Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Shkumbini nė “parajsė“-Vllaznia nė “ferr“, Teuta pushton “kalanė“ verdheblu!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Network
Administrator
Administrator
Network


Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 38
Location : Itali

Shkumbini nė “parajsė“-Vllaznia nė “ferr“, Teuta pushton “kalanė“ verdheblu! Empty
MesazhTitulli: Shkumbini nė “parajsė“-Vllaznia nė “ferr“, Teuta pushton “kalanė“ verdheblu!   Shkumbini nė “parajsė“-Vllaznia nė “ferr“, Teuta pushton “kalanė“ verdheblu! Empty23.10.10 5:19

Java e 8-tė e superligės e ka ngritur siparin e vet nė fushėn e Peqinit, aty ku nė orėn 13:15 ka nisur ndeshja mes Shkumbinit dhe Vllaznisė. Nė njė terren tė mrekullueshėm, nėn njė kohė me diell, ishin tė gjitha kushtet pėr tė parė njė futboll tė bukur. Cka ka ndodhur nė fakt, me performancė pozitive tė tė dyja palėve. Vecanėrisht Vllaznia, ka treguar njė futboll cilėsor dhe impenjim maksimal, pėr tė mos dalė duarbosh nga fusha e Peqinit. Gjė tė cilėn e ka “prekur me dorė“ deri nė minutėn e parafundit tė lojės, kur erdhi edhe ndėshkimi fatal pėr kuqeblutė, qė i dėrgojė ata krejt papritur nė “ferr“, ndėrsa peqinasit nė “parajsė“. Ka qenė pikėrisht minuta e 89-tė, ajo qė ka vendosur fatin e kėsaj ndeshjeje, qė ka shtuar edhe 3 pikė tė tjera nė “llogarinė“ e Shkumbinit. Goli i shėnuar nga serbo-boshnjaku Gėrbovic, i futur si zėvendėsues nė pjesėn e dytė nė vend tė Mustafarajt, ka shokuar shkodranėt, qė mendonin se po dilnin me njė barazim, tė paktėn, nga kjo transfertė e vėshtirė. Dhe ia kanė bėrė hyzemtin njė rezultati tė pranueshėm nė Peqin kuqeblutė, kanė krijuar disa raste pėr tė shėnuar, janė mbrojtur mirė dhe kanė pėrballuar mė sė miri furinė peqinase. Por kjo ka zgjatur deri nė minutėn e parafundit, kur diferencėn e ka bėrė Gėrbovic, qė me kokė ka shėnuar nė portėn e Vujadinovicit. Duke i dhėnė fitoren Shkumbinit, qė arrin nė kuotėn e 11 pikėve tashmė, duke parakaluar nė renditje edhe vetė kuqeblutė, me golaverazh mė tė mirė se ata, ndėrsa Vllaznia mbetet sėrish nė vorbullėn e problemeve tė saj, edhe pse performanca e skuadrės shkodrane nė Peqin ishte e mirė. Situata e trajnerit malazez Radonjic te Vllaznia tashmė bėhet mė kritike se kurrė.
Nė stadiumin “Niko Dovana“ tė Durrėsit, tė shtunėn, nė orėn 14:30, ka nisur ndeshja mes Teutės dhe Elbasanit. Vendėsit, me rezultate mjaft pozitive nė javėt e fundit, vinin nė kėtė sfidė me moral tė lartė dhe pretendime maksimale, marrjen e fitores, ndėrsa miqtė verdheblu tė ngarkuar psikologjikisht, edhe pėr faktin se njė ditė mė parė, pas njė vendimi tė FIFA-s, i janė hequr 3 pikė nė renditje. Mosshlyerja e njė ish-lojtari tė Elbasanit, Darko Peric, para dy sezonesh, ka bėrė qė ky i fundit tė hapė gjyq dhe tė ankohet nė FIFA. Kjo e fundit i ka dhėnė tė drejtė futbollistit nė fjalė, qė duhet tė dėmshpėrblehet me 11 mijė euro, ndėrkohė qė Elbasanit i hiqen 3 pikė nga klasifikimi, me kėrcėnimin tjetėr se, po nuk pagoi shumėn nė fjalė pėr Peric, do tė zbritet direkt edhe nga superliga. Kjo situatė, e cila ka ardhur para ndeshjes sė javės sė 8-tė me Teutėn, i ka trazuar jo pak ujėrat nė kampin verdheblu. 3 pikė tė hequra nga renditja, 11 mijė euro qė duhen paguar pėr llogari tė kroatit Peric, por edhe iniciativa pėr ta apeluar kėtė vendim, e ka spostuar disi vėmendjen e drejtuesve dhe lojtarėve tė Elbasanit nga gara. Cka ėshtė dukur qartė edhe nė fushėn e lojės, ku Elbasani ėshtė mposhtur totalisht nga durrsakėt, sidomos nė pjesėn e parė. “Djemtė e detit“ kanė krijuar mjaft raste tė pastra pėr gol nė portėn e Llanit, por janė mjaftuar me shėnimin e dy golave, nė minutėn e 34-t me anė tė Mirel Ēotės, sulmuesit tė spikatur tė Teutės, dhe 4 minuta mė vonė, nė tė 38-n, ka finalizuar lushnjari Pepa. Duke i siguruar kėshtu fitoren Teutės nė pjesėn e parė, pėr tė menduar mė shumė pėr mbrojtjen e rezultatit nė 45 minutat e dyta. Nė fraksionin e dytė ka pasur njėfarė reagimi nga miqtė verdheblu, tė cilėt kanė krijuar edhe momente tė mira pėr shėnim, por e kanė pasur disi tė pamundur ta prekin rrjetėn e portės durrsake. Ia kanė arritur kėsaj vetėm nė minutėn e 83-tė, pas njė kombinimi mes Sadikut dhe tė futurit nė pjesėn e dytė, Lloga, kur ky i fundit ka realizuar golin e parė verdheblu. Por nuk ka pasur shumė minuta nė dispozicion tė miqve, pėr tė barazuar, duke mos bėrė dot mė shumė se kaq nė kėtė ndeshje. Tė cilėn e ka fituar Teuta, me rezultatin 2-1, duke marrė kėsijoji edhe 3 pikė tė arta, duke e parė veten nė pozita kreu, pas 8 javėsh kampionat. Nė anėn tjetėr, Elbasani futet kėshtu nė njė situatė tė rrezikshme, pasi gjendet nė kuotėn e 6 pikėve, fare afėr fundit tė klasifikimit.
Tė dielėn do tė luhen edhe tri ndeshje tė tjera tė kėsaj jave. Konkretisht, nė Vlorė, skuadra e vendit tė tretė, Flamurtari, do tė presė kurbinasit e Lacit, me tė cilėt ka vuajtur jo pak edicionin e shkuar. Skuadra e Gugash Maganit vjen nė kėtė sfidė pas humbjes 3-1 nė Peqin, njė javė mė parė, cka e bėn tė domosdoshme autokritikėn e kuqezinjve para tifozėve tė vet. Me tė njėjtin rezultat janė mundur nė ndeshjen paraardhėse tė kampionatit, nė Krujė, edhe kurbinasit, cka shkaktoi jo pak probleme te trajneri Nica, qė deklaroi dorėheqjen, por mė pas u rikthye nė drejtimin e Lacit nga presidenti Laska. Nė kėtė kuptim, rezultati pozitiv duket se synohet edhe nga Laci, pavarėsisht se niveli i kundėrshtarit, luajtja nė transfertė, e bėjnė mjaft tė vėshtirė kėtė detyrė. Gjithsesi, do tė jetė fusha e lojės, ajo qė do tė vendosė pėr gjithcka. Ndeshja nė fjalė do tė startojė nė orėn 14:15.
Po tė dielėn, duke nisur nga ora 13:00, do tė luhet ndeshja Skėnderbeu-Kastrioti. Nė stadiumin e Korcės, i rikonstruktuar tėrėsisht, por ende i gatshėm pėr t’u luajtur me drita, sikurse ishte parashikuar, do tė ballafaqohen dy kundėrshtarė me synime tė kundėrta. Skėnderbeu i drejtuar nga trajneri Shkėlqim Muca dhe i financuar fuqishėm nga presidenti Agim Zeqo, i ka bėrė tė qarta objektivat e vet, fitimin e trofeve kombėtarė. Cka do tė thotė se nė ndeshjet nė shtėpi, po e po, por edhe nė transferta, tė marrė sa mė shumė 3-pikėsha. Detyrim i cili ėshtė vėnė pėr kuqebardhėt edhe pėr sfidėn ndaj Kastriotit. Krutanėt, nga ana e tyre, vetėm njė javė mė parė e kanė shijuar fitoren nė kėtė kampionat, ndaj Lacit, kėshtu qė shkojnė nė Korcė me “oreks tė hapur“. Pėr tė marrė c’tė mundin nė kėtė transfertė, nė funksion tė qėndrimit tė kėsaj skuadre nė superligė.
Nė orėn 14:00, nė kryeqytet, po tė dielėn, Dinamo kampione nė fuqi, kryesuese e kampionatit pėr momentin, do tė ndeshet me Bylisin e Ballshit. Blutė e drejtuar nga argjentinasi Luis Blanko e kanė tė qartė misonin e vet: tė mposhtin mallakastriotėt e drejtuar nga maqedonasi Ilievski. Si tė thuash, ndeshja nė fjalė ėshtė edhe njė sfidė mes trajnerėsh tė huaj, qė drejtojnė nė kampionatin shqiptar, por dinamovitėt janė tė favorizuar. Tė paktėn nė letėr, sepse luajnė nė fushėn e tyre, kanė lojtarė mjaft cilėsorė dhe vijimėsi pozitive nė 7 javė kampionat. Bylisi, ashtu si Dinamo, do tė sfidojnė njėri-tjetrin pas barazimesh tė arritura nė javėn paraardhėse. Dinamo me Tiranėn, ndėrsa Bylisi me Skėnderbeun.
Ndeshja pėrmbyllėse e javės sė 8-tė tė superligės do tė luhet ditėn e hėnė nė Kavajė. Besa, nėnkampionia e vendit nė fuqi, fituesja e Kupės sė Shqipėrisė dhe e Superkupės sė vendit, do tė presė Tiranėn e titujve tė shumtė, plot 24 tė tillė, tashmė e drejtuar nga Nevil Dede. Si rrallėherė nė edicionet e fundit, skuadra kavajase mban fundin e klasifikimit, me pikė tė barabarta me Bylisin e Ballshit. Kavajasit nuk e kanė shijuar ende fitoren nė kėtė kampionat, por kanė marrė vetėm 4 barazime, cka ėshtė shoqėruar edhe me largimin e trajnerit Shpėtim Duro dhe ardhjen nė stolin verdhezi tė Pėrparim Daiut. Njė javė mė parė, Besa ishte fare pranė fitores sė parė, nė Elbasan, por goli i minutave shtesė, realizuar nga Sadiku, u hoiqėn nga duart 3 pikė tė arta kavajasve. Tė cilat do tė bėjnė cmos t’i rikuperojnė kėsaj here. Edhe pse do ta kenė tė vėshtirė, pasi pėrballė do tė kenė Tiranėn e emrit tė madh, e pėrbėrė nga lojtarė tė spikatur tė kampionatit shqiptar. Deklarimi para ndeshjes i Nevil Dedes, sė nė Kavajė dua tė shijoj fitoren e parė si trajner i bardhebluve, zbulon qartė edhe synimet e kryeqytetasve nė kėtė transfertė. Cka e bėn kėtė ndeshje mjaft interesante dhe me pritshmėri tė mėdha futbollistike. Si “qershia mbi tortė“, e javės sė 8-tė tė superligės, edhe pėr faktin se pėrmbyll tė gjitha ndeshjet e kėsaj jave.

Java e 8-tė, Superliga
(23.10.2010)
SHKUMBINI-VLLAZNIA 1-0
Shėnues: Gėrboviē 89’

TEUTA-ELBASANI 2-1
Shėnues: Ēota 34’, Pepa 38’ / Lloga 83’
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.peqini.net
 
Shkumbini nė “parajsė“-Vllaznia nė “ferr“, Teuta pushton “kalanė“ verdheblu!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vllaznia barazon dhe kualifikohet; eliminohet Dinamo
» Ks shkumbini

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Sport :: Futbolli :: Futbolli Shqiptar-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions