Arsimi i lartė  Empty



MesazhTitulli: Arsimi i lartė     Arsimi i lartė  Empty26.09.10 4:50

Arsimi i Lartė mund tė merret ne universitetet dhe institucionet e arsimit tė lartė profesional. Kjo mund tė bėhet nė rrugė publike ose private. Nė kėto institucione arsimore ofrohen studimet pėr Bachelor, Master dhe Doktoraturė. Studentėt mund tė zgjedhin rrugėn e rregullt tė studimit ose atė me korrespondencė.

Ndryshime tė mėdha janė bėrė nė rrjetin e institucioneve tė arsimit tė lartė dhe janė adaptuar disa akte ligjore pėr zhvillimin a kėtyre institucioneve. Platforma e zhvillimit tė sistemit tė arsimit tė lartė nė Kosovė ėshtė hartuar nė bazė tė objektiva tė procesit tė Bolonjės. Standardet e arsimit tė lartė nė Kosovė janė pėrcaktuar bazuar nė standardet evropiane.


Pranė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė ėshtė krijuar Departamenti i Arsimit tė lartė. Detyrat primare tė DAL janė planifikimi dhe mbikėqyrja e zhvillimit tė sistemit tė arsimit tė lartė. DAL po ashtu kryen Njohjen e dokumenteve tė fituara nga studime jashtė vendit (Komisioni i MASHT pėr Njohjen e Diplomave tė fituara jashtė vendit) si dhe bėn verifikimi e dokumentacionit tė shtetasve tanė qė duan tė studiojnė jashtė vendit.


Pėr vlerėsimin e cilėsisė nė institucionet e arsimit tė lartė publik dhe privat ėshtė themeluar nga MASHT-i ne pajtim me Ligjin mbi Arsimin e Lartė ne Kosove: Agjencia e Akreditimit e Kosovės (AAK). Kjo agjenci nėpėrmjet procesit tė akreditimit pėrkrahė zhvillimin e cilėsisė dhe garanton cilėsinė e punės arsimore dhe kėrkimore shkencore nė kėto institucione.



Universiteti i Prishtinės ėshtė universiteti i vetėm publik nė Kosovė. Universiteti i Prishtinės sot ka 17 fakultete. Shkollat e larta pedagogjike si dhe Fakulteti i Mėsuesisė janė bartur nė Fakultetin e Edukimit. Universiteti i Prishtinės ėshtė anėtar i plote i Asociacionit te Universiteteve Evropiane.


Pranė UP, nga 14 Korriku deri me 01 Gusht, mbahet Universiteti Veror i Prishtinės. Ky Universitet pranon aplikime nga studentėt shtetas dhe nga studentė nga Evropa Jug Lindore dhe pjesa tjetėr e Botės. Tė gjithė tė interesuarit duhet tė kontaktojnė me zyrėn e UniversitetitVeror tė Prishtinės pėr tė gjitha pyetjet qė kanė nė lidhje me edicionin e ri tė kėtij universiteti pėr verėn e ardhshme.


Organi suprem i pėrfaqėsimit tė Studentėve nė UP ėshtė Parlamenti i studentėve i Universitetit tė Prishtinės. Nė kėtė Parlament marrin pjesė 7 (shtatė) organizata Studentore tė Universitetit tė Prishtinės. Anėtarėt e Parlamentit tė Studentėve zgjidhen nėpėrmjet zgjedhjeve Studentore tė UP-sė ē’do 2 vite. Nė kuadėr te Parlamentit Studentor funksionon edhe Revista Studentore Bote e Re e cila pasqyron jetėn dhe problemet studentore nė UP.


Pėr regjistrimi i studentėve tė rinj nė Universitetin e Prishtinės duhen kėto dokumente:




  • Aplikacionin e plotėsuar

  • Dėshmi e pagesės prej 10 Euro pėr aplikim (forma e pagesės duhet tė merret nga fakulteti juaj dhe pagesa duhet tė bėhet nė bankė)

  • Ēertifikata e lindjes

  • Transkripti i notave tė shkollės sė mesme

  • Dėftesat e shkollės sė mesme

  • Letėrnjoftimi

  • Njė fotografi e formatit tė pasaportės

Universiteti i Prishtinės bėn dhe akomodimin e studentėve nė Qendra Studentore nė Prishtinė kundrejt njė pagese mujore.



Aplikimi i pagesave tė studentėve nė Universitetin e Prishtinės rregullohet me udhėzim administrativ tė MASHT-it pėr ēdo vit akademik. Mjetet e grumbulluara nga pagesat e studentėve do tė shfrytėzohen pėr bursa dhe pėrfitime tjera pėr studentė si dhe pėr pėrmirėsimin e kushteve tė punės nė Universitet. Studentėt tė cilėt nuk kanė mundėsi ekonomike tė financojnė studimet e tyre duhet tė paraqiten pėr asistencė. Pagesat nga studentėt do tė bėhen nė cilėndo bankė komerciale nė Kosovė nė emėr tė Buxhetit tė Konsoliduar tė Kosovės-Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė-Universiteti i Prishtinės. Kandidatėt tė cilėt janė staf i UP-sė lirohen nga pagesat administrative. Pėr informata mė tė hollėsishme rreth regjistrimit dhe rreth fakulteteve tė Universiteti tė Prishtinės kandidatėt pėr studentė duhet tė vizitojnė faqen zyrtare tė Universitetit tė Prishtinės.


Mėnyra e organizimit tė studimeve nė institucionet e arsimit tė lartė bėhet nė dy semestra, atė dimėror dhe veror. Studentėt qė kryejnė me sukses tė gjitha kushtet pėr gradim nga fakultetet pėrkatėse pajisen me diplomėn pėrkatėse pėr tė cilėn kanė studiuar: Bachelor, Magjistraturė dhe Doktoraturė.


Arsimi i Lartė Profesional - Nxėnėsit e shkollave profesionale kanė tė drejtėn e studimeve universitare. Ėshtė paraparė nevoja pėr hartimin e njė ure lidhėse nė mes tė shkollimit profesional dhe atij universitar. Pėr kėtė ėshtė hartuar koncepti i klasės 13, e cila u ofron nxėnėsve tė shkollave profesionale dy mundėsi: marrjen e maturės profesionale qė hap dyert e fakulteteve tė ndryshme ose marrjen e nivelit tė III tė kualifikimit profesional i cili ofron mundėsi mė tė mira pėr punėsim dhe hap dyert e shkollimit pėr njė shkallė tė IV e cila bėnė kualifikimin pėr titullin Teknik. Kjo e fundit planifikohet tė zhvillohet nė dy vitet e ardhme nė Kosovė. Me ligjin e arsimit profesional ėshtė propozuar qė Kosovės i nevojitet zhvillimi i arsimimit post sekondar, si p.sh. kolegjet e shkencave aplikative, kėshtu qė nxėnėsit e suksesshėm tė arsimit profesional do ti kenė dyert e hapura pėr zhvillim shumė tė mirė tė karrierės sė tyre profesionale.


Institucionet private tė arsimit tė lartė vendosin vetė kushtet e pranimit tė studentėve, procedurave si dhe tarifat dhe mėnyrėn e aplikimit tė tyre. Shtetasit qė duan tė regjistrohen nė kėto institucione tė larta private duhet tė konsultohen me Agjencinė e Akreditimit tė Kosovės pėr tė marrė mė shumė informacion rreth akreditimit tė kėtyre institucioneve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Arsimi i lartė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Arsimi & Edukimi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Arsimi-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions