Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 DURO Shqipėri, mbetesh e pamposhtur si Kuzhe, je sėrish e para e grupit!

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Network
Administrator
Administrator
Network


Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 38
Location : Itali

DURO Shqipėri, mbetesh e pamposhtur si Kuzhe, je sėrish e para e grupit! Empty
MesazhTitulli: DURO Shqipėri, mbetesh e pamposhtur si Kuzhe, je sėrish e para e grupit!   DURO Shqipėri, mbetesh e pamposhtur si Kuzhe, je sėrish e para e grupit! Empty09.10.10 2:09

http://www.sportishqiptar.com.al/wp-content/uploads/2010/10/shqiperibosnje-foto1.jpg

Ka pėrfunduar me njė barazim tė merituar dhe tė kėnaqshėm, ashtu sikurse ka nisur me njė ndryshim tė paparashikuar, ndeshja me Bosnjė Hercegovinėn. Ballafaqim qė ka thirrur nė stadium mijėrat e tifozėve kuqezinj, por edhe presidentin e Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi dhe dy kryeministrat respektivė. Madje, kryeministri ynė, Sali Berisha, e ka bėrė kėtė gjė pas 15 vitesh, nga hera e fundit kur kishte shkelur nė njė stadium futbolli, cka tregon se Kuzhe dhe tė besuarit e tij kanė elektrizuar njė komb tė tėrė. Qė te kombėtarja e vet shikon krenarinė e ligjshme tė tė qėnit shqiptar. Ndryshimi i formacionit titullar kuqezi lidhet me nisjen nga stoli tė Ervin Skelės, ndėrkohė qė nė fushė hidhet nga fillimi Ervin Bulku. Qė kėtu duket se frymėmarrja e lojės sonė do tė jetė e vėshtirė, fantazia e manovrės ndėrtuese tė tanėve do tė mungojė. Duket qartė se kemi hyrė nė fushėn e blertė pėr tė shkatėrruar, mė shumė se pėr tė krijuar dhe ndėrtuar. Edhe pse reparti ynė ofensiv pėrbėhet nga dy lojtarė, Bogdani dhe Salihi. Mbrojtja, nė vijė tė drejtė, ka dyshen e qendrės, Cana-Dallku, ndėrsa nga krahėt luajnė respektivisht; Vangjeli nė tė majtė dhe Andi Lila nė tė djathtė. Pėrpara tyre, nė mesfushė, nė tė majtė ėshtė Agolli, ndėrsa nė kahun tjetėr vendoset Muzaka. Para mbrojtjes, me funksione mesfushori shkatėrrues, ėshtė Ervin Bulku, qė asiston Klodian Duron, me detyra tė ndėrtimit tė aksioneve. Dyshja sulmuese, sikurse e tregoi edhe loja, mbetej aq e distancuar nga pjesa tjetėr e skuadrės, sa e kishte thuajse tė pamundur ta vinte nė provė portierin mik. I cili ka qenė spektator deri nė minutėn e 30-tė tė ndeshjes, kur Hamdi Salihi ka nxjerrė nga repertori i vet njė goditje predhė, prej njė largėsie 16-metrash, duke trondditur traun e portės boshnjake. Njė veprim sporadik deri nė ato momente, qė ishte shumė pak pėr tė kompensuar atė dominim total tė miqve nė zotėrimin dhe qarkullimin e topit, qė kishin gjetur edhe golin e parė tė ndeshjes nė minutėn e 21-tė, me anė tė Ibishevicit. Gjatė gjysmėorės sė parė tė ndeshjes janė evidentuar dukshėm dy pika mjaft tė dobėta tė skuadrės sonė. Krahu i majtė, mesfushė-mbrojtje, duke mos rakorduar dot veprimet e lojtarėve qė patrullonin aty, bėn gabime tė shumta, duke u dhėnė mundėsinė boshnjakėve tė rrezikojnė lehtėsisht. Duke ua dhuruar topat, qė mbahen me tepri tė pakuptueshme nga Vangjeli dhe Agolli, sulmuesit miq gjenden me thjeshtėsi para portierit Beqaj. I cili, bashkė me Canėn dhe Dallkun, detyrohet t’i pėrveshė mirė mėngėt. Trajneri boshnjak, Sushic, duket se e ka studiuar me detaje skuadrėn tonė, ndaj ngulmon tė sulmojė nė tė majtė tė prapavijės sonė, aty ku pikon catia kuqezi. Dhe qė kėtej vjen goli i miqve. Pika tjetėr e dobėt ėshtė mesfusha jonė, nė aspektin ndėrtues, ku mungesa e Skelės ndihet nė maksimum. Duro, qė ka marrė pėrsipėr kėtė detyrė, nuk ngrihet nė nivelin e duhur, edhe pėr shkak se duelet fitohen nė shumicėn e rasteve nga kundėrshtari direct i tij, Pjanic. Mungesa e fantazisė sė mesfushės kuqezi derivon nė pasime tė gjata, qė nisen nga portieri Beqaj dhe Agolli drejt dyshes sė sulmit, Bogdani dhe Salihi. Por kėta tė fundit bien nė darėn e mbrojtjes kundėrshtare, e pėrbėrė nga 4 lojtarė, qė mbetet e tillė edhe nė fazėn ofensive tė Bosnjės. Krahu i djathtė i mesfushės sonė nuk tėrheq pėrpara. Muzaka nuk ka performancėn e dy ndeshjeve tė para kualifikuese, nisur edhe nga fakti se mbahet nė pozita difensive nga kundėrshtari boshnjak, qė ka pėrballė. Tanėt e dorėzojnė topin qė nė pasimin e parė, cka u jep mundėsinė boshnjakėve tė jenė pjesėn mė tė madhe tė kohės nė posedim tė sferės, tė cilin e qarkullojnė saktė, me njė takim, duke nxjerrė thuajse jashtė loje edhe digėn shkatėrruese tė kuqezinjve, tė nisur nga Duro dhe pasuar nga Bulku. Me njė lojė tė tillė, ku Shqipėria i lejon mė tepėr terren se duhet kundėrshtarit, kalojnė tė gjitha minutat e pjesės sė parė. Por, kur tė gjithė po prisnin qė skuadrat tė shkonin nė dhomat e zhveshjes me fitoren e miqve, vjen edhe gabimi i parė i boshnjakėve. Njė mbrojtės i tyre e kap topin me dorė, mbi vijėn e 16-metrave, paksa nė tė majtė tė sulmit tonė. Gjyqtari i ndeshjes akordon goditje tė lirė, qė merret pėrsipėr tė ekzekutohet nga Duro, deri nė atė moment nė hije. Dhe shpagimi vjen, teksa elbasanasi kuqezi “pikturon” me mjeshtėri golin e barazimit. Topi i goditur prej tij pėrfundon nė kėndin e majtė tė portės mike, aty ku Hasagic nuk ka cfarė tė bėjė, pėrvecse ta nxjerrė sferėn nga rrjeta. Mbyllje mė tė mirė tė njė pjese tė parė, tė pėrvuajtur pėr tanėt, nuk mund tė kishte.
Pjesa e dytė nis me njė zėvendėsim pėr Shqipėrinė. Erion Bogdani, disi i dėmtuar, ia lė vendin Skelės, duke e lėnė sulmin tonė nė duart e Salihit, ndėrsa nė “kullėn e regjisė” kuqezi ngjitet ustai i duhur, por qė fatkeqėsisht vuan mungesėn e freskisė fizike, si rezultat i mosingradimit me ndonjė ekip qysh nė qershorin e kėtij viti. Duket qartė se stafi ynė teknik kėrkon tė rregullojė dicka nė frymėmarrjen e mesfushės kuqezi, aty ku calon orkestra shqiptare. Tashmė kombėtarja shqiptare nuk ėshtė aq pritėse sa mė parė. Presioni ndaj boshnjakėve fillon qė nė mesfushė, duke tentuar t’i mbajmė sa mė larg yjet e sulmit kundėrshtar, Ibisevic-Dzeko. Entuziasmi i fituar falė golit tė Duros nė fundin e pjesės sė parė ka bėrė tė vetėn te tanėt, qė guxojnė dhe besojnė mė shumė, nuk stacionohen nė prapavijėn e tyre, por shohin pėrpara. Me daljen e Bogdanit, nė ndihmė tė Salihit vihen Skela dhe Muzaka, qė janė mjaft tė lėvizshėm dhe shqetėsues pėr boshnjakėt. Tek tė cilėt duket njėfarė trullosjeje, duke parė kuqezinjtė qė kanė ndryshuar fytyrė, si me magji. Tashmė ėshtė mesfusha jonė, qė merr nė dorė frenat e lojės. Boshnjakėt detyrohen tė adresojnė topa tė gjatė tė Dzeko dhe Ibisevic, qė angazhojnė nė njė punė tė vėshtirė, por tė kryer gati nė perfeksion, trion kuqezi, Dalku-Cana-Beqaj. Tashmė kemi njėfarė zhbilancimi nė prapavijė, cka mundohet tė shfrytėzohet nga miqtė, qė tė bėjnė me zemėr nė disa raste, sidomos nė goditjet me kokė tė Dzekos. Por fati e do qė nė radhėt e Shqipėrisė tė luajė njė lojtar si Cana, qė nė ndeshjen e mbrėmshme jo vetėm ka eklipsuar totalisht njė superlojtar si Dzeko, por ka qenė “gardiani” kryesor i pikės sė marrė. Minuta e 60-tė shėnon njė moment kritik tė tanėt, teksa goditja e dėnimit, e ekzekutuar nga Pjanic, grushtohet me vėshtirėsi nga Beqaj, por duhej edhe ndihma e traut tė portės kuqezi, pėr ta mbajtur tė pandryshuar barazimin 1-1. Muzaka shfaq shenja lodhjeje nė kėtė fraksion tė lojės, ndaj ia lė vendin Gilman Likės. Tashmė formacioni ynė ka mė shumė kreativitet dhe lojė ofensive, cka vendos ekuilibrat nė fushėn e blertė. Ekuilibra tė cilėt nuk u prishėn as nė rezultatin e ndeshjes, falė edhe fatit pėr tanėt, qė janė drithėruar nė njė tjetėr rast, nė fundin e lojės, nga njė goditje dėnimi e Pjanic, qė ėshtė ndalur vetėm nga trau i kuadratit tė mbrojtur nga Beqaj. Si pėr tė shkuar nė tė njėjtėn linjė edhe me barazimin e ndeshjes tjetėr, Luksemburg-Bjellorusi 0-0, pėr tė mos ndryshuar asgjė, sa i takon kreut nė grupit tonė kualifikues. I cili ka sėrish nė krye Shqipėrinė e pamposhtur tė Josip Kuzhes prej 8 ndeshjesh, nė tė njėjtėn kuotė pikėsh me bjellorusėt. Si pėr ta intriguar maksimalisht ballafaqimin direkt tė tyre, pas katėr ditėsh, nė Minsk. Ku do tė ndryshojė, ndoshta, edhe kryesimi nė duet i grupit D. I cili, sa i pėrket raundit tė tretė tė kualifikueseve, do tė pėrcjellė tė shtunėn edhe sfidėn Francė-Rumani. Pėr tė strukturuar edhe renditjen momentale tė grupit D, ku kuqezinjtė janė “violinė e parė”.

Shqiperia Kryeson me 5 Pike
Ndiqet nga Bjellorusia 5 Pike
Bosnje 4 pike
franca 3 pike
Rumania 2 pike
luksemburgu me 1 pike

Me pak fjale jemi ne krye te grupit D Smile
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.peqini.net
kejla
Administrator
Administrator
kejla


Numri i postimeve : 831
Registration date : 09/09/2010
Age : 38
Location : shteti albania qyteti me i miri nga veriu

DURO Shqipėri, mbetesh e pamposhtur si Kuzhe, je sėrish e para e grupit! Empty
MesazhTitulli: Re: DURO Shqipėri, mbetesh e pamposhtur si Kuzhe, je sėrish e para e grupit!   DURO Shqipėri, mbetesh e pamposhtur si Kuzhe, je sėrish e para e grupit! Empty12.10.10 23:09

tani jo me merzit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
Network
Administrator
Administrator
Network


Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 38
Location : Itali

DURO Shqipėri, mbetesh e pamposhtur si Kuzhe, je sėrish e para e grupit! Empty
MesazhTitulli: Re: DURO Shqipėri, mbetesh e pamposhtur si Kuzhe, je sėrish e para e grupit!   DURO Shqipėri, mbetesh e pamposhtur si Kuzhe, je sėrish e para e grupit! Empty13.10.10 7:34

nuk shkojm me gjat ne jo kena qimen e dhise
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.peqini.net
Sponsored content





DURO Shqipėri, mbetesh e pamposhtur si Kuzhe, je sėrish e para e grupit! Empty
MesazhTitulli: Re: DURO Shqipėri, mbetesh e pamposhtur si Kuzhe, je sėrish e para e grupit!   DURO Shqipėri, mbetesh e pamposhtur si Kuzhe, je sėrish e para e grupit! Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
DURO Shqipėri, mbetesh e pamposhtur si Kuzhe, je sėrish e para e grupit!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kuzhe nuk pranon gabimet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Sport :: Futbolli-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions