Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

Share | 
 

 Bujar Asqeriu: Nė filmat para ’90-tės na ndalonin tė putheshim

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WebMaster
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 448
Registration date : 20/05/2010
Age : 38
Location : AlbaniaForums.Com

MesazhTitulli: Bujar Asqeriu: Nė filmat para ’90-tės na ndalonin tė putheshim   04.01.11 22:35

Aktori i njohur i skenės dhe ekranit, rrėfen peripecitė, pasionet kėmbėnguljen
rrugėn e mundimshme tė aktorit. Ai sjell detaje dhe pėrjetime mjaft
interesante, si e filloi kėtė rrugė nė film dhe nė teatėr duke luajtur
pėrkrah aktorėve tė mėdhenj Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Robert
Ndrenika etj. Gjithashtu ai flet edhe pėr emocionet qė ndjen para
spektatorėve kur interpreton role tė ndryshme nė drama dhe komedi.
Si e kujton Bujar Asqeriu atė djalin imcak, te “Qendra e Zėrit” e qytetit “Studenti”?
Ne ishim studentė tė artit dramatik dhe ishin kontaktet e para qė ne
merrnim nėpėrmjet fjalės poetike, merrnim kontaktet e para me
spektatorin ose me dėgjuesin, ose me ata qė ishin bashkė studentė me ne.
Dhe nė kėto raste emocioni ėshtė shumė i madhe sepse pret se si do tė
reagojnė ata fakti se sa bukur e thuaj poezinė se si komunikon ajo me
dėgjuesit. Mė kujtohet se ne atėherė bėnim poezitė e autorėve ai Zhak
Prever etj dhe tė poetėve shqiptarė, ku mė ka ngelur nė mendje poezia e
Ndoc Gjetjes “Puthja” madje dhe tani mė kujtohen vargjet e saj. “Shumė
gjėra ndodhin nė rrugėn e madhe,/ Pėrse puthja tė mbetet ilegale”… mė
kanė mbetur qysh atėherė kėto vargje. Dhe kjo u bė problem dhe nė
shkollė qė pse tė recitohen kėto poezi sepse i quanin si poezi erotike.
Mosha jonė atėherė i ndjente afėr sepse dashuria njerėzore ishte shumė e
rėndėsishme dhe e madhe pėr ne nė atė kohė. Mbaj mend qė ishim tė
dėshiruar qė tė dėgjonim njė fjalė tė mirė dhe ajo ishte njė punė krejt
vullnetare nė atė kohė por ne e bėnim krejt me pasion dhe me dėshirė tė
madhe dėgjonim tingullin e zėrit tonė, dėgjonim reagimin e shokėve dhe
tė shoqeve tona.
Ajo rini e mbetur atje tashmė nė njė rini tjetėr nė njė kohė tjetėr. Ē’pengje keni prej asaj rinie?
Kur shikoj kėto vajza dhe djem qė vishen shumė bukur, qė janė tė lirshėm
qė komunikojnė lirshėm qė kanė kontakte mė botėn. Ju ėshtė ēelur njė
dritare e madhe dhe kanė mundėsi pėr ta eksperimentuar talentin e vet nė
ēdo lloj fushe. Kur mendon tė gjitha kėto sinqerisht qė tė bėhet zemra
mal. Nė bisedė me shumė italianė kur shkoj nė Itali ju them se
televizioni juaj ka qenė njė dritare e madhe e lirisė pėr ne dhe ata
habiten. Po ju them dhe pėr kėtė fakt ne ju duam shumė. Sepse RAI dhe
televizioni italian ka qenė njė dritare e madhe pėr ne.
Ndėrkohė nga ai djali imcak simpatik i Qytetit Studenti vijmė te
njė aktor i njohur tashme dhe personalitet i skenės dhe i ekranit nė
pėrgjithėsi, ē’urė keni kaluar, ē’karrierė keni pasur dhe ē’ngjarje kanė
kaluar nė jetėn tuaj gjatė kėsaj kohe?

Jeta e ēdo artisti ėshtė e ngarkuar me ngjarje dhe tė papritura tė mėdha
dhe ndoshta kėto i japin kuptim jetės nė sensin qė artisti nė Shqipėri
ka pėrballuar sfida nga mė tė ēuditshmet, nga mė tė papriturat nga mė
absurdet nga mė paradoksalet. Pėrveē sfidės kryesore pėr tė prodhuar
art dhe pėr tė sjell nė ekran dhe nė skenė figura artistike tė nivelit
tė lartė njė nga tmerret qė kanė pėsuar artistėt shqiptarė janė
konfliktet e mėdha qė kanė pasur me administratėn shtetėrore kjo ka qenė
njė nga kufijtė mė tė tmerrshme mė makabre dhe mė pėrdhunuese qė do tė
thosha qė administrata vazhdimisht ka qenė tutela e tmerrshme e
artistėve shqiptarė. Ku pėr krijimtarinė tėnde si artist si shkrimtarė
mblidheshin pesė veta nė njė zyrė tė mykur dhe vendosnin pėr fatin e
artit, pėr nivelin e tij, pėr ēdo gjė. Por kėtu gjithmonė duhet
duartrokitur publiku shqiptar, i cili na ka duartrokitur na ka vlerėsuar
dhe ka qenė sovrani mė i madh qė ka vendosur mbi fatin e artistave
shqiptarė. Kėta e ka bėrė me duartrokitjet e tij ,me vlerėsimet e tij,
me opinionet e tij dhe ai i ka dhėnė nė njė sens fushėpamje apo
rrugėdalje, apo hapėsirė njė artisti qė tė mos kishte frikė nga sfidat
nga dilemat, nga tė papriturat. Ka qenė ai qė e ka drejtuar dhe i ka
thėnė “ bravo djalė ose vajzė, vazhdo tė punosh qė tė ecėsh”.
Nė rrugėn qė ju keni bėrė drejt skenės dhe kinematografisė. A
ju kujtohet ēfaqja e parė nė ekran dhe si e keni pėrjetuar atė ēast?

Filmi i parė qė kam luajtur ėshtė “Nė shtėpinė tonė” me regjisorin e
madh Dhimitėr Anagnosti. Ishte nj ēudi e madhe pėr mua ishte njė e
papritur e madhe isha student i veshur keq, isha student i paushqyer
mirė , siē ishin gjithė moshatarėt e mi dhe dalja nė njė ekran ishte njė
ēudi e madhe pėr moshėn time. Pasi mė bėri kinoprovėn, Anagnosti dhe ma
aprovoi pėr tė bėrė rolin mė dukej njė ēudi e madhe qė unė do tė
ballafaqohesha mė njė ekran tė madh dhe me publikun shqiptar. Dhe me
thėnė tė drejtėn pasi bėhej premiera nė kinostudio mua nuk mė pėlqente
vetja kur e shifja dhe pėr tu siguruar dhe pėr tė marrė njė opinion i
thosha vazhdimisht Anagnostit. Hė si tė dukem unė e kam bėrė mirė roli?.
E pyesja vazhdimisht sa ai nė njė moment mė tha. “po ti shikoje nuk
mund ta gjykosh veten tėnde si tė duket ty” dhe unė qė i thosha nuk
arrij dot tė distancohem nga ajo qė kam prodhuar aty. Nuk mė pėlqente
vetja e than troē.
Kush ju ka dhėnė mė shumė emocione, skena apo ekrani?
Tė dyja kanė emocionet e veta, por teatri mbetet i pavdekshėm sepse ai
ėshtė krejtėsisht tjetėr gjė. Emocionet, sadisfaksionet qė ndjen aktorin
nė kontakt me publikun e drejtpėrdrejtė ėshtė i pazėvendėsueshėm.
Vėrtet kamera grupi i xhirimit tė sjellin ngacmime, por 500 veta qė tė
rrinė pėrballė teje nė skenė kanė njė emocion tė pazėvendėsueshėm pėr
aktorin dhe magjia qė tė krijohet nė skenė ėshtė e pazėvendėsueshme pėr
mua.
Si ndjeheni pėrpara “sikurit” tė teatrit dhe “tė vėrtetės: sė filmit?
Nė thelb mjeshtėria artistike ėshtė e njėjtė vetėm kėtu ndryshon raporti
i mjeteve shprehėse qė pėrdor aktori nė ekran dhe nė deh nė teatėr. Nė
rastin e teatrit mjetet shprehėse janė mė evidente kurse nė ekran do tė
luash jo nė atė natyrshmėrinė e rėndomtė por nė njė natyrshmėri e cila
tė jetė artistike dhe jo tė vulgarizohet e natyrshmja. Unė jam shumė
krenar qė brezi im nė vitet 80 nė kinemanė shqiptare solli njė frymė tė
re nė tėrė interpretimin kinematografik sepse derisa atėherė kinemaja
shqiptare vuante trajtat e teatralitetit e cila ishte pasojė e shkollės
e deklamacionit e shumė gjėrave e cila kinemaja moderne i hidhte
poshtė deh nuk po i pranonte. Dhe kjo falė kontakteve nė mėnyrė tė
vazhdueshme qė ne mbanim me kinemanė Evropiane dhe atė perėndimore. Kjo
nė mėnyrė qoftė tė ndėrgjegjshme qoftė dhe tė pandėrgjegjshme ndikonte
nė subkoishencėn tonė pėr t’i trajtuar figurat artistike nė sensin
modern tė fjalės sepse ne shikonim artistė tė mėdhenj tė asaj periudhe
duke filluar nga Brandoja i madh nė Amerikė dhe deri te aktorėt e
mėdhenj Zhan Gaben . Zhan Maria Volonte, Zhan Pol Belmondo si dhe nga
aktore tė mėdhenj italian dhe shumė regjisorė tė mėdhenj italian. Dhe ne
shikonim se si silleshin aktorėt e tyre para kamerės dhe ne nuk kishim
se si t’u shpėtonim kėtyre gjėrave nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė apo nė
mėnyrė instiktive e merrnim kėtė aromė. Sepse nė atė periudhė shkolla e
aktrimit shqiptarė nuk e kishte metodėn e lojės nė kinema.
Ndėrkohė pėrmendėm aktorėt dhe regjisorėt e mėdhenj tė botės,
por ju keni luajtur dhe me aktorė tė mėdhenj tė skenės dhe tė ekranit
shqiptarė. Ē’lloj emocionesh ju ka sjell puna me ta?

E para qė brezi jonė i aktorėve kishte njė lloj dashuri tė madhe, kishte
njė respekt tė madh pėr aktorėt qė ishin mė tė rritur sepse ata e
kishin filluar nga hiēi teatrin kinemanė madje shumė prej tyre ishin tė
pashkolluar nė sensin profesional tė fjalės dhe talenti i tyre buron nga
pasioni nga dėshira. Pra ata ishin bėrė aktorė tė shquar edhe pse nuk e
kishin shkollėn profesionale tė aktrimit. Njė regjisor i talentuar gjen
te njė person qė nuk ka luajtur kurrė tėrheqje merr jep diēka dhe ky
ėshtė talenti autorial nė rastin tonė. Dhe sigurisht qė nga Kadri Roshi
qė kam luajtur Sulejman Pitarka, Robert Ndrenika dhe shumė aktorė tė
mėdhenj shqiptarė e kemi ulur kokėn dhe kemi mėsuar prej tyre. Dhe sot
mua mė vjen mirė dhe kam parė frytet e kėsaj vėmendje qė kemi pasur neve
ndaj krijimtarisė sė brezit mė tė madh dhe kėtu dua tė pėrmend aktorin
e madh Vangjush Furxhiu, njė aktor i jashtėzakonshėm pėr mua njė aktor
me diapazon botėrorė njė aktorė shumė i madh.
Meqė ju kujtuat tė madhin Robert Ndrenika i cili ka marrė njė
ēmim nė gazetėn tonė si njeriu i vitit. A mund tė na kujtoni ndonjė
moment tė punės tuaj me tė dhe ndonjė detaj nga filmi “Nė shtėpinė
tonė”.

Po, te ky film e kam njohur pėr herė tė parė Robert Ndrenikėn sepse unė
tre filmat e parė i kam luajtur nė kohėn kur unė isha student dhe isha
duke pėrfunduar shkollėn nė akademinė e arteve. Sigurisht qė tė luaje nė
atė periudhė pėrkrah kėtyre aktorėve qė ne i shikonim dhe i vlerėsojmė
dhe sot e kėsaj dite si idhuj tė aktrimit shqiptarė, nuk ėshtė kaq e
lehtė. Dhe mbasi kishte mbaruar filmi unė me sinqeritetin e moshės tė
dėshirave, tė pasioneve tė njė tė riu , pyes Robert Ndrenikėn dhe i
them: “A e pe filmin? Si t’u duk? A tė pėlqeu? Ishte bukur i thosha
gjithė kuriozitet. Dhe ai duke mė parė qeshtė me mua sepse pėr mua ai
ishte filmi i parė. Ai kishte shumė eksperienca ishte aktorė i
konsoliduar. Ai qeshte dhe me thoshte: “Po mirė, mirė ka dalė!” me atė
thjeshtėsinė e tij prej njė artisti tė madh.
Sot tek shikoni filmat tuaj ēfarė mendoni ose pėr faktin se puthja me partneren tuaj nė film nuk ekzistonte?
Nė atė kohė nuk mungonin puthjet se nuk donim ne. Kjo ndodhte sepse nuk
donte skenaristi, sepse skenari shkruhej i tillė sepse nė qoftė se do tė
shkruhej ashtu siē thoni juve do tė pritej skenari. Pra nuk do tė
kalonte klasėn skenari pa tė vinte te regjistra kurse ne ishim tė fundit
qė do ta ekzekutonim atė punė. Kėshtu qė ishte e shkallėzuar ēėshtja qė
te redaksia nuk e aprovonte nė qoftė se do tė kishte skena tė tilla tė
cilat ishin tė domosdoshme dhe tė nevojshme. Pėr tema tė tilla. Prandaj i
kam zili aktorėt qė tė shprehen nė tėrė potencėn e qenies sė tyre nė
tėrė aksesorėt e ndjesisė sė brendshme qė kanė si njerėz nė marrėdhėnie
tė plota, tė sinqerta tė fuqishme midis partnerėsh. Dhe kėtu arti
ciklohet dhe merr vlera tė vėrteta.
Jeni nė skenė dukė luajtur pėrpara njerėzve tuaj tė afėrt,
pėrpara atyre qė nuk ju duan, pėrpara kolegėve dhe pėrpara tė
panjohurve, para kujt ndjeheni mė i emocionuar?

Njerėzit e afėrm tė familjes kanė mė shumė ndikim nė psikikėn e
artistit, por unė i bashkoj me publikun gjithmonė jo vetėm kur ata
ekzistojnė, por dhe kur nuk ekzistojnė, jo vetėm kur ata janė prezent
por dhe kur nuk janė prezent. Shpesh nė publik unė shikoj njerėzit e mi
mė tė afėrt edhe kur ata mungojnė. Ky sugjestion tė jep gjithmonė
energji tė mira energji pozitive. Dhe kjo ėshtė shumė e domosdoshme pėr
njė artist. Tė riprodhojė dhe kur nuk ekziston tė krijoj, edhe kur nuk
ekziston tė shikoj me dashamirėsi edhe kur e shikojnė pa dashamirėsi.
Kjo gjė i krijon komoditet tė madh artistit edhe pėr tė prodhuar energji
dhe emocione pozitive. TiranaObserver

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Balkanweb, balkanweb, balkan web, Ballkanweb, balkanwebtv, balkanweb tv, ballkanwebtv, ballkanweb tv, ballkanweb, Balkans, Ballkan, Ballkani, Balkan, balkans, ballkan, ballkani, balkan, rajoni, rajon, lajm, lajme, lajmi, lajmet e sotme, lajmet e fundit, lajmi i fundit, artikuj, artikull, artikulli, lajmerime, lajmerim, lajmerimi, Albania, exchange, gazetat online, lajmet sot, lajme me ore, gazeta, shqiptare, newspaper, weather, sms, horoscope, tension, travell, news, investments, tenders, documents, organizations, internet, news and press, poll, news of Kosovo, news of Balkans, news of Albania, sport, Kosovo, Macedonia, Romania, Yugoslavia, Serbia, Bulgaria, Croatia, Greece, Hungary, Montenegro, Bosnia-Herzegovina, lajme nga rajoni, rajoni i shqiperise, rajoni i kosoves, rajoni i maqedonise, rajoni i greqise, international news, daily newspaper, national, politics, science, business, breaking news, business technology, technology,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.al-forums.com/
 
Bujar Asqeriu: Nė filmat para ’90-tės na ndalonin tė putheshim
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: LifeStyle :: Intervista-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog