Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Kuzhe: S’e kisha besuar, shqiptarėt mė trajtuan si tė isha njė mbret

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Kuzhe: S’e kisha besuar, shqiptarėt mė trajtuan si tė isha njė mbret Empty
MesazhTitulli: Kuzhe: S’e kisha besuar, shqiptarėt mė trajtuan si tė isha njė mbret   Kuzhe: S’e kisha besuar, shqiptarėt mė trajtuan si tė isha njė mbret Empty17.10.10 19:14


  • Kuzhe: S’e kisha besuar, shqiptarėt mė trajtuan si tė isha njė mbret

    Kuzhe: S’e kisha besuar, shqiptarėt mė trajtuan si tė isha njė mbret




    Ajo ditė e enjte ka qenė shumė e vėshtirė, mė e keqja pėr tė. Pėr disa ditė i tronditur nga dhimbja e kokės, mė nė fund kuptoi se diēka nuk shkonte si duhej me shėndetin e tij. Ndaj, njė konsultim me mjekėt duhej tė ndėrmerrej, sepse tashmė ishte tejet i sėmurė. Pak a shumė kjo ėshtė historia e Josip Kuzhes, qė kaloi njė sėmundje mjaft serioze sė fundi.
    Goditjen, Josip Kuzhe, 58-vjecar, nuk e pėsoi mė 30 shtator, kur edhe u shtrua nė spital, por katėr ditė mė parė. ”Unė ndjeva njė dhimbje koke, por jo tė veēantė. Kam menduar se ishte dicka qė do tė mė kalonte, ndoshta vinte si pasojė e stresit dhe lodhjes, duke u kujdesur pėr dy ndeshjet kualifikuese me Bosnjėn dhe Bjellorusinė. Prandaj, nuk i kushtova ndonjė vėmendje tė vecantė dhimbjes, duke supozuar se shtrėngimi nė qafė, prapa kokės dhe tek balli, ishin reagime karshi pėrpjekjeve fizike dhe mendore pėr dy ndeshjet kualifikuese.”
    Kėshtu ėshtė shprehur Josip Kuzhe, nė intervistėn e parė pas daljes nga spitali, dhėnė pėr gazetėn e vendit tė tij, “Sport Novostni”.
    ”Tani jam mirė. Asgjė nuk mė dhemb. Vetėm se jam mjaft i pėrgjumur, pėr shkak se pi rreth 25-28 tableta me ilace ēdo ditė, – nėnvizon Kuzhe. – E di se kapilarėt e gjakut nė trurin tim ishin thyer. Gjakderdhja, fatmirėsisht, ishte e lehtė, megjithatė kjo kėrkoi njė ndėrhyrje urgjente mjekėsore, pėr tė vėnė nėn kontroll situatėn time shėndetėsore mjaft tė komplikuar. Nė fakt, ajo qė e kuptoi situatėn time kritike shėndetėsore ishte gruaja. Pėr fat tė mirė, ajo ishte nė Tiranė. M’u gjend pranė nė momentet e situatės problematike shėndetėsore, madje qe ajo, qė kėmbėnguli nė kontrollin e duhur mjekėsor, sepse vetė mund tė kisha neglizhuar mė tej, sikurse bėra 3 ditė tė qėndrimit nė shtėpi, edhe pse kisha dhimbje tė forta koke. Unė e dija se vuaja nga tensioni i lartė arterial. Kisha marrė disa mjekime pėr kėtė, por pa shumė efekt. Mjeku im, kohėt e fundit mė tha qė tė shkoja pėr t’u vizituar sėrish dhe tė pėrcaktonim bashkarisht njė terapi tė re, por sigurisht qė nuk shkova. Derisa ndodhi ajo qė ndodhi dhe pėrfundova nė Spitalin Amerikan tė Tiranės, me kriza tė forta dhimbjesh e shtrėngimesh nė kokė. Menjėherė iu nėnshtrova skanerit tė kokės, angiografisė dhe ekzaminimeve tė tjera mjekėsore. Mjekėt konstatuan hemorragjinė cerebrale dhe ndėrmorėn kurimin e nevojshėm intensiv. Pėr mua ka qenė njė situatė e dyshimtė nė lidhje me kėtė ēėshtje, sepse nė fillim nuk mė treguan se bėhej fjalė pėr njė sėmundje kaq serioze. Megjithatė, gjithė kohės, aty me mua, nė spital, ishte presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armand Duka, njė njeri shumė human dhe i pasur, njė autoritet mjaft i respektuar edhe nė FIFA. Ai mė pyeti menjėherė, sapo u shtrova nė spital, nėse kisha nevojė pėr t’u transferuar me avion privat nė ndonjė spital mė tė specializuar nė Vjenė, Stamboll, Zagreb, apo kudo qoftė. Unė njihja dhe kisha kontakte me njė mjek tė njohur neurokirurg nė Vjenė, Joseph Paladino. Bisedova me tė dhe, nga Vjena, doktor Paladino mė rekomandoi tė mos lėvizja, edhe pėr faktin se Spitali Amerikan nė Tiranė kishte gjithcka, qė mund tė gjendej nė klinikat e tjera tė vendeve europiane, madje edhe japoneze, pėr kėtė sėmundje. Kėshtu qė vendosa tė qėndroj aty, sikurse mė kėshilluan edhe mjekėt shqiptarė, pėr tė mos iu ekspozuar rreziqeve tė udhėtimit. Pėr pasojė, transferimi im nė ndonjė klinikė mė tė specializuar nuk qe i nevojshem. Tri ditėt e para tė qėndrimit nė spital nuk kisha asnjė ide pėr sėmundjen qė ishte nė vazhdim e sipėr. Mbaj mend vetėm qė kisha dhimbje koke tė forta, me tė vjella tė vazhdueshme. Autoritetet shqiptare, me tė vėrtetė kishin mbledhur ekspertėt mė tė mirė pėr kėtė sėmundje, tė gjithė ishin angazhuar maksimalisht. Madje, nė fund nuk mė kanė lejuar as pėr tė paguar shpenzimet e qėndrimit dhe kurimit nė spital. Kjo ėshtė njė rrethanė e lumtur pėr mua, sepse asgjė nuk mė mungoi nė kėtė moment kritik tė jetės sime. Tashmė nuk kam asnjė problem me asnjė pjesė tė trupit, apo tė folurit, ku lė pasoja kjo lloj sėmundjeje. Fatmirėsisht, sikurse mė thanė edhe mjekėt, gjithcka e kam kaluar pa pasoja! Unė do tė duroj edhe rreth tri javė me kėtė terapi mjekimi, pastaj do tė monitoroj me rreptėsi presionin arterial, me shpresėn se do tė jem mirė. Kam dalė nga spitali prej njė jave dhe po qėndroj nėn kujdesin e familjes nė shtėpi, kėtu nė Tiranė. Mjekėt kanė vendosur qė kjo do tė ishte mėnyra mė e mirė, sepse mė nevojitej atmosfera e familjes. Gjithė kohės jam duke ndjekur njė dietė tė veēantė. Por, tashmė eci nė kėmbė, dal nė ndonjė kafe, bisedoj me njerėzit normalisht. Ne jetojmė nė njė shtėpi super tė rehatshme nė Tiranė, jemi njė nga fqinjėt e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Nė spital mė ka vizituar edhe presidenti Bamir Topi. Ju them me sinqeritetin mė tė madh se kurrė nuk do ta kishte menduar se do tė kisha njė trajtim tė tillė nė Shqipėri, sikur tė isha mbret! Shqiptarėt janė njė popull qė ushqejne respekt dhe dashuri tė madhe pėr kėdo, sidomos pėr kroatėt. Miqėsia ėshtė reciproke. Mos harroni se paraardhėsi im ishte Oto Bariē. Edhe atė e kanė trajtuar me dashuri dhe respekt tė madh. Rasti im e solli qė tė provojė tezėn se miqtė e mirė njihen nė kohėrat mė tė vėshtira.”
    Natyrisht, nuk ka qenė nė gjendje optimale pėr ta pėrcjellė profesionalisht ndeshjen e 8 tetorit nė Tiranė, me Bosnjėn, pasi gjendej i shtruar nė spital dhe nėn efektin e qetėsuesve tė shumtė. Sidoqoftė, ka bėrė ndėrhyrjet e tij pėrmes telefonit, edhe duke sugjeruar. “Unė e pashė transmetimin e drejtpėrdrejtė televiziv tė ndeshjes me Bosnjėn, qė e barazuam 1-1, por edhe atė me Bjellorusinė, ku u mundėm me rezultatin 2-0. Unė nuk mund tė pretendoj asgjė tashmė, pasi ėshtė e pamundur tė zhbėhet ajo qė ndodhi, por besoj se mund ta mundnim njė ekip nga Sarajeva, po tė isha vetė nė stol. Fakti se Bosnja ėshtė njė realitet mjaft i prekshėm pėr mua, ka individė tė jashtėzakonshėm, por shfaq edhe defekte serioze nė lojėn mbrojtėse, mė bėn tė them se mund tė fitonim. Sigurisht, nėse kėmbėngulnim pėr kėtė. Tashmė i kemi mbyllur ndeshjet eliminatore pėr vitin 2010, ndėrkohė qė mund tė them se shqiptarėt nuk janė nė kėrkim tė ndonjė mrekullie nga kombėtarja e tyre. Nuk duhet t’i mashtrojmė tifozėt tanė, se me kėto forca tė pamjaftueshme qė ka kombėtarja shqiptare, mund tė kualifikohemi pėr nė finalet e Euro 2012. Megjithatė, ne nuk do tė dorėzohemi. Qė nė ndeshjen e parė tė vitit tjetėr, ne do tė angazhohemi 200 pėr qind! Pėr tė marrė maksimumin e pikėve nė ndeshjet e mbetura kualifikuese,” – ka pėrfunduar Kuzhe.
  • Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    http://wWw.yougode.Org
    Network
    Administrator
    Administrator
    Network


    Numri i postimeve : 973
    Registration date : 04/09/2010
    Age : 38
    Location : Itali

    Kuzhe: S’e kisha besuar, shqiptarėt mė trajtuan si tė isha njė mbret Empty
    MesazhTitulli: Re: Kuzhe: S’e kisha besuar, shqiptarėt mė trajtuan si tė isha njė mbret   Kuzhe: S’e kisha besuar, shqiptarėt mė trajtuan si tė isha njė mbret Empty19.10.10 10:37

    nga halli e bon re
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    http://www.peqini.net
     
    Kuzhe: S’e kisha besuar, shqiptarėt mė trajtuan si tė isha njė mbret
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Haki Stermilli "Sikur te Isha Djale"
    » Kuzhe nuk pranon gabimet
    » Shqiptaret ne USA

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Sport :: Lajme Sportive-
    Kėrce tek:  


    Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
    Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions