Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Si e treti sėmundja shkrimtarin e madh Franc Kafka

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Jona Koleci
Super Moderator
Super Moderator
Jona Koleci


Numri i postimeve : 698
Registration date : 24/05/2010
Age : 38
Location : Athens

Si e treti sėmundja shkrimtarin e madh Franc Kafka Empty
MesazhTitulli: Si e treti sėmundja shkrimtarin e madh Franc Kafka   Si e treti sėmundja shkrimtarin e madh Franc Kafka Empty08.11.10 22:44

Puna si detyrim, hierarki, formalizėm, ndiqtenjė aktivitet shkollor tė dominuar nga figura autoritare e tė atit,tregtarit Hermann Kafka, qė donte pėr tė birin, ēek dhe hebre,integrimin maksimal tė mundshėm me minorancėn gjermane nė Bohemi, qė embėshtetur nga Vjena, dominonte aktivitetet ekonomike tė vendit.
Si e treti sėmundja shkrimtarin e madh Franc Kafka Si_e_treti_semundja_shkrimtari





ARMIN TIRANA

Deri nė ekspozitėn e madhe parisiane lidhur me "Shekullin e Kafkės" nėvitin 1984, raporti i shkrimtarit me botėn e punės nuk ishte studiuarakoma sa duhej dhe nė tė vėrtetė njė prej gjashtė pavioneve tė saj,"Sigurues apo Shkrimtar"?, kish qenė vendimtar pėr tė demonstruar sesae lodhshme kishte qenė jeta e dyfishtė e Kafkės, shkrimtar e nėpunėsdhe sidomos sesi nga puna Kafka kishte nxjerrė pjesėn mė tė madhe tėdijes sė tij pėr jetėn. Puna si detyrim, hierarki, formalizėm, ndiqtenjė aktivitet shkollor tė dominuar nga figura autoritare e tė atit,tregtarit Hermann Kafka, qė donte pėr tė birin, ēek dhe hebre,integrimin maksimal tė mundshėm me minorancėn gjermane nė Bohemi, qė embėshtetur nga Vjena, dominonte aktivitetet ekonomike tė vendit.

Prej dėshirės sė tė atit, Kafka kishte frekuentuar gjimnazin shtetėrornė qytetin e vjetėr tė Pragės, qė ishte njė prej gjimnazeve humanistetipike nė gjermanisht, nga tė cilėt monarkia habsurge nxirrtefunksionarėt dhe profesionistėt: pėr tė atin, regjistrimi i tė birit nėkėtė shkollė pėrbėnte njė manifestim shkėputjeje nga etnia ēeke dhe ngafeja hebraike. Pas 8-vjetėsh, Franz Kafka, dha provimet e maturės nėkorrik tė vitit 1901. Pėrpara provimeve kishte menduar qė tėregjistrohej nė Fakultetin e Letėrsisė, por babai, gjithmonė vigjilentdhe autoritar, ia kishte kthyer mendjen. Filloi kėshtu njė karrierėuniversitare tė pavendosur dhe me luhatje. Fillimisht nisi studimet ekimisė me mikun Oskar Pollak, por dy javė mė pas ishte regjistruar pėrjurisprudencė, por ku mėrzitej pėr vdekje. Nė verėn e vitit 1902 u dukse donte tė studionte historinė e artit e tė gjermanistikės dhe mendoita linte Pragėn, (tema e vazhdueshme nė ekzistencėn e tij, pėr mė tepėre realizuar e gjitha nė qendrėn e vjetėr tė qytetit), qė tė shkonte tėstudionte nė Mynih.

Ndoshta i ati nuk i dha paratė e nevojshme, por ėshtė fakt qė Kafkaqėndroi nė Pragė dhe rifilloi studimet e jurisprudencės, tė cilat idukeshin njė torturė e kotė, e dėmshme edhe pėr shėndetin e tij tėbrishtė, (nė korrik tė vitit 1905 Kafka u shtrua pėr herė tė parė nėnjė sanatorium). Mė pas iu desh qė tė pėrgatisė tezėn e diplomės meAlfred Weber, profesor ekonomie, njė fushė qė nė rendin shkolloraustriak pėrfshihej nė Fakultetin e Jurisprudencės. U diplomua, mė 28qershor tė vitit 1906, me 3 vota nga 5 tė tilla.

Ashtu siē kishte qenė i pavendosur pėr studimet qė do tė krytente, pokėshtu i sapodiplomuari nuk dinte sė ēfarė profesioni tė ushtronte.Donte njėherazi pavarėsinė nga i ati dhe kohėn e lirė pėr tė shkruar.Megjithatė, qysh pėrpara se tė diplomohej, kishte hyrė si stazhier nėstudion e avokatit Löwy, megjithėse duke u deklaruar se nuk mendontepėr profesionin e lirė. Nė tetor, pas diplomimit dhe pushimeve, filloivitin e praktikės ligjore pranė gjykatės, e detyrueshme pėr kėdo qėaspironte pėr njė vend pune nė administratėn shtetėrore. Ndėrkohė,thonė dėshmitė e miqve tė tij, ėndėrronte qė tė studionte pėr tregti nėVjenė apo tė emigronte nė Amerikėn e Jugut. Por ndėrkohė i ati kishtevėnė nė lėvizje njė xhiro shumė tė komplikuar rekomandimesh, qė e bėriKafkėn tė hyjė nė njė punėsim privat, pak ditė pas mbarimit tė vitit tėpraktikės, i pėrfunduar mė 1 tetor 1907.

Rekomandimet nuk janė vetėm njė ves bizantin dhe ato tė Kafkės qenėderi ndėrkombėtare. Njė vėlla i sė ėmės, Alfred Löwy, kishte emigruarnė Madrid ku kishte bėrė karrierė, deri sa kish arritur tė bėhejDrejtor i Pėrgjithshėm i hekurudhave spanjolle. Daja Alfred i kishtefolur pėr Franzin mikut tė tij Weissberger, pėrfaqėsues nė Madrid i"Assicurazioni Generali" nė Trieste. Weissberger i shkroi tė atit, icili ishte zėvendėskonsull i Shteteve tė Bashkuara nė Pragė. Kėshtu, meprezantimin e Weissberger, doktori i ri Kafka i paraqiti agjencisėprageze tė shoqėrisė sė sigurimeve, mė e madhja e perandorisė Austro -Hungareze, mė datė 2 tetor 1907 kurrikulumin e mėposhtėm: "Kam lindurmė 3 korrik tė vitit 1883 nė Pragė. Kam frekuentuar deri nė klasėn IVshkollat popullore tė qytetit tė vjetėr. Mė pas kam hyrė nė gjimnazingjerman shtetėror tė qytetit tė vjetėr. Nė moshėn 18-vjeēare fillova tėndjek studimet nė universitetin gjerman 'Karl Ferdinand' tė Pragės.Pasi kam dhėnė provimin e fundit shtetėror, mė 1 prill 1906 hyra sipraktikant nė studion e avokatit Löwy, nė Aldtstädter Ring. Nė qershordhashė provimin e historisė dhe po nė tė njėjtin muaj mora diplomėn nėjurisprudencė. Siē ia kam sqaruar menjėherė avokatit, kisha hyrė nėstudion e tij me qėllimin e kalimit tė kohės, pasi ishte qysh nė fillimqėllimi im qė tė mos mbetesha nė avokaturė. Mė 1 tetor nisa praktikėngjyqėsore, tė cilėn e pėrfundova mė 1 tetor 1907".

Nė pyetėsorin qė shoqėria e sigurimeve i bėri qė tė mbushė, Kafkadeklaroi se pėrveē gjermanishtes, njihte edhe gjuhėn ēeke, frėngjishtendhe anglishten, por, rrėfente ai, "nė kėto dy gjuhė tė fundit jamjashtė loje" dhe pohonte se njihte stenografinė gjermane. Pėr hir tė sėvėrtetės, zotėrimi i vėrtetė i gjuhės ēeke nga ana e tij ėshtė mjaftkontradiktor, ndėrsa nuk ekzistojnė dyshime lidhur me stenografinėgjermane, nga momenti qė shumė prej letrave tė tij tė zyrės pėrbėhennga stenograma.

Kur i nėnshtrohet vizitės shėndetėsore, Kafka gjendet nga mjeku "ipėrshtatshėm nė mėnyrė tė pakushtėzuar" pėr tė kryer shėrbim. Nukkishte gjurmė tė asnjė sėmundjeje fėminore apo tė rritur, pėrveēse disagjurmė rakitizmi rinor. Trupi i tij ishte i hedhur, (gjatėsia 181centimetra), por i brishtė. Nė kompleks, "njė njeri delikat, por ishėndoshė".

Nė kėtė pikė, shtytja hispano - ēeko - amerikane qė shoqėrontekurrikulumin dhe kėrkesėn pėr punėsim funksionoi: 24-vjeēari Kafka hyrinė punė nė agjencinė prageze tė kompanisė sė sigurimeve, nė postin easistentit, i destinuar pėr Degėn e Jetės.

Shefi i zyrės i kompanisė "Generali" tė Pragės ishte Ernest Eisner, mėi madh se Kafka vetėm 1 vit dhe pėr fat tė shkrimtarit, njeri ikulturuar nė letėrsi dhe kushėri i muzikantit Adolf Schreiber dhe ishkrimtarit Pavel Eisner.

Shefi i zyrės Eisner, tregon Max Brod, "e admironte thellėsisht jetėnėndėrrimtare dhe tė shkujdesur tė djaloshit Kafka dhe bėnte me tėdiskutime tė gjata letrare". Por Kafkės nuk i pėlqente tė konsiderohejnjė personazh i prapambetur me kohėn, si figurat e romancierit RobertWalser me tė cilat e krahasonte Eisner ose tė lėvdohej pėr paaftėsinėqė tė jetonte si njerėzit e zakonshėm. Brod ka ruajtur njė letėr tėKafkės pėr shefin e zyrės sė tij, qė hedh dritė pėr atė qė shkrimtari iri mendonte pėr vetveten: "Mendo pak pėr spektaklin e parė nga kali qėpėrshkon pistėn, ku mund tė mbahen tė fiksuar sytė; spektakli i parėnga njė kalė qė kalon pengesėn zbulon thelbin ekstrem, tė vėrtetė tėhipizmit. Uniteti i tribunės, uniteti i publikut tė gjallė, ai ipeisazhit aty pėrreth, nė njė sezon tė caktuar etj., me shtesėn evalsit tė fundit tė orkestrės, si pėrdoret tė luhet tani. Por nėqoftėsekali kthehet, nuk do tė kėrcejė dhe e shmang pengesėn apo ikėn dhetėrbohet nė lėndinė apo deri mė hedh nga shala, atėherė patjetėr qėpanorama ėshtė mė e pasur. Nė publik formohen boshllėqe, ka qė marrinarratinė dhe tė tjerė rrėzohen: duart lėvizin sikur tė lėvizura ngaerėrat nė drejtim tė kundėrt, njė shi marrėdhėniesh tė shpejta mėkapllon dhe ėshtė e mundur qė disa spektatorė ta kuptojnė dhe tė mėbrohorasin teksa unė pėrfundoj si krimb nė bar. Po kjo ēfarė provon?".

Por pėr shumė aspekte Kafka ishte akoma i ri dhe ndėrsa fillonte tėvuante nga kufizimet e punės, ėndėrronte arratisjen dhe aventurėn. Pakditė pasi ishte punėsuar, ai i shkruante mikes sė tij Hedwig: "Tanijeta ime ėshtė nė ērregullim tė plotė, por orėt jashtė zyrės igllabėroj si njė bishė e tėrbuar. Pėrderisa deri mė tani nuk isha imėsuar qė ta kufizoja jetėn ditore nė 6 orė dhe pėrveē kėsaj mėsojitalishten e nuk dua t'i kaloj jashtė netėt e kėtyre ditėve kaq tėbukura, dal shumė pak i shtrėnguar nga dara e orėve tė lira. Jam tek"Assicurazioni Generali", por ushqej shpresėn qė tė ulem njė ditė nėstolat e vendeve shumė tė largėta, tė shikoj nga dritaret e zyrės mbifusha kallamsheqeri apo varreza myslimane edhe dega e sigurimeve mėintereson shumė, por pėr momentin puna ime ėshtė e trishtuar. Pėr punėnnuk ankohem, ashtu si pėr ngadalėsinė e kohės moēalore. Nė fakt, orarii zyrės nuk mund tė ndahet, deri nė gjysmė orėn e fundit ndjehet peshae tetė orėve ashtu si nė tė parėn. Shpesh ėshtė si tė udhėtosh me trennatė e ditė kur nė fund bėhesh i frikėsuar dhe nuk mendon as pėr punėne lokomotivės, as pėr peisazhin e valėzuar apo tė sheshtė, por iatribuohet ēdo efekt sahatit qė mbahet gjithmonė me vete nė pėllėmbėn edorės. Tė gjithė njerėzit qė e kanė njė profesion tė ngjashėm janėkėshtu. Trampolina e gėzimit tė tyre ėshtė minuta e fundit e punės".

Kjo ėshtė shenja mė e parė e mosdurimit tė tij ndaj punės sėmėrzitshme, ndaj orarit qė hante tė gjitha ditėt dhe shpesh zgjatej,gjė e shpeshtė nė fillimet e shekullit, deri nė mbrėmje vonė dhe tėdielėn, "pa pasur tė drejtėn pėr njė kompensim tė veēantė", siē ethoshte rregulli i kompanisė; pėr mė tepėr, pushimet pėrbėheshin nga 2javė ēdo 2 vjet. Ankimet e Kafkės vėrshojnė nga ky moment nėepistolarin dhe nė konfidencat me miqtė Max Brod e Gustav Janouch.

Pesha e orarit, syri i fiksuar pas orės, mėrzia, hollėsitė e praktikavee ushqyen sigurisht predispozicionin e tij ndaj pesimizmit dhe vizionittė jetės sė tij, tė dominuara nga autoritete misterioze dhe tėpakapshme.

Djaloshi qė ėndėrronte tė punonte nė vende tė largėta, rijetoi nė punėtė njėjtat mekanizma psikologjike qė i kishin trishtuar vitet eshkollės. Paira qė qysh i vogėl kishte provuar pėr tė atin, ftohtėsiaqė kishte thithur nė familje, qenė transformuar fillimisht nė mosbesimpėr vetveten, nė frikė nga provimet, nga "leksionet e tmerrshme tėprofesorėve" dhe nė pamundėsinė pėr tė parė sesa vlerėsohej nga shokėte shkollės. Tani i ndodhte e njėjta gjė edhe nė zyrė, ku nuk e kuptontese vlerėsohej, se nuk konsiderohej i sjellshėm, por edhe simpatik.

Kafka ndjehej pashėrueshmėrisht i ndarė nga tė tjerėt. Tek "Pėrgatitjete dasmės nė fshat", tregimi i shkruar nė fillimet e jetės sė tij tėpunės, qė i paraprin me 5 vjet temės sė "Metamorfozės" sė famshme,shkrimtari i pėrshkruan kėshtu raportet qė vendosen nė mjedisin epunės, "Nė zyrė punohet aq shumė sa nė fund je shumė i lodhur pėr tėshijuar pushimet. Por e gjithė kjo punė nuk e jep akoma tė drejtėn qėtė trajtohesh me dashuri nga tė tjerėt, mbetesh gjithmonė i vetmuar,krejtėsisht i huaj ndaj atij qė ke afėr, objekt i thjeshtė ikuriozitetit tė tij. Deri kur ti thua "po" nė vend tė "unė", gjėja mundtė ecė, mund ta tregosh sikur kjo tė mos tė pėrkiste fare, por kur ekupton se kjo "po" tė pėrfshin edhe ty, atėhere ndjehesh realisht igoditur dhe i shastisur. Ka mundėsi tė tjerėt nuk janė tė padrejtė, porjam shumė shumė i lodhur sa pėr tė kuptuar gjithēka".

Vuajtja dhe shqetėsimet nervore qė i buronin prej saj nuk e penguanKafkėn qė tė ndjekė nga shkurti deri nė mars tė 1908 njė kurs lidhur mesigurimet punėtore nė Institutin Teknik Tregtar tė Pragės, mėsuesit etė cilit qenė tė gjithė funksionarė tė Institutit tė Sigurimeve kundėraksidenteve pėr punėtorėt e Mbretėrisė sė Bohemisė. Instituti kundėr tėaksidentuarve iu duk Kafkės si njė shpresė e re, sidomos pasi si tėgjithė punėt shtetėrore kėrkonte vetėm 6 orė nė ditė punė, nga ora 8deri nė orėn 14. Por nė Austrinė e Vjetėr, pėr tė cilėn sot flitetshumė mirė, nė njė rivlerėsim mitik sa dėnimi i lashtė rilindas,hebrenjtė nuk konsideroheshin qytetarė tė barabartė me tė tjerėt.Antisemitizmi ishte shumė i pėrhapur dhe pėrjashto programet nėPoloninė austriake dhe nė Sllovaki, pėr ta ishte shumė e vėshtirė futjanė administratėn publike. Kafka punoi shumė pėr t'i kaluar kėtovėshtirėsi: lodhja e kishte bėrė qė ta linte tė shkruarėn dhe nukrezistonte mė nė punėsimin privat.

Njė punė me dobishmėri sociale

Kafka siguroi mbėshtetjet autoritare qė ishin tė nevojshme pėr tė hyrė,ai hebre, nė Institut kundėr aksidenteve: rekomandimi i doktor OttoPribram, baba i njė shoku tė shkollės sė tij, qė ishte pėrfaqėsues iShoqatės sė Industrialistėve nė kėshillin administrativ tė Institutit.

Kėshtu, 10 muaj pas marrjes nė punė, Kafka dha dorėheqjen nga kompaniae sigurimit dhe agjencia nė Pragė i komunikoi Drejtorisė sėPėrgjithshme: "Prej disa kohėsh doktor Kafka ėshtė i sėmurė dhe shumėnevrik. Na ka paraqitur njė raport mjekėsor tė doktor Hann, nga i cilirezulton se doktor Kafka vuan nga shqetėsime nervore tė bashkuar me njėeksitueshmėri tė madhe tė zemrės, pėr tė bėrė kėshtu jashtėzakonisht tėnevojshme braktisjen e ēdo lloj aktiviteti".

Pas 2 javėsh pushime, i pajisur edhe me kursin e tij lidhur mesigurimet punėtore, Franz Kafka hyri nė Institut, akoma me postin easistentit, nė njė moment rinovimesh tė mėdha. Robert Marschner,drejtori i ri, po ndėrmerrte njė seri reformash pėr ta bėrė mė efikasepėrkrahjen punėtore. Shumė herė punonjėsi i ri u dėrgua nė Boheminėveriore, domethėnė nė zonėn industriale mė tė rėndėsishme tėPerandorisė, pėr tė bėrė inspektime nė kompani dhe pėr tė pėrcaktuarinkuadrimin e tyre sipas klasave tė rrezikut.

Nė fillim tė vitit 1910 Kafka u emėrua "funksionari draftues" dhebrenda njė kohe tė shkurtėr u bė praktikisht krahu i djathtė idrejtorit Marschner, (nė vitin 1913 u emėrua zėvendėssekretar, nė vitin1920 sekretar dhe nė vitin 1922 sekretar i lartė). Kafka iu kushtuasidomos shqyrtimit tė protestave tė sipėrmarrėsve kundėr shkallės sėrrezikshmėrisė tė caktuar nė kompaninė e tyre, studimit tė masave pėrt'u marrė pėr parandalimin e aksidenteve dhe propagandės pėr tėparandaluar fatkeqėsitė nė vendin e punės.

Instituti duhej tė luftonte kundėr rezistencave tė kompanive mė tėmėdha qė tentonin t'u shmangeshin kontributeve tė detyrueshme, kundėrshoqatave industriale, kundėrshtuese parimore tė sigurimit tėdetyrueshėm, por edhe kundėr indiferencės sė punėtorėve. Max Brod napėrcjell njė shprehje shumė njerėzore, tė thėnė nga Kafka lidhur mepunėtorėt e aksidentuar: "Sa tė pėrulur qė janė! Vijnė tek pėr t'ulutur. Nė vend qė ta marrin me gurė Institutin dhe tė shkatėrrojnėgjithēka, vijnė pėr t'u lutur".

Kafka shkroi artikuj tė ndryshėm, jo tė firmosur, pėr tė propaganduarnė gazeta nevojėn e sigurimit tė detyruar dhe tė masave pėr tėparandaluar dėmtimet. Ėshtė kurioze tė lexosh nė "Relacionin vjetor tėInstitutit" (dhjetor 1909) njė artikull tė tij, ku demonstronte nevojėne adoptimeve tė trungjeve tė rrumbullakta tė sigurisė pėr pjalatmekanike nė vend tė atyre tė vjetra katėrkėndore ("Tehet e trungutkatėrkėndor tė kapura me vida drejtpėrsėdrejti nė tė, bėjnė nga 3800 nė4000 xhiro nė minutė me teh tė zbuluar, shkruan veē tė tjerash.Rreziqet qė largėsia e madhe midis trungut me tehe dhe planit tėmakinerisė prerėse duken evidente").

Veē kėsaj, nga njė notė tek "Ditaret" e Kafkės, (10 tetor 1911: "Njėartikull jo i mbėshtetur nė realitet pro e kundėr Institutit, i botuartek Tetschen Bodenbacher Zeitung"), nxirret siguria se ishte i tiji njėartikull i nėnshkruar P.O., kundėr tė cilit kishte polemizuar "Arbeit",revista e shoqatės sė industrialistėve austriakė. Pėr pasojė, ėshtėakoma e Kafkės replika e P.O., e botuar mė 4 nėntor 1911 nė tė njėjtėngazetė, (nė parantezė, duhet kujtuar pėr jashtėzakonshmėrinė e tij njėrast bashkėpunimi gazetaresk mė i lirė: nė vitin 1909, gjatė njėudhėtimi nė Riva del Garda, Kafka shkoi nė Lombardi pėr Javėn eAviatorėve tė Breshas dhe botoi njė artikull me titull "Aeroplanėt nėBreshia" qė ėshtė ndoshta pėrshkrimi i parė i pajisjeve tė reja tėbotuar nė gjermanisht).

Nė artikullin e dytė tė firmosur P.O. (4 nėntor 1911) Kafka shkruan veētė tjerash: "Nė artikullin tonė tė parė, tė botuar pas pėrmbledhjes tėvitit 1909, kemi pohuar se shkaku i situatės pasive tė Institut tėPragės deri mė sot ėshtė pėr t'u kėrkuar nė radhė tė parė nė faktin qė,nga ana e sipėrmarrėsve, nuk i janė deklaruar gjithmonė Institutit atoshuma tė rrogave pėr deklarimin e tė cilave ata do tė detyroheshin prejligjit dhe se pikėrisht ky evazion ka qenė shkaku kryesor ipamjaftueshmėrisė sė kontributeve. Mbėshteteshim mbi faktin se nė vitin1909 kontributet e papaguara tė Institutit tė Pragės, tė ardhura ngapraktika tė mėparshme, qe prej 800000 koronash, pėr tė mos folur pėrcitimin e rasteve tė veēanta heqjesh tė konsiderueshme kontributesh tėparaqitura nė faqen 14 tė relacionit vjetor tė 1909".

Artikulli, i gjatė dhe i mbėshtetur nga kompetencė e madheadministrative dhe siguruese, vazhdon duke i ēmontuar njė e nga njėmbrojtjet dhe objeksionet e avancuara nga revista e industrialistėve.Dhe nuk mrekullon fakti qė kjo mund t'i atribuohet Kafkės, edhe prejaftėsisė analitike tė jashtėzakonshme, pėr mprehtėsinė dhe prejlogjikės sė pamposhtur.

Kafka vinte nė kėtė punė jo tė dashur njė impenjim nė tė cilin ndjeheti njėjti moralitet i socializmit tė tij jo vetėm rinor. Nė moshėn16-vjeēare kishte aderuar nė njė socializėm jomarksist dhe humanitar,prej iniciativės tė shokut tė gjimnazit Rudolf Illowy. Me kurajėn epazakontė, nė shkollė mbante karafilin e kuq; nė njė mbledhje tėshoqatės studentore Aldtstädter Kollegentag, kur tė tjerėt filluan tėkėndojnė kėngėn e famshme nacionaliste gjermane Wacht am Rhein("Sogjėtari i Rinit"), Kafka qėndroi i heshtur dhe i ulur dhe kėshtu qėu pėrzu nga shoqata.

Kishte aderuar mė pas nė Klub Mladych (Klubi i tė rinjve), qė u shkrinė vitin 1910 prej iniciativave tė tij kundėr militarizmit dhe pėrfestimet e pėrvjetorit tė 40-tė tė Komunės, pėrveēse pėr protestėnkundėr ekzekutimit tė Francisco Ferrer. Nė vitin 1912 funksionaridoktor Kafka, qė ndėrkohė kishte lexuar Kropotkin, Bakunin, Belinskij,Herzen, mori pjesė nė mbledhjen e protestės kundėr ekzekutimit tėanarkistit francez Liabeuf, e shpėrndarė nga policia. I ndaluar dhe idetyruar qė tė zgjedhė midis gjobės prej 1 fiorine apo 24 orėve burg,Franz Kafka preferoi qė tė paguajė gjobėn qė tė mund tė ishterregullisht nė zyrė tė nesėrmen. Ia vlen barra qiranė tė kujtohet sendėrsa Perandoria po rrėzohej drejt fundit, Kafka nė mars tė 1918shkroi njė projekt pėr punėtorėt pa gjė prej gjėje, i ndarė nė "tėdrejta" dhe "detyrime".

Jeta e dyfishtė e doktor Kafkas

Nė tė vėrtetė, Kafka bėnte njė jetė tė dyfishtė, shumė tė mundimshme.Nė Institut vlerėsohej nga eprorėt pėr impenjimin, pėr dijet juridikedhe pėr pėrzemėrsinė e tij. Ėshtė tregues fakti qė pak javė pas marrjessė tij nė punė tė zgjidhej pėr tė mbajtur diskutimin zyrtar nė emėr tėpersonelit me rastin e emėrimit si drejtor tė doktor Marschner.Diskutimi i Kafkės kishte njė konkluzion shumė tė vendosur, ka mundėsitė akorduar me Marschner: "Ankesa kundėr Institutit, tė justifikuaraapo jo, janė akumuluar me kalimin e viteve. Ama njė gjė ėshtė esigurtė: do tė kryhet njė punė e mirė dhe reformat e dobishme, tėmundshme nė kuadrin e ligjeve aktuale, do tė miratohen".

Miku Max Brod kujton se nė zyrė Kafka nuk kishte armiq dhe bile "ishteshumė i mirėpritur". Ottokar Wirth, njė koleg i tij, nė njė letėr pėrKlaus Wasenbach, njė biograf i shkrimtarit, flet pėr huatė qė Kafka ijepte njė daktilografisti nė vėshtirėsi, duke ia refuzuar shlyerjen etyre me shprehjen: "Ju keni nevojė pėr ndihmė dhe unė jam nė gjendje qėt'ua jap atė".

Edhe pse e thėnė me thonjėza, nė mjediset intelektuale qė Brodi e bėntetė frekuentonte, Kafka vlerėsohej akoma mė shumė: "Askush, pėrveē meje,shkruan Brod nė biografinė e mikut tė tij, nuk i njihte veprat letraretė tij. Pėr kėto nuk ishte nevoja: njeriu bėnte efekt pėr vetveten dhemegjithė ndrojtjen, konsiderohej nga njerėz tė shquar si njė qenie ejashtėzakonshme".

Por pėrzemėrsia e zyrės dhe vlerėsimi i intelektualėve nuk i mjaftonin.Brenda vetes Kafka kishte filluar tė urrente edhe punėn e dytė, ashtusi tashmė detyrėn nė sigurimet private. Orari nga 8 deri nė 14 ishte mėpak ideal nga sa e kishte menduar: ishte njeri shėndetlig dhe nevrik,qė kishte nevojė pėr tė gjithė pasditen qė ta merrte veten nga lodhjadhe tė pėrgatitej pėr tė shkruar, duke fjetur nga ora 15 deri nė orėn19. Pastaj dilte shėtitje, darkonte vonė me familjen dhe i kushtohejshkrimit nga ora 23 deri nė 2 apo 3 tė natės (duhej tė shkruante natėn,pėrveēse qė t'ia kushtonte pasditen rekuperimit tė energjive tėharxhuara nė zyrė, edhe prej ndjeshmėrisė sė tepruar ndaj zhurmave).Kėshtu i shpėtonte njė rrethi vicioz, qė e linte tė lodhur qysh ngamėngjesi dhe e bėnte tė ndjente punėsimin si njė skllavėri, jetėn sinjė konflikt midis tė shkruarit e profesionit, midis vokacionit dhenevojės.

Nė vitin 1915 meditoi seriozisht qė tė jepte dorėheqjen edhe ngaInstituti, por njė vit mė parė, pak pas shpėrthimit tė luftės, e kishtelėnė shtėpinė atėrore pėr t'i bėrė vend njė motre dhe fėmijėve tė saj.Megjithėse e kish braktisur shtėpinė atėrore praktikisht i detyruar dheduke qenė se i kish kaluar tė 30 vjetėt, tashmė nuk donte qė tė kthehejmė: dorėheqja do ta rivendoste nė varėsinė e tė atit dhe nuk ishtevetėm ēėshtje krenarie, legjitime pėr njė burrė 32-vjeēar. Ėshtė qyshfėmijė, qė fėmija Franz e kish urryer tė atin, i bėshėm, i sigurtė nėvetvete, i dhunshėm, tiranik. Duke u rritur, kontrastet e shtuan dhegjatė viteve tė luftės, pati njė lloj aleance midis Franz dhe motrės sėvogėl Ottla kundėr babait, deri sa nė vitin 1919 Kafka shkroi tėfamshmen "Letėr pėr babain" nė tė cilėn akuzon edukimin atėror tėdėshtimit tė jetės sė tij, tė shėndetit tė dobėt, tė martesave tėmunguara: "Ti posedoje pėr mua dhuntinė enigmatike tė tiranėve, qė embėshtesin tė drejtėn e tyre mbi personin e tyre, jo mbi arsyen.Pėrpara teje kisha humbur besimin tek vetvetja dhe e kisha zėvendėsuarme njė ndjenjė faji masakruese". Jo rastėsisht, "tė jesh i akuzuarėshtė pothuajse njė dėnim", thotė njė prej personazhe kafkjanė.

Kėshtu, pėr t'u kthyer nė familje as qė bėhet fjalė, por Kafkarefuzonte edhe atė qė atij i dukej njė kompromis i turpshėm:gazetarinė, kritikėn letrare, pse profesion edhe art, pėr tė, duhej tėmbeteshin totalisht tė ndara. Atėhere mė mirė tė vazhdoj nė mizoren"jetė tė dyfishtė" nga e cila, "ekziston vetė rrugėdalja e ēmendurisėpleqėrore". Pėr punėn, i kish shkruar tė atit: "Paraqitja epėrgjithshme e punės time si nė zyrė, (ku ngathtėsia nuk bie shumė nėsy dhe nga ana tjetėr mbahet nė limite tė caktuara nga frika ime),ashtu dhe nė shtėpi, ishte minimale: Pėr nga natyra, besoj se nuk jamaspak i ngathėt, por nuk ka asgjė pėr tė bėrė. Atje ku jetoja, isha ilodhur, i gjykuar, i mundur". Kėto rreshta lexohen me trishtim tė madh.Ndoshta Kafka, nė zyrė, nuk e kish kuptuar kurrė se vlerėsohej dhemirėpritej. Hija e babait sanguin, nga energjia e tė cilit kishte frikėse mos binte nė gjunjė dhe katandisej nė insekt, gjatė jetės sė tij tėdyfishtė, ishte e pėrzier me fuqinė e pavetishėm tė Institutit, mefrikėn e gabimit, me ritet e pėrsėritura dhe mekanikė tė kėshtjellės sėpėrditshme.

Sėmundja dhe vitet e fundit

Nė gusht tė vitit 1917 Kafka fillon qė tė kollitet gjak. Njė muaj mėpas i diagnostikohet tuberkulozi pulmonar dhe shkrimtari siguron ngaInstituti njė leje 8-mujore, qė e kalon nė Zürau, njė fshat ku motra eparapėlqyer Ottla zhvillonte njė aktivitet bujqėsor nė fermėn e tėkunatit. Nė kthim, ambienti i zyrės i duket gjithnjė e mė "absurdo"ose, pėr tė pėrdorur njė tjetėr shprehje tė tij, njė "ēerdheburokratėsh". Pavarėsisht kėsaj dhe pavarėsisht sėmundjes, i rezistonInstitutit edhe 5 vjet tė tjera, megjithėse me mungesa tė shpeshta pėrt'u kuruar. Shtrohet nė njė sanatorium tė Tirolit dhe mė pas nėKarpate. Nė janar tė 1922, fillon tė shkruajė "Kėshtjellėn" dhe po atėvit vendos qė tė kėrkojė mė sė fundi pensionin e parakohshėm pėr motiveshėndetėsore. Nė korrik tė 1923 njihet nė Berlin me 20-vjeēaren DoraDiamant: mė sė fundi ėshtė i lumtur nė jetėn e tij tė re berlinze menjė femėr. Por uria e dimrit 1923 - 1924 i jep goditjen vendimtare:tuberkulozi i arrin trakenė, Max Brod dhe njė dajė shkojnė ta marrin.Kafka bėn xhiron e sanatoriumeve tė ndryshme vjeneze, i asistuar ngaDora dhe nga Robert Klopstock. Vdes nė sanatorumin Kierking, nė afėrsitė Vjenės, nė qershor tė vitit 1924, njė vit pėrpara se tė mbushė tė40-at.

Nė pjesėn mė tė madhe, dorėshkrimet e tij u shpėtuan nga Max Brod, tėtjerė u shkatėrruan nga nazistėt nė vitin 1939. Tė tri motrat u vranėnė kampet e shfarosjes: Ottla nė Auschwitz, Elli dhe Valli nė Lodz,kurse Brod, ndėrsa gjermanėt qenė afėr portave tė Pragės, kishtearritur tė arratisej natėn e 15 marsit 1939, i drejtuar pėr nėKostancė. Nga Rumania gjeti strehim nė Tel-Aviv.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Si e treti sėmundja shkrimtarin e madh Franc Kafka
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Aleksandri i Madh

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions