Kliko ktu per te par imazhin e plote!!
Biblioteka publike "SHEVQET MUSARAJ" VLORE  BIBLIOTEKA
Biblioteka publike “Shevqet Musaraj” e qytetit te Vlores daton e
themeluar ne 22 Gusht te vitit 1946. Tradita e bibliotekave ne rrethin e
Vlores eshte e hershme. Ajo ze fill qysh me kodiket dhe doreshkrimet e
rralla te Vlores dhe Himares ne shek.XIII-XVI, biblioteken e Mekatit
(1672), ate te familjes Vlora (shek.XVIII), biblioteken e Manastirit te
Zvernecit, ate te Kishes Orthodokse (1916), te Odes se Tregetise (1920),
etj.
Biblioteka publike "SHEVQET MUSARAJ" VLORE  Biblioteka_Prez
Me vone si baze per krijimin e kesaj biblioteke sherbyen fondi i librave
te “Bibliotekes se Arsimtareve” (1939) dhe Librarise “Shpresa” (prone e
arsimdashesit Ibrahim Shyti) te asaj kohe te qytetit, i cila numeronte
rreth 5156 libra. Me pas ne pasurimin e ketij fondi konrtibuan me
dhurime librash dhe materiale te ndryshme informative familjet dhe
intelektualet e shquar te qytetit si: Ibrahim Shyti (arsimtar), Ali
Asllani (poet dhe ish Kryetar i Bashkise Vlore), Musa Jonuzi (Jurist),
Nexhat Hakiu, Sheref Dano, Ali Mihali (mjek), Jani Minga (arsimtar);
familja Bezhani (themeluese e te pares banke private ne Shqiperi ne
vitin 1856, te quajtur “Banca di Napoli”), familja Karbunara, etj.
Fillimisht biblioteka u vendos ne mjediset e familjes Haxhi, prane
Sheshit te Flamurit. Me pas dhe deri ne vitin 1974 kjo biblioteke e kreu
funksionin e saj ne godinen e shtepise se Eqerem bej Vlores. Po kete
vit ajo zhvendoset ne nje tjeter godine, ne ate te familjes hebreje
Matathia, ne qender te qytetit.
Pas vitit 90’, me ndryshimin e sistemit politik ne Shqiperi, i cili
pasoi me procesin e kthimit te pronave ish-pronareve, kjo biblioteke
vendoset ne ambjentet e Pallatit te Kultures “Laberia”. Ne vitin 1998
kjo biblioteke vendoset ne nje godine te re, ne ish-ambjentet e Bankes
Agrare te qytetit, godine ku ndodhet edhe sot. Po kete vit biblioteka
j’u nenshtrua nje rikonstruksioni te plote fale dhe ndihmes dhe
financimit te Fondacionit SOROS ne Shqiperi.
Sot kjo biblioteke, e ristrukturuar dhe e pershtatur sipas standarteve
bashkekohere, eshte nen varesisene e Bashkise Vlore dhe e perfshire ne
Qendren Kulturore te qytetit. Fondi i BibliotekeS “Sh.Musaraj” perfshin
rreth 120 mije ekzemplare librash, te autoreve shqiptar dhe te huaj, ne
fusha te ndryshme si: albano-balkanogjik, historik, shkencor, artistik,
etnografik, ekonomik, mjeksor, agrar, etj.
Ne ambientet e kesaj ndertese prej dy katesh ndodhen disa salla leximi
si: Salla e Librit per Femije, Salla e Konferencave, Salla e Librit
Politik si dhe Liberlidhja. Se fundi, ne Shtator 2004, ketij
institucioni publik i eshte shtuar edhe Kendi Amerikan i Librit, nje
dhurate dhe financim i Ambasades Amerikane ne Shqiperi. Ky kend perfshin
rreth 500 libra ne gjuhen angleze ne fusha te ndryshme Aktualisht kjo
biblioteke i sherben gjithe komunitetit te qytetit prej 125 mije
banoresh, si dhe numeron rreth 4.000 anetare, te cilet qarkullojne, ne
nje vit kalendarik, rreth 35 mije libra te ndryshem.
Ky institucion gjithashtu ka lidhje dhe bashkepunon me mjaft biblioteka
analoge dhe institucione te rendesishme, brenda dhe jashte Shqiperise,
si; Biblioteken Kombetare Tirane, bibliotekat e Shkupit (Maqedoni),
bibliotekat ne Kosove, Universitetin Teknologjik Ismail Qemali” Vlore,
Universitetin e Lecces-Itali, etj.
Se fundi, mjaft personalitete te fushes se librit i kane dhuruar
bibliotekes libra dhe kolelsione te ndryshme me vlere, te cilat kane
pasuruar fondin e kesaj biblioteke. Te tille mund te permendim:
akademikun vlonjat Shaban Demiraj, poetin Fatos Arapi, familjen e
shkrimtarit Petro Marko, familjen e patriotit Ibrahim Shyti. Gjithashtu
libra jane dhuruar edhe nga botuesi Fatmir Koēi – pronar i Shtepise
botuese “Toena”, si dhe Biblioteka e Lecces- Itali. Biblioteka Publike
:Sh.Musaraj” zhvillon nje veprimtari te gjere ne sherbim te lexuesit per
dhenien e nje informacioni te gjere kulturor, artistik dhe shkencor.
Ajo ofron sherbime me fonde te hapura ne te gjithe sektoret e saj.
Drejtimi kryesor i veprimtarise se kesaj biblioteke eshte pasurimi i
vazhdueshem i fondit te saj, perpunimi tekniko-shkencor, diskutimi dhe
promovimi i librave te autoreve te letersise shqipe dhe asaj boterore.
Se fundi ajo eshte e pajisur me nje rrjet kompiuterik informacioni si
dhe ofron sherbimin e internetit per te rinjte ne vecanti, por dhe
gjithe komunitetin ne pergjithesi.