Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

  Arkitektura italiane nė Korēė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

	 Arkitektura italiane nė Korēė  Empty
MesazhTitulli: Arkitektura italiane nė Korēė    	 Arkitektura italiane nė Korēė  Empty17.04.11 23:09

Kinema
Luks, Lice, Birra Korēa, banesa e deri te blloku i kazermave: njė
influencė arkitekturore qė ndodhi nė urbanistikėn e Korēės, sot e
shkrirė njė me siluetėn e qytetit


Tipologjia e banesės korēare pėrcaktoi edhe urbanizimin e qytetit. Kjo shihet qartė nė zonėn muzeale.


Urbanistika
ėshtė udhėheqėsi dhe dokumenti mė i mirė i pasqyrimit tė tė gjithė
aspekteve jetėsore tė njeriut. Volumi dhe vendosja e banesės nė hapėsirė
janė nė varėsi tė njėra-tjetrės. Harmonizimi i tyre pėrcakton shkallėn e
qytetėrimit. Kulturat e mėdha identifikohen me lėvizjet e njeriut.
Lėvizja dhe shikimi pėrbėjnė esencėn e jetės. Kėshtu ka qenė nė botėn
primitive, nė mesjetė, dhe nė epokėn moderne.


Korēa ka qenė gjithmonė me modernitetin sepse njerėzit e saj kanė qenė qėndrestarė dhe punėtorė.


Nė njė serenadė qytetare kėndohet:
E dua Shqipėrinė
Qė tė mė vejė puna mbarė...


Vetėm puna ėshtė ajo qė shton jetėn dhe ruan natyrėn. Nė Korēė shihen qartė zhvillimet dhe operacionet urbanistike.


Qyteti
ish i ndare nga lumi nė dy pjesė, ajo Ortodokse me koncepte tė pastra
Bizantine dhe ajo Muhamedane me prurjet e reja Osmane. Kėto dy pjesė i
bashkonte njė carniere volumetrike dhe funksionale, pazari.


Pjesa e krishterė kishte disa nyje nevralgjike qė krijonin sheshet e qytetit, pa qenė plotėsisht tė tilla.


Kėto
ishin "Lėndina e Lotėve", prej nga niseshin karvanėt drejt Lindjes dhe
Perėndimit: sheshi para Shėn Gjergjit, Shėn Mėrisė, Mitropolisė. Nė kėto
sheshe bėheshin takimet e rastit para dhe mbas meshave, lojėrat
popullore, panairet. Nė Radanec, shesh kryesor ishte ai para Xhamisė sė
Mirahorit.


Kėshtu si njė orė e rregullt ishte kurdisur jeta e qytetarėve Korēarė nė shekuj. Zembereku i kurdisur, gjithmonė ishte puna.


Mbas
viteve 1920 urbanistika e qytetit filloi tė ndryshojė. Kjo vetėm nė
pjesėn e krishterė. Edhe sot nė pjesėn myslimane nuk gjen asnjė objekt
me projekte italiane tė asaj kohe.
Tregtarėt dhe borgjezia e vogėl filloi tė ndėrtojė shtėpi private, dyqane, hotele, kinema.


Po
ashtu edhe administrata qeveritare ndėrmori ndėrtimin e njė sėrė
objekteve: sociale, administrative, shėndetėsore, arsimore dhe ushtarake
me projekte italiane.
Objektet e reja qė u shfaqėn nė qytet u pritėn
pa rezistencė. Kjo besoj sepse qytetari racional gjithmonė pranon
ndryshimin pėr mirė.


Mė 1928 u inaugurua fabrika e Birra
Korēės afėr Mborjes. Ajo edhe sot ėshtė njė objekt unikal pėr nga
zgjidhja funksionale dhe arkitektura. Kanė kaluar 80 vjet, por mbetet
shembulli i papėrsėritshėm i kujdesit, harmonisė sė linjave dhe
zgjidhjes volumore.


Ajo ėshtė pa dyshim njė nga veprat mė tė bukura tė arkitekturės industriale nė Shqipėri.
Afėr
saj ėshtė Vila e Mborjeve, me njė hyrje qendrore para dhe dy volume
anėsore nė formė L-je. Me elegancė janė intesektuar volumet prizmatike
dhe cilindrike.


Mė poshtė u ngrit Liceu tre katesh, me njė
arkitekturė tė prerė bukur, tė ndarė nė dy korpuse, ai ballori
prezantuesi dhe kryesori, funksionali qė lidhen me njė xhunto
ndėrmjetėse. Nė xokol ėshtė pėrdorur guri i gdhendur grexo.


Grupi
i Spitalit qė filloi me Spitalin Civil, (nė fillim i ndėrtuar si
Shkolla Teknike), u vendos nė Juglindje tė qytetit. Mė vonė iu shtuan
edhe dy vila, tani Shtėpia e Fėmijės, ku dominon veshja me kotanova.


Banka
Kombėtare u vendos nė njė pozicion kyē, ajo shėnon hyrjen ose daljen nė
Korēė dhe njėkohėsisht jep drejtimin pėr nė Tiranė ose Kapshticė. Nėse
Banka Kombėtare e Tiranės e Morpugnos, ėshtė njė vepėr e shquar e
arkitekturės moderne Europiane e viteve 1930, godina e Bankės sė Korēės
ėshtė pėr mua, pa dyshim, rasti perfekt i identifikimit tė njė shartimi
tė suksesshėm tė traditės vendase me modernitetin.


Bile nė
kofidencė, pa shumė analiza, (do tė thoja mė shumė me intuitė) do ta
pėrcaktoja si njė modernitet bizantin qė vjen nga shekujt e kaluar e tė
shuar. Asnjė objekt tjetėr italian i ndėrtuar nė Shqipėri, nuk e arrin
kėtė, nė kėtė masė.


Theksimi i butė dhe mikpritės qendror, zhvillon dy krahė tė fuqishėm guri si dy anije tė ankoruara.


Dy
blloqe guri rozė anash hapjeve tė dritareve, shėnojnė me finesė
mbrojtjen, detyrimin e vjetėr, qė kėrkohej nga agresioni qė mund tė vijė
nga jashtė. Fantazia dhe funksioni janė ngurtėsuar nė njė vepėr
arkitekturė-skulpturė.


Banka e Korēės ėshtė institucioni i
parė modern nė qytet qė shėnoi pėr herė tė parė transaksionet financiare
tė filluara nga bankierėt voskopojarė.
Dua tė theksoj se mbas Kishės sė Shėn Gjergjit qė u prish nė vitin 1970, ėshtė objekti mė i madh me gurė i ndėrtuar nė qytet.


Bashkia
e qytetit, ndėrtuar nė kohėn e Mbretėrisė, nė vitet '30-tė; tani
Shtėpia e Kulturės, ėshtė prapė njė nga objektet mė tė rėndėsishme qė
shėnoi njė kthim drejt modernitetit tė arkitekturės nė qytet.


Atė
e vlerėsoj pėr thyerjet volumore, kompozimin e ballkoneve, ēatinė
gjigante me pesė thyerje, detajet e goditura veēanėrisht pėr portėn
kryesore tė hyrjes e cila edhe sot ruan dallgėzimin e tridhjetė
elementeve tė punuar nė dru tė kurbėzuar. Para objektit u krijua vetiu
njė shesh i vogėl nga tėrheqja e objektit.


Nevoja pėr
hapėsira mė tė mėdha dhe lulishte publike, solli edhe krijimin e
theksimeve me objekte skulpturore. Mė tė rėndėsishmet nė qytet u bėnė
Ushtari i Panjohur dhe "Themistokli Gėrmenji" tė Paskalit. Ato ishin tė
parat nė Shqipėri dhe krijuan traditėn e sheshit qė ka nė qendėr njė
vepėr arti.


Godina e madhe e Rakove, ajo e Cekanėve dhe e
Bopit, u projektuan dhe u vendosėn simbas ligjeve tė reja urbanistike,
ato edhe krijuan sheshin kryesor tė qytetit. Kėto objekte sollėn edhe
njė risi: kurbėzimin.


Kurbėzimi i volumit kryesor dhe i
elementeve dekorative vinte pėr herė tė parė nė qytet, i cili dallohej
pėr njė ngurtėsim tė volumit bazal. Kėshtu Kurbėzimi u bė njė element
shprehės.


Godina e Rakove solli edhe njė risi tjetėr urbane,
kjo me kompleksin e madh tė dyqaneve nė katin pėrdhe: shenjoi
pėrfundimisht shėrbimin tregtar brenda qytetit i destinuar vetėm pėr
banim.


Bashkia dhe Pallati i Rakove futėn elemente tė rinj qė
u pėrdorėn deri nė vitet shtatėdhjetė nė shumė banesa private dhe
pallate tė socializmit. Dhe kėto ishin elementet e kurbėzuar nė dekorin e
dritareve dhe forma e kurbėzuar e ballkoneve.


Te Rakot
dallohen edhe dy portat metalike tė hyrjeve kryesore me njė dizajn deko
qe duhen ruajtur, sidomos nė kėtė periudhe qė po kalojmė kur detajit i
ka humbur rėndėsia dhe vlera.


Kinema "Luks" ishte kinemaja e
dytė nė qytet mbas Majestic-ut. Kishte njė sallė tė vogėl me ballkon por
shumė tė rehatshme. Kjo kinema u ndėrtua nė bulevardin e Shėn Gjergjit
dhe kishte tiparet dhe funksionin e kinemave tė qyteteve tė vogla,
provinciale italiane. Fasada kryesore ishte zbukuruar me 6 pilastra me
kapitele kompozite. Fasada ishte ndarė nė pesė sipėrfaqe vertikale ku
dalloheshin 11 dritare dhe hyrja. Ajo sikur u bė pėr tė shfaqur filmat
italianė.


Mbas ēlirimit u zhvilluan disa gjyqe, u dėnuan
njerėz me pushkatim e pastaj njė natė i ra zjarri, u dogj. Por imazhi i
saj si i filmave pa zė mbeti aty.


Njė grupim qė duhet
pėrmendur ėshtė edhe blloku i kazermave vendosur nė rrugėn drejt
Ersekės. Ato i vlerėsoj pėr ndėrtimin masiv me gurė me mure tė trashė
dhe veēanėrisht pėr kapriatet monolite prej beton armeje me hapėsirė
drite 14 m, qė pėr herė tė parė aplikoheshin nė Korēė.


Ishin
pra, gjithė kėto objekte me projekte italiane rreth 25, qė zunė vend
shumė mirė nė hapėsirėn e qytetit. Ato tani nuk dallohen dhe shkrihen
fare mirė me siluetėn e qytetit.
Arkitektura pėr mua ėshtė nga gjithė
artet ajo qė ka ndihmuar mė shumė nė lidhjet dhe pėrmirėsimin e
raporteve njerėzore midis popujve.


Ajo sjell mėnyra tė panjohura jetese, zgjidhje qė janė dashur mijėvjeēarė pėr t'i gjetur dhe pėrmirėsuar.


Edhe mėnyra se si territori pritės i pranon dhe i asimilon tregon pėr gatishmėrinė dhe kėrkimin akoma tė pagjetur.


Korēa diti ta pranoje dhe ta bėjė tė vetėn kėtė koncept bashkėkohor qė solli arkitektura italiane. /shekulli








	 Arkitektura italiane nė Korēė  Dlattach.html;topic=81058
	 Arkitektura italiane nė Korēė  Clip lluks.jpg (126.53 KB, 447x336 - E shikuar 0 Herė.)




Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
 
Arkitektura italiane nė Korēė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Shkencat Ekzakte :: Ekonomi & Biznes-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions