Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Kushtetuta e Republikes se Shqiperise

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Kushtetuta e Republikes se Shqiperise Empty
MesazhTitulli: Kushtetuta e Republikes se Shqiperise   Kushtetuta e Republikes se Shqiperise Empty28.03.09 8:03

Aprovuar nga Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė
mė 21 tetor 1998

Kreu I


Ne, Populli i Shqipėrisė, krenarė dhe tė vetėdijshėm pėr historinė
tonė, me pėrgjegjėsi pėr tė ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera
tė tjera universale, me vendosmėrinė pėr tė ndėrtuar njė shtet tė sė
drejtės, demokratik e social, pėr tė garantuar tė drejtat dhe liritė
themelore tė njeriut,me frymėn e tolerancės dhe tė bashkėjetesės
fetare,me zotimin pėr mbrojtjen e dinjitetit dhe tė personalitetit
njerėzor, si dhe pėr prosperitetin e tė gjithė kombit, pėr paqen,
mirėqenien, kulturėn dhe solidaritetin shoqėror,me aspiratėn shekullore tė popullit shqiptar pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar,me
bindjen e thellė se drejtėsia, paqja, harmonia dhe bashkėpunimi
ndėrmjet kombeve janė ndėr vlerat mė tė larta tė njerėzimit,

Vendosim kėtė Kushtetutė:

PJESA E PARĖ
PARIME THEMELORE
Neni 1
1. Shqipėria ėshtė republikė parlamentare.
2. Republika e Shqipėrisė ėshtė shtet unitar dhe i pandashėm.
3. Qeverisja bazohet nė njė sistem zgjedhjesh tė lira, tė barabarta, tė pėrgjithshme e periodike.
Neni 2
1. Sovraniteti nė Republikėn e Shqipėrisė i pėrket popullit.
2. Populli e ushtron sovranitetin nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė tij ose drejtpėrsėdrejti.
3. Pėr ruajtjen e paqes dhe tė interesave kombėtarė, Republika e
Shqipėrisė mund tė marrė pjesė nė njė sistem sigurimi kolektiv, nė bazė
tė njė ligji tė miratuar me shumicėn e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit.

Neni 3
Pavarėsia e shtetit dhe tėrėsia e territorit tė tij, dinjiteti i
njeriut, tė drejtat dhe liritė e tij, drejtėsia shoqėrore, rendi
kushtetues, pluralizmi, identiteti kombėtar dhe trashėgimia kombėtare,
bashkėjetesa fetare, si dhe bashkėjetesa dhe mirėkuptimi i shqiptarėve
me pakicat janė baza e kėtij shteti, i cili ka pėr detyrė t'i
respektojė dhe t'i mbrojė.
Neni 4
1. E drejta pėrbėn bazėn dhe kufijtė e veprimtarisė sė shtetit.
2. Kushtetuta ėshtė ligji mė i lartė nė Republikėn e Shqipėrisė.
3. Dispozitat e Kushtetutės zbatohen drejtpėrsėdrejti, pėrveē rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe.
Neni 5
Republika e Shqipėrisė zbaton tė drejtėn ndėrkombėtare tė detyrueshme pėr tė.
Neni 6
Organizimi dhe funksionimi i organeve tė parashikuara nė kėtė
Kushtetutė rregullohen me ligjet e tyre pėrkatėse, pėrveē rasteve kur
nė Kushtetutė parashikohet ndryshe.
Neni 7
Sistemi i qeverisjes nė Republikėn e Shqipėrisė bazohet nė ndarjen dhe
balancimin ndėrmjet pushteteve ligjvėnės, ekzekutiv dhe gjyqėsor.
Neni 8
1. Republika e Shqipėrisė mbron tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar qė jeton jashtė kufijve tė saj.
2. Republika e Shqipėrisė mbron tė drejtat e shtetasve shqiptarė me
banim tė pėrkohshėm ose tė pėrhershėm jashtė kufijve tė vet.
3. Republika e Shqipėrisė u siguron ndihmė shtetasve shqiptarė qė
jetojnė e punojnė jashtė shtetit pėr tė ruajtur e pėr tė zhvilluar
lidhjet me trashėgiminė kulturore kombėtare.
Neni 9
1. Partitė politike krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet tė pėrputhet me parimet demokratike.
2. Partitė politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria
e tė cilave mbėshteten nė metoda totalitariste, qė nxitin e pėrkrahin
urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, qė pėrdorin dhunėn pėr
marrjen e pushtetit ose pėr tė ndikuar nė politikėn shtetėrore, si edhe
ato me karakter tė fshehtė janė tė ndaluara sipas ligjit.
3. Burimet financiare tė partive, si dhe shpenzimet e tyre bėhen kurdoherė publike.
Neni 10
1. Nė Republikėn e Shqipėrisė nuk ka fe zyrtare.
2. Shteti ėshtė asnjanės nė ēėshtjet e besimit e tė ndėrgjegjes dhe garanton lirinė e shprehjes sė tyre nė jetėn publike.
3. Shteti njeh barazinė e bashkėsive fetare.
4. Shteti dhe bashkėsitė fetare respektojnė nė mėnyrė tė ndėrsjelltė
pavarėsinė e njėri-tjetrit dhe bashkėpunojnė nė tė mirė tė secilit dhe
tė tė gjithėve.
5. Marrėdhėniet ndėrmjet shtetit dhe bashkėsive fetare rregullohen mbi
bazėn e marrėveshjeve tė lidhura ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė tyre dhe
Kėshillit tė Ministrave. Kėto marrėveshje ratifikohen nė Kuvend.
6. Bashkėsitė fetare janė persona juridikė. Ato kanė pavarėsi nė
administrimin e pasurive tė tyre sipas parimeve, rregullave dhe
kanoneve tė tyre, pėr sa nuk cenohen interesat e tė tretėve.
Neni 11
1. Sistemi ekonomik i Republikės sė Shqipėrisė bazohet nė pronėn
private e publike, si dhe nė ekonominė e tregut dhe nė lirinė e
veprimtarisė ekonomike.
2. Prona private dhe publike mbrohen njėlloj me ligj.
3. Kufizime tė lirisė sė veprimtarisė ekonomike mund tė vendosen vetėm me ligj dhe vetėm pėr arsye tė rėndėsishme publike.
Neni 12
1. Forcat e armatosura sigurojnė pavarėsinė e vendit, si dhe mbrojnė tėrėsinė territoriale dhe rendin e tij kushtetues.
2. Forcat e armatosura ruajnė asnjanėsinė nė ēėshtjet politike dhe i nėnshtrohen kontrollit civil.
3. Asnjė forcė e huaj ushtarake nuk mund tė vendoset dhe as tė kalojė
nė territorin shqiptar, si dhe asnjė forcė ushtarake shqiptare nuk mund
tė dėrgohet jashtė, pėrveēse me njė ligj tė miratuar me shumicėn e tė
gjithė anėtarėve tė Kuvendit.
Neni 13
Qeverisja vendore nė Republikėn e Shqipėrisė ngrihet nė bazė tė parimit
tė decentralizmit tė pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit tė
autonomisė vendore.
Neni 14
1. Gjuha zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė ėshtė shqipja.
2. Flamuri kombėtar ėshtė i kuq me njė shqiponjė tė zezė dykrenore nė mes.
3. Stema e Republikės sė Shqipėrisė paraqet njė shqyt me fushė tė kuqe
me njė shqiponjė tė zezė dykrenore nė mes. Nė krye tė shqytit, me
ngjyrė tė artė, ėshtė vendosur pėrkrenarja e Skėnderbeut.
4. Himni kombėtar ėshtė "Rreth Flamurit tė Pėrbashkuar".
5. Festa Kombėtare e Republikės sė Shqipėrisė ėshtė Dita e Flamurit, 28 Nėntori.
6. Kryeqyteti i Republikės sė Shqipėrisė ėshtė Tirana.
7. Forma dhe pėrmasat e simboleve kombėtare, pėrmbajtja e tekstit tė
himnit kombėtar, si dhe pėrdorimi i tyre rregullohen me ligj.
________________________________________
PJESA E DYTĖ
TĖ DREJTAT DHE LIRITĖ THEMELORE TĖ NJERIUT
KREU I
PARIME TĖ PĖRGJITHSHME
Neni 15
1. Tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut janė tė pandashme, tė
patjetėrsueshme e tė padhunueshme dhe qėndrojnė nė themel tė tė gjithė
rendit juridik.
2. Organet e pushtetit publik, nė pėrmbushje tė detyrave tė tyre, duhet
tė respektojnė tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut, si dhe tė
kontribuojnė nė realizimin e tyre.
Neni 16
1. Tė drejtat e liritė themelore, si dhe detyrimet e parashikuara nė
Kushtetutė pėr shtetasit shqiptarė vlejnė njėlloj edhe pėr tė huajt e
pėr personat pa shtetėsi nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, me
pėrjashtim tė rasteve kur Kushtetuta e lidh nė mėnyrė tė posaēme me
shtetėsinė shqiptare ushtrimin e tė drejtave e tė lirive tė caktuara.
2. Tė drejtat dhe liritė themelore, si dhe detyrimet e parashikuara ne
Kushtetutė vlejnė edhe pėr personat juridikė, pėr aq sa pėrputhen me
qėllimet e pėrgjithshme tė kėtyre personave dhe me thelbin e kėtyre tė
drejtave, lirive dhe detyrimeve.
Neni 17
1. Kufizime tė tė drejtave dhe lirive tė parashikuara nė kėtė
Kushtetutė mund tė vendosen vetėm me ligj pėr njė interes publik ose
pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tė tjerėve. Kufizimi duhet tė jetė nė
pėrpjesėtim me gjendjen qė e ka diktuar atė.
2. Kėto kufizime nuk mund tė cenojnė thelbin e lirive dhe tė tė
drejtave dhe nė asnjė rast nuk mund tė tejkalojnė kufizimet e
parashikuara nė Konventėn Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut.
Neni 18
1. Tė gjithė janė tė barabartė pėrpara ligjit.
2. Askush nuk mund tė diskriminohet padrejtėsisht pėr shkaqe tė tilla
si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a
filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose pėrkatėsia
prindėrore.
3. Askush nuk mund tė diskriminohet pėr shkaqet e pėrmendura nė
paragrafin 2, nėse nuk ekziston njė pėrligjje e arsyeshme dhe
objektive.
Neni 19
1. Kushdo qė lind duke pasur qoftė edhe njėrin prej prindėrve me
shtetėsi shqiptare, e fiton vetiu shtetėsinė shqiptare. Shtetėsia
shqiptare fitohet edhe pėr shkaqe tė tjera tė parashikuara me ligj.
2. Shtetasi shqiptar nuk mund ta humbasė shtetėsinė, pėrveēse kur ai heq dorė prej saj.
Neni 20
1. Personat qė u pėrkasin pakicave kombėtare ushtrojnė nė barazi tė plotė para ligjit tė drejtat dhe liritė e tyre.
2. Ata kanė tė drejtė tė shprehin lirisht, pa u ndaluar as detyruar,
pėrkatėsinė e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhėsore. Ata kanė tė
drejtė t'i ruajnė e zhvillojnė ato, tė mėsojnė dhe tė mėsohen nė gjuhėn
e tyre amtare, si dhe tė bashkohen nė organizata e shoqata pėr
mbrojtjen e interesave dhe tė identitetit tė tyre.
KREU II
LIRITĖ DHE TĖ DREJTAT VETJAKE
Neni 21
Jeta e personit mbrohet me ligj.
Neni 22
1. Liria e shprehjes ėshtė e garantuar.
2. Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit ėshtė e garantuar.
3. Censura paraprake e mjeteve tė komunikimit ndalohet.
4. Ligji mund tė kėrkojė dhėnien e autorizimit pėr funksionimin e stacioneve tė radios ose tė televizionit.
Neni 23
1. E drejta e informimit ėshtė e garantuar.
2. Kushdo ka tė drejtė, nė pėrputhje me ligjin, tė marrė informacion
pėr veprimtarinė e organeve shtetėrore, si dhe tė personave qė
ushtrojnė funksione shtetėrore.
3. Kujtdo i jepet mundėsia tė ndjekė mbledhjet e organeve tė zgjedhura kolektive.
Neni 24
1. Liria e ndėrgjegjes dhe e fesė eshtė e garantuar.
2. Secili ėshtė i lirė tė zgjedhė ose tė ndryshojė fenė ose bindjet, si
dhe t'i shfaqė ato individualisht ose kolektivisht, nė publik ose nė
jetėn private, nėpėrmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes sė
riteve.
3. Askush nuk mund tė detyrohet ose tė ndalohet tė marrė pjesė nė njė
bashkėsi fetare ose nė praktikat e saj, si dhe tė bėjė publike bindjet
ose besimin e tij.
Neni 25
Askush nuk mund t'i nėnshtrohet torturės, dėnimit apo trajtimit mizor, ēnjerėzor ose poshtėrues.
Neni 26
Askujt nuk mund t'i kėrkohet tė kryejė njė punė tė detyruar, pėrveēse
nė rastet e ekzekutimit tė njė vendimi gjyqėsor, tė kryerjes sė
shėrbimit ushtarak, tė njė shėrbimi qė rrjedh nga njė gjendje lufte,
nga njė gjendje e jashtėzakonshme ose nga njė fatkeqėsi natyrore, qė
kėrcėnon jetėn ose shėndetin e njerėzve.
Neni 27
1. Askujt nuk mund t'i hiqet liria, pėrveēse nė rastet dhe sipas procedurave tė parashikuara me ligj.
2. Liria e personit nuk mund tė kufizohet, pėrveēse nė rastet e mėposhtme:
a) kur ėshtė dėnuar me burgim nga gjykata kompetente;
b) pėr moszbatim tė urdhrave tė ligjshėm tė gjykatės ose pėr moszbatim tė ndonjė detyrimi tė caktuar me ligj;
c) kur ka dyshime tė arsyeshme se ka kryer njė vepėr penale ose pėr tė
parandaluar kryerjen prej tij tė veprės penale ose largimin e tij pas
kryerjes sė saj;
ē) pėr mbikėqyrjen e tė miturit pėr qėllime edukimi ose pėr shoqėrimin e tij nė organin kompetent;
d) kur personi ėshtė pėrhapės i njė sėmundjeje ngjitėse, i paaftė mendėrisht dhe i rrezikshėm pėr shoqėrinė;
dh) pėr hyrje tė paligjshme nė kufirin shtetėror, si dhe nė rastet e dėbimit ose tė ekstradimit.
3. Askujt nuk mund t'i hiqet liria vetėm pėr shkak se nuk ėshtė nė gjendje tė pėrmbushė njė detyrim kontraktor.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Kushtetuta e Republikes se Shqiperise Empty
MesazhTitulli: Kushtetuta e Republikes se Shqiperise   Kushtetuta e Republikes se Shqiperise Empty28.03.09 8:05

Neni 28
1. Kushdo, tė cilit i hiqet liria, ka tė drejtė tė njoftohet menjėherė
nė gjuhėn qė ai kupton, pėr shkaqet e kėsaj mase, si dhe pėr akuzėn qė
i bėhet. Personi, tė cilit i ėshtė hequr liria, duhet tė njoftohet se
nuk ka asnjė detyrim tė bėjė ndonjė deklaratė dhe ka tė drejtė tė
komunikojė menjėherė me avokatin, si dhe t'i jepet mundėsia pėr
realizimin e tė drejtave tė tij.
2. Personi, tė cilit i ėshtė hequr liria sipas nenit 27, paragrafi 2,
nėnparagrafi c, duhet tė dėrgohet brenda 48 orėve pėrpara gjyqtarit, i
cili vendos paraburgimin ose lirimin e tij jo mė vonė se 48 orė nga
ēasti i marrjes sė dokumenteve pėr shqyrtim.
3. I paraburgosuri ka tė drejtė tė ankohet kundėr vendimit tė
gjyqtarit. Ai ka tė drejtė tė gjykohet brenda njė afati tė arsyeshėm
ose tė procedohet i lirė pėrkundrejt njė garancie pasurore sipas
ligjit.
4. Nė tė gjitha rastet e tjera, personi, tė cilit i hiqet liria nė
rrugė jashtėgjyqėsore, mund t'i drejtohet nė ēdo kohė gjyqtarit, i cili
vendos brenda 48 orėve pėr ligjshmėrinė e kėsaj mase.
5. ēdo person, tė cilit i ėshtė hequr liria sipas nenit 27, ka tė
drejtėn e trajtimit njerėzor dhe tė respektimit tė dinjitetit tė tij.
Neni 29
1. Askush nuk mund tė akuzohet ose tė deklarohet fajtor pėr njė vepėr
penale, e cila nuk konsiderohej e tillė me ligj nė kohėn e kryerjes sė
saj, me pėrjashtim tė veprave, tė cilat nė kohėn e kryerjes sė tyre,
pėrbėnin krime lufte ose krime kundėr njerėzimit sipas sė drejtės
ndėrkombėtare.
2. Nuk mund tė jepet njė dėnim mė i rėndė se ai qė ka qenė parashikuar me ligj nė kohėn e kryerjes sė veprės penale.
3. Ligji penal favorizues ka fuqi prapavepruese.
Neni 30
Kushdo quhet i pafajshėm pėrderisa nuk i ėshtė provuar fajėsia me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė.
Neni 31
Gjatė procesit penal kushdo ka tė drejtė:
a) tė vihet nė dijeni menjėherė dhe hollėsisht pėr akuzėn qė i bėhet,
pėr tė drejtat e tij, si dhe t'i krijohet mundėsia pėr tė njoftuar
familjen ose tė afėrmit e tij;
b) tė ketė kohėn dhe lehtėsitė e mjaftueshme pėr tė pėrgatitur mbrojtjen e vet;
c) tė ketė ndihmėn pa pagesė tė njė pėrkthyesi, kur nuk flet ose nuk kupton gjuhėn shqipe;
ē) tė mbrohet vetė ose me ndihmėn e njė mbrojtėsi ligjor tė zgjedhur
prej tij; tė komunikojė lirisht dhe privatisht me tė, si dhe t'i
sigurohet mbrojtja falas, kur nuk ka mjete tė mjaftueshme;
d) t'u bėjė pyetje dėshmitarėve tė pranishėm dhe tė kėrkojė paraqitjen
e dėshmitarėve, tė ekspertėve dhe tė personave tė tjerė, tė cilėt mund
tė sqarojnė faktet.
Neni 32
1. Askush nuk mund tė detyrohet tė dėshmojė kundėr vetvetes ose familjes sė vet dhe as tė pohojė fajėsinė e tij.
2. Askush nuk mund tė deklarohet fajtor mbi bazėn e tė dhėnave tė mbledhura nė mėnyrė tė paligjshme.
Neni 33
1. Kushdo ka tė drejtė tė dėgjohet para se tė gjykohet.
2. Nga kjo e drejtė nuk mund tė pėrfitojė personi qė i fshihet drejtėsisė.
Neni 34
Askush nuk mund tė dėnohet mė shumė se njė herė per tė njėjtėn vepėr
penale dhe as tė gjykohet sėrish, me pėrjashtim tė rasteve kur ėshtė
vendosur rigjykimi i ēėshtjes nga njė gjykatė mė e lartė, sipas mėnyrės
sė parashikuar me ligj.
Neni 35
1. Askush nuk mund tė detyrohet, pėrveēse kur e kėrkon ligji, tė bėjė publike tė dhėna qė lidhen me personin e tij.
2. Mbledhja, pėrdorimi dhe bėrja publike e tė dhėnave rreth personit
bėhet me pėlqimin e tij, me pėrjashtim tė rasteve tė parashikuara me
ligj.
3. Kushdo ka tė drejtė tė njihet me tė dhėnat e mbledhura rreth tij, me pėrjashtim tė rasteve tė parashikuara me ligj.
4. Kushdo ka tė drejtė tė kėrkojė ndreqjen ose fshirjen e tė dhėnave tė
pavėrteta ose tė paplota ose tė mbledhura nė kundėrshtim me ligjin.
Neni 36
Liria dhe fshehtėsia e korrespondencės ose e ēdo mjeti tjetėr tė komunikimit janė tė garantuara.
Neni 37
1. Paprekshmėria e banesės ėshtė e garantuar.
2. Kontrollet e banesės, si dhe tė mjediseve qė njėsohen me tė, mund tė
bėhen vetėm nė rastet dhe nė mėnyrat e parashikuara me ligj.
3. Askujt nuk mund t'i bėhet kontroll vetjak jashtė procesit penal, me
pėrjashtim tė rasteve tė hyrjes nė territorin e shtetit dhe tė daljes
prej tij ose pėr tė mėnjanuar njė rrezik qė i kanoset sigurimit publik.

Neni 38
1. Kushdo ka tė drejtė tė zgjedhė vendbanimin si dhe tė lėvizė lirisht nė ēdo pjesė tė territorit tė shtetit.
2. Askush nuk mund tė pengohet tė dalė lirisht jashtė shtetit.
Neni 39
1. Asnjė shtetas shqiptar nuk mund tė dėbohet nga territori i shtetit.
2. Ekstradimi mund tė lejohet vetėm kur ėshtė parashikuar shprehimisht
nė marrėveshjet ndėrkombėtare nė tė cilat Republika e Shqipėrisė ėshtė
palė, dhe vetėm me vendim gjyqėsor.
3. Ndalohet dėbimi kolektiv i tė huajve. Dėbimi i individėve tė huaj lejohet nė kushtet e pėrcaktuara me ligj.
Neni 40
Tė huajt kanė tė drejtėn e strehimit nė Republikėn e Shqipėrisė sipas ligjit.
Neni 41
1. E drejta e pronės private ėshtė e garantuar.
2. Prona fitohet me dhurim, me trashėgimi, me blerje dhe me ēdo mėnyrė tjetėr klasike tė parashikuar nė Kodin Civil.
3. Ligji mund tė parashikojė shpronėsime ose kufizime nė ushtrimin e sė drejtės sė pronės vetėm pėr interesa publikė.
4. Shpronėsimet ose ato kufizime tė sė drejtės sė pronės qė barazohen
me shpronėsimin, lejohen vetėm pėrkundrejt njė shpėrblimi tė drejtė.
5. Pėr mosmarrėveshjet lidhur me masėn e shpėrblimit mund tė bėhet ankim nė gjykatė.
Neni 42
1. Liria, prona dhe tė drejtat e njohura me Kushtetutė dhe me ligj nuk mund tė cenohen pa njė proces tė rregullt ligjor.
2. Kushdo, pėr mbrojtjen e tė drejtave, tė lirive dhe tė interesave tė
tij kushtetues dhe ligjorė, ose nė rastin e akuzave tė ngritura kundėr
tij, ka tė drejtėn e njė gjykimi tė drejtė dhe publik brenda njė afati
tė arsyeshėm nga njė gjykatė e pavarur dhe e paanshme e caktuar me
ligj.
Neni 43
Kushdo ka tė drejtė tė ankohet kundėr njė vendimi gjyqėsor nė njė
gjykatė mė tė lartė, pėrveēse kur nė Kushtetutė parashikohet ndryshe.
Neni 44
Kushdo ka tė drejtė tė rehabilitohet dhe/ose tė zhdėmtohet nė pėrputhje
me ligjin, nė rast se ėshtė dėmtuar pėr shkak tė njė akti, veprimi ose
mosveprimi tė paligjshėm tė organeve shtetėrore.
KREU III
LIRITĖ DHE TĖ DREJTAT POLITIKE
Neni 45
1. Ēdo shtetas qė ka mbushur tetėmbėdhjetė vjeē, qoftė edhe ditėn e zgjedhjeve, ka tė drejtėn tė zgjedhė dhe tė zgjidhet.
2. Pėrjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė si tė paaftė mendėrisht.
3. Tė dėnuarit qė janė duke vuajtur dėnimin me heqje tė lirisė, kanė vetėm tė drejtėn pėr tė zgjedhur.
4. Vota ėshtė vetjake, e barabartė, e lirė dhe e fshehtė.
Neni 46
1. Kushdo ka tė drejtė tė organizohet kolektivisht pėr ēfarėdo qėllimi tė ligjshėm.
2. Regjistrimi nė gjykatė i organizatave ose i shoqatave bėhet sipas procedurės sė parashikuar me ligj.
3. Organizatat ose shoqatat qė ndjekin qėllime antikushtetuese janė tė ndaluara sipas ligjit.
Neni 47
1. Liria e tubimeve paqėsore dhe pa armė, si dhe e pjesėmarrjes nė to ėshtė e garantuar.
2. Tubimet paqėsore nė sheshe dhe nė vendet e kalimit publik bėhen sipas procedurave tė parashikuara me ligj.
Neni 48
Kushdo, vetė ose sė bashku me tė tjerė, mund t'u drejtojė kėrkesa,
ankesa ose vėrejtje organeve publike, tė cilat janė tė detyruara tė
pėrgjigjen nė afatet dhe kushtet e caktuara me ligj.
KREU IV
LIRITĖ DHE TĖ DREJTAT EKONOMIKE, SOCIALE DHE KULTURORE
Neni 49
1. Secili ka tė drejtė tė fitojė mjetet e jetesės sė tij me punė tė
ligjshme, qė e ka zgjedhur ose pranuar vetė. Ai ėshtė i lirė tė zgjedhė
profesionin, vendin e punės, si dhe sistemin e kualifikimit tė vet
profesional.
2. Tė punėsuarit kanė tė drejtėn e mbrojtjes shoqėrore tė punės.
Neni 50
Tė punėsuarit kanė tė drejtė tė bashkohen lirisht nė organizata sindikale pėr mbrojtjen e interesave tė tyre tė punės.
Neni 51
1. E drejta e tė punėsuarit pėr grevė qė ka tė bėjė me marrėdhėniet e punės, ėshtė e garantuar.
2. Kufizime pėr kategori tė veēanta tė punėsuarish mund tė vendosen me ligj pėr t'i siguruar shoqėrisė shėrbimet e domosdoshme.
Neni 52
1. Kushdo ka tė drejtėn e sigurimeve shoqėrore nė pleqėri ose kur ėshtė
i paaftė pėr punė, sipas njė sistemi tė caktuar me ligj.
2. Kushdo, kur mbetet pa punė pėr shkaqe tė pavarura nga vullneti i tij
dhe kur nuk ka mjete tė tjera jetese, ka tė drejtėn e ndihmės nė
kushtet e parashikuara me ligj.
Neni 53
1. Kushdo ka tė drejtė tė martohet dhe tė ketė familje.
2. Martesa dhe familja gėzojnė mbrojtjen e veēantė tė shtetit.
3. Lidhja dhe zgjidhja e martesės rregullohen me ligj.
Neni 54
1. Fėmijėt, tė rinjtė, gratė shtatzėna dhe nėnat e reja kanė tė drejtėn e njė mbrojtjeje tė veēantė nga shteti.
2. Fėmijėt e lindur jashtė martese kanė tė drejta tė barabarta me tė lindurit nga martesa.
3. €do fėmijė ka tė drejtė tė jetė i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi,
shfrytėzimi dhe pėrdorimi pėr punė, e veēanėrisht nėn moshėn minimale
pėr punėn e fėmijėve, qė mund tė dėmtojė shėndetin, moralin ose tė
rrezikojė jetėn a zhvillimin e tij normal.
Neni 55
1. Shtetasit gėzojnė nė mėnyrė tė barabartė tė drejtėn pėr kujdes shėndetėsor nga shteti.
2. Kushdo ka tė drejtė pėr sigurim shėndetėsor sipas procedurės sė caktuar me ligj.
Neni 56
Kushdo ka tė drejtė tė informohet pėr gjendjen e mjedisit dhe pėr mbrojtjen e tij.
Neni 57
1. Kushdo ka tė drejtėn pėr arsimim.
2. Arsimi shkollor i detyrueshėm caktohet me ligj.
3. Arsimi i mesėm i pėrgjithshėm publik ėshtė i hapur pėr tė gjithė.
4. Arsimi i mesėm profesional dhe i lartė mund tė kushtėzohet vetėm nga kritere aftėsie.
5. Arsimi i detyrueshėm, si dhe arsimi i mesėm i pėrgjithshėm nė shkollat publike ėshtė falas.
6. Nxėnėsit dhe studentėt mund tė arsimohen edhe nė shkolla jopublike
tė tė gjitha niveleve, tė cilat krijohen e funksionojnė nė bazė tė
ligjit.
7. Autonomia e institucioneve tė arsimit tė lartė dhe liria akademike janė tė garantuara me ligj.
Neni 58
1. Liria e krijimit artistik dhe e kėrkimit shkencor, vėnia nė pėrdorim
si dhe pėrfitimi prej arritjeve tė tyre janė tė garantuara pėr tė
gjithė.
2. E drejta e autorit mbrohet me ligj.
KREU V
OBJEKTIVAT SOCIALĖ
Neni 59
1. Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve qė disponon, si
dhe nė plotėsim tė nismės dhe tė pėrgjegjėsisė private, synon:
a) punėsimin nė kushte tė pėrshtatshme tė tė gjithė personave tė aftė pėr punė;
b) plotėsimin e nevojave tė shtetasve pėr strehim;
c) standardin mė tė lartė shėndetėsor, fizik e mendor, tė mundshėm;
ē) arsimimin dhe kualifikimin sipas aftėsive tė fėmijėve dhe tė tė rinjve, si dhe tė personave tė pazėnė me punė;
d) njė mjedis tė shėndetshėm dhe ekologjikisht tė pėrshtatshėm pėr brezat e sotėm dhe tė ardhshėm;
dh) shfrytėzimin racional tė pyjeve, ujėrave, kullotave dhe burimeve tė
tjera natyrore mbi bazėn e parimit tė zhvillimit tė qėndrueshėm;
e) pėrkujdesjen dhe ndihmėn pėr tė moshuarit, jetimėt dhe invalidėt;
ė) zhvillimin e sportit dhe tė veprimtarive ripėrtėritėse;
f) riaftėsimin shėndetėsor, edukimin e specializuar dhe integrimin nė
shoqėri tė tė paaftėve, si dhe pėrmirėsimin nė vazhdimėsi tė kushteve
tė tyre tė jetesės;
g) mbrojtjen e trashėgimisė kombėtare, kulturore dhe kujdesin e veēantė pėr gjuhėn shqipe.
2. Pėrmbushja e objektivave socialė nuk mund tė kėrkohet drejtpėrdrejt
nė gjykatė. Ligji pėrcakton kushtet dhe masėn nė tė cilat mund tė
kėrkohet realizimi i kėtyre objektivave.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Kushtetuta e Republikes se Shqiperise Empty
MesazhTitulli: Kushtetuta e Republikes se Shqiperise   Kushtetuta e Republikes se Shqiperise Empty28.03.09 8:07

KREU VI
AVOKATI I POPULLIT
Neni 60
1. Avokati i Popullit mbron tė drejtat, liritė dhe interesat e ligjshėm
tė individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e tė parregullta
tė organeve tė administratės publike.
2. Avokati i Popullit ėshtė i pavarur nė ushtrimin e detyrės sė tij.
3. Avokati i Popullit ka buxhet tė veēantė, tė cilin e administron vetė. Ai e propozon buxhetin sipas ligjit.
Neni 61
1. Avokati i Popullit zgjidhet nga tri tė pestat e tė gjithė anėtarėve
tė Kuvendit pėr njė periudhė prej 5 vjetėsh, me tė drejtė rizgjedhjeje.

2. Avokati i Popullit mund tė jetė ēdo shtetas shqiptar, me arsim tė
lartė, me njohuri dhe veprimtari tė njohura nė fushėn e tė drejtave tė
njeriut dhe tė ligjit.
3. Avokati i Popullit gėzon imunitetin e gjyqtarit tė Gjykatės sė Lartė.
4. Avokati i Popullit nuk mund tė bėjė pjesė nė asnjė parti politike,
nuk mund tė kryejė veprimtari tjetėr politike, shtetėrore ose
profesionale dhe as tė marrė pjesė nė organizmat drejtues tė
organizatave shoqėrore, ekonomike dhe tregtare.
Neni 62
1. Avokati i Popullit mund tė shkarkohet vetėm me kėrkesė tė motivuar tė jo mė pak se njė sė tretės sė deputetėve.
2. Nė kėtė rast Kuvendi vendos me tri tė pestat e tė gjithė anėtarėve tė tij.
Neni 63
1. Avokati i Popullit paraqet raport vjetor pėrpara Kuvendit.
2. Avokati i Popullit raporton pėrpara Kuvendit kur i kėrkohet prej
kėtij, si dhe mund t'i kėrkojė Kuvendit tė dėgjohet pėr ēėshtje qė ai i
ēmon tė rėndėsishme.
3. Avokati i Popullit ka tė drejtė tė bėjė rekomandime dhe tė propozojė
masa kur vėren shkelje tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut nga
administrata publike.
4. Organet dhe funksionarėt publikė janė tė detyruar t'i paraqesin
Avokatit tė Popullit tė gjitha dokumentet dhe informacionet e kėrkuara
prej tij.
________________________________________
PJESA E TRETĖ
KUVENDI
KREU I
ZGJEDHJA DHE AFATI
Neni 64
1. Kuvendi pėrbėhet nga 140 deputetė. 100 deputetė zgjidhen
drejtpėrdrejt nė zona njėemėrore me numėr tė pėrafėrt zgjedhėsish. 40
deputetė zgjidhen nga listat shumemėrore tė partive dhe/ose
koalicioneve tė partive sipas renditjes nė to.
2. Numri i pėrgjithshėm i deputetėve tė ēdo partie dhe/ose koalicioni
partish pėrcaktohet nė raport sa mė tė afėrt me votat e vlefshme tė
marra prej tyre nė tė gjithė vendin nė raundin e parė tė zgjedhjeve.
3. Partitė qė marrin mė pak se 2.5 pėr qind dhe koalicionet e partive
qė marrin mė pak se 4 pėr qind tė votave tė vlefshme nė tė gjithė
vendin nė raundin e parė tė zgjedhjeve, nuk pėrfitojnė nga listat
shumemėrore pėrkatėse.
Neni 65
1. Kuvendi zgjidhet pėr katėr vjet.
2. Zgjedhjet pėr Kuvendin zhvillohen 60 deri nė 30 ditė para mbarimit
tė mandatit dhe jo mė vonė se 45 ditė pas shpėrndarjes sė tij.
3. Mandati i Kuvendit vazhdon deri nė mbledhjen e parė tė Kuvendit tė
ri. Nė kėtė ndėrkohė Kuvendi nuk mund tė nxjerrė ligje ose tė marrė
vendime, me pėrjashtim tė rasteve tė vendosjes sė masave tė
jashtėzakonshme.
Neni 66
Mandati i Kuvendit zgjatet vetėm nė rast lufte dhe pėr aq kohė sa
vazhdon ajo. Kur Kuvendi ėshtė i shpėrndarė, ai rithirret vetiu.
Neni 67
1. Kuvendi i porsazgjedhur thirret nė mbledhjen e parė nga Presidenti i
Republikės jo mė vonė se 20 ditė nga pėrfundimi i zgjedhjeve.
2. Nė rast se Presidenti i Republikės nuk e ushtron kėtė kompetencė,
Kuvendi duhet tė mblidhet vetė brenda 10 ditėve nga mbarimi i afatit tė
parashikuar nė paragrafin 1 tė kėtij neni.
KREU II
DEPUTETĖT
Neni 68
1. Kandidatėt pėr deputetė mund tė paraqiten vetėm nga partitė politike, nga koalicionet e partive, si dhe nga zgjedhėsit.
2. Rregullat pėr caktimin e kandidatėve pėr deputetė, pėr organizimin
dhe zhvillimin e zgjedhjeve, si dhe pėrcaktimi i zonave zgjedhore dhe
kushtet e vlefshmėrisė sė zgjedhjeve rregullohen nga ligji pėr
zgjedhjet.
Neni 69
1. Nuk mund tė kandidojnė e as tė zgjidhen deputetė, pa hequr dorė nga detyra:
a) gjyqtarėt, prokurorėt;
b) ushtarakėt e shėrbimit aktiv;
c) punonjėsit e policisė dhe tė sigurimit kombėtar;
ē) pėrfaqėsuesit diplomatikė;
d) kryetarėt e bashkive dhe tė komunave, si dhe prefektėt nė vendet ku kryejnė detyrat e tyre;
dh) kryetarėt dhe anėtarėt e komisioneve tė zgjedhjeve;
e) Presidenti i Republikės dhe funksionarėt e lartė tė administratės shtetėrore tė parashikuar nga ligji.
2. Mandati i fituar nė kundėrshtim me paragrafin 1 tė kėtij neni ėshtė i pavlefshėm.
Neni 70
1. Deputetėt pėrfaqėsojnė popullin dhe nuk lidhen me asnjė mandat detyrues.
2. Deputetėt nuk mund tė ushtrojnė njėkohėsisht asnjė detyrė tjetėr
shtetėrore, pėrveē asaj tė anėtarit tė Kėshillit tė Ministrave. Rastet
e tjera tė papajtueshmėrisė caktohen me ligj.
3. Deputetėt nuk mund tė kryejnė asnjė veprimtari fitimprurėse qė buron
nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as tė fitojnė pasuri
tė kėtyre.
4. Pėr ēdo shkelje tė paragrafit 3 tė kėtij neni, me mocion tė
kryetarit tė Kuvendit ose tė njė sė dhjetės sė anėtarėve tė tij,
Kuvendi vendos pėr dėrgimin e ēėshtjes nė Gjykatėn Kushtetuese, e cila
konstaton papajtueshmėrinė.
Neni 71
1. Mandati i deputetit fillon ditėn qė ai shpallet i zgjedhur nga komisioni pėrkatės i zgjedhjeve.
2. Mandati i deputetit mbaron ose ėshtė i pavlefshėm, sipas rastit:
a) kur ai nuk bėn betimin;
b) kur heq dorė nga mandati;
c) kur vėrtetohet njė nga kushtet e pazgjedhshmėrisė ose papajtueshmėrisė tė parashikuara nė nenet 69, 70 paragrafėt 2 dhe 3;
ē) kur mbaron mandati i Kuvendit;
d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht nė Kuvend;
dh) kur dėnohet me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė pėr kryerjen e njė krimi.
Neni 72
Para fillimit tė ushtrimit tė mandatit deputetėt bėjnė betimin nė Kuvend.
Neni 73
1. Deputeti nuk mban pėrgjegjėsi pėr mendimet e shprehura nė Kuvend dhe
pėr votat e dhėna prej tij. Kjo dispozitė nuk zbatohet nė rastin e
shpifjes.
2. Deputeti nuk mund tė ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kėrkohet edhe nė rastin kur ai do tė arrestohet.
3. Deputeti mund tė ndalohet ose tė arrestohet pa autorizim kur kapet
nė kryerje e sipėr ose menjėherė pas kryerjes sė njė krimi tė rėndė. Nė
kėto raste, Prokurori i Pėrgjithshėm njofton menjėherė Kuvendin, i
cili, kur konstaton se nuk ka vend pėr procedim, vendos pėr heqjen e
masės.
4. Pėr rastet e parashikuara nė paragrafėt 2 dhe 3 tė kėtij neni, Kuvendi vendos me votim tė fshehtė.
KREU III
ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI
Neni 74
1. Kuvendi i zhvillon punimet vjetore nė dy sesione. Sesioni i parė
fillon tė hėnėn e tretė tė janarit dhe sesioni i dytė tė hėnėn e parė
tė shtatorit.
2. Kuvendi mblidhet nė sesion tė jashtėzakonshėm, kur kėrkohet nga
Presidenti i Republikės, nga Kryeministri ose nga njė e pesta e tė
gjithė deputetėve.
3. Sesionet e jashtėzakonshme thirren nga Kryetari i Kuvendit nė bazė tė njė rendi dite tė pėrcaktuar.
Neni 75
1. Kuvendi zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e vet.
2. Kuvendi organizohet dhe funksionon sipas rregullores sė miratuar nga shumica e tė gjithė anėtarėve.
Neni 76
1. Kryetari kryeson debatin, drejton punimet, siguron respektimin e tė
drejtave tė Kuvendit dhe tė anėtarėve tė tij, si dhe pėrfaqėson
Kuvendin nė marrėdhėniet me tė tjerėt.
2. Nėpunėsi mė i lartė civil i Kuvendit ėshtė sekretari i pėrgjithshėm.
3. Shėrbimet e tjera tė nevojshme pėr funksionimin e Kuvendit kryhen
nga nėpunės tė tjerė, siē pėrcaktohet nė rregulloren e brendshme.
Neni 77
1. Kuvendi zgjedh nga gjiri i tij komisione tė pėrhershme, si dhe mund tė caktojė komisione tė posaēme.
2. Kuvendi ka tė drejtė dhe, me kėrkesė tė njė sė katėrtės sė tė gjithė
anėtarėve tė tij, ėshtė i detyruar tė caktojė komision hetimi pėr tė
shqyrtuar njė ēėshtje tė veēantė. Pėrfundimet e tyre nuk janė detyruese
pėr gjykatat, por mund t'i njoftohen prokurorisė, e cila i vlerėson
sipas procedurės ligjore.
3. Komisionet e hetimit veprojnė sipas procedurės sė parashikuar me ligj.
Neni 78
1. Kuvendi vendos me shumicėn e votave, nė prani tė mė shumė se gjysmės
sė tė gjithė anėtarėve tė tij, pėrveē rasteve kur Kushtetuta parashikon
njė shumicė tė cilėsuar.
2. Mbledhjet e deputetėve qė mbahen pa u thirrur sipas rregullores, nuk sjellin asnjė pasojė.
Neni 79
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Kushtetuta e Republikes se Shqiperise Empty
MesazhTitulli: Kushtetuta e Republikes se Shqiperise   Kushtetuta e Republikes se Shqiperise Empty28.03.09 8:09

Neni 79
1. Mbledhjet e Kuvendit bėhen tė hapura.
2. Me kėrkesėn e Presidentit tė Republikės, tė Kryeministrit ose tė njė
sė pestės sė deputetėve mbledhjet e Kuvendit mund tė bėhen tė mbyllura,
kur pėr kėtė kanė votuar shumica e tė gjithė anėtarėve tė tij.
Neni 80
1. Kryeministri dhe ēdo anėtar tjetėr i Kėshillit tė Ministrave ėshtė i
detyruar t'u pėrgjigjet interpelancave dhe pyetjeve tė deputetėve
brenda tri javėve.
2. Anėtari i Kėshillit tė Ministrave ka tė drejtė tė marrė pjesė nė
mbledhjet e Kuvendit ose tė komisioneve tė tij; atij i jepet fjala sa
herė qė e kėrkon.
3. Drejtuesit e institucioneve shtetėrore, me kėrkesė tė komisioneve
parlamentare, japin shpjegime dhe informojnė pėr ēėshtje tė ndryshme tė
veprimtarisė sė tyre pėr sa e lejon ligji.
KREU IV
PROCESI LIGJVĖNĖS
Neni 81
1. Tė drejtėn pėr tė propozuar ligje e ka Kėshilli i Ministrave, ēdo deputet, si dhe 20 mijė zgjedhės.
2. Miratohen me tri tė pestat e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit:
a) ligjet pėr organizimin dhe funksionimin e institucioneve, tė parashikuara nga Kushtetuta;
b) ligji pėr shtetėsinė;
c) ligji pėr zgjedhjet e pėrgjithshme dhe vendore;
ē) ligji pėr referendumet;
d) kodet;
dh) ligji pėr gjendjen e jashtėzakonshme;
e) ligji pėr statusin e funksionarėve publikė;
ė) ligji pėr amnistinė;
f) ligji pėr ndarjen administrative tė Republikės.
Neni 82
1. Propozimi i ligjeve, kur ėshtė rasti, duhet tė shoqėrohet kurdoherė
me raportin qė pėrligj shpenzimet financiare pėr zbatimin e tij.
2. Asnjė projektligj joqeveritar qė bėn tė nevojshme rritjen e
shpenzimeve tė buxhetit tė shtetit ose qė pakėson tė ardhurat, nuk mund
tė miratohet pa marrė mendimin e Kėshillit tė Ministrave, i cili duhet
tė shprehet brenda 30 ditėve nga data e marrjes sė projektligjit.
3. Nė qoftė se Kėshilli i Ministrave nuk shprehet brenda afatit tė
mėsipėrm, projektligji kalon pėr shqyrtim sipas procedurės sė
zakonshme.
Neni 83
1. Projektligji votohet tri herė: nė parim, nen pėr nen dhe nė tėrėsi.
2. Kuvendi, me kėrkesė tė Kėshillit tė Ministrave ose tė njė sė pestės
sė tė gjithė deputetėve, mund tė shqyrtojė e tė miratojė njė
projektligj me procedurė tė pėrshpejtuar, por jo mė parė se njė javė
nga fillimi i procedurės sė shqyrtimit.
3. Procedura e pėrshpejtuar nuk lejohet pėr shqyrtimin e projektligjeve
tė parashikuara nė nenin 81 paragrafi 2, me pėrjashtim tė nėnparagrafit
dh.
Neni 84
1. Presidenti i Republikės shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditėve nga paraqitja e tij.
2. Ligji quhet i shpallur, nė qoftė se Presidenti i Republikės nuk
ushtron tė drejtat e parashikuara nė paragrafin 1 tė kėtij neni dhe nė
paragrafin 1 tė nenit 85.
3. Ligji hyn nė fuqi me kalimin e jo mė pak se 15 ditėve nga botimi i tij nė Fletoren Zyrtare.
4. Nė rastet e masave tė jashtėzakonshme, si dhe nė rast nevoje e
urgjence, kur Kuvendi vendos me shumicėn e tė gjithė anėtarėve dhe
Presidenti i Republikės jep pėlqimin, ligji hyn nė fuqi menjėherė,
vetėm pasi tė jetė njoftuar publikisht. Ligji duhet tė botohet nė
numrin mė tė parė tė Fletores Zyrtare.
Neni 85
1. Presidenti i Republikės ka tė drejtė ta kthejė ligjin pėr rishqyrtim vetėm njė herė.
2. Dekreti i Presidentit pėr rishqyrtimin e njė ligji e humbet fuqinė,
kur kundėr tij votojnė shumica e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit.
________________________________________
PJESA E KATĖRT
PRESIDENTI I REPUBLIKĖS
Neni 86
1. Presidenti i Republikės ėshtė Kryetar i Shtetit dhe pėrfaqėson unitetin e popullit.
2. President mund tė zgjidhet vetėm shtetasi shqiptar qė nga lindja, me
qėndrim jo mė pak se 10 vjetėt e fundit nė Shqipėri dhe qė ka mbushur
moshėn 40 vjeē.
Neni 87
1. Kandidati pėr President i propozohet Kuvendit nga njė grup prej jo
mė pak se 20 deputetėsh. Njė deputet nuk lejohet tė marrė pjesė nė mė
shumė se njė grup propozues.
2. Presidenti i Republikės zgjidhet me votim tė fshehtė dhe pa debat
nga Kuvendi me njė shumicė prej tri tė pestave tė tė gjithė anėtarėve
tė tij.
3. Kur nė votimin e parė nuk arrihet kjo shumicė, brenda 7 ditėve nga kryerja e votimit tė parė bėhet njė votim i dytė.
4. Nė rast se edhe nė votimin e dytė nuk arrihet kjo shumicė, brenda 7 ditėve bėhet njė votim i tretė.
5. Kur ka mė shumė se dy kandidatė dhe asnjėri prej tyre nuk ka marrė
shumicėn e kėrkuar, brenda 7 ditėve bėhet njė votim i katėrt ndėrmjet
dy kandidatėve qė kanė marrė numrin mė tė madh tė votave.
6. Nė rast se edhe nė votimin e katėrt asnjėri prej dy kandidatėve nuk ka marrė shumicėn e kėrkuar, bėhet njė votim i pestė.
7. Nė rast se edhe pas votimit tė pestė asnjėri prej dy kandidatėve nuk
ka marrė shumicėn e kėrkuar, Kuvendi shpėrndahet dhe brenda 60 ditėve
bėhen zgjedhjet e reja tė pėrgjithshme.
8. Kuvendi i ri zgjedh Presidentin sipas procedurės sė parashikuar nga
paragrafėt 1 deri nė 7 tė kėtij neni. Nė rast se edhe Kuvendi i ri nuk
e zgjedh Presidentin, ai shpėrndahet dhe brenda 60 ditėve bėhen
zgjedhje tė reja tė pėrgjithshme.
9. Kuvendi pasardhės zgjedh Presidentin e Republikės me shumicėn e tė gjithė anėtarėve tė tij.
Neni 88
1. Presidenti i Republikės, nė ēdo rast, zgjidhet pėr 5 vjet, me tė drejtė rizgjedhjeje vetėm njė herė.
2. Procedura pėr zgjedhjen e Presidentit fillon jo mė vonė se 30 ditė para mbarimit tė mandatit presidencial paraardhės.
3. Presidenti fillon nė detyrė pasi bėn betimin para Kuvendit, por jo
mė parė se tė ketė mbaruar mandati i Presidentit qė largohet.
Presidenti bėn kėtė betim:
"Betohem se do t'i bindem Kushtetutės dhe ligjeve tė vendit, do tė
respektoj tė drejtat dhe liritė e shtetasve, do tė mbroj pavarėsinė e
Republikės sė Shqipėrisė dhe do t'i shėrbej interesit tė pėrgjithshėm
dhe pėrparimit tė Popullit Shqiptar." Presidenti mund tė shtojė edhe:
"Zoti mė ndihmoftė!"
4. Presidenti qė jep dorėheqjen para mbarimit tė mandatit tė vet, nuk
mund tė kandidojė nė zgjedhjen presidenciale qė bėhet pas dorėheqjes sė
tij.
Neni 89
Presidenti i Republikės nuk mund tė mbajė asnjė detyrė tjetėr publike,
nuk mund tė jetė anėtar partie dhe as tė kryejė veprimtari tjetėr
private.
Neni 90
1. Presidenti i Republikės nuk ka pėrgjegjėsi pėr aktet e kryera nė ushtrim tė detyrės sė tij.
2. Presidenti i Republikės mund tė shkarkohet pėr shkelje tė rėndė tė
Kushtetutės dhe pėr kryerjen e njė krimi tė rėndė. Propozimi pėr
shkarkimin e Presidentit nė kėto raste mund tė bėhet nga jo mė pak se
njė e katėrta e anėtarėve tė Kuvendit dhe duhet tė mbėshtetet nga jo mė
pak se dy tė tretat e tė gjithė anėtarėve tė tij.
3. Vendimi i Kuvendit i dėrgohet Gjykatės Kushtetuese, e cila, kur
vėrteton fajėsinė e Presidentit tė Republikės, deklaron shkarkimin e
tij nga detyra.
Neni 91
1. Kur Presidenti i Republikės ėshtė nė pamundėsi tė pėrkohshme pėr tė
ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i
Kuvendit zė vendin dhe ushtron kompetencat e tij.
2. Nė rast se Presidenti nuk mund tė ushtrojė detyrėn pėr mė shumė se
60 ditė, Kuvendi, me dy tė tretat e tė gjithė anėtarėve, vendos
dėrgimin e ēėshtjes nė Gjykatėn Kushtetuese, e cila vėrteton
pėrfundimisht faktin e pamundėsisė. Nė rast tė vėrtetimit tė
pamundėsisė, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e
Presidentit tė ri fillon brenda 10 ditėve nga dita e vėrtetimit tė
pamundėsisė.
Neni 92
Presidenti ushtron edhe kėto kompetenca:
a) i drejton mesazhe Kuvendit;
b) ushtron tė drejtėn e faljes sipas ligjit;
c) jep shtetėsinė shqiptare dhe lejon lėnien e saj sipas ligjit;
ē) jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;
d) jep gradat mė tė larta ushtarake sipas ligjit;
dh) me propozim tė Kryeministrit, emėron dhe liron pėrfaqėsuesit e
plotfuqishėm tė Republikės sė Shqipėrisė nė shtetet e tjera dhe nė
organizatat ndėrkombėtare;
e) pranon letrat kredenciale dhe tėrheqjen e pėrfaqėsuesve diplomatikė
tė shteteve tė tjera dhe tė organizatave ndėrkombėtare tė akredituara
nė Republikėn e Shqipėrisė;
ė) lidh marrėveshje ndėrkombėtare sipas ligjit;
f) me propozim tė Kryeministrit, emėron drejtorin e shėrbimit informativ tė shtetit;
g) emėron Kryetarin e Akademisė sė Shkencave dhe rektorėt e universiteteve sipas ligjit;
gj) cakton datėn e zgjedhjeve pėr Kuvendin, pėr organet e pushtetit vendor dhe pėr zhvillimin e referendumeve;
h) kėrkon mendim dhe tė dhėna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve
shtetėrore pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me detyrat e tyre.
Neni 93
Presidenti i Republikės, nė zbatim tė kompetencave tė tij, nxjerr dekrete.
Neni 94
Presidenti i Republikės nuk mund tė ushtrojė kompetenca tė tjera pėrveē
atyre qė i njihen shprehimisht me Kushtetutė dhe qė i jepen me ligje tė
nxjerra nė pajtim me tė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Kushtetuta e Republikes se Shqiperise Empty
MesazhTitulli: Re: Kushtetuta e Republikes se Shqiperise   Kushtetuta e Republikes se Shqiperise Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kushtetuta e Republikes se Shqiperise
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia Shqiptare
» Kalate e Shqiperise
» 28-29 nentori (Pavarsia e Shqiperise)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Legjislacioni :: Aktet Ligjore-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions