Thaēi: Sdo tė ketė zgjedhje tė parakohshme Tėrhequr mė 30 Dhjetor 2009
Kryeministri
Hashim Thaēi thotė se zgjedhjet parlamentare do tė mbahen nė vjeshtė tė
vitit 2011, duke respektuar afatet kushtetuese dhe ligjore. Mbajtja e
zgjedhjeve tė parakohshme, sipas tij, po trumbetohet mė sė shumti nga
opozita.
Nė njė intervistė pėr KosovaPress, shefi i Qeverisė ka theksuar se do
tė respektohet afati kushtetues dhe ligjor, qė nėnkupton zgjedhje nė
vjeshtėn e vitit 2011 dhe se nga ky qėndrim, nuk e lėvizin madje as
deklarimet e ambasadorit amerikan Christopher Dell, i cili nuk e ka
pėrjashtuar mundėsinė e zgjedhjeve nė pranverėn e vitit 2010. Duhet tė
respektohet hapėsira demokratike, rregulla demokratike, kushtetuta,
ligjet dhe vullneti i spektrit politik. Vullneti i spektrit politik dhe
partnerėve ėshtė qė tė kemi forcim tė shtetit tė Kosovės dhe jo
eksperimentim, ėshtė shprehur Thaēi. Megjithėse e ka vlerėsuar si tė
suksesshme punėn e kabinetit qeveritar, ai nuk e pėrjashton mundėsinė e
rifreskimeve nė tė ardhmen, me qėllim tė rritjes, sikur ėshtė
shprehur ai, tė pėrgjegjėsisė sė punės sė institucioneve.
Sipas kreut tė Ekzekutivit, 2009-ta ka qenė vit i qeverisjes sė mirė,
sundimit tė ligjit, luftės sė pakompromis kundėr korrupsionit dhe
krimit tė organizuar, si dhe i anėtarėsimit tė Kosovės nė Fondin
Monetar Ndėrkombėtar dhe Bankėn Botėrore. Ndėrsa si prioritete kryesore
pėr vitin qė po hyjmė, kryeministri Thaēi pėrmend luftėn kundėr krimit
dhe korrupsionit, ngritjes sė mirėqenies sociale etj. Prioritetet e
Qeverisė sė Kosovės pėr periudhėn e ardhshme ėshtė vazhdimėsia e
qeverisjes sė mirė, sundimit tė ligjit, tė luftės sė pa kompromis tė
krimit tė organizuar dhe korrupsionit, tė anėtarėsimit tė Kosovės nė
institucionet tjera ndėrkombėtare, e pėrfitimit tė opinionit pozitiv
nga GJND-ja, vazhdimit tė njohjeve edhe mė tė fuqishme ndėrkombėtare, i
krijimit tė vendeve tė reja tė punės, i rritjes sė mirėqenies sociale
tė qytetarėve dhe i investimeve tė gjithanshme nė republikėn e Kosovės,
qoftė nė aspektin e infrastrukturės, reformat demokratike duhet
vazhduar, sidomos nė legjislacion, ekonomi dhe politikė.
Derisa nė vitin 2008, Kosova ka pasur njė rritje prej 5.4 pėr qind,
sivjet rritja vlerėsohet rreth 5 pėr qind, Thaēi beson se ky trend
pozitiv i rritjes sė zhvillimit ekonomik tė vazhdojė edhe mė 2010.