Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

Share | 
 

 Alba Mecaj Top Modelja e ardhshme

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Jona Koleci
Super Moderator
Super Moderator
avatar

Numri i postimeve : 698
Registration date : 24/05/2010
Age : 33
Location : Athens

MesazhTitulli: Alba Mecaj Top Modelja e ardhshme   17.10.10 22:30

Pas njė muaji vendosje dhe ndėrprerje takimesh, unė dhe Alba duket se do tė takohemi mė nė fund. Sesioni fotografik qė kishte tė planifikuar pėr nė drekė ėshtė shtyrė pėr nesėr, kėshtu qė skedula e saj ėshtė plotėsisht e lirė. Fillimisht, kur e kontaktova pėr tė bėrė kėtė shkrim prezantues tek “SH2″, ajo u mendua pak dhe si me mosbesim mė pyeti, nėse vėrtet do tė ishte diēka me interes pėr lexuesin…



Njė pyetje e tillė mė bėhet shpesh herė nga tė rinjtė shqiptarė nė Amerikė, tė cilėt kanė filluar tė njohin njė sukses tė konsiderueshėm nė karrierėn e tyre, pasi qėndrimi dhe aktiviteti kaq larg vendit i bėn tė ndihen disi tė harruar. Veē, unė vdes pėr tė dėgjuar dhe pėr tė treguar histori tė suksesshme, ku bashkatdhetarėt tanė po krijojnė njė emėr tė tyrin dhe nė kontinentin amerikan nė tė cilin, mė shumė se nė ēdo vend tjetėr konkurrenca ėshtė e jashtėzakonshme. Alba ėshtė nga Fieri (qytet, tė cilin e vizitoi vjet dhe mezi pret tė rikthehet sėrish). Familja e saj u largua drejt Amerikės, kur ajo ishte vetėm njėmbėdhjetė vjeēe.



Momentalisht ndjek studimet nė “Hunter College”, ndėrsa shkollėn e mesme e kreu nė Nju Jork, ku dhe filloi tė aktivizohet nė aktivitete tė ndryshme kulturore pėr fėmijė. Pavarėsisht se tani po njeh sukses nė fushėn e modelimit, ėndrra e saj e vėrtetė ėshtė kėnga. Nė fakt, fillimet e saj tė para, Alba i ka pasur si kėngėtare. “Mė pėlqen shumė tė kėndoj! Qė nė fėmijėri kam pasur ėndėrr tė bėhem kėngėtare dhe vazhdoj ta kem si synim. Ndoshta duket pak ironike, por dhe si modele jam zbuluar gjatė njė koncerti. Pėr momentin do tė vazhdoj tė merrem me modelim, por dhe kėngėn nuk e kam dorėzuar ende.” Teksa thotė kėtė, mė pyet nėse e mbaj mend kėngėn “Scrubs” dhe fillon tė kėndojė. Mė pas mė tregon se ėshtė kontaktuar nga njė producente qė ka bashkėpunuar me T.L.C pėr t’u bėrė pjesė e njė grupi muzikor, sė bashku me dy vajza tė tjera, por ajo ende nuk ka vendosur, sepse momentalisht ka aq shumė “gjėra nė pjatė” dhe dėshiron qė tė bėjė zgjedhjet e duhura. Takohemi pranė rrugės 14, ku midisturmės sė njerėzve mė nė fund dallojmė njėri-tjetrin.

Klicken für Bild in voller Größe


Ka veshur njė palė xhinse tė ngushta dhe njė xhaketė tė shkurtėr lėkure, e me flokėt e kuqe dhe sytė blu nuk ėshtė e vėshtirė tė dallohet. Pasi pėrshėndetemi, gjithēka i pėrngjan njė momenti “deja vu” dhe bisedojmė sikur jemi tė njohur prej kohėsh. Midis prezantimeve dhe shakave, ajo mė tregon sesi ishte takuar me Steven Taylor nė njė restorant… “Isha me miket e mia, kur mė afrohet njė burrė dhe mė flet. Unė e pashė njėherė dhe vazhdova tė porosisja, se e ke parasysh si vishet ai dhe nė jetėn e pėrditshme duket pak… i ēuditshėm. Steven vazhdonte tė mė fliste, mė bėri disa komplimente, unė thjesht e falėnderova dhe ika tė ulem me miqtė e mi, kur ata tė habitur mė thonė sesi nuk e njoha se kush ishte. Normale, kur e mora vesh e pėrshėndetėm sėrish duke i kėrkuar falje se nuk e njihja (por dhe nuk mė shkoi ndėrmend) dhe ai u tregua shumė cool dhe erdhi bėri fotografi me ne.” Kemi kaluar disa rrugė dhe mė nė fund gjendemi nė njė prej zonave tė mia mė tė preferuara nė Manhatan, nė “West Brodway”. Aty gjendet njė restorant i vogėl me ushqim nga Aruba, tė cilin e kam fiksim, vetėm sepse ka njė dritare me njė tavolinė buzė rrugės qė tė duket sikur je pranė plazhit. Porosisim pije, tė rekomanduara nga kamarieri dhe e para dhe e fundit herė qė e dėgjoj, Mojito me njė kile mint brenda sa po mė dukej sikur isha duke ngrėnė bar hahaha.


Biseda kalon nga njė temė nė tjetrėn. Alba ka njė bukuri ekzotike, e cila shpjegon mė sė miri dhe faktin pse imazhi i saj sė fundmi po kėrkohet shumė pėr punimet print. Nė Amerikė, ku tregu blerės ėshtė i pėrbėrė prej njė shumėllojshmėrie etnish, shndėrrimi i imazhit ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr njė modele dhe Alba e realizon mė sė miri kėtė, pasi imazhi i saj ka nuanca latineaziatike- mesdhetare njė pėrzierje qė mbizotėron jo vetėm tregun amerikan, por dhe atė botėror. “Duket pak qesharake ose e dėgjuar, por nė tė vėrtetė ofertat e para pėr modelim i kam marrė nga agjentė qė mė ndalonin nė rrugė dhe mė jepnin kartėn e biznesit e mė ftonin pėr prova e sesione fotografike. Asnjėherė nuk iu kam kushtuar rėndėsi, pasi mė dukej e ēuditshme kjo mėnyrė kontakti, por dhe … nuk di, nuk ndihesha rehat.” Tashmė ajo menaxhohet nga “BAE Group”, dhe ka realizuar shumė projekte si nė print dhe nė video, ndėrsa shumė shpejt mund ta shikoni dhe nė reklamat e “Dorritos”, “Patron Tequila”, “Ed Hardy Swimmwear” etj. Veē nė kėtė biznes, bukuria dhe talenti nuk janė gjithēka. “Duhet tė kesh dhe fat! Para pak kohėsh unė humba rastin tė modeloj pėr firmėn kozmetike “Maybelline”. Isha me pushime me familjen dhe nuk e kisha vėnė re qė menaxheri mė kishte marrė nė telefon tėrė ditės. Mė vonė mora vesh se mė kishin kėrkuar pėr njė reklamė dhe duhej tė paraqitesha menjėherė…


U mėrzita shumė,sepse …flitet pėr “Maybelline”, shanse tė tilla nuk vijnė shpesh.” I them se nuk ka pse tė mėrzitet, pasi ėshtė ende nė fillime dhe jam i sigurt qė nė tė ardhmen do tė ketė rastin tė punoj me shumė kompani e dizajnė tė njohur. Si pėr tė vėrtetuar fjalėt e mia, dy ditė pas takimit tonė Alba mė dėrgon njė mesazh “OZM! Nėnshkrova kontratė me firmėn e xhinseve LEVI’S pėr reklamėn e tyre!”. E kėshtu sė bashku, kemi dėshmuar, hapin e parė tė madh drejt suksesit, tė Alba Meēaj.  Pėrgatiti: Elbino Sh2


wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.al-forums.com/
Network
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 32
Location : Itali

MesazhTitulli: Re: Alba Mecaj Top Modelja e ardhshme   19.10.10 10:42

kto fotot e ksaj nuk i shoh bo se di ca kan Smile

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.peqini.net
 
Alba Mecaj Top Modelja e ardhshme
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Moda dhe Estetika-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblog