Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Agron Llakaj: U largova unė para kohe, s\’mė pushuan

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Jona Koleci
Super Moderator
Super Moderator
Jona Koleci


Numri i postimeve : 698
Registration date : 24/05/2010
Age : 38
Location : Athens

Agron Llakaj: U largova unė para kohe, s\’mė pushuan Empty
MesazhTitulli: Agron Llakaj: U largova unė para kohe, s’mė pushuan   Agron Llakaj: U largova unė para kohe, s\’mė pushuan Empty30.11.10 0:32

Qė nga e diela qė lamė pas e nė vazhdim, varietesė sė humorit“Portokalli” do t’i mungojė njė nga figurat me tė cilėn identifikohej…Artisti i njohur i skenės dhe ekranit, Agron Llakaj, njė ndėr ideatorėte “Portokallisė” largohet nga ky spektakėl pėr t’u rishfaqur sėrish nėmuajin janar nė njė tjetėr ekran, e kėtė herė me njė ide ndryshe. Agron Llakaj: U largova unė para kohe, s\’mė pushuan Normal_berisha%7E1Do tė jetė moderatori i njė showquiz-i, pėrmes tė cilit do tėbėhen tė pasur me dhjetėra konkurrentė. Mjeshtėri i Madh i artitshqiptar, i dekoruar nga Presidenti i Republikės me kėtė titull pakmuaj mė parė, rrėfen nė kėtė intervistė ekskluzive pėr “GazetaShqiptare” tė vėrtetėn e largimit tė tij nga ekrani i ‘Top Channel’,duke hedhur nė kėtė mėnyrė dritė edhe mbi aludimet qė janė bėrė pėr njėpushim tė tij nga puna…
Tashmė publiku ėshtė njohur me lajmin e largimit tuaj nga“Portokallia”, vetėm se nga thashethemet qė qarkullojnė, thuhet se kylargim erdhi para kohe. Mund tė na e tregoni ju se cila ėshtė evėrteta…? Ju kanė pushuar, apo jeni larguar vetė?
Sė pari mė lejoni t’ju pėrshėndes! E dyta, ju thoni se sipasthashethemeve qė qarkullojnė… atėherė le tė ngelemi tek e vėrteta e t’ilėmė thashethemet. Pėrballė gjithė halleve dhe shqetėsimeve qė kanėnjerėzia, ikja para apo prapa kohe e Agronit nga “Portokallia” dhe‘TCh’ mė duket njė problem aq periferik saqė mė vjen pėr tė qeshur, porgjithsesi po ju pėrgjigjem…Jam larguar unė para kohe dhe nuk mė kapushuar njeri, njė vendim personal, i vėshtirė, por i pakthyeshėm.
Sa ka ndikuar dalja juaj nė festivalin “Kėnga Magjike” nė kėtė largim?
Gjithmonė nė traditėn shqiptare ėshtė bėrė zakon qė kush largohet nga xvend nė njė vend tjetėr, detyrimisht duhet tė zbrazė malin e mllefeve…Unė, tė gjitha po i lė atje, kam qenė pjesė e njė perandorie mediatikeme njė mal investim artistik dhe njerėzor, nė njė “Portokalli” qėhistoria e artit shqiptar nė gjithė historinė e saj nuk e ka arriturdot deri mė sot, show-komik mė popullor, mė shqiptar dhe pėr tė gjithėshqiptarėt, Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Mal i zi e kudo nė tė gjithėbotėn. Jam krenar pėr ēka kam dhėnė dhe i pėrulur pėr ēka mė ka dhėnė“Portokallia” dhe ‘TCh’. Erdhi njė ditė qė duhej tė largohesha,shkaqet, jo “Kėnga magjike” e jo tė tjera, nuk kanė mė kuptim dhethjesht mbeten nė tymnajėn mediatike qė qarkullojnė nė variantin ethashethemeve. Unė si Agron nuk dua tė merrem me interpretimin eēdolloj reagimi ndaj meje, qoftė ai dhe nė dėmin tim. Nė “KėngaMagjike” shkova si i ftuar special nga njė mik i imi, dhe e ndjeja pėrdetyrė ta respektoja, padashur qė dikush tė ndihej keq a tė bėhej keq,kėtu ėshtė momenti pėr tė hapur thesin…por, jo! Kėtu mbyllet. Unė kampersonalitetin tim artistik dhe njerėzor, askush nuk mund tė mė shikojėdhe trajtojė si pronė tė vetėn.
Keni pasur ndonjė konflikt tė brendshėm nė stafin e “Portokallisė”?
“Portokallia” u bė kjo qė u bė, nga investimi shpirtėror dhe moral i tėgjithėve ne qė e krijuam, e ngritėm me shumė dashuri dhe pėrkushtim dheme debate si pjesė reale e njė procesi, por konflikt…kurrė!
Pra nuk ėshtė e vėrtetė se ju keni bėrė sherr? Ėshtė thėnė seju keni marrėdhėnie tė ftohta me stafin e “Portokallisė”, si qėndron evėrteta?
(Qesh)…marrėdhėnie tė ftohta, sherr? Asnjėherė! Ne prej 7 vjetėsh edhekemi bėrė fjalė, edhe jemi sherrosur, por mė shumė e kemi respektuarnjėri-tjetrin dhe kemi bėrė atė qė mbi veten tė fitonte“Portokallia”…uroj qė tė mos ndodhė tani mė pas kjo gjė (ftohja). Nėfund tė fundit, ēdolloj miqėsie ngjason me zjarrin nė vatėr, po i hodhedru, ka zjarr dhe tė ngrohtė, po e le…shuhet.
Po pse ky ndryshim, pse po largoheni nga “Portokallia”?
Artisti, ashtu si edhe vetė jeta, duhet tė ecė nėpėrmjet zhvillimit dhendryshimit…unė largohem duke menduar se misioni im nė “Portokalli”mbaroi. Punoj fuqishėm pėr projektin e ri duke respektuar gjithēka kambėrė, jo vetėm nė “Portokalli”, por kudo ku kam dhėnė kontributin timartistik dhe qytetar. Me njė fjalė… NDRYSHIM!
Pagesa ka ndikuar nė kėtė largim tuajin?
Paguhesha shumė mirė!
Mendoni se do t’ju mungojė “Portokallia”?
Ndarjet asnjėherė s’janė tė lehta, nė fund tė fundit ėshtė njė dashurie madhe, thjesht qė “Portokallia” identifikohej me emrin tim ishte njėēmim dhe pasuri e madhe…por, puna dhe suksesi nė “Portokalli” kishteemėrues tė pėrbashkėt gjithė trupėn, tavolinėn e punės si mbret ikrijimit, zhvillimit dhe realizimit tė suksesit tė pamenduarndonjėherė. Tashmė, pjesė e biografisė sime artistike. I uroj sukses!
Pėr cilin nga personazhet tuaja do t’ju marrė mė shumė malli?
Personazhet janė pjesė e arkivit personal tė Agronit, diku, dikur ato do tė shfaqen….
Ėshtė vendosur tanimė se cili do tė jetė ai qė do t’ju zėvendėsojė nė “Portokalli”?
Nuk besoj se ėshtė pyetje pėr mua.
Jeni ndarė tashmė me trupėn e “Portokallisė”?
Nuk jam ndarė ende, por pa diskutim qė do t’i takoj, sepse edhe atakanė dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė rritjen time artistike. Unė jamnjė produkt kolektiv dhe si i tillė, mendoj se kornizat e njė artistigdhenden nga tė gjithė bashkėpunėtorėt e tij… Pa diskutim qė do takohemme ta.
Zhvendoseni nė “Klan” pėr tė drejtuar njė show-quiz…Si do tė vini ju nė kėtė format?
Po. Jam tashmė moderatori i ri i show-quiz-it mė tė famshėm nėtė gjithė botėn, ‘Kush do tė bėhet milioner’. Ėshtė njė format shumėpopullor dhe familjar, nė fund tė fundit zgjon te njerėzit detyriminpėr tė lexuar, pėr t’u informuar, mė saktė aty fitohet nėpėrmjet dijes.Ky format kishte nevojė pėr ndryshim, pėr njė dritare tė fuqishmemediatike dhe ‘Klan’ ėshtė i tillė. Kompania ‘Grand Media’ qė kaekskluzivitetin e kėtij show pėr 10 vite nė Shqipėri, Kosovė dheMaqedoni mė ofroi punėn si moderator tė kėtij formati, gjė tė cilėn eprita me shumė kėnaqėsi dhe shpresoj qė tė jap mė tė mirėn time, ėshtėnjė sfidė e re artistike.
Kur do tė shfaqeni nė “Klan”?
Nė mes tė muajit janar fillon transmetimi, ēdo tė hėnė. Natyrisht qėambiciet e mia artistike nuk mbarojnė veē kėtu, po punoj fuqishėmparalelisht pėr njė show komik qė do tė shfaqet po nė “Klan”, por nėnjė kohė tė dytė. Besoj se informova ju dhe lexuesit tuaj pėr ēka duhettė dini mbi Agronin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Agron Llakaj: U largova unė para kohe, s\’mė pushuan
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si sot e nje kohe...
» Si sot e nje kohe...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Multimedia :: Muzika shqiptare dhe e huaj :: Al-Forums.Com ™ & Shqiponia.Com & YouGoDec.Com-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions