Fier, tender per Banesat sociale Tėrhequr mė 10 Korrik 2009
Javen e ardhshme do te zhvillohet, per here te dyte, tenderi per banesat sociale ne qytetin e Fierit.
Juristi
i bashkise, Fier Luan Cala, ka bere publik kete fakt, duke deklaruar
gjithashtu se kete here shpresohet qe tenderi te zhvillohet dhe qe puna
per ndertimin e ketyre banesave te nise sa me pare.
Presim qe
keto dite te zhvillohet tenderi per banesat sociale dhe shpresojme te
mos kemi me deshtim. Jane 96 familje te cilat presin sa me pare nisjen
nga puna te ndertimit te pallatit dhe qe do te hyjne ne keto banesa
edhe pse me qira, ka thene Cala. Pak kohe me pare u zhvillua faza e
pare e tenderit, por per shkak te mosplotesimit te numrit ne kohe te
firmave dhe mungeses se dokumentacioneve, ai deshtoi, duke u shtyre per
ditet e korrikut.
Aktualisht keto banesa me ane te nje vendimi
te keshillit bashkiak muaj me pare pritet te ndertohen ne lagjen 16
Prilli te qytetit te Fierit, ku po sipas ketij vendimi eshte lene ne
dispozicion nje siperfaqe prej 9000 meter katroresh.
Nga keto
banesa do te perfitojne 96 familje, te cilat i kane plotesuar kushtet
dhe kane siguruar statusin e te pastreheve, edhe pse numri i tyre ne
listen e Bashkise se Fierit rezulton shume me teper se 700.