Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Javier Bardem spanjolli mėi famshėm i Hollivudit

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Oni Pustina
Vip
Vip
Oni Pustina


Numri i postimeve : 158
Registration date : 23/07/2009
Age : 43
Location : Tirane, Albania

Javier Bardem spanjolli mėi famshėm i Hollivudit Empty
MesazhTitulli: Javier Bardem spanjolli mėi famshėm i Hollivudit   Javier Bardem spanjolli mėi famshėm i Hollivudit Empty03.10.10 21:03

Tre vite tė shkuara ai ishte duke i rėnė botės rrotull dhe duke xhiruar filma. Sot ėshtė i martuar me aktoren Penelope Cruz, ka fituar njė “Oskar” dhe vazhdon qė tė pėlqejė gratė “e forta”, lojėn e rekbisė dhe tė mos besojė se tashmė ėshtė shndėrruar nė njė seks simbol tė botės hispanike.

Javier Bardem spanjolli mėi famshėm i Hollivudit













Nė korrik, kur Spanja ishte ende duke festuar fitoren e Kupės sė Botės, Javier Bardem ndodhej larg, nė Bahamas, duke festuar martesėn e tij me bashkėshorten po aq tė mirėnjohur, Penelope Cruz. Fakti qė ēifti mė i famshėm i kinemasė spanjolle zgjodhi njė ceremoni martesore tė tėrhequr, larg syrit kurioz tė mediave dhe vetėm me pjesėmarrjen e njerėzve tė afėrm tė familjeve pėrkatėse, nuk ėshtė aspak njė fakt i ēuditshėm. Madje ata mund tė lėvdohen pėr aftėsinė e jashtėzakonshme qė treguan me mbajtjen jashtė syrit tė mediave tė ceremonisė, pėr tė cilėn nuk ekziston asnjė foto. Cruz dhe Bardem, tė cilėt me njė deklaratė tė pėrbashkėt kanė njoftuar se presin njė fėmijė vitin e ardhshėm, adhurohen shumė nė vendin e tyre tė lindjes dhe shumė shpejt ata po shndėrrohen edhe ndėr aktorėt mė tė respektuar dhe tė famshėm edhe tė vetė Hollivudit, me njė famė dhe shkėlqim qė ka vėnė nė rrezik edhe atė tė ēiftit tjetėr, Zholi-Pit.



Cruz ėshtė nominuar disa herė pėr ēmimin “Oskar”, tė cilin e mori vetėm nė vitin 2008 me filmin e Vudi Alen, “Kristina nė Barcelonė”. Por edhe bashkėshorti i saj, Bardem, gjithashtu ka fituar “Oskar”-in me portretin e njė vrasėsi psikopat nė filmin e vėllezėrve Cohen, “No Country for Old Mem”.



A mund t’u shkonin gjėrat mė mirė se kaq? Po. Goditjen e Kupidit e ka dhėnė kėtė herė regjisori i famshėm Alen, i cili e bėri sėrish ēiftin bashkė pas 20 vitesh nga interpretimi i tyre i parė i pėrbashkėt nė filmin “Kristina nė Barcelonė”. 20 vite tė shkuara ata ishin vėnė sėrish pėrballė njėri-tjetrit, nė njė nga sprovat e para kinematografike tė tė dyve, nė filmin “Jamon, Jamon”. Ishte njė film fantastik dhe shumė interesant i Bigas Luna, njė tjetėr regjisor spanjoll me famė, i shquar pėr trajtimin e temave erotike. Por nė kėtė rast bėhet fjalė pėr njė komedi romantike dhe plot humor. Nė atė film Cruz nxori nė pah jo vetėm hiret e mrekullueshme qė do ta bėnin shumė shpejt njė ikonė tė kinemasė spanjolle, por edhe karakterin e saj shumė tė veēantė dhe rebel. Ishte filmi ku tė dy pranojnė se kishin lindur shkėndijat e para tė njė ndjenje qė do tė shpėrthente vetėm 20 vjet mė pas, pasi tė dy tashmė ishin bėrė aktorė tė konsoliduar, tė famshėm dhe me njė sėrė historish dashurie personale mbi supe. Dhe si tė mos mjaftonte kjo, Bardem kėtė vit fitoi edhe ēmimin e aktorit mė tė mirė nė Festivalin e Kanės, pėr rolin e tij nė filmin e njė regjisori meksikan, “Beautiful”. Marrėdhėnia mes Cruz dhe Bardem ėshtė njė marrėdhėnie intensive 3-vjeēare, por qė janė tė paktė ata qė e kanė ditur dhe kanė pasur hollėsi pėr lidhjen e tyre. Ata kanė mbajtur njė profil shumė tė ulėt, veēanėrisht pėr “hienat” e medias. Vetėm nė maj, kur mori ēmimin e Kanės, Bardem deklaroi se ishte njė ēmim tė cilin ia kushtonte “gėzimit tim, mikes, shoqes, tė dashurės, dashurisė sime Penelope. Tė dua kaq shumė”.



Bardem ėshtė vetėm 41 vjeē dhe jeta nuk mund tė ishte pėr tė mė e mirė dhe mė e begatė. “Unė jam me tė vėrtetė njė njeri me fat”, thotė Bardem, i cili nė fakt ėshtė bėrė i njohur nė ekranin e madh pėr interpretimin e meshkujve tė cilėt janė e kundėrta e tij nė jetė, pra meshkujve me njė shpirt tė torturuar dhe tė shqetėsuar, qė kalojnė shpesh kufijtė e normales. Fraza e Bardem ėshtė nė fakt fraza standarde e tė gjithė atyre qė kanė shijuar dhe gėzuar suksesin e Hollivudit pėrmes aktrimit. Por Bardem me sytė e tij tė qeshur duket se ėshtė me tė vėrtetė i lumtur me atė qė ka arritur dhe po gėzon. Por ēifti, pavarėsisht shpėrthimit tė Bardem nė Kanė, ėshtė i vendosur qė tė vazhdojė tė mbajė profil tė ulėt dhe tė shfaqet gjithnjė e mė pak nė publik. “Unė nuk dua dhe nuk do tė flas mė pėr Penelope, sepse ajo ėshtė shpirti im dhe ēėshtje shumė personale, thotė Bardem. Tė jesh i famshėm nė vendin tėnd ėshtė shumė zbavitėse, kur je 20 vjeē, sepse bėhesh i njohur, kėnaq egon tėnde dhe ndihesh pėr momentin se ke kapur qiellin me dorė. Por disa muaj mė pas, kur gjėrat kanė precipituar dhe janė qetėsuar, ndjen se ajo qė tė ka ndodhur nė fakt nuk ėshtė aspak e dobishme pėr ty, por shfytyrim i vetes. Dhe nė kėtė pikė, nėse je me mend nė kokė dhe ke pranė njerėz qė tė kėshillojnė pėr mirė, fillon tė reflektosh qė tė ‘mbledhėsh’ nga hapja e madhe dhe tė ridimensionohesh. Mė vonė provova edhe famėn ndėrkombėtare dhe ‘Oskar’-in, dy vite tė shkuara. Fillimisht tė duket surreale qė pasi ke kaluar muaj e muaj tė tjerė promovimesh, shpėrblehesh befas me atė statujėn e artė qė ta ‘vulos’ fatin tė paktėn pėr sa i pėrket Hollivudit. E vendos atė skulpturė nė zyrėn tėnde dhe pas dy javėsh, kur e sheh sėrish, pyet veten: Ē’bėn kėtu kjo gjė e artė? Sigurisht qė nuk tė ėshtė dhėnė se je bėrė njė njeri mė i mirė”.



Bardem mund tė jetė modest pėr arritjen e tij kinematografike, por tė tjerėt janė shumė tė gatshėm dhe madje tė etur pėr ta bėrė njė gjė tė tillė nė vend tė tij dhe pėr tė. Nominimi i tij i parė pėr ēmimin “Oskar” erdhi me filmin “Before Night Falls” tė vitit 2000, nė tė cilin ai luan rolin e njė shkrimtari tė famshėm kuban gej gjatė persekutimit qė i bėri Castro. Kur Al Paēino e pa filmin, ai i telefonoi regjisorit tė tij Julian Schnabel pėr t’i marrė numrin e telefonit tė Bardem. Nė mesin e natės ai i telefonoi Bardem, i cili ndodhej nė Madrid, pėr t’i thėnė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė se sa shumė i kishte pėlqyer filmi dhe mbi tė gjitha se sa shumė i kishte pėlqyer roli i tij nė kėtė film. Bardem e ka pasur Al Paēinon njė idhull dhe madje ishte bėrė i njohur edhe pėr pėrdorimin e frazės: “Unė nuk besoj nė Zot, por besoj tek Al Paēino”. Dhe imagjinoni se si ėshtė ndjerė kur mori nė mesnatė telefonatėn e idhullit tė tij. “Atė telefonatė e regjistrova dhe e mbajtja atė regjistrim me vete pėr njė kohė tė gjatė. Ėshtė njė nga dhuratat dhe surprizat mė tė bukura qė kam marrė ndonjėherė nė jetė”.



Ndėrsa regjisori Schnabel e ka pėrshkruar Al Paēinon si njė nga tė mėdhenjtė e kinemasė, emri i tė cilit ėshtė i denjė qė tė renditet pėrkrah tė mėdhenjve tė tjerė tė kinemasė, si Jack Nickolson, Brado dhe Jonny Depp. Sipas regjisorit, ka njė nivel nė interpretimin e kėtyre njerėzve tė mėdhenj qė nuk i ngjan mė njė aktrimi, por njė mishėrimi tė mirėfilltė tė rolit. Dhe kjo ėshtė diēka e ēuditshme, sepse emocioni qė tė pėrcjellin ėshtė i jashtėzakonshėm, real dhe ngjethės. Edhe vetė Francis Ford Copola e ka vlerėsuar shumė Bardem duke e renditur edhe ai pėrkrah tė mėdhenjve. E ndėrsa njė pjesė e madhe e aktorėve ngopen me suksesin dhe rreshtin sė kėrkuari, Bardem nga ana e tij ėshtė gjithmonė nė kėrkim tė diēkaje tė re, tė diēkaje tė ndryshme, tė njė sfide dhe maje qė do tė duhet ta arrijė me ēdo kusht.




Por filmi i fundit i Bardem ka gjasa qė “ta vulosė” pėrjetėsisht emrin e tij nė lisėn e artė tė Hollivudit. Ai ka interpretuar nė filmin e fundit tė Julia Roberts, “Eat, Pray, Love”, njė film i bazuar mbi kujtimet e Elisabeth Gilbert. Roberts interpreton vetė autoren, e cila i ikėn njė martese shumė tė mjerė nė Nju Jork pėr tė ndėrmarrė njė udhėtim nėpėr botė. Dhe gjatė kėtij udhėtimi gjen dashurinė e jetės, Bardem, nė ishullin e Balit.



Bardem vetė, i sapo dalė nga njė sukses shumė i madh me vėllezėrit Cohen, e mori me pak paragjykim dhe jo me shumė qejf rolin nė kėtė komedi romantike. Madje edhe vetė Roberts mendoi se ai nuk ishte personi i pėrshtatshėm pėr role tė tilla, sepse i ishte ngulur nė kokė imazhi i vrasėsit. Por nė fakt Bardem ishte njė komedian shumė i ėmbėl dhe bindės. Bardem ka kaluar njė 20-vjeēar tė mrekullueshėm, veēanėrisht njė dekadė tė jashtėzakonshme, qė ka qenė me tė vėrtetė fitim dhe fatprurėse pėr tė. “Kam qenė me fat edhe nė dashuri. Edhe pse mė konsiderojnė si njė ‘grabitės zemrash’, unė vetė nuk e shoh veten time si tė tillė. Kam qenė shpesh shumė i ndrojtur dhe ua kam lėnė femrave hapin e parė. Kjo do tė thotė se nuk jam aspak ai skifteri qė mė karakterizojnė, por njė kone e butė nė pritje”, thotė aktori pėr lidhjet e tij tė mėparshme romantike. Bardem tė bėn pėrshtypje, mbi tė gjitha, pėr modestinė e tij tė jashtėzakonshme. Fillimisht ai ėshtė shumė i qetė dhe madje i heshtur, por kur e njeh, nis tė kuptosh se ėshtė vėrtet energjik dhe di t’u shkojė punėve deri nė fund. Personalisht ai ėshtė shumė i ngrohtė me miqtė, madje gati ēarmatosės, por kėmbėngul me forcė dhe prerazi kur bėhet fjalė pėr tė diskutuar pėr bashkėshorten e tij tė re, apo qoftė edhe pėr ish tė dashurat. “Pėr momentin mė pėlqen qė ta shijoj jetėn time tė re me Penelope dhe vetėm pas kėsaj do tė bėj projekte pėr tė ardhmen”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
Network
Administrator
Administrator
Network


Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 38
Location : Itali

Javier Bardem spanjolli mėi famshėm i Hollivudit Empty
MesazhTitulli: Re: Javier Bardem spanjolli mėi famshėm i Hollivudit   Javier Bardem spanjolli mėi famshėm i Hollivudit Empty04.10.10 5:11

kto morin leket njerezit cmenen Smile
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.peqini.net
 
Javier Bardem spanjolli mėi famshėm i Hollivudit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: LifeStyle :: Intervista-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions