Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Fotografia Shqiptare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
aNISa
Vip
Vip
aNISa


Numri i postimeve : 89
Registration date : 28/03/2009
Age : 43
Location : London

Fotografia Shqiptare Empty




MesazhTitulli: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare Empty28.03.09 19:07

Fotografia Shqiptare
 

Pjeter MarubiTrashegimia
lene nga Dinastia Marubi eshte nder me te njohurat ne
fushen e fotografise evropiane ne gjysmen e dyte te
shek.XIX dhe gjysmen e pare te shek.XX.

Dinastia Marubi fillon me Pjeter Marubin i lindur ne
Piacencia (Itali1834 ) dhe I detyruar . te mberrije
ne shkoder 1856 pas ndjekjeve te pushtuesve austro hungareze
. Ne Shkoder Marubi nis aktivitetin e tij artistik ne
disa fusha njeherazi si fotograf, arkitekt, piktor e
skulptor.

Me “Kutine magjike” fotografike (1858) ai
nisi te fotografoje jeten jashte studios nder te cilat
edhe ngjarjet politike te kohes si “Kryengritja
e Mirdites” (1876-77), Lidhja Shqiptare e Prizrenit
(1878-81) qe mbeten deshmi edhe ne faqet e revistave
te njohura evropiane “La guera d’Oriente”,
“The Illustrade London Neės”, “L’lustration”
etj.

Studio Marubi shkelqen me permasat europiane, me hapesire
ndriēimi dhe pajisjet me te fundit (1885-1900).Ne
ate kohe Pjeter Marubi zgjodhi per vijmesin e puneve
ne studio djemte e Rrok Kodhelit nga Kodheli i Kodrines,
se pari Mati - me jeteshkurter (1862-1881) pastaj Mikelin
e mbiquajtur Kel (Marubi) me mbiemrin e ri ne nder te
mjeshterit te madh.

Kel (Mikel Kodheli) Marubi (1870-1940)
nis punen ne studion “Marubi”, 15 vjeēar
me 1885. Pas vdekjes se mjeshtrit P.Marubi (1904) Kel
Marubi u be trashegimtar legjitim i studios duke e transformuar
ate ne nje atelie te vertete arti. Ai e pasuroi fototeken
me figura e njohura te kohes, Fishten, Migjenin, Koliqin,
Galica, Gjoluli, Curri, Noli, Zogu etj si edhe me foto
nga njerėz tė zakonshėm me kostume kombėtare,
pamje nga nga jeta e qytetit dhe e fashatit, peisazhe
dhe aspekte te tjera nga jeta nė Shqipėri
nė fund tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė
dhe fillim tė shekullit tė njėzetė,
duke u bėrė kėshtu figure kryesore evropiane
ne fotografine publike e kronikale te kohes pasi ndoqi
gjithshka nga ngjarjet e rendesishme shqiptare per afro
55 vjet. Kel ishte edhe patriot i flakte dhe u aktivizua
ne levizjen per pavaresine e Shqiperise duke marre pjese
ne themelimin e shume shoqatave si Gjuha Shqipe 1908
etj si edhe ne botimin e gazettes Zeri i Shkodres. Kel
Marubi njihej edhe jashte kufijve dhe ishte ftuar shepsh
nga oborri I mbretit te Malit te Zi per punime ne fotografi.

Pas vdekjes se Koles (1940) trashegimtari u be Gega.
Ai studioi ne Paris ne te paren shkolle kinematografike
dhe fotografike ne Lymjeret, ne France.

Ne vitin 1970 e gjithe pasuria prej 150 000 negativa
i kaloi shtetit. “Fototeka Marubi” ka sherbyer
si burim per botime te ndryshme, per albume, botuar
ne France dhe Itali.

Part of Marubi's photographs has been published in the
album "Traces of National History in the Shkodėr
Photograph Library" (1982), while selected photos,
accompanied with a preface by I. Kadare, had a high-quality
publication in Paris in the album entitled "Ecrit
d’ Lymiere” .

Por trashegimia kulturore Shqiptare ne artin e fotografise
perben nje plejade artitesh talentuar qe vazhdon deri
ne ditet tona.Me te shquarit mund te permblidhen ne
kete kronike :

Kol Idromeno, lindi ne Shkoder me 1860
dhe vdiq me 12 Dhjetor 1939. Ai eshte nje artist i gjithanshem,
mesoi tek Marubi plak fotografine gje qe i kthehet ne
pasion si dhe piktura. Shquhej si potretist. Ne 1992
njihet si njeriu i pare ne Shqiperi kinematografine.

Ymer Bali. Ne 1930 kryen studimet ne
Austri. I lindur ne Tirane pati nje aktivitet te madh.
Dallohet per portrete dhe per fotografi kolektive.Ai
nuk u martua, nuk la pas asnjeri qe te merrej me arshiven
e tij te pasur. Pas vdekjes nje mbese e tij dorezoi
(dhuroi) arshiven e tij ne Arkivin Qendror te Shtetit
Tirane.

Mandi Koēi. Me pseudonimin MAK
u lind ne Voskopoje te Korēes me 17 Janar 1912
ne nje familje zanatcinj. Ne 1936 hap ne Korce te paren
studio fotografike me korent. Fotografoi demostraten
e bukes dhe xhandaret e Zogut, pushtimin fashist ne
Korce. Ne 1942 atashohet prane Brigades I partizane
si dhe fotograf i shtabit. Ne 1947 hap te paren ekspozite
fotografike ne Moske. Ne 1952 Maku mbaron nje kurs per
kino-operator dhe punoi ne Kinostudion “Shqiperia
e Re”. Me pas me prishjen e B.S. burgoset per
20 vjet pasi ishte martuar me grua ruse. Lirohet ne
fillim te viteve ‘80. Pas burgut, ne moshe 70
vjet, i vetmuar perfundon ne azilin e pleqve ne Tirane,
ku mbylli dhe jeten.

Jan Ristani, Fotograf i njohur shqiptarJani
Ristani,
lindur ne fshatin Lliar-Zagori-Gjirokaster
me 1913, qe ne moshe te vogel shkoi ne Stamboll ne “robert
kolezh”, ne shkollen tekniko-inxhinierike, ku
u njoh me radiogalenen dhe fotoromantizmin. Merr mesimet
e para nga mjeshtri turk I fotografise Niko Huzuri dhe
fillon nje aktivitet te ethshem ne Turqi duke fiksuar
me aparatin e tij Qemal Ataturkun apo Miss Turqine ne
vitin 1933 botuar ne gazeten “Xhumurjet “
me firmen Ristani. Ne 1935 kthehet ne Tirane dhe hap
« Studio Ristani » te paren studio moderne
vecanerisht me laboratorin ku ndjehej edhe si mbret
.Si vleresim vjen me 1939 Diploma e nderit e njevleshme
me ate te Marubit nga “Fiera de Levante “.
Jane te njohura fotot e Ristanit te qendres se Tiranes
viti 1938, fotot nga jeta partizane;fotot gjate luftes
per Clirimin e Tiranes, fotot partizanesh qe parakalojne
ne Tirane; foto pejsazhi nga natyra e bukur shqiptare.
Ne 1947 studio e tij shtetezohet duke I dorezuar shtetit
pa proces verbal nje sasi prej dhjetera mijera negativesh.
Vazhdon si nepunes fotograf prane Ministrise se Ndertimit
derisa del ne pension.Me pas punon shpesh part time
edhe per rregullimet e fotove te portretit te diktatorit
Hoxha pa asnje shperblim. J. Ristani krijoi arshiven
e ndertimeve te infrastruktures ne Shqiperi .Me qershor
1965 fiton tre cmime te para ne festivalin nderkombetar
te fotografoise ne Berlin me foto nga ndertimi hidrocentraleve
etj .QE prej 1954 Jani zhvilloi ne laboratorin etij
fotografine me ngjyra duke qene pionier i saj edhe ne
arenen evropiane dhe me pas 1957 filloi stampimin e
fotografise me ngjyra. Ne vazhden e Janit ishte edhe
Vasil Ristani i cili punoi ne Studion Ristanideri ne
1947 kur u shtetezua. Ne kete tradite emri Ristani vazhdon
edhe sot me Petrit Ristanin me nje studio modeste qe
ka hapur me forcat e tij.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.wWw.AlbStar.Tk
aNISa
Vip
Vip
aNISa


Numri i postimeve : 89
Registration date : 28/03/2009
Age : 43
Location : London

Fotografia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare Empty28.03.09 19:09

Mihal Popi (1909-1979) u lind ne Shkoder
dhe me 1921 shperngulet ne Tirane. Pas pushtimit te
vendit iu perkushtua fotografise, per nje kohe punoi
si fotograf ne Radio-Tirana. Me vone hapi nje studio
fotografike ne “Pazarin e Ri”. I sherbeu
luftes duke i sherbyer asaj me fotografi e dokumente.
Me themelimin e Teatrit Popullor, Mihali ishte nder
te paret ku pati sukses dhe mori titullin “Artist
i Popullit”.
Ali Bakiu. Lindi ne Tirane (1911-1981).
Ne kohen e Zogut u mor me aktivitet tregtar dhe gjate
kesaj kohe nuk u ndahej librave dhe pasionit te tij
per fotografine. Kishte korrespondence me shume firma
e studio fotografike te botes duke mundesuar futjen
e mjeteve moderne fotografiuke ne Shqiperi . Per bindjet
e tij politike burgoset 25 vjet. Vdiq ne 10 Maj 1981
ne moshen 70-vjeēare.
Niko Stefani. nga nje familje nga fshati
Dardhe ne Korce, fshat i degjuar per fotografe te zote.
I ati dhe xhaxhai vijne nga emigracioni nga Amerika
ku kishin mesuar profesionin e fotografise. Me vone
hapen studio ne Tirane.
Misto Cici lindi me 10.10.1902 dhe
u rrit ne qytetin e Pogradecit. Bashke me te vellane
i kushtohen fotografise. Nje rol te madhe luajten dhe
udhetimet e tij ne Greqi e Itali. Me pas ne 1925 caktohet
nga Drejtoria e Shtypit dhe Propagandes Turistike te
beje nje seri fotosh artisitike te Pogradecit. Ky angazhim
do ta evidentoje ate si fotografin e pare te fotografise
artistike.
Petro Dhimitri (1861-1946) i mbiquajtur
fotograf ose shqiptari, ai punoi gjithe jeten e tij
ne Greqi. Kristaq Sotiri. Qe ne 1922 punon si fotograf
dhe dallohet per portretin. Ai punoi gjithe jeten e
tij ne Korēe. Agim Verzivolli. Fotografi i Kinostudios
“Shqiperia e Re”, me inisiateven e tij hapi
kursin per fotograf ne Pallatin e Pionierit ne Tirane.
Ajo ishte fidanishtja per te nxjerre fotografe te rinj.

Emra te shquar te fotografise te kohes sone jane Besim
Fusha, Petrit Kumi, Niko Xhufka dhe shume te tjere qe
me hollesisht do te trajtohen ne librein “Historiku
i fotografise shqiptare” qe do te botohet se shpejti
nga autori Piro Naēe isht .
Ne vitin 1996 Besim Fusha merr inisiateven duke nxjerre
revisten “Fotografia Art”. Per here te pare
ne 1998 u hap konkursi “Foto artistike”
me emrin “MARUBI”. Ne 5 Prill “2000
hapet ne Galerine e Arteve konkursi me emrin “MARUBI
2000. Ne kete konkurs moren pjese 54 fotografe shqiptare
dhe nga bota.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.wWw.AlbStar.Tk
 
Fotografia Shqiptare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muzika Shqiptare
»  Filma Shqiptare !
» Historia Shqiptare
» Kuzhina Shqiptare !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Arti dhe Kultura :: Arti figurativ dhe krijimtaria-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions