Ne kete blog perveē gatimeve mendova se do qe interesante te sillja
dhe fenomene apo pjese nga literatura e ushqimit.Sot psh , po flas per
Food Porn nje fenomen mjaft shpesh i hasur.
Food porn eshte nje term talles ndaj prezantimit
te egzagjeruar super spektakular te ushqimit , gatimit , ngrenies ne
pergjithesi neper reklama, billborde , media apo programet e gatimit.Po
ashtu perdoret dhe ne rastin e ushqimeve bombastike ne kalori , ne
rastin e ushqimeve egzotike te cilat hapin oreksin dhe pse jo dhe ato
me efekt afrodiziak, madje dhe ne rastet kur kenaqesia qe merret nga
ushqimi zmadhohet dhe paraqitet si nje zevendesues seksi .
Po ashtu edhe paraqitja e ushqimeve ,tere leng apo buleza uji hyn ne literaturen angleze te ushqimit si food porn .
Reklamat e ushqimit perdite e me teper po behen dhe me joshese,
provokuese duke kapercyer shume limite dhe madje duke tronditur edhe
grupet konservatore te shoqerise qe detyrohen te ndryshojne kanalet
televizive kur keto shfaqen pasi nuk duan qe vete apo femijet e tyre te
ndikohen.
Ka diēka hedoniste ne keto reklama, nga menyra sesi ato paraqiten
sikur ushqimi i treguar aty eshte e vetmja gje me rendesi ne bote .
Per te pare me shume shembuj te ketij fenomeni ju ftoj te shihni keto blogje:
www.foodporn.com
www.foodporndaily.com
www.spittoonextra.biz
Keto jane blogje te medha prej nga ku mund te hyni dhe shihni dhe
plot faqe te tjera blogjesh , me fotografi lengezuese ushqimesh:)