Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 A kanė SHBA-tė dhe Evropa tė njėjta vlera?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

A kanė SHBA-tė dhe Evropa tė njėjta vlera? Empty
MesazhTitulli: A kanė SHBA-tė dhe Evropa tė njėjta vlera?   A kanė SHBA-tė dhe Evropa tė njėjta vlera? Empty28.03.09 22:40

Ne kėtė teme dua t'i sjell informacionet mbi Evropen dhe Ameriken
dhe Botėn ne pergjithesi,por dėshiroj qe kjo teme te jetė diēka me shum
se debatet qe bėhen ne tema tjera.Deshiroj te jetė me shume edukuese
sesa debatuese. Dhe kerkoj nga ēdonjėri prej jush te respektojne
qėllimin e temes.


Nėse mendoni se keni pikėpamje ose ndonjė artikull qe mendoni se ėshtė e arsyeshme te qendoj kėtu, pa hezitim vendoseni

Deri
nė njė farė masė, pėrgjigja e kėsaj pyetjeje ėshtė po. Shumica e
amerikanėve dhe evropianėve kanė tradita historike, fetare dhe
kulturore tė pėrbashkėta. Megjithatė, nė fushėn e "qeverisjes," ka
ndryshime qė thellohen gjithnjė e mė tepėr nė lidhje me disa pyetje
themelore, duke pėrfshirė mėnyrėn se si duhet tė bėhet politika publike
dhe se ku duhet tė jetė kufiri i autoritetit ligjor. Kėto ndryshime, tė
cilat nuk janė probleme tė thjeshta filozofike, kanė sjellė pėrplasje
mes Shteteve tė Bashkuara dhe aleatėve tė tyre mė tė afėrt. Dhe, nuk ka
arsye tė besohet se kėto mosmarrėveshje mund tė zgjidhen nė njė tė
ardhme tė afėrt, edhe pasi administrata e tanishme republikane tė lėrė
pushtetin. ēėshtja ėshtė e pėrgjithshme dhe e bazuar nė disa mendime tė
ndryshme: ēfarė pėrbėn demokracinė dhe legjitimitetin.

Padyshim
qė ėshtė e rrezikshme tė bėsh pėrgjithėsime pėr njė rajon aq tė gjerė
sa Evropa. Nė tė gjithė kontinentin ka shumė nuanca mendimesh, siē
ndodh edhe nė Amerikė, dhe kjo nuk do tė thotė se tė gjitha kėto
mendime janė kritikė ndaj Shteteve tė Bashkuara. Megjithatė, njė pjesė
e rėndėsishme e opinionit evropian ėshtė armiqėsore ndaj Shteteve tė
Bashkuara, politikave tė saj, institucioneve, rolit tė saj nė botė si
dhe Ć¢ā‚¬“ ndoshta nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme Ć¢ā‚¬“ ndaj vlerave
themelore politike amerikane. Fatkeqėsisht, duket gjithnjė e mė qartė
se ky kompleks opinionesh pėrfshin pjesėn mė tė madhe tė udhėheqjes sė
Bashkimit Evropian, dhe veēanėrisht mbrojtėsit mė tė pėrkushtuar tė
integrimit tė mėtejshėm evropian. Nė fakt, kjo nuk duhet tė na habisė,
meqenėse institucionet qė ata kanė krijuar pėr Evropėn, dhe vlerat
institucionale qė ata duan t'i pėrhapin nė njė nivel ndėrkombėtar, janė
tėrėsisht kundėr etikės sė traditės kushtetuese amerikane.

Sigurisht
se, sipas standarteve amerikane, Bashkimi Evropian nuk ka institucione
aq demokratike. Pavarėsisht se ekziston njė Parlament i zgjedhur
Evropian, nisma e krijimit tė politikave ėshtė e mishėruar vetėm nė
Komisionin Evropian, i cili ėshtė organ i emėruar dhe nuk ka
pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejtė ndaj elektoratit. Duke qenė organi
ekzekutiv i Bashkimit Evropian, Komisioni nuk i pėrgjigjet Parlamentit
Evropian nė mėnyrėn e njė sistemi tė zakonshėm parlamentar, ku qeveria
pėrbėhet prej anėtarėve tė zgjedhur tė parlamentit. Anėtarėt e
Komisionit Evropian zgjidhen nga presidenti (i cili emėrohet nga
shtetet anėtare tė Bashkimit Evropian) dhe pasi miratohen nga
Parlamenti Evropian, mund tė hiqen vetėm si njė organ i tėrė. Duke qenė
i pėrbėrė nė kėtė mėnyrė, Komisioni Evropian zotėron njė pushtet tė
jashtėzakonshėm.

Gjėja e parė dhe mė e rėndėsishme ėshtė se
Komisioni gėzon tė drejtėn e nismės sė legjislacionit. Rėndėsia e kėtij
pushteti ėshtė e papėrshkrueshme. Parlamenti Evropian dhe Kėshilli i
Bashkimit Evropian (i cili pėrfaqėson shtetet anėtare) luajnė njė rol
shumė negativ nė procesin e ligjvėnies sė Bashkimit Evropian. Ata mund
tė refuzojnė miratimin e masave tė propozuara, megjithatė ėshtė
komisioni ai qė vendos programin. Ndryshe nga kjo, nė Shtetet e
Bashkuara, e drejta e nismės sė legjislacionit i takon, nė nivelin
federal, kongresit amerikan, anėtarėt e tė cilit janė tė zgjedhur
drejtpėrdrejt nga populli. Presidenti, i cili praktikisht po ashtu
zgjidhet nga populli, ka tė drejtėn tė bėjė propozime legjislative qė
kongresi t'i marrė nė konsideratė, por nuk mund tė paraqesė vetė njė
ligj tė caktuar. Mėnyra tė ngjashme zbatohen nė secilin prej 50
shteteve, ku ligjvėnėsit e zgjedhur gėzojnė tė drejtėn e paraqitjes sė
njė ligji tė ri, me njė farė pjesėmarrjeje nga guvernatorėt e zgjedhur
tė shteteve.

Pėr mė tepėr, Komisioni Evropian shėrben edhe si
organi ekzekutiv kolegial i BE-sė, dhe ka pushtetin pėr tė vėnė nė
zbatim ligjin evropian i cili pėrcakton, tė paktėn nė fazėn e parė,
nėse vendet anėtare i kanė pėrmbushur detyrimet e tyre sipas traktateve
nė fuqi. Nėse njė shtet nuk i zbaton kėto ligje, atėherė ēėshtja i
referohet Gjykatės Evropiane tė Drejtėsisė pėr tė marrė njė vendim.
Ndėrsa nė Shtetet e Bashkuara, presidenti dhe guvernatorėt e zgjedhur
ushtrojnė rolin ekzekutiv, duke pėrfshirė edhe funksionin
gjysėm-juridik (tė paktėn sipas standarteve tė Ligjit Kontinental) tė
pėrcaktimit nė fazėn e parė tė rasteve kur janė shkelur ligjet, dhe
pastaj kalimin e ēėshtjeve nė gjykatė pėr administrim tė mėtejshėm.

Ky
kombinim i autoritetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjysėm-juridik, sė
bashku me pushtetin praktik tė njė burokracie tė konsoliduar nė
Bruksel, fillon tė duket si njė formė e vjetėr e qeverisjes evropiane
Ć¢ā‚¬“ ajo e absolutizmit. Avokatėt e njė integrimi mė tė gjerė
evropian mund ta kenė shmangur kėtė analogji, por krahasimi ėshtė mė i
pėrshtatshėm seē pranojnė ata. Si metodė qeverisjeje, absolutizmi nuk
varet nga monarkia e trashėguar, dhe dallohet qartė nga autokracia e
stilit carist. Nė njė sistem absolutist individėt kanė tė drejta, dhe
kėto tė drejta zbatohen nėpėrmjet gjykatave. Faktikisht, karakteristika
mė e rėndėsishme e njė formė absolutiste qeverisjeje ėshtė tėrheqja e
aspekteve tė rėndėsishme tė krijimit tė politikės publike (veēanėrisht
nismės legjislative) nga politika Ć¢ā‚¬“ qoftė kjo politikė aristokrate
apo demokratike Ć¢ā‚¬“ dhe duke ia mveshur kėtė pushtet njė burokracie
tė pazgjedhur dhe jopėrgjegjėse.

Kjo ėshtė pikėrisht ajo qė ka
bėrė Bashkimi Evropian, dhe fakti qė ky aspekt i qeverisjes sė BE-sė
duket i panegociueshėm ėshtė shumė domethėnės. Pavarėsisht nga
diskutimet e shumta rreth "deficitit demokratik" tė Bashkimit Evropian,
pėrkrahėsit e Projektit Evropian e konsiderojnė pushtetin legjislativ
tė Komisionit si virtyt dhe jo si ves. Ky rol i Komisionit, faktikisht,
do tė ishte ruajtur rreptėsisht nė Kushtetutėn e propozuar Evropiane.
Kjo tėrheqje e gjerė e politikės publike nga procesi normal politik
(dhe jo vetėm kalimi i saj nga njė nivel i qeverisjes sė zgjedhur nė
tjetrin) flet shumė pėr faktin se sa larg ėshtė elita evropiane nga
vlerat tradicionale politike amerikane tė ruajtura nė Kushtetutėn e
Shteteve tė Bashkuara.

Ėshtė interesante tė analizohet se nga
rrodhėn kėto ndryshime kaq tė mėdha mbi idetė themelore tė demokracisė.
Pėrgjigja ėshtė pjesėrisht historike. Idealet amerikane dhe evropiane u
krijuan nga Iluminizmi, por nga periudha tė ndryshme tė kėsaj epoke.
Demokracia kontinentale evropiane lindi me Revolucionin Francez dhe u
zhvillua gjatė shekullit qė pasoi me revolucione dhe
kundėr-revolucione. Nė vitin 1789 mbizotėronin idetė e Rusisė pėr
ndjenjat e zemrės dhe besimit nė mirėsinė e qenėsishme tė natyrės
njerėzore. ēelėsi i drejtėsisė dhe qeverisjes sė mirė do tė gjendej nė
individė humanė dhe tė virtytshėm Ć¢ā‚¬“ dhe specialistė me pėrgatitje
tė nivelit tė lartė.

Por ndryshe nga kjo, pavarėsisht se
Kushtetuta e Shteteve tė Bashkuara u shkrua nė vitin 1787, vetėm dy
vjet para se Luigji i 16-tė tė mblidhte parlamentin e pėrbėrė prej
klasave tė ndryshme, ky dokument mori parasysh edhe kohėn e mėparshme
kur virtyti i qenėsishėm i natyrės njerėzore nuk merrej si i mirėqenė
Ć¢ā‚¬“ dhe madje as seriozisht. Themeluesit amerikanė u pėrpoqėn me
qėllim qė ta bėnin qeverisjen e republikės sė re tė "provueshėm nga
njerėzit," siē thuhet edhe nė frazėn e famshme tė Alexander Hamilton
"njė makinė qė do tė fikej vetė." Prandaj, edhe nė ditėt e sotme,
amerikanėt e mbajnė lart virtytin, por mbeten skeptikė pėr vlerėn e tij
si kontroll i besueshėm i pushtetit qeveritar.

Nga ana
praktike, sigurisht, krijuesit e BE-sė kanė pasur gjithnjė nevojė pėr
njė shtytje pėr pėrparimin e integrimit, edhe pėrballė votuesve
armiqėsor kur ishte e nevojshme. Qėndrimi ka qenė qė demokracia
elektorale duhet tė tėrhiqet pėrballė tė mirės sė pėrgjithshme Ć¢ā‚¬“
integrimit tė vazhdueshėm evropian. Si rezultat, gjithnjė e mė shumė
vendime pėr gjėra themelore tė ēėshtjeve tė politikės publike janė
hequr nga institucionet e zgjedhura drejtpėrdrejt. Kur zhvillohen
zgjedhjet, siē u bė nė Irlandė pėr Traktatin e Nisės nė vitin 2001, njė
pėrgjigje negative nga elektorati kėrkon zgjedhje tė reja. Nėse e
njėjta gjė do tė ndodhė edhe me Kushtetutėn e propozuar Evropiane
mbetet pėr t'u parė Ć¢ā‚¬“ por jo shumė ekspertė do tė garantonin njė
hap tė tillė.

Sidoqoftė, cilatdo qofshin shkaqet rrėnjėsore tė
kėsaj ndarjeje trans-atlantike tė demokracisė, nuk ka dyshim se elitat
evropiane kanė qenė mė tė gatshme se homologėt e tyre amerikanė pėr t'i
mveshur pushtet shumė thelbėsor institucioneve tė specializuara qė nuk
kanė pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejtė ndaj elektoratit. Evropa ka
sigurisht tė drejtėn tė ketė mendimet e saj dhe institucionet e saj.
Megjithatė, ndėrkohė qė BE-ja pėrpiqet ta reklamojė modelin e saj nė
nivel ndėrkombėtar, konflikti me Shtetet e Bashkuara ėshtė i
pashmangshėm. Ky ndryshim mendimesh ėshtė njė nga arsyet kryesore tė
pėrplasjeve tė Shteteve tė Bashkuara me Evropėn rreth ēėshtjeve
institucionale gjatė viteve tė fundit, veēanėrisht nė lidhje me
Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare dhe nė pėrgjithėsi pėr rolin e duhur tė
ligjit ndėrkombėtar.

Nga pikėpamja amerikane, dhe qėndrimi i
administratės sė presidentit Bush dhe Klinton, Gjykata Penale
Ndėrkombėtare ushtron pushtet tė pakontrolluar. Pavarėsisht se
pėrkrahėsit e kėsaj gjykate thonė se parimet themelore (siē pėrcaktohen
nė Statutin e Romės pėr Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare) janė pranuar nga
komuniteti ndėrkombėtar, duke pėrfshirė edhe Shtetet e Bashkuara, kjo
gjykatė mbetet revolucionare. Ajo pėrfaqėson institucionin e parė
ndėrkombėtar tė qeverisė qė gėzon edhe pushtetin pėr tė interpretuar
aspektet kritikė tė sė drejtės ndėrkombėtare (duke pėrfshirė ligjet qė
rregullojnė pėrdorimin e forcės ushtarake), dhe zbatimin e pikėpamjeve
tė saj nėpėrmjet ndjekjeve penale tė individėve tė ndryshėm.

Parimi
i "plotėsimit", sipas sė cilit Gjykata Penale Ndėrkombėtare duhet tė
ushtrojė jurisdiksionin e saj kur gjykatat kombėtare nuk veprojnė nė
njė rast tė caktuar nuk e ndryshon vlerėsimin themelor tė pushtetit tė
kėsaj gjykate. Zbatimi i parimit tė plotėsimit ėshtė plotėsisht nė
juridiksionin e Gjykatės Penale Ndėrkombėtare, meqenėse gjykatėsit e
kėsaj gjykate duhet tė vendosin Ć¢ā‚¬“ pėr ēdo rast Ć¢ā‚¬“ nėse shtetet
nė fjalė nuk kanė qenė tė gatshme apo tė paafta tė hetojnė akuzat qė
janė brenda kompetencave tė gjykatės. Kėt'u pėrfshihen krimet e luftės,
krimet kundėr njerėzimit, akuzat pėr genocid dhe ndonjėherė edhe
"agresionin." Sipas Statutit tė Romės, nė kėto raste qendrojnė
pėrkufizimet dhe interpretimet e Gjykatės Penale Ndėrkombėtare, dhe jo
mendimet e njė shteti anėtar. (Mbetet ende pėr t'u parė nėse pėrpjekjet
e disa shteteve anėtare tė kėsaj gjykate, si Australia, tė vėnė kushte
pėr miratimin e gjykatės nėse ajo pranon mendimet e tyre pėr kėrkesa tė
rėndėsishme ligjore.)

Mveshja e njė pushteti kaq tė rėndėsishėm
nė njė organ mbi-kombėtar shkaktoi shumė mė pak shqetėsime nė Evropė
sesa nė Shtetet e Bashkuara. Siē u tha edhe mė lart, Evropa ėshtė mė e
gatshme tė mbėshtetet nė qėllimet e mira tė zyrtarėve dhe
specialistėve, dhe njė nga pėrgjigjet mė tė zakonshme qė i ėshtė dhėnė
amerikanėve pėr pretendimet pėr pushtetin e pakontrolluar tė gjykatės
ka qenė se gjykata do tė kontrollojė veten meqenėse aty punojnė
profesionistė tė stėrvitur mirė. Po ashtu, ratifikimi i Statutit tė
Romės ėshtė kėrkesė e detyrueshme pėr cilindo shtet qė do tė bėhet
anėtar i BE-sė, dhe "universalizmi" i gjykatės ėshtė bėrė njė pjesė e
rėndėsishme pėrbėrėse e politikės sė jashtme tė BE-sė. Rezultati i
kėsaj ishte Lufta e vogėl e Ftohtė mes Washingtonit dhe Brukselit.

Shtetet
e Bashkuara e kanė refuzuar Statutin e Romės dhe kanė tėrhequr
nėnshkrimin e tyre. Pėrveē kėsaj, SHBA ka kėrkuar marrėveshje dypalėshe
tė pavarura nga shtetet anėtare dhe jo-anėtare tė Gjykatės Penale
Ndėrkombėtare pėr tė garantuar qė amerikanėt tė mos i dorėzohen
gjykatės derisa Shtetet e Bashkuara tė japin miratimin e tyre pėr
jurisdiksionin e Gjykatės Penale Ndėrkombėtare. Nga ana e saj, BE-ja i
ka kundėrshtuar marrėveshje tė tilla si "Neni 98" Ć¢ā‚¬“ pavarėsisht se
ata nuk krijojnė paprekshmėrinė e Shteteve tė Bashkuara, meqenėse ajo
vazhdon t'u nėnshtrohet detyrimeve ligjore ndėrkombėtare qė kanė
ekzistuar mė parė Ć¢ā‚¬“ dhe ka financuar grupe nė Shtetet e Bashkuara
tė cilėt janė tė pėrkushtuar tė ndryshojnė politikėn amerikane nė
lidhje me kėtė ēėshtje. Kjo mund tė pėrshkruhet vetėm si njė akt
jomiqėsor, dhe pėrpjekje pėr tė ndėrhyrė nė politikėn e brendshme tė
njė demokracie simotėr.

Ekziston tendenca nė Evropė dhe nė
disa qarqe amerikane pėr t'i konsideruar ndarjet themelore rreth
ēėshtjes sė gjykatės, si dhe luftėn e Irakut nė vitin 2003 dhe ēėshtje
tė tjera mė tė vogla, si rezultat i politikave dhe personalitetit tė
presidentit Bush. Por, nė fakt, qėndrimet thelbėsisht tė ndryshme ndaj
ligjit dhe institucioneve ndėrkombėtare kanė filluar qė para zgjedhjes
sė presidentit Bush nė vitin 2000. Pėr shembull, presidenti Klinton
ishte i pari qė e hodhi poshtė traktatin e Gjykatės Penale
Ndėrkombėtare, duke i rekomanduar pasardhėsit tė tij tė mos e paraqesė
kėtė ēėshtje nė senat pėr shkak tė tė metave themelore tė gjykatės. Po
ashtu, nė vitin 1999, kur administrata e presidentit Klinton ishte e
vendosur tė pėrdorte forcat e NATO-s kundėr Jugosllavisė sė Slobodan
Millosheviēit pėr Kosovėn, kundėrshtimet e bazuara ligjore tė
evorpianėve u refuzuan nga sekretarja e shtetit Madeleine Albright. Siē
u njoftua nga zėdhėnėsi i zonjės Albright nė Departamentin e Shtetit,
James Rubin, kur zyrtarėt birtanikė vunė re se juristėt e tyre po
kundėrshtonin pėrdorimin e forcės ushtarake kundėr Beogradit, ajo u
pėrgjigj thjesht "gjej jursitė tė tjerė".

Ajo qė shtrohet kėt'u
nuk ėshtė ēėshtja e stileve tė ndryshme, por mėnyrat e ndryshme si e
shohin botėn. Ata qė besojnė se ndryshimi i udhėheqjes nė Washington do
t'i ndryshojė gjėrat thelbėsisht nė marrėdhėniet evropiano-amerikane,
do tė zhgėnjehen me siguri. Politikanėt nga dy anėt e Atlantikut do tė
ishte mė mirė ta pranonin kėtė si fakt dhe pavarėsisht nga kjo tė
shqyrtonin mėnyrat se si Evropa dhe Amerika mund tė punojnė sė bashku
drejt objektivave tė tjera qė kanė tė pėrbashkėta.


Lee A. Casey ėshtė
partner nė firmėn ligjore Baker & Hostetler. Ai ka publikuar shumė
artikuj pėr tė drejtėn ndėrkombėtare dhe tė drejtėn kushtetuese.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
A kanė SHBA-tė dhe Evropa tė njėjta vlera?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ketu flitet per gjithcka reth stileve te jetes.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Media dhe politika :: Aktualiteti boteror-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions