Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Histori Dashurie

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Network
Administrator
Administrator
Network


Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 38
Location : Itali

Histori Dashurie Empty
MesazhTitulli: Histori Dashurie   Histori Dashurie Empty10.09.10 23:34

Shkruani nga nje Histori Dashurie ,une si iniciatori i temes po shkruaj i pari lol
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.peqini.net
Network
Administrator
Administrator
Network


Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 38
Location : Itali

Histori Dashurie Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Dashurie   Histori Dashurie Empty10.09.10 23:34

nje djale dhe nje vajze po ecnin me nje moto me 100km/h ne nje autostrad.

Vajza:ule shpejtesin se kam frig.
Djali:kjo eshte shum bukur shtrengohu tek un.
Vajza:jo, jo nuk esht, te lutem ,ule shpejtesin.
Djali: mir me thuaj qe me do.
Vajza: te dua, po te lutem ule shpejtesin se kam frig.
Djali: tani me perqafo fort dhe me thuaj prap qe me do.
Vajza: (e perqafon) te dua
Djali:mund te ma heqesh kasken te lutem? po me besdis shum edhe veje ti te lutem...
TE DUA!!!

Diten tjeter del ne gazete: nje moto perplaset me nje ndertese per mungese frenash.
vetem nje person mbijetoj nga ata te dy. e verteta esht se ne mes te rruges, djali e kuptoi se frenat nuk i punonin, por nuk donte qe vajza ta dinte.
I tha qe ti thonte qe e donte edhe qe ta perqafonte per here te fundit, dhe i tha qe ta vente ajo kasken qe ajo te jetonte, edhe pse...e dinte qe do humbiste jeten e vet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.peqini.net
Network
Administrator
Administrator
Network


Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 38
Location : Itali

Histori Dashurie Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Dashurie   Histori Dashurie Empty10.09.10 23:35

Perse vendose te jesh pjese e jetes time:.'?Perse vendose te pushtosh endrrat e mia:?
Perse je ti imazhi me te cilin zgjohem ne mengjes e fle ne mbremje? Perse duhet te
ndieja kete qe po ndjej per ty?Perse je kaq e larget per tu prekur zemra ime ?
Ti je dashuria ime gjeja me e cmuar,dashuri me e paster.Syte e tu ishte gjeja per
te jetuar.Imazhi yt me jepte shpres per te ardhmen.Perse dashuria jone ishte e
pamundur?Perse kurre se dite se nje zemer te pret dhe te do kaq shume?
Perse se kuptove kurre dashurine time?Perse nuk pe pak pertej asaj qe shfaqja
karshi syve te tu?Sa shume kam menduar ty!Syte me mbusheshin me lot dhe
zemra me digjte flake.Perse vendose qe dashurise sime ti vendosje kolonen zanore
te fletes se djegur qe as aromen te mos e ndjeje dot?Kur mendoj per ty buza me
dridhet,syte me shkelqejne,nje rrezatim qe asnjehere me pare se kane dhuruar
Ti erdhe tek une si nje magji,te cilen nuk mund ta prek dot.Je kaq afer por dhe kaq
larg e shtrejta ime.Telefoni bie dhe nje buzeqeshje me pershkon fytyren.Je ti qe flet
me mua sikur me kishe njeriun me te thjeshte,ndersa une per ty te pergjigjem me
ndjenjen qe me rreh ne shpirt.Me more zemren dhe ma ktheve ne pronesine tende
Kur me takon,nuk e ndjem se ne syte e mi deperton nje rreze deshire per te te
pasur prane.Kurre ske arritur ta kuptosh dashurine time ,ndjenjen e paster qe
kisha per ty. te mendoj dhe me dukesh kaq e larget si nje gje qe kurre s'do ta
shijoj.Perse te dua aq shume?Hena me duket sikur ka shkelqimin tend.Dielli ka
buzeqeshjen tende femijerore.Te dua pertej gjithckaje,po perse te ishte jeta per ne
keshtu?Per mua ishte dashuria ime e pare dhe kuptova qe vetem ti mund ti pergjigjeshe
kesaj ndjenjeje po me te njejten force,por paska gabuar engjelli im.Ti se kuptove kurre
ndjenjen time,se kuptove emocionin tim qe kur te takoja me vinte te qaja.Ti me
shihje ne sy dhe qetesisht me tregoje ndodhite e dites,sikur une te mos ndjeja asgje
Une jam plotesisht ne hijen tende,te ndjek ne cdo hap,ne cdo enderrim me shfaqesh ti
-ti dhe vetem ti zemra ime.S'mund te te them se sa shume te dua pasi ti kurre nuk me
kuptove se kuptove dashurine.Me vjen keq per veten se cdo dite po tretem nga pamundesia
per te pasur ne krahet e mi.Smund te kerkoj arsye pasi jam lodhur se perjetuari kete dashuri
Kam menduar shume,te kam perfaqesuar si shpirtin tim,por ti as qe e kuptove ndjenjen time
Jo s'ishe fare brenda meje.Nese kerkoj arsyen ,gjej 22222.Jam i lenduar nga dashuria ime
ajo qe deshiroj qe kete qe ndjej une per ty ti ta ndjesh ne menyre reciproke per nje tjeter
person.Dashurine gjeje atje ku e mendon apo e ndjen.Mbase kam hyre gabim ne ndjenje
per ty,por mos u shqeteso pasi ndjenja ime kurre ste ka bere te vuash.Por une e dashur
kam vuajtur shume,kam derdhur lot dhe te kam bere pjese te rendesishme te dites time
ndonese ti kurre nuk me kuptove.Te dua dhe do te dua shume ndonese ti nuk e kuptove
se kuptove qe pa dashur u ktheve ne motivin e jetes time Te dua !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.peqini.net
Network
Administrator
Administrator
Network


Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 38
Location : Itali

Histori Dashurie Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Dashurie   Histori Dashurie Empty10.09.10 23:36

VAJZA NE DEBORE
Amerika?-tha profesor Materasi.-Amerika?Ah!Eshte vend me ndertim kompleks, me probleme nga me te nderlikuarat, jo ashtu si e perfytyrojne shkrimtaret tuaj dhe tanet. Une qe kam bredhur shume, qe ku skam qene qe kam dhene Frengjisht ne 13 universitete dhe ne 3 kolegje vajzash, mund te them me plot gojen se nuk ekziston nje Amerike. Jane disa Amerika...Ajo qe ne Boston mbahet per e vertete, ne Kanzas Siti shpallet e gabuar, ndryshime edhe me te medha do te vini re , ne ju qofte rruga ne Los Anxhels.... Ju evropianet, qe nuk keni shkuar kurre me larg se Plase de la Konkord, ju te pohoni qe Amerikanet nuk provokan ndjenja te njejta me tonat / Seshte ashtu sic thoni ju!Amerikani dashuron, deshiron lakmon pak a shume si dhe ju. A ka dhe ndryshime? Sigurisht qe ka . Vec ngjasimi ne krahasim me ndryshimin eshte me i madh. Nenat amerikane jane para se gjithash nena, nje femer eshte mbi te gjitha nje femer. Kur bie ne dashuri nje amerikan e sheh veten ne kllapine e puritanizmit i cliruar ne menyre naive nga froidizmi pseudoshkencor, por ne fund te fundit, ai dashuron sic dashurojme ne dhe dramat e tij shpirterore jane krejt te kuptueshme per ne. Ndali per nje cast kerkoi ne xhepat dicka dhe nxorri nje leter. Pastaj tha: E megjithate, ndonjehere habitesh nga ajo qe sheh, mund edhe te gabosh... Ja, kjo letra ketu eshte e nje djali nga Cikagoja, quhat Hari Plag. Eshte nje studenti im. Ah! 8 a 10 te shkuara i kam bere nje te keqe pa dashjen time. Ishte djale per koken e djalit, njeri per se mbari, vec, theksin e kishte te tmerrshem, ishte nga vise te thella... Viti 1930 jepja letersi ne Sandpuend, ne kete universitet te cuditshem te atij vendi malor, te ngritur enkas per te krishterizuar indjanet. Smbaj mend te kem patur studente me interesante se keta, gjate tere karrjeres sime te profesorit; ishin pak te eger, pak te vrazhde, qe shpjegohet po te kemi parasysh egersine e atyre vendeve, por per sinqeritet, per besnikeri dhe shkathtesi mendjeje s’ua gjeje shokun . Jepja mesim ne grupe te vegjel, zhvilloja biseda te lira, kisha mundesi te familjarizohesha. Eshte nje nga dramat e moshes se thyer pamundesia per te mbajtur kontakte te gjalla me ate te brezit te ri, por mesimdhenesi qe e do profesionin sherben si ure lidhese ndermjet brezave. Pas disa javesh pune ne kete universitet, nuk ndjeja kurrefare ngurimi ne komunikim me studentet. Me pelqente ti shihja kur hynin ne auditor tere zhurme e potere me te qeshura e brohoritje. Kush hynte i pari,zinte karriget,te tjeret uleshin ne qilim. O pinin cigare, o thithnin cibuket. Programi parashikonte mesime per Rusoin,Balzakun per Sarterin ,por ne para se gjithash flisnim per jeten,ata tregonin per veten e tyre per friken para saj. Ishin vitet e krizes se madhe, gjendja keqesohej cdo dite. Nje te djele po qendroja para dritares ne dhomen time dhe po shihja boren qe po binte floke-floke. Ate cast me zune syte Plagun,qe e doja dhe e mbaja afer per akcentin origjinal me te cilin fliste, por edhe per mendjen esell e te ndritur qe kishte,ndonese ishte pak i ashper. Sapo zbriti nga nje makine dhe ndali para deres sime. –Pa shih!-i thashe gruas. –Eshte miku yne Plag. Te dielen ketu?...Cdreq e paska sjelle? Befasia ime shpjegohet me zakonin qe kisha per te mos u marre kurre me studentet apo me punet e tyre. Te dielave ata shkonin ne kishe, disa merreshin me sport,thuajse te gjithe dilnin shetitje me ndinje vajze. T’i vije per vizite te dielen profesorit te frengjishtes nuk ishte dicka e zakoncme. Pa e fikur motorin e makines, doli prej saj dhe kokulur dhe i ngrysur eci neper rrugicen e shtruar me plloca qe te shpinte ne shtepine time. Dola ti hapja deren. –Zell shembellor ky i juaji, Plag,-i thashe. –Erdhet te dielen ne mengjes per te folur me mua frengjisht? –Per te folur Frengjisht, thate? Ah jo!Kam ardhur per nje pune personale. Te me falni zoteri qe po ju shqetesoj, erdha per nje pune qe as vete se kuptoj. Kam nevoje per keshille mendova se do ma jepni. Sa me shume qe e degjoja, aq me pak po e njihja Plagun e qete te permbajtur. Halli i tij po me vinte ne siklet. –Po uluni,Plag!-i thashe dhe mora nje cigare. –Ndizeni, do t’ju qetesoje.-Ju faleminderit zoteri... Do flas shkurt. Nje histori idiote eshte...-Do t’ua tregoj pa ju fshehur asgje ne qofte se do te me denoni...
-Po mire po ju degjoj. Keni shkrepse Plag? Vazhdoni atehere. Zuri te fliste me zjarr tejet i perqendruar, kjo me beri te mendoja se kisha te beja me dicka serjoze. “E pse nuk shkoi te Doueni?- thashe me vete,-Eshte detyra e Filipit dhe jo e imja te merret me hallet e studenteve”.
-Do perpiqem te jem i sakte ,zoteri, ashtu sic na keni mesuar ju, do mundohem te jem objektiv. Ju e dini , zoteri, qe administrate e universitetit jep cdo te shtune te pare te muajit ballo, net e cilen cdo student ka te drejte te ftoje nje vajze. Jane vajzat e profesoreve por ne shumicen e tyre jane banore te Sandpuenit, ka qe ftojne edhe nga qytetet fqinje. Kuptohet, nuk mund ti strehojme ne dhomat tona, sepse jane godina universitare, per me teper qe konsiderohet si dicka e pamoralshme. Ndoshta do tju duket qesharake po t’ju them se strehimi ne dhomat tona i te ftuarve eshte pune e rrezikeshme... Per mysafiret rezervohen qe me pare dhoma ne hotele.
-Kete qe thoni e di Plag. Para se te vendosesha ne kete shtepi, kam jetuar ne hotel, kam pare me syte e mi se si mbushej ne kesi rastesh hoteli me motra, kusherira,te fejuara...Me ngazellente ajo dite e zureshme, e hareshme...-A ju kujtohet qe u pame te shtunen e fundit ne ndeshjen Harvard-Sandpuenti? Isha me Katerinen. Ishit ulur ne rreshtin siper nesh. Ju kerkova falje, kur Katerina u peshtet pa dashje ne gjunjet tuaj. –Me kujtohet ju kam pare me nje vajze shume te bukur, nje leshverdhe me triko te kuqe. Plagu e gelltiti me veshtiresi peshtymen dhe vazhdoi:-Po leshverdhe ishte dhe shume e bukur.Shoqerohemi prej disa muajsh. Dje ne mbremje erdhi per ballon. Kercyem nje pjese te kohes dhe pastaj e shoqerova per ne hotel, vete shkova te flija ne konvikt. Ju e dini, zoteri, qe banoj ne katin e pare.
Me kujtohej fare mire, sepse kisha qene nje here per caj te Plagu bashke me djelmosha te tjere. Ishte nje ndertese e stilit gotik, nje dhurate per studentet, e bankierit Harison. Me pelqyen shume kolltuket por e mallkova gramafonin.
-Duhet t’ju them, zoteri, qe gjate dites ja kisha treguar Katerines dhomen.- A keni te drejte te fusni ne dhome vajza? –Deri para darkes po, zoteri. Por ne qofte se nje vajze del nga dhomat pas kesaj kohe, studentin e perjashtojne nga universiteti. Pra pasi cova Katerinen ne hotel, mbylla ne garazh makinen dhe u ktheva ne dhomen time. Kisha filluar te zhvishesha, kur degjova te therrisnin, pastaj te gjuanin me guricka ne dritare. Pashe jashte. Poshte dritares,ne debore ishte Katerina me pallto te bardhe.
“Zot i madh! – i thashe me ze te ulet.-C’ben aty e dashur?” “Ngela perjashta, kam harruar celesin e dhomes”, -me tha. “Oh Katerina! Po portieri i hotelit mund te ta hapte deren!” “Nuk ishte aty” “Si keshtu? Po une e pashe, kur te percolla. Aty ishte” “Kam shume ftohte!” –tha me ze te dridhur. “Me prit aty e dashur! Tani po dal, shkojme te dy ne hotel. Do ta gjejme menyren si ta hapim deren”-i thashe. Katerina u afrua te dritarja dhe merrmeriti: “Me mire me ndihmo te ngjitem. Neser do largohem heret, qe pa gdhire...”
Nuk po dija si tja beja, isha ne siklet te madh, po me vinte koka verdalle. Ajo qe me kerkonte ishte e ndaluar, nje gabim si ky, ju e dini, Doueni s’ta fal kurre. Finigon per kete e perjashtuan nga universiteti, e pra, ishte shtylla e ekipit te bejzbollit. Ta neperkembje te ardhmen per nje kaprico femre! Ishte nje idiotesi! Se nuk jam femije tani. E dija si jo, qe: s’do te ishte i vogel tundimi, ta kaloja naten me nje vajze te bukur si Katerina, por nuk doja te lidhesha seriozisht me te, ishte vajze e kendeshme per te shkuar ne stadium, ne nje mbremje vallezimi, por vetem kaq. Se heren e kaluar, Zoteri, nuk e di ne ju kujtohet, folem per Molierin. Kur po analizonim “Grate e mesuara” diskutuam edhe per tipat e femrave, secili foli per bashkeshorten e ardheshme, edhe une e portretizova zonjen Hari Plag te ardheshme. Doli se s’kishte shume gjera te perbashketa me Katerinen. Mund t’ua bej te ditur kete. Vetem tani qe po i shoh gjerat esell, po ve re qe ne sjelljen e asaj vajze sec kishte dicka te panatyreshme, se po genjente qe thoshte ashtu per portierin, se e kishte paramenduar kete aventure. Nje ze i brendeshem me thoshte te perfitoja nga rasti, por zeri i vetedijes me thoshte “jo”. Duart e katrines u shtrine perpara per ta ndihmuar te hipte ne dritare, nje sekonde me vone e shterngova ne krahet e mi, te kallkanosur, por te qeshur. E ula ne divan dhe mbylla dritaren. Katerina tere kohen qeshte. U ngrit hoqi pallton mbeti ne fustanin e ballos. Ishte po aq e bukur, zoteri, me ate fustan te bardhe, te zbukuruar me temine, me supet lakuriq, me floket e verdhe, te dendur.
Sikur ma hoqen me dore humorin e keq dhe drojen, shqetesimin dhe friken. Katerina me kerkoi nje cigare, dukej fare e qete, me foli me ze te shtruar per gjerat qe i zinte syri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.peqini.net
Network
Administrator
Administrator
Network


Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 38
Location : Itali

Histori Dashurie Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Dashurie   Histori Dashurie Empty10.09.10 23:36

vazhdimi)
“Degjo, Katerina!- i thashe. –Eshte shume vone, me duhet te marr pjese ne nje gare tenisi neser, ti duhet te zgjohesh para ores 6, duhet fjetur. Po te le krevatin dhe po coj ne banje divanin, do fle aty. Neser heret ne mengjes duhet te dalim pa na pare kush. Ne , na ecte, e hodhem lumin”. U ngerdhesh dhe me pa me shpoti. “Paske frike nga une?”-me pyeti. Pa shtuar as dhe nje fjale, filloi te heqe fustanin. Ah mor zoteri! A mund te imagjinohet ndonje tundim me I fuqishem se ai qe ndien mashkulli, kur sheh duke u zhveshur nje femer? Me keni thene se me prźt karrjera e artistit… Do me pelqente ta hidhja ne beze ate ndjenje dhe afsh qe provon mashkulli ne ato caste, do ta perjetesoja femren me te dyja krahet te kryqezuar perpara, te ngritura lart , ne perpjekje per te hequr fustanin. Disa sekonda me vone Katerina ishte krejt lakuriq. E dija qe e kishte te persosur trupin, kishte forma mahnitese, e kasha pare sa e sa here me kostum banje. Por nudo!... Ah! Qenka nje makine e cuditeshme burri, zoteri! “Mua Katerine,- i thashe,- nuk me vjen frike nga ti”. Ajo u hodh mbi shtratin tim duke qeshur. “Epo koka ben koka peson!- thashe me vete. –Te dale ku te dale!” “ E deshironi vete ju kete Katerine?” –i thashe dhe fillova te zhvishem me ngut duke u dridhur, pa e ditur se c’po beja. I vervita rrobat sa andej ketej dhe me nje te kercyer u gjeda prane saj. Kete cast, Zoteri, ndodhi e pabesueshmja... Nuk marr vesh fare nga grate, zoteri, kjo eshte e vertete, por krejt e pakuptueshme ishte qe kjo vajze, e cila e pergatiti vete gjithcka; erdhi neper bore me fustan balloje per ta kaluar me mua naten, vete e mori guximin te ndermerte nje veprim turpi, kur u zhvesh lakuriq sy meje,-tani filloi te therriste dhe te hiqej e ofenduar kur me pa qe ju shtriva prane. “Hari!-thirri dhe u mbulua deri ne gryke me carcaf.-Kjo qe doni te beni eshte e turpeshme!...Po ta kisha ditur qe do silleshit si ndonje kafshe, nuk do kisha ardhur!”Ah zoteri i mire nuk kam si t’ua tregoj te gjitha hollesite e asaj nate... Fare mire e di dhe e ndjeva,se ta kaloja naten me te si burri me gruan do ishte vertet mahnitese, por me nismen time kurren e kurres nuk do veproja, ishte ajo qe me tundoi me sjelljen e saj. Pastaj, une asaj mund dhe ti lutesha e ti pergjerohesha, mund te terbohesha nga padurimi dhe te perdorja edhe forcen,mund edhe ti premtoja martese e ta merrja me te mire ,por e verteta eshte qe e kalova naten prane kesaj vajze te bukur dhe nga rasti nuk perfitova dot. Rreth ores 4 te mengjesit Katerinen e zuri gjumi, kurse une smbylla sy. E urreja si askend ne jeten time, shtija ne mendje menyrat me mizore per t’u hakmarre me te. A ju kujtohet, zoteri, romani i Balzakut ku flitet per hakmarrjen ndaj nje kokete, te cilen burri qe kjo e kishte tallur, e kishte damkosur me hekur te skuqur ne jete te jeteve? Fragmente te ketij romani na i kini lexuar me ze. –Sigurisht qe me kujtohet, -i thashe.-Romani titullohet “Dukesha Lenzhe”. –E pra, po te kisha patur nje hekur te skuqur ate nate, zoteri,do ta kisha damkosurne gjoksin e bukur, qe i ulej e i ngrihej qetesisht ne gjume sa here qe merrte fryme. –jeni tip romantiku Plag! –Nuk besoj qe ne kushte normale jam i tille zoteri, dhe do ishit ju nder te paret qe do me qortonit, sikur te isha i tille por kete nate...Ah! Isha kaq i indinjar dhe i shokuar! Ne oren 6 e zgjova. Duhet ta hiqja qafe para se te vinin pastrueset, ishte e vetmja mundesi qe me shpetonte nga ndeshkimi i Douenit. Te dielave ne mengjes rruget e Sandpuentit jane bosh, shkoja me shpresen se do ta nxirrja nga dritarja pa u vene re. Kur e tunda, u zgjua e habitur, pastaj u kujtua si qendronte puna, fytyren ja mbuloi ngazellimi. E kuptova se per te kjo aventure sishte tjeter vecse nje histori zbavitese, te cilen o tua tregonte me te gajasur por edhe me krenari miqve te saj. “Vishuni!-e urdherova me ze te cakerryer dhe i hodha fustanin qe kishte rene ne dysheme. –Me prit ketu, po shkoj ne garazh te marr makinen. Mos iu afro dritares para se te kthehem. Kur te me shohesh, behu gati te zbresesh nga dritarja, do te ndihmoj une”.
“Ju faleminderit, zoti Hari!- ma ktheu me ze talles,-Jeni nje kavalier I vertete”. Nje cerek ore me vone u gjenda me “Fordin” tim nen dritare. Binte bore e dendur, ja si tani. Katerina e hapi dritaren. “Afrohu!-i thashe me psheretime.- Hidhu pa frike te pres une”. “Pse, mos ju dukem nga ato femra qe kam frike?”- me pyeti me shpoti. E hipa ne makine dhe mora drejtimin jo per ne Sandpuent,zoteri, keshtu ajo do mbetej e pa ndeshkuar. Me ziente perbrenda gulci I hakmarrjes, s’kisha si e lija pa e ndeshkuar . E anashkalova qytetin, e cova makinen ne bregun e lumit, pastaj e futa ne rrugen qe te conte ne pyllin Longuod. “Hari ku po me con keshtu?”-me pyeti. Meqe nuk mori pergjgje , per te mos e ulur hunden, filloi te shtirej si shume e gezuar. “Cfare ideje gjeniale qe te paska shkrepur! Shetitje ne mengjes, ne keta pyje te mbuluar me bore...Te kenaqet shpirti,kur i sheh! Jeni poet i vertete djalosh!” Pa i kthyer pergjigje vazhdova rrugen permes pyllit, s’ishte pune e lehte, hendeqet i kishte mbuluar debora, rruga nuk shquhej. Dukej sikur doja ti tregoja cmund te beja per te. Kur pashe kilometrazhin, ky tregonte mbi 6 kilometra jashte qytetit: e ndala makinen, e mora hopa Katerinen e habitur, por edhe te trembur, qe m’u bind pa guxuar te me bente as edhe nje pyetje. Aty prane nen bredha ishte nje lirishte e vogel qe zbardhte edhe me shume se palltoja e Katerines. E cova aty. E leshova ngadale ne debore dhe pa i folur, pa i kushtuar kurrefare vemendje thirrjeve te saj, pa e kthyer as edhe nje here koken qe ta shihja cpo bente, u turra me vrap per te makina dhe u nisa... Tani Katerina duhet te jete ne ndonje rruge te shkrete, me kepucet ngjyre argjendi te ballos, me fustanin e hapur, te zbukuruar me temina te ballos, te pakten nja 2 ore larg qe ketej. Dy ore ne kohe te mire dhe jo te renduar nga debora ... Ja, keshtu zoteri... Ne castin kur i bera te gjitha keto cdo gje me dukej e drejte, qeshe i bindur se e kishte hak ndeshkimin, por kur po kthehesha, zuri te me brente dyshimi, e pyesja veten ne veprova mire apo jo. Nuk eshte se me mbyti meshira, per te mua sme vjen keq se edhe asaj nuk i erdhi keq per mua: as ndeshkimit nuk i trembem, e mora gjithcka ne sy. Them se nuk ka per te guxuar t’ia tregoje ndokujt kete ndodhi. Nuk ka per te guxuar kurre ta zere ne goje emrin tim, te njeriut qe duhet te me kete pershkruar sa e sa here si nje sherbetor te perulur para shoqeve dhe dashamiresve te vet. Do te parapelqente me mire karrigen elektrike se sa te permendte emrin tim... E perseri, as vete s’e di si me ndodh qe e sjell ne mendje ate te gjoren te veshur me corape te holla, ne mes te asaj debore, te bute dhe te trashe dhe pyes veten : a duhet apo nuk duhet te nisem e te vete ta marr? Me keto mendime ne koke kalova para shtepise suaj dhe thashe te merrja keshillen tuaj ... Ju si mendoni? C’duhet te bej? Ta le te vuaje koketerine e vet apo te shkoj ti kerkoj falje? Se pas kesaj krenaria e saj e pesoi e jo pak , nga kjo do te kete vetem te mira , ama ne rast se vete dhe e marr do ti jape vetes pamjen e triumfatores! “I gjori Hari!” – do me thote. Qe ketu e shoh buzagazin e saj percmues... Ja zoteri nuk po di se c’duhet te bej. Do te veproj ashtu si te me keshilloni ju... _Shkoni dhe merreni menjehere! –i thashe. –Nuk po e shihni qe debora ka shternguar? Keshtu i thashe por jam penduar qe i dhashe kete keshille.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.peqini.net
Sponsored content





Histori Dashurie Empty
MesazhTitulli: Re: Histori Dashurie   Histori Dashurie Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Histori Dashurie
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Te Dua (SMS Dashurie)
» Fraza Dashurie
» Poezi Dashurie
» Poezi dashurie

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Dashuria Seksi dhe pasion :: Poezi Dashurie-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions