Lorik Cana transferohet tek Gallatasaraj
08/07/2010 17:10
Lojtari i kombėtares
kuqezi, Lorik Cana ėshtė transferuar papritur nga ekipin anglez i
Sunderland pėr nė Turqi ku ka nėnshkruar njė kontratė 4 vjecare me
klubin e Gallatasaraj. (UPDATE)
Mesfushori nga Kosova qė u largua
vjet nga Marseja me destinacion Sandėrlendin, ndryshon sėrish skuadėr,
duke u bashkuar me verdhekuqtė e Stambollit tė cilėt drejtohen nga
tekniku holandez, Frenk Rajkard.
Nė njė deklaratė tė publikuar
nė faqen zyrtare tė Sandėrlendit, lojtari shqiptar shprehet se nuk ishte
njė vendim i lehtė. Ai thekson se prioriteti i tij ėshtė tė luajė nė
Champions League dhe tė ndodhet sa mė pranė familjes sė tij nė Shqipėri.
Qė ditėn e parė qė erdha unė pata njė eksperiencė fantastike
me Sunderland. E dija se do tė luaja me njė klub qė e mbeshteste lojėn
time, thekson Cana. Mė tej ai shton se ka dhėnė gjithcka pėr
Sandėrlend, klub qė do ngelet ne memorien e tij.
Kam mundėsinė
tė luaj nė evenimentet europian dhe tė jem mė pranė familjes time. Nuk
ishte njė vendim i lehtė dhe shpresoj qė njerėzit tė mė kuptojnė. I
falėnderoj tė gjithė tek Sandėrlend, duke filluar qė nga trajneri,
stafi, mjekėt, drejtuesit dhe sigurisht fansat. I uroj klubit tė ecė sa
mė lart, shton ish mesfushori i PSG dhe Marsejės.
Cana u
aktivizua nė 35 ndeshje me Sandėrlend dhe u ble pėr 5 milionė sterlina
vitin e shkuar.