Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Hyka Bashkia zhduk fondin per urbanet

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Hyka Bashkia zhduk fondin per urbanet Empty
MesazhTitulli: Hyka Bashkia zhduk fondin per urbanet   Hyka Bashkia zhduk fondin per urbanet Empty23.09.10 21:49

Hyka Bashkia zhduk fondin per urbanet





Ne rast se vazhdohet me kete situate atehere keto subjekte do te falimentojne. fare do te sjelle stopimin e sherbimit urban nje kaos per te gjithe qytetaret cka do te sjelle veshtiresi ne vendosjen e situates normale.



Nderkohe qe Ministria e Financave i jep cdo vit Bashkise se Tiranes nje fond per sherbimet publike ku perfshihen edhe subvencionimet per urbanet kjo e fundit nuk ka percaktuar asnje fond te tille ne buxhetin e saj sipas shoqates se Transportit Qytetes. Keto leke te percaktuara nga qeveria per kete sherbim duket se zhduken kur vjen casti i hartimit te Buxhetit te Tiranes dhe Sherbimi i Transportit Qytetes nuk perfiton asgje sipas tyre. Sekretari i Pergjithshem i SHKTQ Kujtim Hyka ne nje interviste per Standard tregon se si kete vit Bashkia e Tiranes ka hartuar kontrata te njeanshme duke mos marre parasysh kerkesat e ketyre subjekteve. Hyka thote se kete vit operatoret e urbaneve jane detyruar te rinovojne kontraten duke pranuar subvencion zero ne te kundert humbasin te drejten e sherbimit. Sipas shoqates se transportit urban kjo rinovimi i parkut te autobuseve eshte e pamundur aq me teper ne kushtet ku gjendet ky sherbim. Gjendja e veshtire ne te cilen ndodhet sherbimi urban duket se do te beje qe te shkelet edhe nje prej premtimeve te kryebashkiakut Edi Rama per rinovimin e ketij parku deri ne prill 2011.


Ne fillim te javes Shoqata Kombetare e Transportit qytetas organizoi nje konference mbi problematikat e ketij sherbimi. Me konkretisht cilat jane ato


Berja publike e problemeve te transportit qytetas erdhi pasi kohet e fundit nga analizat financiare te kryera nga te gjithe operatoret e linjes se urbaneve te Tiranes u konstatua se gjendja financiare e ketyre shoqerive eshte shume e rende. Ne prag te investimeve per rinovimin e mjetevete transportit te sherbimit urban dhe autobuseve na dalin disa probleme. Fillimisht problemet nisin me daljen e udhezimeve ne disfavor te anes finaciare te ketyre operatoreve. Keshtu nga ministria e Financave kerkohet qe kategoria e invalideve veterantet e luftes dhe studentet per keto kategori kerkohet qe te jepet subvencioni qe u takon. Per sherbimin qe u kryhet ketyre kategorive te qytetareve ne duhet te marrim subvencionin. Shoqata e ka ndjek kete ceshtje duke nisur qe nga ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale e Shanseve te Barabarta nga Bashkia e Tiranes e cila zhvishet duke thene qe nuk e kemi ne kete. Probleme ka mbetur tek ministria e Financave e cila deklaron se grantin e dhene nga qeveria e kemi dhene bashkise por rezulton se kjo e fundit e perdor per gjera te tjera. Fakti eshte qe u bene 10 vite qe operatoret e sherbimit urban keto te ardhura nuk i marrin. Eumlshte e percaktuar edhe skema e pageses se ketyre kategorive. Madje eshte edhe nje projekt vendim i nxjerre nga ministria e Transportit e cila u eshte shperndare te gjitha ministrive qe perfshinin kete lloj transporti. Ky projektvendim ka mbetur rruges ndonese aty ishte percaktuar formula se si duhej llogaritur per te percaktuar faturen per subvencion. Numri i invalideve shtohen cdo muaj. Duhet sa me pare subvencionimi i ketyre kategorive. Kjo eshte nje nga pikat qe i drejtohet ministrise se Financave qe te marre masat qe te rimbursoje cmimin e biletes se ketyre kategorive. Sektoret qe japin ndihmen sociale te shtohet edhe 1200 leke per blerjen e aboneve ky eshte edhe propozimi yne. Cmimi i biletes eshte 30 leke nga llogaritjet tona kostoja reale eshte 50 leke. Kryetari i bashkise nuk e njeh subvencionin. Nderkohe qe shton edhe kerkesat pasi kerkon rinovimin e parkut te transportit publik cmimi i biletes eshte i ulet. Mirepo ne nuk po kerkojme shtimin e cmimit te biletes ne kerkojme dhenien e mases se subvencionit. Shteti jep nje grant bashkise per sherbimet publike dhe ajo i ndan perkatesisht ne rruge dhe pastrim per transport asgje. Ne qytete te tjera si Korca Elbasani transporti urban merr subvencion.


Keni nenshkruar kontrate me bashkine dhe cfare parashikon ajo


Kete vit ne kemi rinovuar kontrat dhe nder te tjera nje pike thote se ne rast se nuk bie dakord me nje prej ketyre pikave atyre subjekti nuk mund te nenshkruaje kontraten. Konkretisht ne nje prej pikave te reja te vendosura nga bashkia e tiranes thuhet se operatori x i cili operon ne kete linje pranon te punoje pa marre subvencion.


Ne kete pike ju jeni shume te vetedijshem per aq kohe sa nenshkruat kontraten



Ne jemi te detyruar pasi ne rast se nuk pranojme te gjitha pikat e kontrates nuk lidhet kontrata dhe automatikisht hyn nje tjeter ne gare. Ne jemi te detyruar te firmosim. Nderkohe qe ne keto operatore kane 10 vite qe punojne dhe investojne ne kete sherbim. Kushdo qe te vije do kete keto kushte te vendosura nga Bashkia e Tiranes.


Kane firmosur operatoret


Ne kemi firmosur kontraten por menyra se si behet kontrata nga ana e bashkise eshte e njeanshme. Pervec kesaj bashkia kerkon qe te behet rinovimi i parkut dhe te futen autobuze te rinj.


Deri kur keni afat per rinovimin e parkut


Sipas kontrates rinovimi i parkut do te behet brenda 5 vitesh d.m.th ka filluar ne 2010 dhe duhet te perfundoje brenda 2015. Brenda kesaj kontrate pervecse nuk njeh subvencionin ne te ardhmen bashkia te sensibilizohet ne menyre qe te ndihmoje transportin urban. ne rast se kerkohet nje sherbim atraktiv i qendrueshem eshte e veshtir. Nderkohe qe nje nder kushtet e bashkise eshte qe te futen urbane te rinj me zero kilometer.


A eshte i mundur rinovimi brenda muajit prill te vitit 2011


Absolutisht jo. Ferluti e ka bere te mundur kete pasi ka pasur nje biznes tjeter. Kete vit ky subjekt ka futur 10 urbane te rinj ne qarkullim pritet qe te fuse edhe 20 te tjere. Mendoj se eshte e pamundur qe te rinovohet i gjithe parku ne kushtet ku gjendet ky sherbim. Po kete vit ministria e Financave ka nxjerre nje udhezim qe njeh kreditimin e TVSH-se se naftes ne masen 18. Nafta eshte nje nga treguesit kryesor dhe qe hyn ne shpenzimet e operatoreve dhe ze nje volum prej 46 . nderkohe qe me kete udhezim nga ky volum qe ti harxhon per naften une te njoh deri ne 18. Ka dale nje ligj per importimin e mjeteve te autobuseve qofshin keta te rinj por edhe atyre te peredorur jo atyre te perodurrt 10-12 vjecare. Me kete ligj ehste rritur taksa doganore e importimit te mjeteve. Ne rast se ka qene 6 milion tani shkon 15 milion. Per 200 autobuze qe do merren eshte nje vlere shume e madhe qe keto subjekte qe duhen per te bere kete rinovim. Po keshtu ministrise se transporteve i eshte kerkuar qe ne pamundesi dhe gjendjes se veshjtire financiare te shtyhet afati i licences nga 5 ne 10 vjhet. Po keshtu kjo ministri do te beje gjithe rregullimin e legjislacionit per transportin urban. Bashkia e Tiranes me nje udhezim te Keshillit Bashkiak eshte kerkuar qe taksat vendore qe cdo shoqeri i paguan cdo vit nxjerr nje udhezim qe per cdo autobus pervec takses paguan nje takse prej 700 mije lek ne vit duke e kategorizuar si biznes me vete. Pervecse ne paguajme si biznes i madh ne paguajme edhe si biznes i vogel per cdo autobus. Aktualisht ne kemi ne qarkullim 200 urbane per secilin prej tyre ne vit paguajme 700 mije lek te vjetra kjo eshte nje kosto marramendese. Po keshtu bashkia merr persiper permiresimin e transportit urban ku nje nga kushtet kryesore eshte krjimi i korsive BUS. U be kaq kohe qe nuk po i shohim nderkohe qe thone se do ti bejne. Vetem ne Laprake ka nje segment nje tjeter pjese tek Banka e Shiperise te gjitha keto jane seksione te vogla. Deri ne vitin 2011 deklaron se do te beje 26 rruge deri tashi nuk eshte bere asnje rruge. Kjo pike eshte shume e rendesishme sepse rritet shpjetesia e levizjes se autobuseve. Sepse nese aktualisht kemi shpejtesine mesatare tregtare ne vendin tone eshte me e ulta 10 km/ore ne bote kjo eshte 20 km/ore dhe synohet 25. Ne linja e tyransportit sherbimti urban ka subjekete private qe bejne konkurrence te pandershme duke ecur paralel me linja tona. Kjo haset ne linjat e Qender Institutit Bujqesor dhe linja e Uzines Dinamo. Keto subjekte nuk pagujane asgje pasi punojne ne te zeze. Po keshtu nje tjeter problem jane edhe parkimet. pasi jane te bllokuara dy korsi me parkim nga tre korsi. Nderkohe qe bashkia kerkon respektimin e frekuences ne kontrate gje qe eshte shume e veshtire pasi rruga eshte e bllokume. Kerkojme bashkise ti marre masat per heqjen e ketyre parkimeve ne rruge. Ne keto kushte shume te veshtira dhe qe mbingarkojne sherbimin urban cuan ne keto veprime deri ne mosnjohjen e abonese nga nentori e ne vazhdim. Ne rast se nuk merren masat ne nuk do te njohim abonete duke bere qe qytetaret te udhetojne vetem me bileta.


Per shkak edhe te problemeve te subjeketeve SHKTQ ka marre vendim per mosnjohjen e aboneve ne muajin nentor. A do te kete pershkallezim te vendimeve tuaja mbase deri ne mos dalje ne qarkullim te urbaneve



Nuk do kete kufizim te mjeteve urbanet do te dalin ne qarkullim. Ne deri tani kemi marre vetem kete veprim te njeanshem. keto jane probleme qe nga ana ekonomike kushtojne me miliona leke. besoj se do te merren masa.


A mendoni se situata mund te perdoret politikisht


Ne po ngrejme disa probleme te cilat kane rezultuar pas nje analize financiare te bere nga operatoret private. Por ne rast se vazhdohet me kete situate atehere keto subjekte do te falimentojne. Cfare do te sjelle stopimin e sherbimit urban nje kaos per te gjithe qytetaret cka do te sjelle veshtiresi ne vendosjen e situates normale.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Hyka Bashkia zhduk fondin per urbanet
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Media dhe politika :: Onews Aktualiteti :: Analiza-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions