Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Gatime Flash

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Gatime Flash Empty
MesazhTitulli: Gatime Flash   Gatime Flash Empty23.12.10 3:31

Recetat
qe do shkruaj me poshte jane per gatimet flash ,pra gatimet ne ditet e
lodhshme dhe te gjata te punes , por ditet ne te cilat nuk do te
duronim dot te hanim jashte.Para disa ditesh erdha ne shtepi dhe po
mendoja ēfare te beja diēka edhe te lehte dhe te kendshme dhe te
shpejte dhe vendosa te bej:
Pilaf me zarzavate, sallate patate dhe lulelaker dhe spinaq me kos.
Gatime Flash 399659293_8793df88fb

Pergatitja per pilafin me zarzavate(ne fakt me bullgur behet me e mire por nuk kisha ate dite).
Per 2 persona :
300 gr pilaf(ose bullgur)
1 qepe e madhe
2 speca te kuq
1 domate e forte e kuqe
tablete mishi pule
kripe, piper i zi
salce speci te kuq
Gatimi behet njesoj si pilafi vetem se kete here shtohen dhe perimet.Jua rekomandoj eshte me i mire se pilafi dhe me i shijshem.
Sallate me patate dhe lulelaker.Kjo nuk ka ndonje te veēante
, mjafton ti ziesh ato dhe me pas i shton vaj ulliri , uthull dhe
kripe.Po ashtu kesaj sallate mund ti shtohen edhe karrota dhe brokoli e
zier.Nje variant tjeter eshti ti shoqerosh keto me salce beshamel siper
dhe ajo i ben shume te mira.

Gatime Flash 397612966_cf2ac2a756

Spinaq me kos dhe hudhra: Merrni nje sasi spinaqi (rreth 1/2
kg) dhe pasi ti keni lare mire gjethet grijini ato holle dhe vendosini
per tu zier ne nje tenxhere , pa shtuar uje.Ato do te zihen vete ne
ujin e vet.(mos i lini me shume se 5 minuta).Ne nje tas hidhnni kosin
dhe 2-3 thelpinj hudhre te shtypura si dhe kripe e vaj ulliri (nese
deshironi kete te fundit).Shtojeni spinaqin e zier ne tasin me
kos.Eshte nje gje shume e lehte dhe e shijshme.

Gatime Flash 399656760_fcc3d86d9b

Ju befshin mire te gjitha!





















Toptha patatesh me ereza









Gatime Flash 395491797_44d298ec3cThashe
te shkruaj dhe ndonje recete me natyre “mezeje” se ne shqiptaret jemi
qeflinj “menysh” te tilla.Meny qe na kujtojne rakine , kercimin
,defrimin pas te cilave te gjithe ne si ballkanas luajme
mendsh:) Nejse pa e zgjatur shume po ju jap receten qe
e sajova vete.

Pergatitja:
Per 4 persona :
6 patate
300 gr djathe kaēkavall i grire jo shume holle
pak gjalpe (sipas deshires)
kripe
nga erezat une perdora:
1-hashash (se mos ju shkoje menja per keq juve e kam fjalen per hashashin qe perdoret ne gjellera:)
2-nje lloj ereze si susam i zi qe ketu ne Turqi e perdorin siper byreqeve .(me falni po nuk ja di emrin as ne anlisht:(
3-shqeme,valanidh (emri anglisht sumac.kjo lloj ereze ka nje
shije te athet dhe eshte fantastike sidomos ne sallatra kur perdoret
afer me uthullen.ngjan me piperin e kuq).

pasi ti zieni patatet ,shtypini mire sikur por pergatisni
pure dhe pastaj shtojini pak gjalpe(1 luge embelsire,sipas deshires
kuptohet , mund dhe te mos perdoret gjalpe) , pastaj shtohet djathi i
grire kaēkavall ,kripa dhe perzihet mire.Me pas me ndihmen e nje luge
embelsire krijoni toptha te vegjel nga harxhi i pregatitur dhe
sperkatini me erezat qe doni.Une i sperkata ca si shume ndaj ju
keshilloj juve te jeni te kujdesshem se nese kane shume ereza te
bukosin qe ne fillim:)

Shenim: Serviren te nxehta.Erezat mund ti perdorni sipas deshires tuaj.Ju befte mire:)





















Gjelle me filiza soje









Gatime Flash 391148357_62708d8430
Soja eshte nje bime shume e ushqyeshme dhe mjaft e njohur
per vlerat e saj mjekesore.E vlefshme per kolesterolin ,
antikancerogjene etj, etj.Para disa ditesh sajova diēka me sojan sepse
isha merzitur nga gjellet e perhershme qe kisha ngrene me te.

Pergatitja per 2 persona:
300 gr filiza te fresket soje
1 qepe e madhe
2 veze
majdanoz me shumice
salce speci te kuq
piper i zi , kripe
Pasi skuq qepet pak , shton sojen dhe e le pak sa te zbutet
dhe te zihet pak ne lengun e vet, pastaj shtojini salcen me gjithe
kripen , piperin dhe me pas vezet (te perziera si omlete) dhe pasi te
jete krijuar nja si mase e plote dhe kjo e fundit te jete gati ne
skuqje shtojini dhe majdanozin.Servireni te nxehte.Ju befte mire!























Afrodiziaket









Gatime Flash 4193136568_b2893a475e_o
Se
pari ju uroj festen e Shen Valentinit te gjitheve ju qe e
festoni.Mendova se do ju pelqente nese ju shkruaja nje liste ushqimesh
afrodiziake per sot qe i lexova dje ne gazete.Keto jane rekomanduar nga
nje nga dieticienet me te njohura ketu ne Turqi.

1-Banane:
Depo magneziumi.Efikase kundrejt stresit.E pasur me hormonin e
lumturise, endorfinen.Mund te perdoret ne sasi te vogla e perzier me
kos ose qumesht.

2-Luleshtrydhe:Shume e pasur me vitamine C.Eshte nje frut provokues :J
,dhe njekohesisht i njohur per vetite e tij kundra plakjes (anti
aging).Zgjidhni luleshtrydhet e vogla dhe pa hormone per te ngrene.
3-Ēokollata-Mund
t’ju lumturoje ju dhe partnerin tuaj me ane te magnezit , fosforit dhe
kafeines qe permban.Kujdes; ēdo gje me karar veē
J mos e teproni me ēokollaten.Zgjidhni ēokollatat me mase te larte kakaoje. (bitter).

4-Yahombin-Perftohet nga levozhgat e nje peme ne Afrike.Shpejton qarkullimin e mire te gjakut ne tere trupin.
5-Xhenxhefili-Rrit numrin e testosteronit me ane te sasise se zinkut qe permban.
6-Domate-Depo e vitamines A.
7-Midhje:E keshillueshme per shkak te permbajtjes se larte te zinkut.
8-Salmon-I pasur ne omega-3 ,potasium,, vitamine D dhe A ka efekte afrodiziake.
9-Lajthi-Per shkak te permbajtjes se larte te acidit vajor omega-3 rrites i efektit afrodiziak.
10-Mjalti-Per shkak te sasise se larte te mineraleve , rrit sasine e ostrogjenit tek femrat.
11-Ananasi-Besohej
nga Romaket dhe Greket ne lashtesi se eshte nje ushqim me vlera te
veēanta , dhe se eshte e vlefshme thithja e fares se tij.

Ja kalofshi sa me bukur sot prane te dashurve tuaj !






















Kumpiri











Kumpiri eshte nje nga fast food-ed tradicionale turke.Mua me pelqen shume.Mbase ngaqe vdes per patate.Po si behet kumpiri?
Kumpiri pergatitet keshtu: Merret nje patate e madhe (e
stermadhe me sakte:) piqet ne furre , dhe pastaj pasi e nxjerrin e
perpunojne mire e mire me gjalpe dhe kaēkavall te bute derisa atp
shkrijne.Pastaj mund ta mbushni me asortimentet qe doni si psh :
sallate ruse, xaxiq, ullinj apo krem
ulliri,sallam,salēiēe,sallatra,laker te kuqe,salce speci djeges , e ne
fund majoneze e ketch up.Une per vete ve perhere vetem xaxiq (vdes),
laker te kuqe dhe ullinj jeshile si dhe pak salce speci djeges.

Kalorite?Mos pyet me mire, nja 500 i ka pa frike.Une ne fakt
bukosem tek gjysma, keshtu qe po qete ngordhalaqe:) dhe hani ngadale
merrni ndonje me oreksssss afer Gatime Flash Icon_smile Ja dhe kumpiri qe morra javes tjeter por jua ve ne foto.Gatime Flash 516145731_a6ae04c3a9























Ēaj me kanelle









Gatime Flash Canon-resimleri-059-yummania
Gatime Flash Canon-resimleri-055-yummania
Para
ca ditesh po shfletoja revisten “maison franchaise” qe me pelqen shume
dhe lexova nje ide interesante per te pergatitjen e ēajit.Se pari
pergatisni nje nape brenda se ciles te vendosni nje lloj ēaji ēfare te
doni ju.Une per vete vura earl grey.Me pas merrni kanelle ne forme
shkopinjsh te gjate dhe ne maje te shkopit lidhni me nje lloj peu te
paster napen me ēaj.Pastaj keto shkopinj lijini per nje kohe ne
filxhanin me uje te nxehte sa te perzihet mire ēaji si dhe aroma e
mrekullueshme e kanelles.Ju befte mire!

p.s: napen nuk e lidha dot fort mire, se nuk jam for e afte per pune te tilla praktike:)






















Makarona me krem ulliri te zi









Gatime Flash Resim-003Gatime Flash Resim-002
Keto makarona (ose diēka e ngjashme me keto) i porosisja ne
nje dyqan qe e vizitojme shpesh me miqte.Nuk para i kam qejf makaronat
por keto hajne buke veē.Me disa ndryshime te vogla (qe i sajova une) po
jua jap dhe juve receten:

Per 4 veta:
1 pako makarona te llojit qe shihni ne foto
2-3 speca te kuq te tulte
filiza te fresket soje
krem ulliri te zi(ne mungese te tij mund te perdorni dhe ullinj te zinj te shtypur deri sa te behen si salce)
djathe kaēkavall i grire me sy:)
vaj ulliri sipas deshires
kripe,piper
Pergatitja :
Pasi ti keni zier makaronat , hidhini vajin e ullirit dhe
kremin e ullirit te zi dhe perzijini mire e mire.Me pas shtojini dhe
filizat e sojes dhe specin e kuq te grire holle pasi ti keni zier keto
dy te fundit.Dhe ne fund shtoni kaēkavallin e grire si dhe piperin e
zi.Kush eshte me diete mund te perdore makarona dietike e kaēkavall pa
yndyre megjithse eshte nje gjelle krejtesisht e pafajshme dhe e
shendetshme siē edhe mund ta merrni me mend.Ju befte mire!























Pazari i fundjaves










Gatime Flash 419787345_feb8f18637
Kisha nja 2 jave qe nuk merrja peshk se me thene te drejten po pertoja shume.Mbase ngaqe isha goxha e zene
keto dy javet e fundit dhe e kalova pjesen e gatimit me gjera pak a
shume te gatshme : tip makarona,suprash te gatshme ,gjelle ne konserve
etj.Por vjen nje moment qe te vjen ne maje te hundes ndaj per fundjave
i thashe vetes:luaj e mos perto bej nje pazar te hajrit sot, e merr ca
gjera me te shendetshme se le nam.Ne fakt jam me fat se prane shtepise
nja 10 minuta larg kam nje pazar peshku dhe perimesh dhe mund ti marr
qe andej fare lehte.Dhe ne fakt ashtu e bera por kete here dua t’ju
tregoj me teper per nje pazar tjeter peshku qe eshte ne nje zone tjeter
te Stambollit, nje zone shume e vizituar si nga turistet ashtu dhe nga
vendalinjte qe quhet Beyoglu ose me emrin e vjeter Pera.Ne te ka shume
restorante te ndryshme si turke dhe te huaja,sidomos te njohura jane
nja 2 restorante greke peshku dhe vere, sidomos “Pano” eshte shume i
mire.Vendndodhja e ketyre restoranteve eshte prane nje zone qe quhet
“Pazari i Peshkut”.Ky pazar eshte i vendosur midis disa godinave te
vjetra gje qe mbizoteron ne Pera..Lloje te ndryshme peshqish ka ketu.Po
ashtu edhe midhje te gatuara ne stilin turk qe do t’jua pershkruaj
ndonje dite tjeter pasi te gjej receten.Midhjet ketu i servirin me nje
lloj harxhi te veēante me oriz dhe asortimente te tjera.Gjithashtu
midhjet i skuqin dhe i shesin dhe si tasqebap dhe po deshe tasqebapin e
porosit si sandviē , ku mund ta shoqerosh dhe me nje salce shume te
kendshme pikante me kos e hudhra..

Prane ketyre dyqaneve te peshkut ka shume taverna dhe
mejhane qe serviret peshk dhe pije dhe jane nje nga vendet me
interesante dhe argetuese gjate tere vitit.Ka dhe muzike live ne to ,
dhe atmosfera nuk ndryshon gjate asnje muaji.Rruga eshte plot me
tavolina te mbushura plot , ku njerezit defrehen deri ne oret e para te
megjesit.

Gjithashtu ne kete pazar sheh dhe shites mishi dhe sidomos
kokat e dashit jane shume te kerkuara dhe te shitura..Pa harruar dhe
macet qe rrijne duke gjuajtur tere kohes se kush te haje me shume:)

Njekohesisht ky pazar eshte i njohur dhe per shitesat e
zarzavateve dhe frutave te ndryshme pikante nga e tere bota.Jane te
fresketa dhe mund ti gjesh tere vitin.Si te mos mjaftonin tere keto ka
dhe plot dyqane me ereza nga e tere bota.

Mbase do ēuditeni por ne nje vend kaq te vogel qe mund te
shetitet maksimumi per 20 minuta ( e kam fjalen per shetitje te shpejte
se mund te rrish dhe tere diten:) gjenden dhe shites te ndryshem
artizanati dhe zbukurimesh.

Une kete here bleva disa ereza te ndryshme nga ku dhe 2 me
origjine indiane sepse se shpejti do bej disa gjelle te tilla:) te
cilat do ti paraqis gjithashtu ne blog..

Nese vini ndonjehere ketej jua rekomandoj me force vizitimin e ketij pazari:)
p.s: pershendes e.t me aragostat:)





















Koce ne tigan










Gatime Flash 516145851_f109fe5209
Ky gatim mund te behet dhe me peshq te tjere te medhenj si levrek
etj.Madje dhe me peshq normale dhe te vegjel.Secili ka lezetin e
vet.Mua me pelqen se eshte i shijshem dhe i shendetshem , por me e
rendesishmja eshte e shpejte dhe praktike.
Pergatitja :
Per 4 persona:
4 koca (ose ēfaredolloj peshku i madh ,per peshqit e vegjel vendoseni vete:)
2 luge te medha vaji ulliri
1,5 luge e madhe uthull
thelbinj hudhrash
gjethe dafine
kripe,piper i zi
200 gr uje
Vijeni peshkun ne tigan pastaj shtoni tere asortimentet e tjera dhe
lereni te zjeje ne zjarr te lehte.Servireni te ngrohte.Prane saj si
garniture mundte vini dhe patate te ziera ku dhe atyre mund ti hidhni
nga lengu i gjelles.Une dje nuk kisha dafine ndaj e shoqerova me nje
lloj bime qe quhet lakerishte (watercress) se ketu ate perdorin kur
hane peshk.Sigurisht qe kete e perdora te gjalle nuk e zjeva.Gjithashtu
edhe rrepa e kuqe perdoret me peshkun ketu.
Jua rekomandoj kete miq.Ju befte mire:)
p.s: une u detyrova ta ndaj peshkun me dysh ndaj ka dale pak si rremuje ne foto, e megjithate shija nuk ka te share:)






















Sallate me patate









Gatime Flash Resim-008
Gatime Flash Resim-012

Juve qe lexoni blogun tim te ushqimit mos prisni gatime
shume te nderlikuara.Mendoni se ky eshte blogu i nje personi qe jeton
vetem dhe eshte e detyruar te beje vete gjellen e saj ,kur vjen nga
puna andej anga ora 19.30 e darkes..Besoj se mund ta merrni me mend se
nuk jam shume kreative apo punetore pas kesaj ore.Keshtu qe kete here
po ju tregoj se ēfare bera dje.S’po ju them se po ju jap recete se do
qeshni se nuk eshte e tille.Eshte vetem nje sajim i rastit, per te
shpetuar sa me shpetuar sa me shpejt nga nderlikimet e gatimit dhe per
te mbushur barkun sa me shendetshem.

Pergatitja:
Per 1 vete (llogariteni si te doni per 4-5 veta:)
2 patate te ziera
sallate jeshile me shumice:)
qepe te njoma ose te kuqe
borzilok
vaj ulliri (mundesisht shqiptar:)
leng limoni
kripe, piper te kuq nese keni
Kaq.. Gatime Flash Icon_smile
une prane saj e shoqeroj dhe me nje spec nuk e fus brenda dhe ate jashte me pelqen me shume..
Ju befte mire njerez,jua keshilloj sepse eshte shume e
shendetshme..nejse nje dite do ju shkruaj te gjitha te mirat materiale
, me fal mjekesore:) te gjithe asortimenteve qe perdor kur gatuaj…























Hallve me irmik











Gatime Flash 516145837_1aed95a222
Irmiku (edhe ne shqip perdoret me te njejtin emer, ndersa ne
anglisht i thone semolina) eshte nje lloj mielli gruri , me i madh dhe
me i forte se mielli normal.Ketu ne Turqi e perdorin per te bere hallva
ose dhe embelsiren e revanise.Sot une do t’ju tregoj hallven e irmikut
qe ne fakt ketu e bejne ne menyra te ndryshme po une do ju tregoj juve
ate me te shendetshmen:)

Per 4-5 persona:
1/2 kg irmik
1 kg qumesht
sheqer sipas deshires
gjalpe sipas deshires
pluhur arre kokosi
kanelle pluhur
arra,lajthi,bajame etj
Perzijeni irmikun mire ne gjalpe deri sa te marre nje ngjyre
kafe te lehte (jo shume te erret se digjet pastaj:) dhe beni kujdes qe
te jete kokrra kokrra pra ti ndjeni kokrrat veēe veē teksa e
perzjeni.Ne nje tas me vete pergatisni qumeshtin , sheqerin dhe
pluhurin e arres se kokosit.Eshte me mire te jene perzjere mire perpara
se te hidhen mbi irmikun e skuqur.Ne momentin qe irmiku eshte gati
hidhini siper lengun me qumesht,sheqer e pluhurin e arres se kokosit qe
sapo pergatitet.Ne te njejten kohe mund ti shtoni dhe arrat apo
lajthite .Servireni te ngrohte dhe shtojini dhe kanelle siper per ti
shtuar lezetin:)























Per nje neskafe me te kendshme










Gatime Flash 516145835_8b82fe874a_mGatime Flash 516145751_8424a85cef_m
Jam e sigurte qe shumica juaj e dine kete
stil.Shume shqiptare keshtu e pergatisin neskafene dhe vertet qe behet
shume me e shijshme dhe me shkume se normalja.(ne fakt normalja s’ka
shkume fare:) Eshte e thjeshte:) nese e pini me qumesht se bashku me
neskafene dhe sheqerin shtoni dhe nja 2 luge qumesht.Nese e pini pa
qumesht , vini uje ne vend te tij.Por sheqeri duhet sepse perndryshe
nuk pergatitet dot si nje mase e trashe.Thjesht perzihen keto 3
elemente mire e mire derisa te jete krijuar nje si shrese e kremte.Me
pas shtoni vetem ujin e nxehte dhe me shume qumesht nese deshironi.Ta
pini me shendet:)























Supe me spinaq











Gatime Flash 516129102_822c771a50
Gatime Flash 516129100_ff1cf2c3e8_m




Kjo supe eshte shume e
lehte dhe e ushqyeshme .Mua me pelqen per faktin se eshte e thjeshte
dhe e shpejte ne gatim dhe fantastike ne ēdo stine , po sidomos tani ne
dimer ta ben me shume me sy:)


Per 4-6 persona


1/2 kg spinaq
6 gota uje
3 gota qumesht
3 luge miell
gjalpe sipas deshires dhe syrit tuaj:)
kripe
biber i zi

Pergatitja:

Grijeni spinaqin holle, ne
te njejten kohe ne tenxhere hidhni ujin dhe qumeshtin .Miellin
perzijeni me qumesht para se ta hidhni ne tenxhere ne menyre qe te mos
mblidhet (desha me thene mos behet si tuē po nejse:).Pasi ta perzjeni
per njefare kohe sa ta ndieni se eshte krijuar nje fare lengu si i
trashur hidhni spinaqin .Perzijeni pak dhe pastaj lereni te zjeje ne
uje te vaket dhe ne fund shtojini gjalpin , kripen.Sipas deshires gjate
ngrenies mund te sperkatni pak biber te zi.


P.S: Nese doni ta
pergatisni si tip supe dietike ne vend te miellit te grurit mund te
perdorni miell dritherash te tjera apo miell me lif , gjalpe dietik dhe
qumesht te skremuar.Gjithashtu kete supe mund ta beni dhe me brokoli ne
vend te spinaqit.

P.P.S: Spinaqin ju thashe ta grini
holle.Ketu ka dale pak si i trashe se e kapa ne makro:)Tek piceta desha
te beja pak ndryshim , mu duk shume e merzitshme ta vija ashtu siē
ishte ndaj vendosa ta fus ne byzylykun tim meqenese eshte jeshil dhe
shkon me supen:)


Ju yumte mire pra:)






















Frutat per te cilat kemi mall…









Gatime Flash 355023086_8232a9ca96_mE
di se te gjitheve ju ka marre malli per muēmolla , ide dhe caraca…Ku
ishim te vegjel dhe na mernin per dore:) sa shume kemi ngrene dhe sa
pak i rastisim tani.Megjithese une ketu nuk qahem se muēmollen dhe idet
i gjej, po ē’ti bejme caraces qe ja kemi harru shijen:( une kam ngrene
per here te fundit carace vjet ne Tirane..
Anyway..Doja te shkruaja disa te dhena per iden dhe muēmollen.
Muēmolla : eshte nje nga bimet e nje nenklase te trendafilit
(maloideae).Ndyshe quhet Mespilus Germanica dhe ka filluar te
kultivohet ne zonen e detit Kaspik qe para 3000 vitesh:) sa shume apo
jo?Ndersa ne Greqi eshte njohur ne vitin 700 P.K ,teksa ne Rome ne 200
P.K.Ka qene nje nga frutat e rendesishme ne kohen e perandorise romake
megjithse tashme ka filluar te kultivohet perhere e me pak:(
Ide: Vjen nga familja Hippophae Rhamnoides (seaberry-ose
sea-buckthorn eshte emri ne anglisht po jua them juve qe jeni ne USA e
Angli qe ta gjeni kollaj:).Ah sa e mire qe eshte po sa te mira
mjekesore qe ka se.Psh : kundra qelbezimeve , vrasese mikrobesh ,
qetesuese , kuruese plagesh.Kur perdoret si maske per fytyren heq
njollat dhe puērrat.o bo bo mua se besoj se do me rrinte shume gjate ne
fytyre se do i haja pa i vene:)
njerez ne fund te ketij shkrimi po ju them vetem kaq.i madh eshte ai
qe e gjen sesi quhet caraca ne anglisht apo sikur dhe latinisht:)






















Fergese (ne stilin turk)









Gatime Flash 516129106_fa898b24c2
Kjo fergese eshte pak a shume si e jona vetem se nuk
perdorin gjize apo djathe si ne .per kete arsye une perhere e shoqeroj
me djathe.

Pergatitja:
Per 4 persona
6 speca jeshile nga ata te gjatet
3-4 domate te pjekura
4 veze
mund ti shtohet majdanoz siper
kripe
spec djeges (sipas deshires)
Se pari skuqen specat , pastaj pasi jane zbutur disi
ato hidhen dhe domatet dhe lihen deri sa te zbuten si palce.Hidhni
specin djeges dhe kripen dhe perzijeni.Me tej hidhen vezet dhe lihen
syze apo perzihen sipas deshires tuaj.Nga fundi fare shtoni dhe
majdanozin.Hajt ju befte mire:)























qofte me kunguj




Filed under: Blogroll, food by yummania — 10 Comments

January 4, 2007









Gatime Flash 516129094_b99d674fe5Gatime Flash 516129084_ce097d145a_m
Kjo eshte nje lloj qofteje shume e shijshme qe behet vetem me zarzavate dhe jo me mish.
Permbajtja :
per 4 persona :
8 kunguj
2-3 qepe normale
2 karrota normale
2 veze
koper
nenexhik
majdanoz i fresket
kripe
piper i zi
miell me sy
Pergatitja: Kungujt ,qepet,karrotat dhe barishtet perzihen te
gjitha ne nje ene pasi te jene grire holle.Pasi i shtohen vezet, kripa
dhe piperi pritet pak sa te leshoje lengun qe permban ne menyre qe
mielli qe do i shtohet me pas te jete ne sasine e duhur per te bere nje
brume te pershtatshem dhe jo shume te trashe.Pastaj ju ngelet vetem ti
skuqni dhe ti hani me shendet.
p.s:kjo qofte mund te behet dhe me presh , por ne nje rast te tille nuk perdoret qepe sigurisht:)
Gjithashtu si garniture prane ketyrre qofteve mund te shtoni dhe kos me koper (dhe sipas deshires dhe hudhra te grira holle).
Ju befte mire:)






















stay healthy and happy with pomegranate juice…




Filed under: Blogroll, food by yummania — 4 Comments

December 30, 2006







Gatime Flash 4209868726_c841fa94ef
Today I felt my self so thirsty .I had an urge need to drink something.So this large glass of pomegranate juice was so good.






















Breakfast “Al Albanese”









Pictures from a breakfast in Albanian Style…
Gatime Flash 331875637_4a9dbfef5d
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Gatime Flash
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flash Desinfector
» Virtual Flash Drive 3.30
» Flash Menu Labs Pro v2.08
» Flash Page Mesatare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Arti dhe Kultura :: Guzhina/Receta Gatimi-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions