January 3, 2011
Berni 8 Comments
Toros thotė se ka frikė se banorėt mund ta vrasin natėn si hije dhe kėtė ia drejton Alkenės.
Alkena
ulet pranė tij dhe i thotė se ajo ėshtė shqiptare dhe shqiptarėt nuk tė
vrasin prapa krahėve, dhe ajo nėse do ta vriste, do ta vriste nė sy.
Torosit nuk i pėlqen pėrgjigjja e saj dhe i thotė qė tė mėsojė
historinė sepse sipas tij shqiptarėt tė vrasin prapa krahėve dhe mė pas
shton po na bėn si nacionaliste.
Alkena i thotė se ajo ėshtė nacionaliste dhe krenare se ėshtė
shqiptare. Toros i thotė se ajo nuk e njeh historinė e Shqipėrisė dhe
duhet qė ta mėsojė dhe mė pas i thotė se atdhetarizmin nuk duhet ta
tregojė nė BB, por ta tregonte nė frontin e luftės nė Kosovė.
Alkena i thotė se asaj po i vjen keq qė njė shqiptar flet nė kėtė mėnyrė
dhe thotė Ēfarė atdhetari je ti qė flet nė kėtė mėnyrė?. Toros i
pėrgjigjet unė jam atdhetar se po tė flas shqip dhe mė kuptojnė tė
gjithė, ndėrsa ti sdi me fol shqip.
Kėshtu debati i tyre vazhdon me tone tė larta dhe Toros vazhdon ta
ofendojė Alkenėn duke i thėnė se ajo nuk di asgjė dhe tė mos tregojė se
ėshtė shqiptare. Alkena i thotė se ajo flet me fakte pėr ato qė ka
lexuar nė libra, dhe Torosit duhet ti vijė turp qė flet nė atė mėnyrė,
nė radhė tė parė pėr moshėn qė ka.
Toros i thotė se nėse ėshtė aq shqiptare, pėrse kosovarėt nuk ndėrrojnė
fenė islame qė ai e quan fenė e pushtuesit (pėr pushtimin turk).
Alkena e irrituar i thotė se ai nuk ka si flet pėr fenė e saj kur ajo nuk e ka thėnė kurrė nė BB se ēfarė feje ka.
Banorėt e pranishėm ndėrhyjnė pėr tė ndaluar kėtė debat. Kėshtu
Klodiana merr veē Torosin, ndėrsa Ergysi tėrheq Alkenėn. Kėshtu debati i
tyre pėrfundon.