Psikologia e qendrės "Aksion Plus", Enkelejda Ngjelina, e cila asiston kėtė kategori punonjėsesh nė Ditėn Ndėrkombėtare Kundra Dhunės ndaj Punonjėseve tė Seksit, shpjegoi nė intervistė pėr "Shekulli"-n se sa e diskriminuar ėshtė kjo kategori.
Sipas saj, punonjėseve tė seksit iu mohohet shėrbimi shėndetėsor, pėsojnė dhunė nga policia dhe tutorėt e tyre dhe e kanė pothuajse tė pamundur tė integrohen nė shoqėri.
Ndėrkohė, ajo pohon se me mbėshtetjen e UNFPA-sė ka filluar dhe do tė vazhdojė njė program kombėtar pėr parandalimin, dhe trajnimin nė lidhje me HIV/AIDS/Infeksione Seksualisht tė Transmetueshme tė punonjėseve tė seksit.
Ju asistoni si psikologe punonjėset e seksit, cilat janė problemet qė iu rrėfejnė ato nė lidhje me profesionin e tyre?Tė flasėsh pėr punonjėset e seksit ėshtė njė temė sa e gjerė dhe me probleme qė lidhen me stigmen, diskriminim, violencėn. Pėrveē faktit qė seksi komercial ėshtė i dėnuar me ligj, vėshtirėsia tjetėr qėndron nė funksionimin e kėtij biznesi nėpėrmjet tutorėve.
Kultura shqiptare nuk ėshtė e pėrgatitur ta pranojė kėtė fenomen si njė mėnyrė legjitime pėr tė fituar jetesėn dhe si rezultat i kėsaj, komuniteti ynė ka homofobi tė lartė kundrejt kėtij grupi.
Njė nga problemet madhore qė punonjėset e seksit referojnė vazhdimit ėshtė diskriminimi qė u bėhet si nė ofrimin e shėrbimeve shėndetėsore ashtu dhe ato sociale. Kjo ėshtė njė ndėr arsyet pse ato nuk e deklarojnė shpesh herė profesionin e tyre.
Ato shihen si rruga kryesore pėr transmetimin e virusit HIV. Probleme tė tjera qė ato hasin janė vėshtirėsitė ekonomike, dhuna familjare, dhuna nga klientėt, nga forcat e rendit, dhuna psikike nga shoqėria.
Cilat janė moshat qė ndeshni mė shumė te punonjėset e seksit dhe ēfarė statusi kanė ato?Ėshtė pėr tė ardhur keq por kemi pasur raste edhe te vajzat 13-vjeēare dhe kėtu nuk bėhet fjalė vetėm pėr romet. Sigurisht qė kjo nuk ėshtė aspak njerėzore, por ja qė ndodh. Ka njerėz tė papėrgjegjshėm qė abuzojnė nė kurriz tė minoreneve. Por, nuk mungojnė as gratė e martuara, tė cilat janė nėna, ku pėr shkak tė rrethanave dhe kushteve, nė tė cilat ndodhen bėhen punonjėse seksi.
Pjesa mė e madhe e tyre janė te 25-30 vjeē, por nuk mungojnė as femrat qė janė mbi 40 vjeē. Nė njė studim qė ėshtė realizuar nga UNFPA-ja rezultoi se njė pjesė e mirė e tyre ishin analfabet dhe njė pjesė tjetėr vetėm me arsim 8-tė vjeēar.
Ku e ushtrojnė zakonisht profesionin e tyre punonjėset e seksit dhe me ato qė tė rrėfejnė deri nė sa para fitojnė?Kėtu mund tė flasim pėr punonjėse seksi qė janė nė kushte tė rėnda ekonomike dhe kanė nevojė pėr asistencė. Rrėfejnė se e ushtrojnė profesionin te stacioni i trenit, nėpėr mjete tė braktisura, nėpėr periferi dhe ku tė mundin. E thash se kėtu bėhet fjalė pėr persona qė janė vėrtet nė kushte tė rėnda.
Ndėrsa, sa i takon parave qė marrin, kėtė nuk mund ta them me saktėsi, por ato pohojnė se marrin nga 5 mijė deri nė 15 mijė lekė tė vjetra. Kėtu nuk flitet pėr punonjėse seksi qė punojnė nėpėr hotele luksoze, tė cilat mund tė paguhen mbi 100 euro. Gjithsesi, pėr sa kohė ėshtė njė profesion ilegal nuk mund tė flitet me saktėsi sa paguhen ato.
A vihet re rritja e numrit tė punonjėseve tė seksit nė vendin tonė dhe cilat janė arsyet qė i shtyjnė femrat drejt kėtij vendimi?Mund tė them qė ka njė rritje tė ndjeshme tė numrit tė punonjėsve tė seksit, por si rezultat i stigmės dhe paragjykimit ėshtė akoma njė grup i fshehur dhe i vėshtirė pėr t'u identifikuar. Janė disa arsye, mendoj, qė i shtyjnė ato drejt kėtij profesioni, si kushtet e rėnda ekonomike, mungesa e profesionit, mungesa e arsimimit.
Gjithashtu, nga intervistat qė kanė qenė tė mundura tė zhvillohen me disa anėtare tė kėtij grupi rezulton ndėrthurja e kėtij aktiviteti edhe me pėrdorimin e drogės. Kjo e rrit stigmėn dhe diskriminimin, si dhe vėshtirėson aksesin.