Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Ronela Hajati njė Lady Gaga shqiptare?!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Jona Koleci
Super Moderator
Super Moderator
Jona Koleci


Numri i postimeve : 698
Registration date : 24/05/2010
Age : 38
Location : Athens

Ronela Hajati njė Lady Gaga shqiptare?! Empty
MesazhTitulli: Ronela Hajati njė Lady Gaga shqiptare?!   Ronela Hajati njė Lady Gaga shqiptare?! Empty07.11.10 23:27



Ronela Hajati njė Lady Gaga shqiptare?! Ronela8Intervista / Nuk jam e dashuruar, pėr mua nuk ėshtė fare ēėshtje private, madje me duket budallallėk, nė qoftė se do ta fsheh, do tė thotė se ka diēka qė nuk shkon aty. Unė jam superbeqare nė kėto momente, jam nė kėrkim dhe kam dal pėr gjah (qesh). Kam gati 6 muaj qė jam totalisht vetėm. Dua qė kur tė kem njė njeri afėr, tė kem njė njeri tė saktė qė tė pėrkushtohet.


Nga ENTELA RESULI


Ronela Hajati nuk ėshtė dorėzuar kurrė dhe nuk ka hequr dorė nga ėndrra e saj pėr t’u bėrė njė yll, pavarėsisht se tani pas shumė vitesh ajo ka rezervat e saj nė kėtė pikė. Ka filluar tė rendė pas programeve televizive pėr zbulimin e talenteve tė reja qė 12 vjeē dhe tani kur numrat mund t’i kthejmė mbrapsht dhe ajo ėshtė 21, jeta nuk ėshtė gjithēka muzikė pėr tė. Kėto katėr vitet e fundit ia ka kushtuar Juridikut. Nė tė ardhmen, Hajati e shikon vetėn si njė specialiste nė fushėn e ligjit, sigurisht, paralelisht me kėngėn. Madje, mund tė themi se kjo degė edhe e ka rritur disi Ronelėn, tashmė nuk vishet mė me rroba tė zeza dhe tė gjėra, por kėmisha dhe xhaketat kanė zėnė vend nė gardėrobėn e saj. E megjithatė, rebelizmi i ka lėnė shenja dhe toni i zėrit e pėrcjell kėtė ndjesė. Nė njė intervistė pėr “Sh2″-in, Ronela, me sportivitetin qė e karakterizon, nuk nguron tė flasė pėr veten.



Ronela kohėt e fundit jeni komentuar si njė imituese e mirė e Ledi Gagės, ėshtė e vėrtetė kjo, sipas jush?


Eh, sikur ta imitoja shumė mirė do tė ishte. Atė e shajnė pa fund, e lavdėrojnė pa fund dhe mbetet sėrish ikonė. Ndoshta do tė ketė rastisur ngaqė bėra flokėt bionde. Mua mė pėlqen stili i asaj, i ekstravagancės, i budallaqeve pa hesap qė bėn ajo, por unė nuk bėj tė njėjtat gjėra. Unė mundohem tė bėj ato qė ajo ende nuk i ka bėrė, qė do tė thotė qė nuk janė kopje 100 pėr qind.


Frymėzoheni ju nga ajo?


Po, normalisht. Frymėzohem nė sensin qė ajo ato ēka paraqet nė skenė i shohin tė gjithė. Nuk mund tė them qė Ledi Gaga ėshtė njė nga artistet e mia tė preferuara, mė pėlqen vetėm stili dhe performanca e saj, ndėrsa zėri jo.


Klicken für Bild in voller Größe


Kėtė vit ju kemi parė si konkurrente nė “Kėnga Magjike”. Je njė pjesėmarrėse e rregullt e festivaleve?


Te “Kėnga Magjike” ėshtė hera e tretė. Kam qenė edhe nė “Top Fest” vitin e kaluar, mendoj se mė ka ecur mirė, nuk kam dalė asnjėherė e zhgėnjyer nga festivalet, pasi ka qenė e vetmja mėnyrė qė deri mė tani janė lanēuar kėngėt e mia. Tani do tė filloj tė nxjerr klipe. Unė kam zgjedhur festivalet se kėtė mundėsi kam pas. Kam menduar qė mos ta paraqes veten time si tė gjithė, por qė tė kalojė njėherė nga kompeticionet ku kam filluar qė e vogėl, nė tė kėnduarit live dhe mė vonė me klipet.


E ndjeni veten qė jeni rritur profesionalisht nė kėtė rrugė?


Unė kam dalė qė 12 vjeē nė ekran. Kam qenė gjithandej ku bėheshin konkurrime pėr talentet e reja. Isha e fiksuar me ato ėndrrat qė kėto realiti-shou do tė mė bėnin njė “Super Mega Star” qė tani nuk e ka shansin njeri tė bėhet nė Shqipėri i tillė. Kjo dėshirė e madhe pėr tė arritur pėr t’u bėrė diēka, m’u kthye nė shkollė, sepse ishin tė gjitha drejtpėrdrejtė dhe zgjasnin pothuajse njė vit, e normalisht profesionalizohesh me kalimin e kohės, sepse edhe njė gur ta marrėsh ta gdhendėsh pėrditė e bėn skulpturė e jo mė dikė qė e ka njė shkėndijė dhe disa tė dhėna.


Ronela Hajati njė Lady Gaga shqiptare?! Ronelameshoqe


Jeni bėrė njė “Star” tashmė?


Jo, asnjė s’ka pėr t’u bėrė “Star” kėtu, mendoj se jam kthyer nė njė njeri qė di tė kėndoj. Kjo sepse mund tė ketė shumė kėngėtarė qė kanė klipe pa fund, kėngė gjithashtu, por i sheh nė kafe me ēdo njeri. Tė jesh njė VIP, duhet tė jesh gati i paprekshėm, njerėzit tė tė shohin vetėm nė spektakle apo koncerte, kjo ėshtė, kėtu nuk bėhet njėri, Shqipėria 3 milionė veta ėshtė.


Nė skenė dukeni shumė ekspresive, jeni kėshtu edhe nė jetėn e pėrditshme?


Unė jam njeri i shkathėt deri diku, nė sensin qė, jam e dashur, kam shoqėri, por qė shoqėri tė ngushtė kam shumė pak. Nuk jam absolutisht njeri i sherreve, i zėnkave apo i debateve, mundohem tė jem sa mė e thjeshtė, pavarėsisht se nė skenė duket e kundėrta totalisht. Ngjaj njeriu mė mendjemadh nė botė. Nė fund tė fundit kamera tė shet. Ato tre minuta ti je nė rol, je nė aktrim dhe domosdo ti aty do tė dalėsh nga vetja, sepse mua mė pėlqejnė kėngėt ritmike, nuk jam shumė pėr baladat, sepse dua qė atė shitje mendjesh qė unė nuk e kam pėrditė, dua ta kem nė ato tre minuta nė skenė.


Klicken für Bild in voller Größe


Kemi lexuar nė shtyp qė ju mund tė ishit e dashura e Florit, sa e vėrtetė ėshtė?


Asnjėherė, unė Florin e kam mik prej vitesh, e njoh. Florin e vlerėsoj shumė, kam respekt, ėshtė njė nga kompozitorėt mė tė mirė, po nuk kam lidhje fare me kėto thashetheme.


E shikoni muzikėn si njė profesion qė ju sjell tė ardhura?


Varet se si tė ecėn fati, se tė ardhurat e vetme qė merr kėngėtari janė nga koncertet. Kėshtu qė i bie, sa klipe ke, aq mė shumė paguhesh. Por, tė bėsh sa mė shumė klipe dhe hite, i thonė tė investosh nė fillim lek pa fund, sepse kushton shumė.


Jeni ju njė vajzė e pavarur dhe me “portofolin” tuaj?


Po, jam, pavarėsisht se unė i harxhoj dhe po ta mbaj pak dorėn, jam goxha, dhe mė del njė rrogė shumė e mirė gjatė muajit. Unė harxhoj shumė, vetėm kur e shoh vetėn me njė 500 lekėsh nė xhep.


Do tė bėnit kompromise me komercialitetin?


Sot kapitalizėm, ēdo njeri ėshtė i lirė tė bėjė ēfarė tė dojė, ka ik koha e censurės dhe e komunizmit.


Cila ėshtė periudha mė me fat pėr ju?


Unė duhet tė punoj shumė qė tė arrij njė gjė, nuk ėshtė se mė bien gjėrat nga qielli.


Jeni e dashuruar?


Jo, nuk jam. Pėr mua nuk ėshtė fare ēėshtje private, madje me duket budallallėk, nė qoftė se do ta fsheh, do tė thotė se ka diēka qė nuk shkon aty. Unė jam superbeqare nė kėto momente, jam nė kėrkim dhe kam dal pėr gjah (qesh). Kam gati 6 muaj qė jam totalisht vetėm. Dua qė kur tė kem njė njeri afėr, tė kem njė njeri tė saktė qė tė pėrkushtohet.


Sh2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Ronela Hajati njė Lady Gaga shqiptare?!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muzika Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Show Bizz :: Vipat Shqiptar-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions