Jona Koleci Super Moderator
Numri i postimeve : 698 Registration date : 24/05/2010 Age : 38 Location : Athens
| Titulli: Venezia, triumfon Sofia Coppola 11.09.10 23:38 | |
| Venezia, triumfon Sofia Coppola 12/09/2010 08:45 Eshtė regjisorja Sofia Coppola triumfuesja e edicionit tė 67-tė tė festivalit tė Venzia-s, e cila mori Luanin e artė pėr filmin e saj Somewhere. Filmi i regjisores 39 vjecare qe ka ndjekur gjurmet e te atit Francis Ford Coppola, sjell historine e nje aktori Hollywood-i ne krize me vetveten, jeta e te cilit ndryshon kur ritakon te bijen 11 vjecare. Ne rolet kryesore Stephen Dorff dhe Elle Fanning.
Luanin e argjendte e mori regjisori spanjoll Alex de La Iglesia, me filmin Balade e trishte. Regjisori polak Jerzy Skolimowski dhe prodhimi i tij Essential killing fitoi cmimin e madh te jurise, ne krye te se ciles ishte regjisori Quentin Tarantino. "Luanin e special" e mori Monte Hellman me filmin Rruge per askund per teresine e vepres se tij. Per aktoret me te mire, Kupat Volpi, qe mbajne mbiemrin e te ashtequajturit babai i Festivalit te Venezia-s Giuseppe Volpi di Misurata, shkuan per greken Ariane Labed, protagoniste e filmit Attenberg dhe aktorin Vincent Gallo, protagonist i filmit te Skolimoėsky-t.
Ai interpreton rolin e nje talebani ne arratisje, i cili nuk thote asnje fjale gjate te gjithe filmit. Cmimi per vepren e pare me te mire iu dha turkes Seren Jyxhe. Cmimi Mastroianni per interpretuesen e re me te mire iu dha Mila Kunis, qe luan ne filmin Mjelma e zeze. Cmimet Osella i fituan filmi i spanjollit De la Iglesia per skenarin dhe Shpirtra te heshtur i Aleksey Fedorchenko per fotografine.
Per sa i perket Quentin Tarantino, kryetarit te jurise te ketij edicioni te Festivalit, eshte folur gjate mbi konfliktet e interesit qe ai mund te kishte me te pakten tre regjisore ne gare: ish te fejuaren e tij Sophia Coppola, mikun e vjeter Monte Hellman, dhe regjisorin Takashi Miike, per te cilin ka interpretuar dikur. Ne fakt dy te paret kane marre cmime dhe sipas disa zerave, dyshimi per favorizim mundet edhe te mbetet, edhe pse ndoshta i pabazuar. | |
|
Network Administrator
Numri i postimeve : 973 Registration date : 04/09/2010 Age : 38 Location : Itali
| Titulli: Re: Venezia, triumfon Sofia Coppola 12.09.10 22:03 | |
| urime mi sofia | |
|