Malltezi dorehiqet nga projekti i BB Tėrhequr mė 16 Janar 2010
Koordinatori i
projektit te Bankes Boterore per planin e zhvillimit te bregdetit te
jugut, Jamarber Malltezi, deklaron doreheqjen nga pozicioni i punes.
I kontaktuar nga gazeta Shqip per te mesuar rreth ecurise se
projektit dhe fare pritet te ndodhe pas paqes mes qeverise dhe BB-se,
Malltezi deklaron se eshte shkeputur nga pozicioni i koordinatorit, per
arsye personale qe lidhen me biznesin e tij. Megjithate, ai sqaron se,
projekti i BB-se do te vijoje, por me ndryshime strukturore. Kete fakt e
pranon edhe Banka Boterore ketu ne Tirane, duke konfirmuar mbeshtetjen
ndaj qeverise ne projektin Menaxhimi i integruar dhe pastrimi i zones
bregdetare, por me ndryshime ne disa komponente, ndikuar nga ngjarjet e
Jalit. Jam shkeputur prej dy muajsh per arsye personale qe lidhen me
planin tim te biznesit. Megjithate, dua te sqaroj se projekti per
zhvillimin e jugut ka vijuar, pavaresisht panelit te inspektimit te
Bankes Boterore, pasi ne kete program kane qene perfshire edhe donatore
te tjere, ka deklaruar Malltezi.