Ky eshte nje lloj pilafi shume popullor ne Turqi qe prej kohes osmane.
Pilafi eshte me origjine nga fiset turke Kerkuke te Irakut. (Kliko ketu per me shume info rreth Kerkukeve :
http://en.wikipedia.org/wiki/Kerkuk)
Shenim: Receta eshte mare nga faqja : www.termikelankastre.comPer pergatitjen e ketij pilafi ju duhen:
Per 6 persona:
Per brumin e petes :3 gota uji miell,gjysem gote uje,1 veze, 15 gr gjalpe.
Per mbushjen e brendshme:2 gota uje oriz
2.5 gota uji lengmishi pule
300 gr mish i bardhe pule
1 filxhan kafeje vaj
1 qepe
1 gote uji bajame te qeruara
1 filxhan kafeje rrush i zi i thate
pak kanelle,piper dhe allspice (nje lloj ereze , nuk e di si quhet ne shqip)
2 luge gjelle leng limoni
kripe
30 gr gjalpe i ngrohur
Lereni orizin ne nje tenxhere me uje per 30 minuta duke i shtuar nje
luge limon.Pastaj kullojeni dhe shplajeni mire me uje te ftohte.
Vijeni mishin e pules ne tenxhere dhe shtojini uje siper sa ta
kaloje pakez nivelin e mishit.Shtojini mishit pak kripe dhe lugen
tjeter te limonit dhe lijeni te zihet.Pastaj kullojeni dhe ndaheni
mishin fije fije.
Nderkohe lijeni rrushin e thate ne pak uje te vaket per 5 minuta sa te fryhet,pastaj kullojeni.
Priteni qepen si per gjelle.Me tej vijeni ate te skuqet ne
tenxhere.Shtoni orizin dhe perzijeni mire me nje luge druri duke mos e
len te ngjitet.Shtoni aty dhe 1/2 gote nga bajamet ,erezat , rrushin e
thatedhe kripen dhe kavurdiseni dhe per nje cope here.Shtoni dhe mishin
e pules dhe lengun e pules dhe pasi te mbyllni kapakun lijeni te zihet
deri sa orizi te thithe ujin.
Per brumin e petes perzini miellin,ujin,vezen dhe gjalpin ne nje tas dhe perpunojeni me dore deri sa te behet nje brume
i trashe (ne receten qe pashe une shkruhej 2 gota mielli por na u
deshen 2,5 gota miell qe te behej brumi i duhur.Me pas lijeni brumin te
vije dhe hapeni pastaj si nje pete me diameter 20 cm.
Ne nje kallep keku shtroni pak gjalpe.Me tej vini dhe bajamet qe
kane ngelur rreth e rrotull kallepit.Vendoseni peten ne kallepin qe
perdorni per keke (e rrumbullaket me vrime ne mes) duke mos harruar ti
hapni nje vrime ne mes.Nje pjese e petes le te varet jashte
kallepit.Mbusheni pjesen e brendshme te kallepit me pilafin e
pergatitur.Me pas shtroni siper pjesen e mbetur te petes duke u
perpjekur ta rrethoni mire deri ne fund qe te mos ngelet pjese pilafi e
parrethuar.
Vijeni te piqet ne nje furre te ndezur me pare per 15-20 minuta me
nxehtesi 180 gr C.Pasi te mbaroje kthejeni kallepin mbrapsht dhe
vendoseni ne nje pjatance te gjere.Servireni te ngrohte.J u befte mire!
Shenim : Ky pilaf u be per ditelindjentime nga mami im e dashur me asistencen timesi perkthyese dhe cirake
.Me vjen keq qe nuk bera dot foto te pilafit pasi qe prere ne thela , pasi isha shume e zene duke kercyer
google_protectAndRun("ads_core.google_render_ad", google_handleError, google_render_ad);