Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes Empty
MesazhTitulli: Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes   Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes Empty23.12.10 3:36

Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes









Po ve ketu foto nga mengjese te bera ne vende te ndryshme te botes.Isha kurioze se per ke do benit me shume entuziazem?Smile
Ne foton e pare mund te shihni nje foto mengjesi turk (me sakte nje
mengjesi te thjesht turk se e kane zakon ata qe ngarkohen shume:) me
simite me djathe).
Ne foton e dyte eshte nje mengjes francez (ne fakt i ngrene ne Islande por stili qe francez:).Me brioshin e famshem dhe kafene.
Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes 3185798940_8931684896
Ne foton e trete mengjes austriak.Austriaket ishin shume te famshem
me llojet e ndyshme te briosheve disi me tjeter nga ata
franceze.Perdornin shume fara,ereza siper ose brenda briosheve dhe them
se me pelqyen shume.
Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes 3270490138_b62cfd1916
Ne foton e 4t kemi mengjesin e famshem shqiptar.Per kete nuk po
shkruaj me gjate dhe nuk dua ta bej pyetjen retorike se cili ju pelqen
me shume;)
Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes 331875637_4a9dbfef5d






















Menu e shendetshme mengjesi;)









Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes 4193148340_5cd2edb203_o
Me drithera,qumesht,musht dhe fruta:)Si ju duket?;)
Mos u prifni kot per suxhuke e pasterma;)Kete here perdora miell
dritherash per mengjesin.Mua per vete me terheq shume.E megjithate
sigurisht shtova ca alternativa ne pergatijen e mengjesit per t’ja
shtuar shijen.
Dritherat qe perdora kete here , te perkthyera direkt nga turqishtja
vijne ne kuptimin miell dritherash te ndryshme sidomos tershere.Ne
anglisht emri eshte oatmeal.
Ky lloj mielli kokerrmadh mund te perdoret me qumesht dhe fruta si
ne kete rast qe do ju tregoj une po ashtu edhe neper supera,muhalebi
etj..Ndersa kur eshte me teper i bluar mund te perdoret ne gatimin e
bukes,kekrave apo shume gatimeve te tjera prej brumi.
Ne saje te permbajtjes se larte te fibres , ju mban te ngopur per
nje kohe te gjate.Po ashtu eshte i pasur me proteina,kripera
minerale,vitamine B,
Pas tere ketyre te dhenave,po ju jap pa humbur kohe dhe pergatitjen qe bera me te:
Per nje person:
6-7 luge gjelle miell tershere (une e bleva te gatshem dhe ishte i
perzier dhe me copa te vogla ēokollate e grimca copash kakao.Ne treg
shitet e gatshme dhe me fruta ,me mjalte ose me asortimente te tjera)
300 gr qumesht (mund te perdorni dhe qumesht pa yndyre)
1/2 dardhe e bute e grire ne copa te vogla
1/2 molle e grire ne copa te vogla
1 portokall i grire ne copa te vogla
nj luge gjelle musht
Perzijini te tera dhe lijini per nje kohe sa frutat te leshojne aromen e tyre.
Ju befte mire.






















Breakfast of kings:)









Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes 4198164215_ac3f5ea780_o
Ja ku po vij serish me nje menu mengjesi.Nje menu mengjesi qe mua me
pelqen shume dhe me jep energji pozitive sa here e aplikoj:)
Fergese ne stilin turk (qe jua kam dhene me pare por sot po sjel pak
me ndryshe) dhe leng portokalli-mandarine-limoni jeshil,qitro dhe
xhenxhefili.
Se pari lengu: sasine e agrumeve vendoseni vete sipas personave .per
nje person: nje cope nga ēdo agrum i lartpermendur dhe nje cope e vogel
(sa nje bajame psh) xhenxhefili i fresket.Xhenxhefilit hiqjani lekuren
dhe grijeni holle.Me pas shtrydhni lengun e agrumeve dhe perzijeni me
copat e xhenxhefilit ne mikser.Lengu eshte gati.
Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes 2234697322_99815c32ec
Per fergesen per 1 person:
2 speca jeshile
1 domate e madhe e pjekur
1 veze
1 grusht majdanoz
2 feta te holla djathi pice
pak piper i kuq
kripe
vaj
Pritini specat dhe domatet holle.Po ashtu dhe majdanozin.Skuqini pak
specat dhe me tej shtoni dhe domaten dhe lijini te zihen pak ne zjarr
te ulet ne lengun e domates.Me pas shtojini kripen,vezen te cilen do ta
hidhni te paperzier siē eshte, dhe fetat e djathit.Lereni pak ne zjarr
qe te shkrihen fetat e djathit dhe veza te piqet.Servireni te nxehte me
piper te kuq siper.Ju befte mire!






















Prevede Ftoi









Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes 2183337622_a6ba61959a
Sot po ju jap receten e prevedese se ftoit , te cilen mund ta
perdorni si per te embeltuar gojen, po ashtu dhe mbi pasta apo
embelsira te ndryshme.Mendova ta bej me ftua pasi tani ka dhe
kohen.Receta dhe pergatitja eshte shume e thjeshte.
Per te pergatitur nje tas me prevede ftoi ju duhen:
1 ftua i madh
5 luge sheqer (mund te perdorni dhe sheqer kaf)
uje me sy
farat e ftoit (per ngjyre)
lengu i 1/2 limoni
Se pari hiqjani lekuren ftoit, me tej priteni ne copa te vogla.
Vijeni te zihetne zjarr te ulet qe ta leshoje tere aromen .Me pas,
hiqini copat e ftoit nga tenxherja dhe shtoni sheqerin,lengun e limonit
dhe farat e kungullit te cilat jane te nevojshme per ti dhene ngjyre te
kuqe prevedese.Perzijini te tera gjate tere kohes deri sa lengu te
trashet.Me pas konservojeni ne nje tas qelqi dhe konsumojeni te
ftohte.Do ju keshilloja ta shoqeroni me feta ftoi (si ne foto) nese do
ta hani direkt siē eshte pasi ju vel me pak.
Ju befte mire!






















Ēfare e ben nje mengjes te bukur?









Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes 2064971481_8f61228ea8
Dje pas shume kohesh pata rastin te beja nje mengjes te gjaaaaaaaate
me miqte e mi.Me pelqejne mengjese te tilla te sterzgjatura , dhe
eglendisese, por kur je vetem si zor se ja arrin kete gje.Keshtu qe
perfitova mire nga rasti dje .
Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes 2065063399_f99154547f_m
Sigurisht qe fakti i mesiperm me ngriti moralin dhe me frymezoi te
kapja ca foto.Per mua ky eshte mengjesi ideal.Mengjes i larmishem,
gallate gjate pergatitjes se tij,pastaj zhytje vu Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes Icon_smile
tek asortimentet e ndryshme dhe muhabet per shtate pale qejfe..Ne fund
lexim i ngeshem gazete.Gjate kesaj kohe sigurisht qe tavolina
gjallerohet vazhdimisht nga biseda komike,kujtime te ēuditshme dhe hera
heres dhe thashetheme:) Po thashetheme pa te keq ama:)
Shkurt muhabeti, pa kallaballek nuk para ka shume lezet mengjesi.E
patjeter qe per ti vene kapakun e duhur, duhet ta mbyllni me nje kafe
turke.
Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes 330018117_79fd7e9b70
Ju uroj perhere mengjese te tilla, pasi jane vertet shume te rendesishme dhe per tu shenuar!






















Reēel Shalqini









Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes 1578505498_47063b36dc
Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes 4193145764_8334397983_o
Ma do mendja se shume nga ju e keni qejf reēelin e
shalqinit.Une s’para ja them per reēelra dhe embelsirat ne pergjithsi
kane filluar te me merziten rendshem , por ky eshte nje nga reēelrat qe
ben ende perjashtim per midene time:)Dhe pergatitjen e ka fare te
lehte.Per te perfituar nje reēel shalqini sa me te suksesshem se pari
ju duhet nje shalqi me lekure te trashe.Pasi ky reēel behet vetem me te
bardhen e lekures se shalqinit.Pasi ta qeroni pjesen jeshile te tij
priteni pjesen e bardhe ne copa si keto qe shini ne foto.Me pas lijini
per nja 1 ore ne uje me gelqere.

Vini re! Gelqerja eshte pika kyēe e ketij reēeli.Nese e
zieni rendom siē behet me reēelrat e tjere , do te perfitoni nje reēel,
ndersa nese e lini keshtu do te hani reēel te vertete shalqini.Si bonus
do perfitoni: Copa kerce dhe me nje pamje si prej xhami.Pra si nga
paraqitja dhe nga ana e shijes do te fitoni shume:)

Me pas vijeni ne zihet pas i shtuar aspak uje por vetem
sheqer (ne proporcion me lekurat e shalqinit ,pra nese hidhni 1 kg
lekura po aq hidhni dhe sheqer).Sipas deshires mund ti hidhni siper dhe
copa karafili ose gjethe borziloku te fresket.Ja rrit shume
shijen.Lereni te zihet mire ne zjarr te ulet ashtu siē beni dhe me ēdo
reēel tjeter.Ruajeni ne frigorifer dhe servireni te ftohte.Ideale per
qerasje alla shqiptarēe:)

Ju befte mire!





















Petulla









Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes 1482571760_e57a0e7d86Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes 1482572194_4ac32106ae_m
E di qe pak a
shume te gjithe ju i keni qejf shume petullat.Sigurisht qe nuk mund
t`jua risjell dhe atmosferen e ngrohte qe krijohej,
sidomos
mengjeseve te te dielave ku tere familja mblidhej per ti ngrene por do
ju sjell nje recete petullash qe pin vaj ne menyre
minimale.
Petulla per 4 persona:
1 veze
1/2 luge caji kripe
1/2 luge caji sheqer
1 luge kafeje sode buke
400 gr miell

1/2 kg kos
Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes 1482571760_e57a0e7d86
Rrihni vezen, me pas shtojini kosin dhe perzijini.Tek mielli hidhni dhe soden e bukes.Filloni te hidhni miell me sy tek perzierja e vezes me kos duke e perzjere brumin e perfituar vazhdimisht dhe duke shtuar miell derisa brumi te behet i forte dhe te rrihet me veshtiresi me luge dhe brumi te pastrohet krejtesisht nga luga.Para
se ti skuqni , vini menjane dhe nje tas me uje qe te pastroni lugen pas
cdo here qe do ta mbushni me brume.Skuqini petullat ne vaj te
nxehte.Sherbejini te ngrohta.Ju befshin mire!























Omlete me spinaq









Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes 844580317_46f564c1e7_m
Ja dhe nje lloj omlete e ndryshme nga ato qe jemi mesuar te hame dhe
shume e lehte ne te gatuar.Vezet s’para i kam shume qejf por omletame
pelqen per vete faktin se te ofron mundesine dhe per shumellojshmeri ne
gatim.
Pergatitja per 1 person:
100 gr spinaq
2 veze
3 luge qumesht (mund te perdorni dhe qumesht pa yndyre)
50 gr djathe kaēkavall i grire ne rende
1 luge miell (une perdora miell dritherash , i jep nje shije me te
mire dhe eshte me i lehte.Po ashtu ka efekt me ngopes per shkak te
fibrave qe permban)
pak kripe
nje luge gjalpe ose margarine (une perdora margarine bimore me
lipidet vajore omega 3-6.Te pakten ti shmangemi kolesterolit me sa te
mundemi:)
Priteni spinaqin holle pasi ta keni shpelare mire.Ne nje tas perzini
vezet,djathin kaēkavall,qumeshtin,kripen dhe miellin mire ne menyre qe
te mos krijohen toptha prej miellit.Se fundmi shtoni dhe spinaqin.Masen
e pergatitur skuqeni ne gjalpin e nxehte.Servireni te ngrohte.Jubefte
mire!






















Mengjes midis dy kontinenteve









Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes 445841555_cf528c1312
Eshte e kendshme te besh mengjes ne natyre.Por akoma dhe me
e kendshme te besh mengjes ne buze te detit aq me teper nese perpara ke
uren qe ndan dy kontinentet.Eshte pak si surreale ndjesia qe te jep
diēka e tille , ndaj dhe eshte shume e bukur dhe e veēante.Ka variacion
ne megjeset qe behen jashte , brunch psh. eshte shume ne mode , dhe ka
ne vende te ndryshme me ēmime te ndryshme dhe sidomos rinia turke
preferon shume per momentin.Ne njefare menyre tregon dhe njefare
prestigji (prestigj zeza po hec mo) te thuash “po bej brunch” , ndaj
shume nga adoleshentet apo dhe te rriturit qe fluturojne pak Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes Icon_smile
e kane zakon te thone kete ne vend te pranojne te thone se po bejne
mengjes.Une per vete preferoj mengjeset tracionale dhe ato me stil
mesdhetar , me japin shume me teper kenaqesi dhe me duken me
entuziaste.Po ju?

Ketu mengjeset jane shume te pasura dhe nuk kane fund
asortimentet qe perdoren .Zakonisht ndiqet nje lloj rregulli gjate
kohes se berjes se mengjesit psh ne fillim niset me te kripurat e
pastaj perfundon tek te emblat; psh kryesisht niset me tave me suxhuk
me veze , ose kush ka bark “kau” siē thote E.T:) me veze me pasterma ,
nderkohe qe shoqerohet me bulmetra, ullinj (qe gjenden perhere ne
tavoline) , domate , kastraveca dhe me pas kalohet tek te emblat qe
jane kajmaku,mjalti,reēelrat,mushti (musht mani,rrushi) , tahini (vaj
susami), ēokokrem,prevede e keshtu me rradhe.Ka dhe raste kur
preferohen vetem byreqe llojet e te cileve jane te shumte , perveē
atyre shume te diturve ka dhe nje lloj byreku qe e quajne byreku i ujit
, receten e te cilit do jua jap ne ditet ne vijim .Po ashtu dhe krepet
qe i shoqerojne me reēelra apo mjalte jane nje alternative
tjeter.Petullat nuk i kane gje.Kane dy lloje nje me sherbet dhe nje pa
sherbet .Ato me sherbet jane tmerri vete apo siē thoshte nje komshia
ime “trego ku jane partizanet”Smile) vetem pamja te vel jo me ti hash.Ato
pa sherbet s’para kane fort shije..Dmth shkurt muhabeti te keqen e
petullave tona:) S’do ishte keq me hap ndonje pike me petulla shqiptare
ketu se nuk ja thone ēuditerisht..

Nejse te mos largohemi nga tema , sa i perket pijes
sigurisht qe me e preferuara dhe tradicionalja eshte ēaji i zi.Dhe ne
fund te mengjesit nje kafe e mire turke!Megjithse do te mjaftonte vetem
kenaqesia e ndodhjes perballe me Bosforin per tu ngopur them une:)























Princesha & Bizelja dhe argetimi me ushqimin:)



Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes 4192382781_850502ee9d
Nuk e di ne e keni qejf Andersenin apo jo , por une e pelqej
shume.Sidomos peralla e tij “Princesha dhe Bizelja” me pat bere shume
pershtypje.Kjo u be shkas per krijimin e sandviēit te mesiperm.Mua me
pelqen te luaj me perimet dhe ushqimet ne pergjithesi .
Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes 4254174603_034ea5f143_o
Nuk me pelqejne tavolinat e ngrysura dhe po te mos kem deshire dhe
oreks perhere tavolinen dua ta shoh te kendshme.Dhe sidomos me pelqen
te fotografoj ē’ka gatuaj, mbase kjo qe dhe arsyeja e hapjes se kesaj
faqeje qe po vazhdon kaq me rregull ne saje te interesit tuaj ndaj saj
.Ju falenderoj per ndjekjen e sites time miq!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fraza dashurie nga vende te ndryshme te botes
» Puthjet ne vende publike...
» Kuriozitete te ndryshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Arti dhe Kultura :: Guzhina/Receta Gatimi-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions