Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

Share | 
 

 Rea Beko mohon thashethemet, pėr adhurimin ndaj Gedafit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angela Martini
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 192
Registration date : 03/09/2010
Age : 32
Location : Albania

MesazhTitulli: Rea Beko mohon thashethemet, pėr adhurimin ndaj Gedafit   02.04.11 10:47

Disa
ditė mė parė “Shqiptari i Italisė” botoi dy artikuj mbi vajzėn
shqiptare e cila bėri pjesė nė grupin e atyre tė rejave qė vizituan
udhėheqėsin libian Muhamar Gedafi gjatė vizitės sė tij nė Romė. E mė
tej, e ftuar prej tij bashkė me njė grup vajzash tė tjera pėr tė
vizituar Libinė.







Disa ditė mė parė “Shqiptari i Italisė” botoi dy artikuj mbi vajzėn
shqiptare e cila bėri pjesė nė grupin e atyre tė rejave qė vizituan
udhėheqėsin libian Muhamar Gedafi gjatė vizitės sė tij nė Romė. E mė
tej, e ftuar prej tij bashkė me njė grup vajzash tė tjera pėr tė
vizituar Libinė. Lajm i vjetėr, deri ditėn kur pas nisjes sė
bombardimeve nė shtyp, shqiptarja Rea Beko deklaroi pėr ANSA-n se
“Gedafi nuk ėshtė diktator”. Artikujt e botuar dhe sidomos komentet e
shumta jo dhe aq dashamirėse nė faqe tė ndryshme gazetash apo forumesh
online qė morėn lajmin e “Shqiptari i Italisė” sollėn reagimin e Reas e
cila iu drejtua redaksisė pėr tė deklaruar se njė pjesė e tė dhėnave
tė paraqitura nuk i pėrgjigjen sė vėrtetės. Ja replika e Reas nėpėrmjet
njė interviste pėr “Shqiptari i Italisė”.

Rea, ti je studente, apo jo?

Po mbaroj studimet nė universitetin e Romės La Sapienza pėr Politika
organizimi dhe burime njerėzore. Po pėrgatis temėn e diplomės mbi
konceptin e Liderit dhe tė demokracisė.

Ndėrkohė punon?

Po punoj si konsulente financiare dhe sigurimesh. Dhe po nis karrierėn
si ndėrmjetėsuese civile dhe tregtare qė lidhet drejtpėrdrejt me
studimet e mia, por edhe sepse nė kėtė profesion, po tė jesh e zonja,
fiton shumė mė tepėr se si konsulente. Jetoj me tim vėlla dhe kunatėn.

Ēfarė tė shqetėsoi nga artikujt e botuar nė shtyp?

Para tė gjithash dua tė them qė unė nuk adhuroj Gedafin! Di vetėm tė
them qė pėr aq sa munda tė flas e tė bisedoj m’u duk njė plak i urtė qė
dinte se ē’bėnte pėr vendin e tij. Pikėrisht pėr kėtė kemi arritur deri
kėtu! Sepse forcat e mėdha e kuptuan qė Libia po fitonte njė pozitė tė
fortė nė Afrikė dhe nė Mesdhe dhe ja, vendosen ta sulmojnė. Nuk mund tė
them qė ėshtė diktator sepse ē’pashė me sytė e mi demonstronin njė
popull qė e donte dhe e pėrgėzonte pėr faktin qė dinte tė bėnte
interesat e Libisė. Njė popull qė jetonte mirė, qė nuk kishte
absolutisht nevojėn tė migronte jashtė shtetit. Njė popull qė ndėrtonte
ēdo ditė jetėn qytetare. Ghedafi mund tė jetė i pasur, nuk e di. Di
vetėm tė them qė e pamė qė jetonte nė kushte krejt tė thjeshta. Mund tė
them qė shtėpia ime e mobiluar nė Ikea ėshtė shumė mė e mirė sesa ajo e
Gedafit! Njeri tepėr i thjeshtė!

Mendoj aman qė po tė ketė pėrgjegjėsi edhe vetėm pėr njė jetė njerėzore
(nuk e besoj absolutisht) atėherė duhet tė paguajė. Vetėm se duhet
kuptuar vėrtet se e kujt ėshtė pėrgjegjėsia. Ne njohėm edhe shumė njerėz
qė i rrinin afėr pėr tė pėrfituar. Gedafi na konsideroi si pjesėtarė
tė familjes. Kjo ėshtė e vetmja lidhje qė kemi me Gedafin.

Pikėrisht pėr kėtė dua te them qė informacionet e dhėna nga e
pėrditshmja italiane Il Fatto Quotidiano, tė cituara edhe nga gazeta
juaj, janė tė rreme. Pėr kėtė arsye e kam hedhur nė gjyq atė gazetė. E
mė tej, dua t’i drejtohem asaj pjese tė shoqėrisė shqiptare qė sapo
dėgjoi lajmin absolutisht tė rremė, mė konsideroi grua tė pėrdalė (nuk
guxoj tė pėrsėris fjalėt qė kam lexuar nė komente e qė nuk bėjnė pjesė
nė fjalorin tim). Sapo njė grua shqiptare e bukur (edhe pse nuk e mendoj
njė gjė tė tillė pėr veten), bėn diēka, del nė gazetė si modele,
automatikisht ėshtė bibė, pėr rrjedhojė dashnore e Gedafit (fjalė
injorante tė shqiptarėve qė nuk meritojnė tė quhen tė tillė)

I shkreti burrė me gjithė hallet qė ka, nė ē’mesele e kanė ngatėrruar…

U them vėllezėrve tė mi shqiptarė qė kanė lėnė komentet e ulėta nėn
artikullin qė fliste pėr mua se nė Europė dhe nė Itali nuk ka prostituta
shqiptare. Tė dashur vėllezėr shqiptarė, nė Itali e Europė shqiptarėt e
mbajnė lart emrin e tyre dhe kėtė e bėjnė pėr vete por edhe pėr ju.
Duke sakrifikuar rininė dhe karrierėn e tyre, duke duruar tė
konsiderohen ēdo ditė si tė huaj, jokomunitarė, duke luftuar ēdo ditė
pėr tė qenė tė barabartė me tė tjerėt qė mė shumė se ne kanė vetėm njė
pasaportė tė republikės italiane.

Me njėmijė hallet e tė jetuarit larg shtėpisė, vajzat shqiptare janė ato
qė po shkėlqejnė kudo qė shkojnė. Pėr shkathtėsinė, pėr vlerat, pėr
pėrgatitjen e tyre shkencore dhe gjuhėsore, pėr karakterin dhe bukurinė e
tyre. Kėto janė gratė shqiptare. Mjaft mė me paragjykimet e 20 vjetėve.

Fotot e tua qė kanė qarkulluar janė ato tė Hostessweb, njė sit i
specializuar pėr hostess panairesh dhe kongresesh. Bashkėpunon me ta?


Njoh pronarėt dhe drejtuesit e Hosstesweb-it prej 8-9 vjetėsh, sepse qė
kur kam ardhur nė Itali kam punuar dhe njė prej punėve ka qenė promotore
apo shoqėruese (hostess) nė kongrese dhe iniciativa tė ndryshme
kulturore.

Hosstesweb ėshtė ndėr tė paktat agjenci qė ofrojnė kėto shėrbime qė tė
paguan menjėherė pasi ke kryer punėn, ndryshe nga tė tjerat qė tė
paguajnė pas 60 ditėve. Natyrisht, kur tė duhet tė paguash qiranė mė
datė 5 tė ēdo muaji, nuk mund t’i lejosh vetes tė presėsh dy muaj pėr tė
marrė edhe vetėm 60 euro pėr 8-9 orė punė me buzėqeshjen tė stampuar
mbi fytyrė.E pra, bashkėpunoj me Hosstesweb pėr tė pasur mundėsinė tė
punoj edhe tė shtunė e tė diel, madje edhe nė gusht siē kam bėrė
gjithnjė. Por pėr tė punuar duhet tė kesh njė kurrikulum, dhe Hosstesweb
e ka njė tė timin tė shoqėruar edhe nga foto pėrveē eksperiencave tė
mia tė punės.Natyrisht qė fotografitė duhet tė jetė tė bukura… po tė
jesh e shėmtuar asnjė nuk tė merr pėr tė pėrfaqėsuar ndėrmarrjen e vet
(mė vjen ndėrmend puna e fundit qė po bėj me Hosstesweb qė ėshtė
promovimi i dhuratave Emozione 3). Por sidoqoftė me ta bėj “biznes“ mė
tė majmė pasi u ofroj polica fidejuksioni tė nevojshme pėr mbarėvajtjen e
evenimenteve.

Ėshtė e njėjta shoqėri qė siguroi 500 vajzat qė do tė dėgjonin leksionin e Gedafit…

Po ėshtė e njėjta agjenci. Ėshtė e njėjta agjenci qė tė shtunėn
organizoi manifestimin “No war in Libya”, pėr tė cilėn unė isha
koordinatore pėr anėn administrative dhe pėr lejet e ndryshme nė
kuesturė). E njėjta agjenci organizon edhe kurse gjuhe nė vende tė
ndryshme, qė organizon grupe turistike nė zona historike tė Libisė, qė
organizon turneun e tenisit Itali-Libi, qė organizoi martesėn tė njė
vajze libiane qė kemi njohur nė universitetin e Tripolit qė nuk ishte
myslimane dhe qė dėshironte njė martesė si tė tonat.Por tani, projektet
mbi Libinė janė pezulluar, do tė na duhet tė flasim frėngjisht e jo mė
arabisht pėr tė ēuar turistėt tė vizitojnė Saharėn…

Ky takim me Gedafin, pra?

Ok, takimi me Gedafin, historia ėshtė pak a shumė kjo: nė nėntor 2009
mė telefonon e bija e presidentit tė Hosstesweb-it, me tė cilėn jemi
shoqe, dhe mė thotė “Ndihmė, Rea. Sill sa mė shumė persona tė kesh
mundėsi sepse klienti (nė kėtė rast stafi libian) na ka kėrkuar njė
numėr sa mė tė madh personash”. “Pėr ēfarė bėhet fjalė?” e pyeta unė.
“Njė eveniment i FAO-s, pra njė takim me krerė shtetesh” mė pėrgjigjet.
Nė eveniment shkova me dy shoqe, tim vėlla dhe kunatėn.Ishim 113 vetė.
Gedafi pėrpara se tė niste diskutimin e tij pyeti se kush e kish lexuar
Kuranin. Isha e vetmja qė ngrita dorėn. E kam lexuar kur isha 13 vjeē.Nė
fund tė diskutimit, pėr tė nėnvizuar dhe pėr t’u dhėnė vėrtetėsi tė
gjitha ēėshtjeve tė diskutuara atė mbrėmje Gedafi tha “jeni tė gjithė tė
ftuar nė Libi, me familjet tuaja, pėr tė parė e pėr t’i treguar botės
si ėshtė Libia”. Jam e bindur qė i gjithė diskutimi i tij, kishte pėr
qėllim pikėrisht t’i tregonte botės se nė Libi jetohet mirė. Dhe kush
shkoi nė Libi u bind pėr kėtė.

Pėr ANSA-n e para disa ditėve deklaroje se nuk ėshtė diktator. Mbi ē’baza e thua kėtė?

Tamam, mendimi im ėshtė ai qė deklarova pėr ANSA-n. Unė kam jetuar nė
Libi, kam njohur libianė, kam parė gra tė forta qė kishin njė pozitė tė
admirueshme nė jetėn shoqėrore, qė drejtonin fakultete apo departamente
tė tėra tė drejtėsisė. Ekzekutivi nė Libi ėshtė i pavarur, nė tė gjitha
format e tij. Por nėse ndonjė nga gazetarėt pėrpara se tė shkruajė shkon
e studion librin e gjelbėr,dhe para se tė shkruajė verifikon, ndoshta
nė botė do tė kishte mė shumė paqe. Shqipėria dhe Libia mund tė bėnin
shumė bashkė. Mėkat qė atje nuk na njihte askush. Por sidoqoftė tani qė
do tė kolonizohet nga ShBA-ja dhe Franca, edhe pėr ne u mbyll njė portė.

Sipas njė interviste tė dhėnė tė pėrditshmes Corriere della Sera nė fund tė verės sė shkuar ke thėnė se je konvertuar…

Besoj qė kjo nuk ėshtė interesante pėr publikun. Askujt nuk i intereson
se nė ē’Zot besoj unė. Ndoshta i interesoi ēakallit tė Corriere della
Sera qė u hoq si pjesėmarrės nė takim dhe unė pa e kuptuar ndava me tė
ide intime dhe personale qė tė nesėrmen i gjeta nė faqe tė parė.
Fatkeqėsisht ky ėshtė informacioni nė Itali… Besoj se deri tani kam
arritur tė bėj vetėm gjėra tė mira pėr jetėn time me sakrifica qė tė
rinjtė qė jetojnė nė Shqipėri nuk do t’i pėrballonin dot. Jetoj me
ndershmėri dhe me punė qė janė gjėrat mė tė shtrenjta qė kam.Ngrihem nė
mėngjes pėr tė shkuar nė zyrė dhe pėr tė krijuar ide, pėr tė gjetur
zgjidhje, pėr tė ēuar pėrpara ēdo projekt ku marr pjesė. Mbi tė gjitha
pėr t’i treguar botės kush janė shqiptarėt dhe shqiptaret. Ky ėshtė
shpėrblimi mė i drejtė qė mund t’i jap familjes sime tė shenjtė qė nė
njė qytet tė vogėl tė Shqipėrisė mė ka rritur, edukuar dhe ushqyer me
vlera qė pėr mua sot janė tė shenjta. Kjo ėshtė feja ime. Besimi im janė
prindėrit me tė cilėt do tė jem gjithnjė nė borxh e nuk do tė mund t’i
falėnderoj kurrė sa ē’duhet pėr faktin qė mė kanė dhėnė krahė pėr tė
fluturuar e pėr tė bėrė kjo qė jam sot. Por kjo ėshtė e vlefshme pėr tė
gjitha familjet e Shqipėrisė.

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.AlbaniaFace.Com
 
Rea Beko mohon thashethemet, pėr adhurimin ndaj Gedafit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: LifeStyle :: Intervista-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog