Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Genta Ismajli, S’mė tremb presioni i RTK, do bėj klipe edhe mė hot

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Genta Ismajli, S’mė tremb presioni i RTK, do bėj klipe edhe mė hot Empty
MesazhTitulli: Genta Ismajli, S’mė tremb presioni i RTK, do bėj klipe edhe mė hot   Genta Ismajli, S’mė tremb presioni i RTK, do bėj klipe edhe mė hot Empty27.09.10 8:10

Ėshtė e kėrkuar gjithandej nėpėr koncerte. Ka shėnuar suksese kudo ku ka kėnduar dhe ėshtė artistja mė e preferuar nga fansat nė rrjetin social facebook.com.


Genta Ismajli, S’mė tremb presioni i RTK, do bėj klipe edhe mė hot Normal_gentaismaili30


Kėngėtarja Genta Ismajli me dashamirėsinė qė asnjėherė nuk i ka munguar, tregon sot nė kėtė intervistė pėr “Bluetooth”, pushimet e saj familjare gjatė kėsaj vere, impresionet e koncerteve tė shumta verore, planet mė tė afėrta nė muzikė si dhe statusin e saj aktual nė dashuri… Gjithashtu ajo i kthen pėr herė tė parė pėrgjigje akuzave qė i kanė bėrė pėr kopje…Pėrfshihuni dhe ju nė kėtė intervistė ekskluzive tė ‘uraganit’ tė skenės shqiptare, Genta Ismajli…





Nga Eraldo Rexho

Genta, sė fundmi nė Shqipėri ėshtė pėrfolur pėr censurimin e klipit tėnd tė fundit “Shkune Tune”, nga komisioni i Medias nė Kosovė? Madje thuhet se ėshtė ndaluar transmetimi i kėtij klipi gjatė ditės pėr shkak tė skenave ‘hot’…Sa e vėrtetė ėshtė kjo dhe ē’mund tė na thuash mė shumė nė lidhje me kėtė?

Radio-Televizioni 21 e transmeton ēdo ditė klipin, ndėrsa televizioni shtetėror nuk e transmeton duke qenė se klipi ėshtė shumė ‘hot’ sipas tyre, por unė gjithsesi shpresoj qė ta transmetojnė sė shpejti. Ua kam shpjeguar qė unė jam veshur me rroba profesionale pėr balerinė, madje u kam thėnė se ato veshje janė tė globalizuara, vishen nė tė gjitha kompeticionet e kėrcimit, dhe unė i kam veshur gjatė konkurrimit nė “Dancing with the Stars Albania”, gjithashtu. Klipi pėr nga suksesi pati me miliona shikime qė nė ditėt e para tė transmetimit. Pastaj sa i pėrket klipeve ‘hot’, nuk jam e vetmja unė qė kam bėrė njė tė tillė, dhe plus kėsaj nuk ėshtė hera e parė qė unė dal e veshur me rroba tė kėtij stili…Tani besoj se u kuptuam ku qėndron problemi apo jo…? Pavarėsisht kėsaj, unė kam pėr tė punuar gjithmonė e mė shumė pėr fansat e mi, dhe pėr krejt shqiptarinė, tė cilėt asnjėherė s’kam pėr t’i zhgėnjyer. Kam shumė dashuri pėr tė dhėnė, si dhe risi nė kėngė e klipe pėr tė dhuruar. Nuk do tė thotė qė unė do tė ndalem, edhe pse ėshtė ndaluar klipi, tani do tė punoj me mė shumė kualitet dhe skena hot…

Veē kėsaj tė kanė akuzuar edhe pėr kopje tė kėngėtareve Beyonce, Ciara dhe Lady GaGa nė kėtė klip. Po pėr kėtė ke ndonjė koment pėr tė bėrė?


Po, si jo…Nuk e dija qė mė kishin akuzuar pėr ‘kopje’ tek po kėto kėngėtare, tė cilat pėrveēse ngjasojnė shumė me njėra-tjetrėn si nė lėvizje, nė mėnyrėn e tė kėnduarit, apo nė garderobė, janė edhe ‘trend’ i momentit. Andaj dėshiroj tė sqaroj se unė do t’i mbetem besnike asaj ēka ėshtė nė ‘trend’ dhe asaj ēka pėlqehet dhe nuk mund tė largohem unė krejt e vetme prej asaj qė preferohet… Ndėrsa tani po e tregoj qė kėnga mė del nga thellėsia e shpirtit tim bashkė me lėvizjet dhe performancat e mia skenike dhe mė vjen sinqerisht shumė keq pėr ata qė nuk e kanė vėnė re kėtė gjė tek unė, sepse ata qė duan tė dinė pėr mua mė ndjekin dhe e njohin shumė mirė kėtė anė timen. Kurse sa i pėrket garderobės mundem qė tė kem ndonjė veshje si tė Beyonces ose tė tė tjerave kur mė pėlqen ndonjė fustan ose bluzė e tyre, shumė thjesht shkoj e marr tė njėjtėn. Asgjė tė keqe s’ka kjo…

Cilin prej yjeve botėrorė ke si shembull nė karrierėn tėnde?

Michael Jacksonin e kam pasur gjithmonė dhe e kam model nė karrierėn time. Inspirohem shumė prej tij.

Po nga femrat?

Mariah Carey, Alicia Keys, Beyonce…

A ndikohesh ndopak nga ato nė performancat dhe daljet e tua publike?

E ceka edhe mė lart, qė nė skenė ėshtė vetėm Genta Ismajli. Pėrndryshe nuk do tė kishte sukses performanca. Ti Eri besoj se e kupton mirė kėtė gjė, apo jo? (qesh)

Ndėrkaq sapo ke mbyllur me sukses njė tur tė gjatė koncertesh tė mbajtura gjatė kėsaj vere. Nė cilin vend je ndjerė mė mirė?

Nė tė gjitha vendet ku jam ballė pėr ballė me publikun unė ndihem shumė mirė, andaj nuk mundem ta ndaj as publikun, po as vendet ku kam mbajtur koncerte.


Ku i ke kaluar pushimet gjatė kėsaj vere?

Pushimet i kam kaluar nė Ulqin me familjen time.

Po me shoqėrinė nuk ke pushuar?

Me shoqėrinė pushova pėrpara se tė fillonte mirė sezoni veror, nė Dhėrmi.

A ėshtė Genta aktualisht e dashuruar?

Jo.

Domethėnė je ende nė kėrkim?

(qesh) Nė kėrkim, po kjo varet edhe se si ēohem nė mėngjes, po ‘yes’ duke kėrkuar jam… (qesh)

Po pėr lidhjen tėnde me Noizyn tė komentuar shumė gjithashtu nė Shqipėri, ē’mund tė na thuash?


E dini dhe ju vetė qė unė nuk kam pasur, nuk kam dhe nuk kam pėr tė pasur ndonjėherė lidhje me Noizy-n, pėrveē se jemi kolegė dhe miq tė mirė, thjesht kaq.

Cila mendoni se ėshtė mosha ideale pėr t’u martuar njė femėr?

Nė moshėn 27-vjeēare.

Si do ta pėrshkruanit mashkullin ideal?

E rėndėsishme pėr mua mbi tė gjitha ėshtė qė tė ketė respekt pėr veten, pėr partneren, pastaj edhe morali.

Ēfarė natyre ėshtė Genta nė familje?

Jam tip qė bėj shumė pėr familjen. Megjithatė, pėr kėtė pyetje mė mirė mund tė flasė familja ime.

Cilat janė planet e tua mė tė afėrta nė muzikė?

Planifikoj tė nxjerr kėngė tė reja dhe jam duke punuar fort pėr to aktualisht, plus kėsaj dėshiroj tė nxjerr albumin.


Sė fundmi, jo pak e komentuar ka qenė edhe motra juaj Mani nė show-biznesin shqiptar…Dėshiron qė edhe ajo tė bėhet kėngėtare?

(qesh) Ok, Mani tani ėshtė nė Amerikė, duke ndjekur shkollėn dhe mos kini frikė, se nuk do tė bėhet kėngėtare. (qesh) Ėshtė sportiste shumė e mirė, por kjo nuk do tė thotė qė nuk ka vesh pėr muzikė. Nuk e di se ku e lexova edhe unė kėtė, qė do tė bėj duet me Manin, por nuk ėshtė e vėrtetė, duke qenė se mė kanė pyetur edhe shumė njerėz.

Kur ke nė plan qė t’u rikthehesh kompeticioneve?

Nuk jam larguar nga ato, madje aktualisht jam duke punuar pėr diēka tjetėr tė re.

Sapo mbyllėm muajin e Ramazanit, ju agjėruat ndonjė ditė?

Duke qenė se kam qenė tėrė kohėn nė rrugė, ‘nonstop’ me koncerte, nuk kam mundur tė agjėroj, me pėrjashtim tė Natės sė Madhe (Natės sė Kadrit), nė tė cilėn kam agjėruar dhe kam shkuar edhe nė xhami.

Jeni besimtare e devotshme?

Besoj shumė nė Zot.

Faleminderit Genta pėr kėtė intervistė!


Tė falenderoj unė ty, gjithė lexuesit dhe stafin tuaj…Love always GENTA (G.I)


Gazeta Shqiptare

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Genta Ismajli, S’mė tremb presioni i RTK, do bėj klipe edhe mė hot
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Genta Ismajli foto Bardh e Zi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Media dhe politika :: Onews Aktualiteti-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions