Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 O moj Shqypni, prapė ti?!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

O moj Shqypni, prapė ti?! Empty
MesazhTitulli: O moj Shqypni, prapė ti?!   O moj Shqypni, prapė ti?! Empty31.03.11 11:46

Nga: Ermal Ilirjani

Mos hapėsh televizor a gazetė kėto ditė se direkt tė derdhet nė kuzhinė
ndonjė patriot qė ka vėnė njė flamur nė kokė, nė makinė a nė gjoks dhe
qė po bėn luftė mediatike pėr tė mbrojtur kombin. Me tė drejtė ka
filluar edhe njė debat shumėplanėsh pėr regjistrimin e popullsisė. Debat
qė ka bashkuar shumė qytetarė, opinionistė, figura publike. Por ē’ėshtė
kjo pranverė e beftė shqiptarizmi dhe a e ka drejtuar ajo publikun nė
drejtimin e duhur? Personalisht mendoj se arsyeja kryesore qė ka ndezur
patriotizmin sė pari ėshtė nevoja e brendshme pėr identitet dhe sė dyti
nevoja pėr t’u ndjerė pjese e njė grupi nė njė shoqėri ekstremisht
individualiste.

Lidhur me nevojėn pėr identitet, ajo qė vihet re ėshtė se pas mijėra
vjetėsh ekzistence, 99 vjetėsh pavarėsi, pushtimesh e ripushtimesh,
komunizmi, kapitalizmi, demokracie, urbanizimi e ruralizimi, ne
shqiptarėt nuk ia kemi dalė tė formėzojmė njė identitet kombėtar dhe njė
platformė kombėtare. Dhe kur them “njė” nėnkuptoj tė unifikuar qė tė na
pėrfaqėsojė tė gjithėve.

Po le ta shohim pak mė ftohtė kėtė punė, dhe le ta nisim nga debati mė i
fundit mbi deklarimin e kombėsisė dhe fesė. Pėrse u ndez ligjėrimi
publik dhe u skuqen ekranet nga flamujt. Ajo qė i acaroi, trembi,
cėmbisi ėshtė i famshmi deklarim i rreme i kombėsisė dhe fesė?

Por a ėshtė nė thelb ky problemi qė duhet tė thithė energjitė e
shqiptareve, apo si zakonisht ne i rrimė aq afėr ekranit saqė shikojmė
njė llambushkė qė po digjet, po nuk arrijmė tė shikojmė tablonė e plotė?
Nėse marrim tė mirėqenė dėmin nga deklarimi i rremė i disa “palo”
bashkėkombėsve, duhet tė hamendėsojmė se kemi gjėra madhore imediate pėr
tė humbur si komb apo si shtet. Ēfarė kemi ne shqiptarėt pėr tė humbur
nga ky proces?

Po ja, do thotė dikush, ne rrezikojmė tė humbim historinė. Mė falni qė
jua them, po e kemi humbur dhe vazhdojmė ta bjerrim nga dita nė ditė. E
kemi humbur sepse pėr aq kohė sa ne mund ta shkruanim, arkivonim,
dokumentonim propagandonim, ne (shqiptarėt, ilirėt, arbrit etj.) nuk e
bėmė. Arsyet mund tė jenė tė shumta, duke nisur nga fakti qė jemi mė
shumė tė pushkės sesa tė penės (Milan Shuflaj, thotė se nė mesjetė
thuajse tė gjithė princat shqiptarė, shkruesit i kishin o sllavė, o
greko bizantinė), mbase pėr faktin qė jemi mė shumė tė fjalės se tė
veprės (rikujtoj tė fjalės sė folur jo asaj tė shkruarės), mbase pėr
faktin qė jemi individualistė, ose mbase, siē thonė, na e kanė futur tė
tjerėt (po edhe kjo e tė futmes sikur nuk qėndron shumė se herėn e parė e
tė dytė e kanė fajin tė tjerėt, ndėrsa herėn e tretė...). Ne mund tė
jemi unikalė nė rastin tonė, pasi edhe festėn kombėtare tė ēlirimit nuk
arrijmė ta unifikojmė.

Po edhe atje ku ne kemi dėshtuar si shqiptarė, na kanė ardhur nė ndihmė
tė tjerėt, armiqtė siē do i quanim ne: arkeologė italianė e francezė na
zbulojnė rrėnojat e kolonive greke dhe qyteteve ilire tė ngritura me
mermer grek apo tjegull romake; gjuhėtarė gjermanė na studiojnė dhe na
ruajnė gjuhėn; historianė grekė na pėrkufizojnė dhe na pėrcaktojnė
origjinėn dhe vendndodhjen (flas pėr ata tė lashtėt, jo kėta tė sotmit);
pushtuesit e njėpasnjėshėm na bėjnė harta lufte dhe na regjistrojnė
popullsinė dhe vendbanimet; e pėr tė vazhduar edhe sot, ku ekspeditat
franceze, italiane, gjermane, greke etj., vazhdojnė bėjnė zbulime
arkeologjike; ku UNESKO vazhdon dhe na jep fonde pėr tė ruajtur ato ēikė
gjėra qė ne vazhdojmė tė mos i lėmė nė kėmbė. Pra betejėn pėr historinė
deri mė sot e kemi tė humbur pasi sė pa
ri nuk e kemi tė pėrcaktuar qartė, sė dyti atė qė kemi, jo vetėm nuk e
ruajmė, por e shkatėrrojmė dhe e deformojmė, sė treti sepse dhe atė qė
ėshtė nuk dimė ta fusim nė mozaikun botėror (p.sh mendoj se reklama mė e
mirė pėr historinė do tė ishte investimi i shtetit tone pėr njė film
hollivudian mbi Skėnderbeun, lobi grek e bėn kėtė pėr vit me “heronjtė” e
tij).

Po mund tė humbim territore nesėr, pasnesėr, do thotė dikush tjetėr.
Nesėr, pasnesėr?! Le te zbresim pak me kėmbė nė tokė, ne i kemi tė
humbura territoret. Kemi gjysmėn e Shqipėrisė (asaj tė pėrcaktuar si
katėr vilajetet Turke !!) jashtė kufijve. Apo kėto janė harruar se kur u
ndanė kėto na ranė?! A ka njė platforme pėr tė kėrkuar atė qė ėshtė e
drejta e Shqiptarėve, a janė bashkuar vallė shqiptarėt tė kėrkojnė,
mbrojnė dhe bashkojnė kėto territore? Jo, sepse ato i kanė ca shtete dhe
kombe qė kanė bėrė pune sistematike, ndėrkohė qė ne merremi me llogje.
Por mirė ato qė nuk na dhanė, por ne po humbim edhe atė qė na kanė
falur. Si do tė thoni ju? Po ja, sė pari nėpėrmjet lėnies bosh te
fshatrave e territoreve tė tėra dhe shpėrnguljes nė Tiranė, Vlorė,
Shkodėr, Fier e Korēė tė 13% tė popullsisė qė mbeti nė vend. Ndėrkohė qė
nuk duhet harruar qė 22-25% e popullsisė sė pėrgjithshme ose 35% e
popullsisė aktive ka avulluar jashtė vendit. (statistikat Ministria e
Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta). Se nė fund tė
fundit logjika e pasjes sė territoreve ėshtė qė t’i pėrdorėsh e t’i
shfrytėzosh e jo t’i kesh pėr inventar. Kemi humbur territore duke i
lėnė tė na shpyllėzohen (mė duket se nuk kemi qenė tė pushtuar kėto
dekadat e fundit), po humbasim fshatra tė tėrė nga erozioni (pėrfshi
edhe objekte historike e kulturore), po humbasim lumenjtė dhe detin nga
keqtrajtimi, kemi humbur edhe pjesėn mė tė madhe tė florės dhe faunės
nga kallashi, tritoli, korrenti etj. A u bė ndonjė aleancė kuq e zi pėr
kėtė, se nė fund tė fundit kėto territore nuk do na i marri me vete
Jorgoja.

Po mund tė humbasim gjuhėn, se kėta qė ndėrrojnė identitet fillojnė nuk
flasin shqip. Po mė rifalni pak o miq, po pėr ēfarė humbje flasim?
Gjuhėn shqipe ka vite qė tė merr malli ta dėgjosh tė shqiptohet e tė
shkruhet siē duhet, dhe aq mė pak tė dėgjosh tė pėrdoret mė tepėr se 10%
e fjalorit tė saj. Mirėpo me sa duket ėshtė e vėrtetė ajo qė thuhet se
ca gjėra pėrdori ose do i humbėsh. (“use it or lose it” ėshtė termi nė
anglisht)

Po mund tė humbasim kulturėn shqiptare do thotė dikush tjetėr. Po cilėn
kulturė, o derėbardhė? Sė pari, nėse flasim nė termin e kulturės si ajo
qė e cilėsonte Ciceroni “kultivimi i mendjes dhe shpirtit”, ne as nuk
dimė tė kemi kultivuar mendjen (flas si komb dhe jo si individė) dhe as
shpirtin. Mendja kultivohet me dije, me art, me kulturė, me shkollim, me
qytetari qė nėnkupton edhe teatėr, opera, stadiume, shkolla
universitete, forume qytetare etj. Sa pėr kultivimin e shpirtit, lėre
fare. Po le tė flasim pėr kulturėn si shpirt i popullit, si njė
identitet i pėrbashkėt. Kėtė duhet ta gjejmė nė veshje, ndėrtesa,
organizime e ceremoni tradicionale, nė kėngė popullore, nė legjenda e
rrėfenja, nė fjalėt e urta, nė vlera morale tė njėjta.

Po le ta fillojmė me veshjet. Sigurisht qė veshjet mund tė jenė ato tė
pakta qė mund tė mbijetojnė (kryesisht si pasojė e sėndukėve tė
gjyshėrve), por qė sot nė kohėn e globalizmit vishemi njėlloj si
amerikanėt, grekėt, italianėt, turqit e serbėt. Pra veshjet nuk do i
humbim. Ndėrtimet qė tė mund tė na identifikonin harrojeni (maqedonasit
kanė njė stil tė shtėpive, grekėt kanė edhe stil tė fshatrave, kroatėt
po ashtu etj), stili ynė pėrfaqėsohet nga njė mishmash tullash tė kuqe,
parafabrikatesh, suvash tė arnuara dhe betoni ku mbizotėrojnė “fitilat”
(hekurat e lėnė mbi soleta pėr tė shtuar katin tjetėr). Tė vjen tė vėsh
kujėn tė shkosh nė kalanė e Gjirokastrės (qė ėshtė qytet qė mbrohet nga
UNESKO) dhe tė shikosh poshtė. Pra stilin e ndėrtimit nuk do na e
grabisė kush. Organizimet, ceremonitė, festat edhe ato kanė marrė tė
tatėpjetėn, si e feston njeri nuk e feston tjetri. Shyqyr qė na doli njė
festė vere qė e bėmė kombėtare, po qe edhe atė nuk dimė si duhet ta
festojmė.

Po kėngėt? A kėngėt po, kėngėt i kemi, vetėm se njė pjesė gjatė
komunizmit i kthyem nė tekste me parti dhe Enver, njė pjesė gjatė
tranzicionit i kemi bėrė me “o sa kam bythėn e mirė” ose tallava apo
turbofolk. Po s’ka gjė, do thoni ju, se tė paktėn na identifikojnė. Po
mor dashamirės, po, vetėm se nuk mė identifikojnė mua dhe njė pjesė tė
mirė tė shqiptarėve qė njoh, por nga ana tjetėr
me tė njėjtat tekste pa mesazh dhe ritme elektronike identifikohet gjithė Ballkani, Europa, Azia e mė tutje.

Po legjendat dhe rrėfenjat? Kėto po, kemi trashėguar shumė, dhe na kanė
treguar shumė, por pėr fat tė keq kėto nuk po i humbim sepse Mehmeti
(emėr tipik shqiptar!!) po na bėhet Jorgo. Jo miq, po i humbasim
kryesisht sepse Briany, Emmy, Noeli, Jurgeni (emra fėmijėsh shqiptarė),
po na shikojnė Digitalb dhe Tring, dhe pėrveē se kanė filluar tė flasin
sipas handikapit profesional tė pėrkthyesit, po mėsojnė edhe gjithė
rrėfenjat e botės, po aspak histori me Zana, Orė, Shtojzovalle, Gishto,
Kacamisėr, Gjysmagjel apo qoftė edhe me Ēufo.

Po vlerat morale? Kėtu dua t’i referohem pak Vaso Pashės tek “O moj
Shqypni” kur para dy shekujsh ju drejtohej shqyptarėve me tė vėrteta tė
tipit: “ E s'tė ka mbetun as em'n as besė;.... Shqyptar', me vllazen
jeni tuj u vra,.... E pėr sa pare qi do t'fitoni, Besėn e t'parėve
t'gjith e harroni,” etj. Me sa duket vlerat morale tė shqiptarėve paskan
qenė ēorap para dy shekujve, dhe me sa shohim nuk ėshtė se ka ndryshuar
ndonjė gjė e madhe. Sot pavarėsisht atij “shqiptarit” qė na kanė ngulur
nė mend librat, rrėfenjat apo kėngėt, unė nuk njoh dikė qė tė jep
besėn, nuk shikoj njeri qė tė kėshillojė nė rrugė fėmijėt qė bėjnė
gabim, rrallė e mė rrallė shikoj dikė qė kthen njė portofol tė gjetur
(ku do e shikoj do thoni ju? Po ne media. Ku tjetėr? Me gjithė qejf do
falja mijėra orėt e kronikės sė zezė pėr raste tė tilla). E pėr tė mos
thėnė pėr postulate tė tipit: mos vrit, mos vidh, mos dėshiro gjėnė e
tjetrit, respekto babanė dhe nėnėn se kėto i nėnkuptova tė humbura kur
pėrmenda kultivimin shpirtėror.

Po atėherė ē’dreqin do humbim ne meqenėse sot jemi njėlloj si dyqind
vjet mė parė: “Ca thonė kam fe, ca thonė kam din; Njeni: "jam turk",
tjetri "latin"; Do thonė: " Jam grek", "shkje"-disa tjerė,....”??? Pėr
fat tė keq nuk do humbi asgjė tjetėr vec asaj qė “Vet e kemi prishun pėr
faqe t'zezė!”.

Kėshtu qė bashkatdhetarėt e mi, para se tė kėrcejmė pėrpjetė se "greku
po do me na bo kėtė”, “se serbi po do me na bo atė”, ne duhet tė
formėzojmė dhe forcojmė identitetin shqiptar. Tė punojmė me mish e me
shpirt pėr mėmėdhenė, siē kanė punuar njė dorė njerėzish qė shqiptarėt
sot ju kanė harruar edhe emrin. Ky duhet tė jetė fokusi i aleancave
qytetare, ngaqė besoj fort se nėse ne arrijmė tė ngremė vlerat morale,
kulturėn, dijen, artin, tė organizojmė mire jetėn shoqėrore dhe forcojmė
ekonominė, nuk ka arsye qė shqiptarėt tė dėshirojnė tė bėhen grekė apo
serbė. Pėrkundrazi, nuk ėshtė ēudi qė tė ndodhte dhe e kundėrta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
O moj Shqypni, prapė ti?!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Media dhe politika :: Onews Aktualiteti :: Analiza-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions