Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Promovohet libri “Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit tė Bashkimit Evropian” i prof. Dr. Blerim reka

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WebMaster
Administrator
Administrator
WebMaster


Numri i postimeve : 448
Registration date : 20/05/2010
Age : 43
Location : AlbaniaForums.Com

Promovohet libri “Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit tė Bashkimit Evropian” i prof. Dr. Blerim reka Empty
MesazhTitulli: Promovohet libri “Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit tė Bashkimit Evropian” i prof. Dr. Blerim reka   Promovohet libri “Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit tė Bashkimit Evropian” i prof. Dr. Blerim reka Empty04.01.11 22:04

Sipas autorit ish ambasadorit tė Maqedonisė nė
Bruksel Prof Dr. Blerim Reka nė kėtė libėr qartazi shpjegohet se proēesi
i integrimit nė BE nuk ėshtė njė proēes teknik por para sė gjithash njė
proēes gjeopolitik, brenda tė cilit shteti sovran transformohej nė
shtet anėtar.

Promovohet libri “Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit tė Bashkimit Evropian” i prof. Dr. Blerim reka Promovohet_libri_gjeopolitika_


Nė ambientet e Universitetit Europian tė Tiranės (UET) ėshtė promovuar
libri i Prof. Dr. Blerim Rekės “Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit tė
BE-sė”. Zgjerimi i BE-sė ėshtė ēėshtje e zgjerimit tė vlerave evropiane
dhe mė themelorja nga tė gjitha ėshtė liria dhe solidariteti, toleranca
dhe tė drejtat njerėzore, demokracia dhe sundimi i ligjit. Libri u
promovua nė praninė e stafit akademik tė Universitetit Europian tė
Tiranės.

Presidentja e UET znj. Teuta Dobi theksoi se kjo vepėr shkencore sjell
njė vlerė tė ēmuar pasi nė mėnyrė tė detajuar trajton dhe analizon
proēesin e zgjerimit tė BE-sė, duke argumentuar dhe hulumtuar ngjarje
tė ndryshme dhe tė turbullta nė proēesin e historikut tė gjeopolitikės
tė zgjerimit evropian e nė veēanti duke u ndalur edhe nė proēesin dhe
politikėn e zgjerimit tė ardhshėm tė Ballkanit Perėndimor nė BE.

Sipas autorit ish ambasadorit tė Maqedonisė nė Bruksel Prof Dr. Blerim
Reka nė kėtė libėr qartazi shpjegohet se proēesi i integrimit nė BE nuk
ėshtė njė proēes teknik por para sė gjithash njė proēes gjeopolitik,
brenda tė cilit shteti sovran transformohej nė shtet anėtar. Pėrsa i
pėrket proēesit integrues tė Maqedonisė autori ka theksuar se porosia e
Brukselit ėshtė e qartė. “Kėtė e kam dokumentuar me shtatė valėt e
integrimit pėrkatėsisht tė zgjerimit tė deritashėm tė BE-sė, dhe kėtė e
dėshmojnė edhe rastet e fundit tė pengesave qė bėhen nė proēesin e
zgjerimit”. Ai i ftoi pjesėmarrėsit tė merrnin pėr tė analizuar vetėm
rastin e Kosovės dhe tė shihnin se ajo ishte viktimė e mosnjohjes nga 5
shtete anėtare tė BE-sė. Me fjalė tjera Prof Dr. Blerim Reka konsideron
qė teknika ėshtė e rėndėsishme pėr secilin shtet aspirant pėr nė BE por
megjithatė proēesin e pranimit nė BE mė sė shumti e udhėheq
gjeopolitika.
Promovohet libri “Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit tė Bashkimit Evropian” i prof. Dr. Blerim reka Promovohet_libri_gjeopolitika_Promovohet libri -Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit tė Bashkimit Evropian- i prof. Dr. Blerim reka


Nėpėrmjet kėtij libri Reka analizon proēeset mė tė rėndėsishme qė kanė
lėnė gjurmė nė zhvillimin e gjeopolitikės tė zgjerimit evropian dhe duke
u ndalur me detaje nė sfidat, komplikimet, perceptimet, diskutimet dhe
vendimet politike tė zgjerimit apo rrugės sė anėtarėsimit nė Bashkimin
Evropian”. Ai theksoi se porosia e Brukselit pėr Maqedoninė ėshtė shumė e
qartė si pėr anėtarėsimin nė NATO po ashtu edhe pėr BE-nė, pa zgjidhjen
e kundėrshtive pėr emrin Maqedonia nuk mundė tė shpresojė nė ecjen
pėrpara.”, theksoi Prof Dr. Blerim Reka.

Librat e kėtillė janė tė rralla shprehet reēezenti i librit Prof. Dr.
Ylber Sela. Ai mė tej ka theksuar se ky ėshtė njė gėrshetim i pėrvojės
si ambasador, diplomat dhe personal i autorit Reka. Sipas tij libri “ka
njė peshė tė madhe me pėrmasa evropiane qė paraqet njė punė tė ēmuar dhe
tė suksesshme tė angazhimit akademik diplomatik dhe personal tė
autorit".

Njė ekspertizė e plotė mbi gjeopolitikėn dhe teknikėn e zgjerimit
evropian u paraqit pėr pjesėmarrėsit nga Prof.Dr Ksenofon Krisafi si njė
vlerė e shtuar nė kėtė drejtim. Opsionet e paraqitura nė libėr janė
verifikuar si kontribute nė zhvillimet rajonale dhe njė hap pėrpara nė
parashikimin e liberalizimit tė lėvizjes sė lirė dhe tė konfigurimeve tė
reja gjeopolitike dhe mė gjerė nė skemėn e sistemit ndėrkombėtar.

Ish ambasadori Dr. Fatos Tarifa mori shkas nga trajtimi i
interpolaritetit si koncept i ri nė libėr duke u shprehur pesimist pėr
tė ardhmen e BE-sė duke pėrcaktuar si fat tė organizatės shpėrbėrjen e
saj. Roli i fuqive tė reja globale nė njė botė qė po ndryshon ishte temė
e debateve dhe pikėpamjeve tė ndryshme tė shfaqura nė kėtė promovim.
Promovohet libri “Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit tė Bashkimit Evropian” i prof. Dr. Blerim reka Promovohet_libri_gjeopolitika__1Promovohet libri -Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit tė Bashkimit Evropian- i prof. Dr. Blerim reka


Ish ministri i jashtėm Prof. Paskal Milo vuri nė dukje qė
euroskepticizmi nė rritje duhet shoqėruar me njė perspektivė tė qartė tė
integrimit tė rajonit. Prof. Milo propozoi ngritjen nė nivel tė lartė
tė diskutimit shkencor pėr gjeopolitikėn dhe efektet nė zgjerimin e
BE-sė duke pėrfshirė studentė e pėrfaqėsues tė diplomacisė. Ai theksoi
se “botimet e kėtilla siē ėshtė ky i profesorit janė tė rralla, dhe
fakti qė ėshtė botuar nga njė shtėpi botuese me famė nė Bruksel tregon
qartė se libri ‘Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit kanė kaluar kufijt
rajonal’”.

Libri ėshtė ndarė nė katėr kapituj dhe ėshtė vetėm njė analizė e
proēesit tė zgjerimit tė BE-sė nė dimensionin e tij gjeopolitik dhe
teknik, e bazuar nė hulumtimin katėrvjeēar: 2006-2010 nė Bruksel. Ky
libėr nuk ėshtė ditar ambasadori. Pėr tė rrėfyer pėr diplomacinė, si
pėr komunikim tė arkivuar ndėrkombėtar, kėrkohet njė distancė e
domosdoshme kohore”.
Promovohet libri “Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit tė Bashkimit Evropian” i prof. Dr. Blerim reka Promovohet_libri_gjeopolitika__2Promovohet libri -Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit tė Bashkimit Evropian- i prof. Dr. Blerim reka


Ky libėr i ka kaluar kufijtė rajonal dhe ka njė peshė tė madhe me
pėrmasa evropiane e cila paraqet njė punė tė ēmueshme dhe tė suksesshme
tė zhvillimit akademik, diplomatik dhe profesional tė autorit. Ky libėr
ėshtė njė kėndvėshtrim i ri mbi politikat rajonale tė zgjerimit tė
Bashkimit Evropian tė Ballkanit Perėndimor dhe mė gjerė. “Ėshtė njė
vizion qė mund ti parashtrohet si publikut tė gjerė, akademikėve ashtu
edhe dikastereve nė tė gjitha vendet e rajonit”. Nė kėtė takim u
diskutua edhe arritja e bashkėpunimit konkret mes Universitetit Europian
tė Tiranės dhe Universitetit tė Evropės Juglindore nė Maqedoni nė
shkėmbimin e pedagogėve, studentėve dhe botime tė pėrbashkėta.

Libri ėshtė botuar nga shtėpia botuese e njohur nė Bruksel ASPECT. Reka
ėshtė autor i 16 librave nė kėto fusha dhe i 60 studimeve shkencore
tė publikuara nė gjuhėt angleze, gjermane dhe spanjolle.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Promovohet libri “Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit tė Bashkimit Evropian” i prof. Dr. Blerim reka
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Arsimi-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions