Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare   Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare Empty19.09.10 7:30

Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare Drenicadanceandcostume6js7ov
Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare


Ne zonen e laberise, ne fillim te ketij shekulli, tradita ka qene qe zakonisht nusja e dhendri nuk njiheshin me njeri tjetrin.

1. Zone e Laberise:
Ne zonen e laberise, ne fillim te ketij shekulli, tradita ka qene qe zakonisht nusja e dhendri nuk njiheshin me njeri tjetrin. Fjalen e marteses e jepnin prinderit e tyre. Diten e dasmes, krushqit vinin me kuaj per te marre nusen. Nusja vinte hipur mbi kale, me koken te mbuluar me duvak, dhe kalin ia jepte babai, ishte pjese e pajes se saj. Kur nisej me krushqit per ne shtepine e burrit, zakoni ka qene qe ta shoqeronte nje mashkull nga familja, zakonisht vellai i vogel. Kishte dhe nuse qe vishnin fustan te bardhe e vello, por tradita ka qene citjane te kuqe atllasi ose mendafshi, dhe xhoke te qendisur e te shndritshme, shami me temina, dhe koken te mbuluar me duvak. Floket dhe gishtat i lyenin me kena.

Menuja tradicionale ka qene mishi i pjekur ne hell, bageti pra, me yshmer, nje gatim me miell misri, gjalpe te pjeset e brendshme te bagetiese.

Embelsira tradicionale ka qene revania.

Organizimi i dasmes behej nga nje djale i ri i fisit, i ngarkuar prej te zotit te shtepise, qe kujdesej per misherat ne hell, cilesine e pjekjes se tyre, gatimet, sistemimin e miqve ne tryeza etj.  Grate e burrat uleshin mbi shilte te mira, ne dhoma te vecanta.

Kenga e vallja nuk pushonin deri vone, e rakia derdhej lume. Nje zakon shume karakteristik i kesaj zone ka qene, kur krushqit shkonin te merrnin nusen, zakoni e donte te ishin prezent njerez shume te zgjuar e te shpejte ne te menduar, sepse aty hidheshin batuta , ose kunja me njeri tjetrin, nga ana e njerezve te nuses dhe dhendrit , qe hidheshin e priteshin sa nga njera ane ne tjetren dhe qe ishin te krijuara aty per aty dhe qe donin pergjigje te shpejte, PSH:

Njerezit e nuses: NUSJA JONE E MIRE E MIRE, DHENDERI SI KEC I SHTIRE.

Njerezit e djalit: DHENDERI YNE KALLEP SAPUNI, NUSEJA SURRAT MAJMUNI.

Mos qeshni, keshtu ka qene tradita, keto ishin pjesa me me humor e dasmes, ku duhej te krijoje vargje bukurie per nusen e te ulje dhendrin apo kenge trimerie per djalin e te ulje nusen.

Dhe ne fund vjen nata e pare e marteses
Ne nje pjese te jugut ka qene zakon qe nusja naten e pare duhet te flinte jo me dhendrin, por me nje femije te vogel, djale, nga fisi i tij, sepse ne besimin popullor, keshtu nusja do te lindte djem. ne nje pjese tjeter, nusja e dhendri mbylleshin ne dhome per 3 ore dhe tere kete kohe perpara deres se dhomes se tyre, fisi kendonte e kercente, thurnin vargje humoristike qe i flisin me ze te larte, duke ngacmuar dhendrin e nusen, e keshtu vazhdonte derisa pas ca oresh kendonin:

A NA BERE GJE O DHENDER-O?
Dhe dhenderi duhet te dilte jashte me nje cope te bardhe te lyer me boje te kuqe, per te simbolizuar virgjerine e nuses se tij.


2. Zona e Korces:
Korca i ruan traditat e saj te lashta edhe sot e kesaj dite... ndoshta me shume sesa qytetet e tjera. Atmosfera e dasmes fillon qe nje jave para, te hene. Fillojne pergatitjet, njerezit jane nga sjane vijne dhe cdo nate benin darke, mblidheshin te gjithe. Te merkure meret paja e nuses dhe ne shumicen e rasteve i mbledhin te gjithe femijet dhe shkojne te marin pajen. Kur niset makina hedhin sheqerka dhe oriz. Me pas behet adeti i zenies se bukes me qiqra. Te gjithe grate mblidhen ne dhome rreth dhe kendojne, femijet e shtepise e shtypin qiqren dhe me pas grate fillojne te zene buken dhe e lene te vije deri te nesermen ne mengjes. Te enjten cupkat me mesallkat e reja vene te shpijen buken ne furre.

Te premte zakonisht nusja mbledh shoqet dhe e festojne. Gjithashtu te premte cohet kungulli me vere nga nusja. Pastaj te shtune eshte dasma e nuses dhe te diel dasma e dhendrit. Kur dhendri me te afermit shkojne te marin nusen te djelen, i vellai i nuses ose nje nga djemte e shtepise qe kane caktuar te kryeje kete detyre i ve lulken dhendrit dhe kur takohen vellai i jep nje dacke ne faqe dhendrit ( me demek qe dhendri tja mbaje mire motren ... ta kete parasysh dacken qe ka ngrene ) dhe dhendri i fut ne xhep para vellait te nuses ne kete moment ... Me pas para se te ngrihen te gjithe dhe te marin nusen vellai hedh para, gjithashtu vellai i ndron dhe kepucet nuses ... i vesh kepuce te reja ne porosi.

3. Zona e Shkodres:
Familja  nis pregatitjet muaj perpara, ne radhe te pare me rrobat e nuses.
Nje jave para dasmes mblidhet gjithe fisi cdo nate te djali, eshte nje atmosfere e bukur. Nderkohe qe vajza eshte te dajat deri tre dite para dasmes. Cifti dy-tre jave para dasmes nuk eshte i lejuar te shihen.

Te enjten shkojne grate e fisit te djalit tek nusja per ta pare dhe po ashtu per ti cuar dhuntine: kjo permban fustanin e nuserise dhe cdo gje qe mund ti duhet diten e dasmes. Po ashtu dhe dhuratat per familjen e nuses dhe per nusen, nga farefisnia e djalit. Po te njejten dite, mbasdite, shkojne  grate tek familja e djalit me dhurata per gjithe fisin e djalit nga familja e vajzes.

Te premten ne darke ose te shtunen, vine  njerezit e djalit te marrin pajen e nuses. Te shtunen familja e vajzes ka pregatitur dasmen ne te cilen eshte i ftuar vetem dhenderri (nga ana e cunit), kurse gjithe te tjeret jane te vajzes. Kur mberrijne ne shtepine e dhenderrit, i mbulojne me oriz e karramele. E ema i pret tek dera me buken, qe ta vere nen doren e nuses dhe me mjaltin. Ngjyen gishtat e nuses ne mjalt dhe ndesh cepin e deres.

Me vone i vene nuses nje cun ne preher, ajo ka nje molle dhe corape pastaj per te. Ne vazhdim cifti eshte vetem derisa te filloje “Dasma” e vertete. Ne mengjes nusja cohet ne 5.00 te pregatise kafene per vjerren dhe vjerrin. Dhe po ashtu terholle byrekun,  pastaj kur vine njerez i thone ”byreku i nuses”.

 

4. Zonat e Tepelenes

dasma ne zonat rurale eshte nje eveniment i rendesishem, qe kerkon pergatitje dhe perkushtim. Ftesat nuk egzistojne sepse miqve u cohet llaf me lajmes.

Proekupimin me te madh e ka pergatitja e ushqimit. Hapi i pare eshte zgjedhja e mishrave, qe duhet te jene kryesisht desh kopeje, dhe llogaritet gati 1/2 -1 kg per mik te ftuar. Hapi i dyte eshte rakija, ajo duhet te jete e forte dhe llogaritet te jete min 2L per person. Sa per pjesen tjeter te ushqimit nuk ka shume rendesi. Nqs jane plotesuar keto kushte krijohet ideja qe dasma po nis mbare. Me pas zgjidhen personat qe do te pjekin mishin ne hell dhe keta duhet te jene expert, ndryshe miqte do te jene te pakenaqur. Me pas behet plani i uljes se miqve. Shtrimi behet ne dy ane, ne nje ane grate dhe ne nje ane burrat. te krijohet ideja qe dasma eshte vetem ngrenija, dhe vajza qe martohet eshte thjesht nje kukull keto momente qe zeri nuk i degjohet dhe e qeshura kursesi nuk ze vend ne fytyren e saj.

Dasmen e hap i zoti i shtepise ku uron te gjithe per ardhjen, dhe e mbyll fjalen "Ua shperblefsha ne femijet tuaj".

Dolline e pare duhet ta marri krushku me i fresket i familjes, dhe pergjate nates dollia vazhdon sipas nje riti te vjeter ku askush s'ka te drejte ta prishi perndryshe kjo mund te coje ne permbysjen e tavolines, dhe dasmes gjithashtu. Bejtet jane pafund dhe ketu burrat tregojne kush eshte me i forte dhe me i zgjuar. Nqs dikush nuk mund te pije aq sa i kerkohet, ose nuk di ta ktheje bejten, ai nuk eshte burre ato momente aq sa do te perflitet per kohe e kohe. Kenget jane ato polifonike te tradites, nderprere tek-tuk nga orkestra qe duket se ka thjesht rol plotesues.

Dhe Dasma vazhdon deri sa me te fortet te mposhten.
Pas dasme, te henen gjithe miqte duhen te pijne kafe nga nusja ku do ta darovitin dhe urojne per jete te lumtur. Me pas hapet paja ku nje i aferm do te tregoje se c'ka sjelle nusja, dhe dhuratat per njerezit e burrit.

Ndryshe ndodh ne qytet.
Dasma rrjedh normalisht si ne gjithe qytetet e Jugut, e hareshme me kenge, valle ku cifti eshte qendra e vemendjes, dhe kenget vallet, romuzet gjithecka u dedikohet atyre
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
Network
Administrator
Administrator
Network


Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 38
Location : Itali

Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare   Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare Empty19.09.10 7:44

Ku Ka Me Dasmat e Shqiperise Se Mesme Me Daku :P
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.peqini.net
elenita
OnLine
OnLine
elenita


Numri i postimeve : 455
Registration date : 10/07/2009
Age : 35
Location : Milano

Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare   Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare Empty20.09.10 8:07

plocish dakord me Network!!me ne fund ram ndakord me nje gjo!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.AlbStar.Tk
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare   Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare Empty23.09.10 20:22

Une them se arsyja qe keni ren dakort eshte se jeni te dy te shqiperise se mesme bashke edhe une me ju Smile por e verteta kjo eshte qe shqiperia e mesme mban kampion per dasma tradita ejt lum ne qe jemi te shqiperise se mesme dhe shqiptar te paster dhe patriote Smile
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
Sponsored content





Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare   Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dasmat shqiptare dhe ceremonite martesore ne Shqiperi!
» Tekste te ndryshme kengesh shqiptare!
» Kuriozitete te ndryshme
»  Tema te ndryshme nga matematika.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tė njihemi me njėri tjetrin :: Viset shqiptare-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions