Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Rruga Durres Kukes Morine

Shko poshtė 
AutoriMesazh
aleks
Administrator
Administrator
aleks


Numri i postimeve : 203
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : Albania

Rruga Durres Kukes Morine Empty
MesazhTitulli: Rruga Durres Kukes Morine   Rruga Durres Kukes Morine Empty20.07.09 6:55

Drejtoria Pergjithshme e Rrugeve Qeveria Shqiptare

Kohezgjatja e Projektit 2006 - 2009

Tipare : Gjatesia :60.85 km (5.53 km Tunel)

Tipi: 4-korsi autostrade

Shpejtesia : 80 -100 km/ore

Ura: 27 cope ne total

Afro 4.5 km rruge do te jete mbi ura dhe srtuktura
Deri ne 80 m lartesi
Ndertuar nga trare gjate te betonuar 38 m

Rruga: 2 korsi ne cdo drejtim plus shpatulla te fuqishme
3,75 m linja gjatesi
2 m shpatull e forte
Rruga Durres Kukes Morine Vepra Madheshtore
Kjo rrugė do t'i afron vėllezrit e njė gjaku nė procese tė ndryshme tė jetės si nė ekonomi, tregti, turizėm, sport, arsim etj...
Rruga
do te jete pjese e nje autostrade prej 170 km (105 mile) per te
permiresuar lidhjen me Kosoven. Kjo do te rezultoje ne nje rruge me te
shkurter midis portit te Adriatikut ne Durres prane Tiranes, dhe
Morines ne kufi me Kosoven
Autostrada do te jete gati 45 km (30
mile) me e shkurter se rruga ekzistuese drejt Kosoves dhe koha e
udhetimit do te reduktohet me dy ore nga gjashte ore te tanishme. Dy
korsite ekzistuese – qe gjarperojne rrugen kufizojne shpejtesine
mesatare me me pak se 40 km (25 mile) per ore. Shpejtesia e parashikuar
per rrugen e re eshte 80-100 km/ore, me “zvarritje” korsish rruget e
pjerreta pengonin ngarkesat e mallrave – te kamionave duke bere te
ngasin ngadale.
Kjo rruge eshte ne interes te perbashket vetem te kryhen me afat.


AUTOSTRADA E AFRIMIT TE TROJEVE SHQIPTARE

Durrės - Kukės, fillon numėrimi mbrapsht i ditėve tė pėrfundimit tė veprės sė shekullit
Njė ditė pėrgjatė aksit qė lidh Shqipėrinė me pjesėn tjetėr tė Kombit

Qytetarėt
shqiptarė tė tė dy anėve tė kufirit si tė Shqipėrisė dhe ata tė
Kosovės, brenda pak ditėsh do tė ndjehen mė tė afėrt, do tė ndjehen mė
tė bashkuar, me shembjen e “Murit tė Berlinit”, tunelit tė Kalimashit.
Segmenti Rrėshen-Kalimash, pjesė tėrėsore e autostradės
Tiranė-Prishtinė, ėshtė drejt pėrfundimit. Puna ėshtė drejt hapave
finalė. Aty sheh njė punė kolosale, ėshtė projekti mė i madh nė
historinė infrastrukturore nė vend dhe ndėr mė tė mėdhenjtė nė rajon.
Ritmi i punės aty, ėshtė pėr t’u pasur zili nga kompanitė mė
prestigjioze nė botė, vepra madhėshtore pritet tė pėrfundojė vetėm pas
2 muajsh, dhe jo vetėm do tė lidhė Shqipėrinė me Kosovėn, rajonin dhe
Evropėn, por do tė sjellė njė zhvillim shumė tė madh nė ekonomi e
turizėm, pasi lidh tregjet e Evropės Juglindore me rrugėt kryesore
ndėrkombėtare detare, nėpėrmjet porteve shqiptare. Segmenti
Rrėshen-Kalimash, prej 70 km, ėshtė pjesė e njė autostrade prej 170 km,
qė inaugurohet nė qershor. Qė Shqipėria po ndryshon dhe se po tejkalon
me shpejtėsi periudhėn e tranzicionit, jo tė gjithė janė koshientė dhe
qė mund ta besojnė. Por, mund t’ju servirim njė sėrė faktesh qė pohojnė
tejkalimin e ndryshimit... Dikur tė dhunuar, tė torturuar, tė lėnė pa
ngrėnė, nė vuajtje tė plotė, madje, madje tė pushkatuar nga njė regjim
makabėr pėr mė shumė se 45 vite, tashmė shqiptarėt po pėrjetojnė njė
periudhė lulėzimi dhe kėto vite, mund tė konsiderohen me seriozitetin
mė tė madh si vitet e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve. Dėshmia mė e mirė
pėr kėtė ėshtė shembulli i qartė, ecuria e punimeve pėrgjatė aksit
rrugor kombėtar Durrės – Kukės. Njė supervizor i firmės “Bechtel-Enka”,
Taylan Aygun, i cili ka prej mė shumė se 8 muajsh qė ėshtė angazhuar nė
autostradėn Rrėshen-Kalimash, na pėrshkruan tė gjithė punėn qė po bėhet
aty, teksa nuk harron tė theksojė se Shqipėria po plotėson dita-ditės
standardet infrastrukturore. Taylan ėshtė shumė realist, dhe e
klasifikon Shqipėrinė, nė tė njėjtin stad porsa i pėrket zhvillimit me
disa nga vendet e Bashkimit Evropian tė sapo integruara. Ajo qė po
ndėrtohet atje ėshtė mahnitėse. Malet shtrihen nė tė dy anėt e luginės
sė Fanit, teksa si viganė tė mėdhenj nėn petkun e dėborės sodisnin me
endje mrekullinė shqiptare qė ndėrtohet nė shtratin e tyre. Ata i japin
njė hijeshi tė veēantė kėsaj vepre madhore nė atė natyrė pėrrallore dhe
tė paeksploruar nga njeriu. Nuk jemi duke udhėtuar drejt alpeve
zvicerane apo austriake, por jemi duke udhėtuar drejt alpeve shqiptare
dhe bukuria pėr nga lloji ėshtė njėsoj si nė terrenet e Zvicrės apo
Austrisė. Kudo sheh makineri tė tonazheve tė rėnda, kudo sheh punėtorė
vendas dhe tė huaj, kryesisht turq. Aty punohet pa pushim. Ndėrmorėm
kėtė udhėtim, fillimisht, pėr shumė prej nesh ishte imagjinar, dhe
askush nuk arrinte ta perceptonte dot nė mėnyrė reale atė qė ndodhte nė
Rrėshen-Kalimash, pjesė tėrėsore e autostradės gjigante,
Tiranė-Durrės-Prishtinė. Sapo kalojmė aeroportin ndėrkombėtar tė
Rinasit, vetėm pak kilometra mė tej, shohim qė puna ėshtė ndarė nė
segmente qė u takojnė njė sėrė firmash tė ndryshme, tė njohura
botėrisht nė arenėn ndėrkombėtare, pėr ndėrtime autostradash gjigante.
Tek ecim me shpejtėsi pėr nė drejtim tė Rrėshenit, pasi kemi kaluar
qytezėn e Rubikut, aty ku edhe fillon pjesa mė e rėndėsishme dhe mė e
vėshtirė e tė gjithė autostradės, nė njė distancė pėr mė shumė se 1 km,
vėrejmė hapėsirat e mėdha, nė tė dy anėt e luginės sė lumit Fan i
Vogėl. E pabesueshme! Nė vijim tė udhėtimit na komunikuan se nėpėr ura
punohej edhe me tre turne. Isha shumė kurioz, pėr kėtė fakt, pasi
realisht, urat ishin drejt pėrfundimit tė plotė dhe nga 29 tė mundshme,
24 prej tyre janė aktualisht nė gjendje pune dhe pėrdoren nga
automjetet e firmės. Duke filluar nga qyteza e Rrėshenit e nė vijim nė
tė gjithė gjatėsinė e trasesė sė autostradės, puna ishte nė procesin e
fundit, po hidhen shtresat e asfaltit. Nė ndalesėn e parė qė bėmė njė
punėtor i firmės “Bechtel-Enka” na komunikon se asfaltimi i trasesė sė
niveluar po ecėn me ritme mjaft tė shpejta. Ai na informon se nga
Rrėsheni deri nė Kalimash po vazhdon hedhja e asfaltit dhe brenda njė
dite arrihet tė shtrohet afėrsisht nga 7-10 km. Pengesa kryesore ėshtė
mbyllja e traseve. Mirėpo, 90 pėr qind e tėrėsisė sė segmentit e ka tė
pėrfunduar trasenė dhe janė tė gatshme pėr procesin e fundit. Ēdo km tė
autostradės shoqėrohet nga njė urė, diku jashtėzakonisht e lartė dhe
diku tjetėr jashtėzakonisht e lartė. Ura mė e gjatė e kėtij segmenti,
afro 360 m, priste e gatshme shtresėn e asfaltimit dhe mė pas
pėrshkimin nga makinat me destinacion Tiranėn apo Prishtinėn.
Gjithashtu ka pėrfunduar edhe ura mė e lartė nė segmentin e tretė (80
m), ura 88 nė krahun verior tė tunelit. Repsi, qytezė mė vete, me njė
infrastrukturė tėrėsisht tė re Banorėt e Rrėshenit, dhe tė zonave
pėrreth, si Reps, Miloti, Kalimash, e deri nė Morinė, i janė kthyer
jetės normale. Ata nuk e mendojnė mė, qė tė largohen nga tokat e tyre,
pasi me ndėrtimin e autostradės Durrės-Kukės-Morinė e mė gjerė nė
Prishtinė, kjo zonė kthehet dalėngadalė nė njė nyjė strategjike, tepėr
tė rėndėsishme, pėr tė zhvilluar bizneset e ndryshme, ku padyshim
rriten mundėsitė pėr njė nivel tė lartė punėsimi. Pėr ta, tashmė ka
filluar njė epokė e re. Repsi ėshtė qendra kryesore e administratės nė
terren e “Bechtel-Enka”. Aty janė tė punėsuar qindra tė rinj dhe tė
reja nga Shqipėria dhe nga Kosova. Shefja e departamentit tė
Marrėdhėnieve me Publikun Ela Ruēi na tregon se infrastruktura nė Reps
ėshtė tėrėsisht e ndėrtuar. Ajo na informon se aty ndodhen tė punėsuar
qindra tė rinj dhe tė reja, banorė tė zonave pėrreth. Aty nuk mungon
asgjė, duke filluar qė nga energjia elektrike dhe uji. Kushtet janė
tėrėsisht moderne. Mėsojmė se paga minimale ėshtė 80 mijė lek tė reja,
ku janė tė shumta rastet ku njė familje ka tė punėsuar mbi 4 anėtarė tė
saj. E kush nuk do ta lakmonte kėtė luks... Megjithatė Ruci, na bėn me
dije, se pjesa dėrrmuese e punonjėsve janė djem tė rinj tė rikthyer nga
emigracioni, nga vende perėndimore si Italia, dhe ndjehen komodė me
kushtet dhe pagat qė ofron firma “Bechtel-Enka”. Atje ndodhen tė
punėsuar 3200 punonjės, 2/3 e tyre janė punonjės shqiptarė. Aty
gjithēka shkon pėr mrekulli. Jeta normale ka rifilluar... Drejt
Kalimashit, tuneli 6 km, ēertifikata qė i jep kėsaj vepre statusin “e
rrallė” Pasi kemi udhėtuar kilometra tė tėra, gjendemi nė mėnyrė tė
befasuar pėrballė dy tuneleve nė Kalimash. Tė habitur, tė mrekulluar,
studentėt e Fakultetit Filologjik, tė degėve Gjeografi, Gjuhė Letėrsi
dhe disa tė Shkencave Politike, tė shoqėruar nga Profesor Romeo
Hanxhari, qė ishin pjesė e pelegrinazhit, nuk po u besonin dot syve, se
njė vepėr e tillė po ndėrtohej nė vendin tonė, nė territorin e
Shqipėrisė. Tani jemi te tunelet e Kalimashit, tha udhėrrėfyesi ynė,
Koordinatori i Marrėdhėnieve me Komunitetin, Erjon Piperku. Teksa po
zbritnim nga autobusi, dalėngadalė po u afroheshim grykave tė tunelit.
Mahnitėse! I errėt, i ftohtė dhe njėherazi tė lė pėrshtypjen e njė
vendi tė frikshėm. Ishim mėsuar qė vepra tė tilla tė ishin tė ndaluara
tė ndėrtoheshin nė vendin tonė dhe taksat qė mblidheshin me pretekstin
se do tė ndėrtohet njė autostradė gjigante, s’dihet se nga kanė
pėrfunduar. Por tani, po jetojmė njė epokė tė re. Shqipėria nuk mund tė
konsiderohet mė si vendi i pamundėsive, por si njė vend qė ka
ndryshimin nė thelb. Kur ishim thuajse vetėm 10 m larg hyrjes pėr nė
tunel, punonjėsit e “Bechtel-Enka”, shqiptarė dhe turq, na pritėn me
shumė mirėsjellje dhe nė fytyrat e tyre dukej qartė se puna nė kėtė
objekt tejet tė vėshtirė po shkonin drejt fundit pas 2 vitesh gėrmime
intensive. Ato fytyra tė gėzuara, pranojnė si detyrim madhor ndaj
vendit, pranojnė si detyrim ndaj kombit shqiptar, ndėrtimin e kėsaj
vepre madhore. Teksa ende udhėtojmė drejt arritjes sė objektivit, pėr
tė shkuar nė fund tė tunelit, aty ku ėshtė e pėrqendruar pjesa mė e
rėndėsishme dhe mė e specializuar e punonjėsve dhe makinerive tė firmės
“Bechtel-Enka”, shoqėruesi ynė, Erjon Piperku, na thekson nė vazhdimėsi
tė gjithė punėn kolosale qė ėshtė bėrė dhe po bėhet nė tė. Ai shton se
puna nė tunel, nuk ka qenė aspak e lehtė, gjė qė e pranuan dhe
punėtorėt nė brendėsi tė tunelit, nėn dritėn e llambave elektrike, qė
janė tė instaluara ēdo 10 cm tė murit mbajtės tė tunelit, pėr t’u
mundėsuar nė maksimum njė lehtėsi punonjėsve, sado pak, por tepėr tė
rėndėsishme, nė kushtet e pamundėsisė sė ndriēimit natyral, punohet me
kapital tė plotė nė tunel. Nuk harron tė na theksojė, se nga tė dhėnat
e tij, janė shumė tė pakta vendet nė botė, qė aktualisht bėjnė punime
nė tunele, aq mė pak nė Evropė, plotėsisht fare nė rajon. Shqipėria
ėshtė vendi i vetėm nė Ballkan, qė bėn njė ndėrtim tė tillė, kolosal, i
kushtueshėm, por tepėr i domosdoshėm, pėr qytetarėt shqiptarė tė tė dy
vendeve, tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės, por njėherazi pėr tė gjithė
banorėt e atyre zonave, tė cilat i pėrshkon kjo rrugė. Ata i janė
kthyer jetės normale... ... Mbėrritėm atje ku ende gėrmohet. Pėrshkuam
plot 4 km e 900 m nė thellėsi tė tunelit. Makineritė e shpimit e ndalėn
punėn vetėm pėr disa minuta. Punėtorėt dhe teknikėt e firmės ndalin tė
gjitha veprimet e tyre dhe ndjekin me vėmendje tė gjithė interesimin
dhe vazhdimin tonė, megjithėse ne pėrpiqemi t’i aktivizojmė edhe ata,
t’u marrim opinionin pėr ndėrtimin e kėsaj vepre gjigante. Ne po e
mbarojmė tunelin, edhe vetėm 320 m na kanė ngelur. Ēdo ditė, ne ecim me
njė ritėm prej 20 metrash shpim, thotė Ēetin, me profesion minator, i
ardhur nga Stambolli. Ai na siguron se me mbarimin e procesit tė hapjes
apo tė shpimi, brenda jo mė shumė se 3 javėve, pėrfundon traseja dhe
asfaltimi i tunelit. Ndonėse, thekson ai, puna do tė vazhdojė me
ndriēimin dhe procese tė tjera teknike, por e rėndėsishme ėshtė qė nė
muajin qershor ky tunel do tė jetė funksional pėr automjetet. Mrekulli
edhe vetėm dy muaj dhe shqiptarėt do tė ndjehen mė tė afėrt. Do tė
ndjehen mė tė bashkuar. Kam punuar mbi 7 vite nė Greqi, por kur mėsova
se nė vendin tim po ndėrtohej njė vepėr e pėrmasave dhe standardeve
evropiane, nuk u mendova dy herė dhe ja ku ndodhem tani, thotė njė
punonjės nga Dibra.

Gjurma e rrugės Tiranė-Durrės-Vorė-F.Krujė-Milot-Rrėshen-Reps-Thirrė-Kalimash-Kukės-Morinė


dhėna tė pėrgjithshme: Gjatėsia totale e rrugės - 170 km Gjatėsi e re
rruge - 120 km Kostoja e ndėrtimit - 600 milionė euro Shpejtėsia e
lėvizjes - 80 – 100 km/h Koha e pėrshkrimit - 2 orė Aksi
Rrėshen-Kalimash: Rruga e ndarė nė 3 segmente: Rrėshen - Reps 19.6 km
Rreps - Thirrė 26.5 km Thirrė - Kalimash 14.8 km Gjatėsia totale: 60.8
km Rruga me 4 korsi Shpejtėsia 80-100 km/h Tunelet nė segmentin Thirrė-
Rrėshen. Dy tunele (vajtje- ardhje), 5.5 km secili. 29 ura nė tė gjithė
rrugėn, ndėr to kanė pėrfunduar thuajse plotėsisht 24 prej tyre.
Gjatėsia totale e urave shkon nė 4 km.

Ē’pėrfaqėson nė tė
vėrtetė rruga Durrės-Kukės-Morinė Arteria qė pas 2 muajsh do tė
bashkojė Shqipėrinė me pjesėn tjetėr tė Kombit

Rajonet e Kosovės
(Prizreni, Prishtina, Dukagjini, Peja, Drenica) historikisht kanė qenė
lidhur me pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė, kryesisht me Shkodrėn, nėpėrmjet
luginės sė Drinit. Vau i Dejės dhe Vau Spas kanė qenė njohur si vend-
kalime tė lashta tė luginės sė Drinit; njėra nė afėrsi tė Shkodrės dhe
tjetra gati nė gjysmėn e rrugės pėr nė Kosovė. Nė atė kohė ka qenė i
vėshtirė, ndoshta i pamundur ndėrtimi i tuneleve tė gjate apo shumė tė
gjatė, veēanėrisht nga pikėpamja ekonomike, kapėrcimi i 5-6 qafave
rreth 1000 m mbi nivelin e detit dhe i njė terreni tepėr malor qė
karakterizon kėto rajone tė Shqipėrisė sė Veriut, nuk mund tė mendohej
ndryshe, veēse nė mėnyrėn siē ėshtė zgjidhur. Siē mund tė jetė e qartė
pėr shumicėn e njerėzve, rruga qė lidh portin e Durrėsit (apo edhe
Tiranėn) me Morinėn, si pikė kufitare e Kosovės, aktualisht pėrshkohet
nga dy drejtime rrugėsh ekzistuese, qė nė parantezė, as njėra dhe as
tjetra, nė gjendjen aktuale, nuk i pėrgjigjen kėrkesave pėr njė rrugė
qė do tė lidhte dy rajonet nė fjalė, nevojave tė trafikut dhe tė
lėvizjes mallra/pasagjerė. Pėrse? Sepse si njėri dhe tjetri variant
ekzistues, kalojnė nė qafa mali nė lartėsi mbi 1000 m dhe zbresin nė
lugina nė kuota 300-600 m duke pėrshkuar distancėn prej 234 apo 214 km
nė 5 deri 7 orė, me shpejtėsi 30-45 km/orė, krejtėsisht tė
pamjaftueshme pėr nevojat e transportit dhe trafikut midis dy rajoneve.
Autostrada e re qė ėshtė drejt pėrfundimit tė plotė, nė mbi 70 pėr qind
tė saj, ėshtė rrugė e re, trase tėrėsisht e re, buzė lumit Fani i
Vogėl, qė shkurton nė mėnyrė tė ndjeshme, duke e ēuar nė vetėm 170 km,
distancėn Tiranė-Durrės-Kukės-Morinė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.YouGoDec.Com
aleks
Administrator
Administrator
aleks


Numri i postimeve : 203
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : Albania

Rruga Durres Kukes Morine Empty
MesazhTitulli: Rruga Durres Kukes Morine   Rruga Durres Kukes Morine Empty20.07.09 6:56

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.YouGoDec.Com
aleks
Administrator
Administrator
aleks


Numri i postimeve : 203
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : Albania

Rruga Durres Kukes Morine Empty
MesazhTitulli: Rruga Durres Kukes Morine   Rruga Durres Kukes Morine Empty20.07.09 6:59

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.YouGoDec.Com
aleks
Administrator
Administrator
aleks


Numri i postimeve : 203
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : Albania

Rruga Durres Kukes Morine Empty
MesazhTitulli: Rruga Durres Kukes Morine   Rruga Durres Kukes Morine Empty20.07.09 7:00

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.YouGoDec.Com
Sponsored content





Rruga Durres Kukes Morine Empty
MesazhTitulli: Re: Rruga Durres Kukes Morine   Rruga Durres Kukes Morine Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Rruga Durres Kukes Morine
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Tė ndryshme-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Create a forum on Forumotion | Society and Culture | Beauty, Celebrities, Fashion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions