Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Bukurite natyrore te Rugoves

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Bukurite natyrore te Rugoves Empty
MesazhTitulli: Bukurite natyrore te Rugoves   Bukurite natyrore te Rugoves Empty18.01.11 21:35

Tek ka pershkruar udhetimin e tij hulumtues ne kete vis malor, Parry ka
thene se castet e kaluara neper kete masiv bjeshkesh radhiten ne rendin
e pare te pervojes se tij hulumtuese te pikave turistike ne bote. “Une
vizitova Gryken e Rugoves. Ishin momente nga me te rrallat ne pervojen
time kerkimore te bukurive natyrore dhe turistike”, ka pershkruar
Parry, duke premtuar para krereve te Pejes se radhen tjeter, ne nje
ekspedite te ngjashme, do te jete i shoqeruar nga shume biznesmene e
pronare agjencish turistike per ta bere Pejen, por edhe Kosoven
pergjithesisht, si tha ai, te njohur nga te tjeret per bukurite
natyrore qe ofron.

Derisa po pershkruante ndjenjat e tija gjate ekspedites kerkimore ne
kete vis, njohesi i turizmit boteror, Parry po perjetonte njekohesisht
edhe vlerat etnomuzikore te kesaj ane. Organizatori i Komunes se Pejes
kishte angazhuar ansamblin folklorik “Rugova” qe me melodi fyelli te
percillte gjithe pershkrimin, por edhe premtimin qe po sillte ne Peje
shefi i Asociacionit amerikan per udhetime dhe turizem.

Parry tha se Kosova, posacerisht Peja, me masivin e Bjeshkeve te Nemuna
do te jete angazhim profesional i tij per te promovuar bukurite e saj
ne menyre qe kendej te aranzhohen udhetime dhe turizem per njerezit qe
preferojne ato. Ai ka disa dite qe qendron ne Kosove. Tri dite me pare
ai ka mbajtur nje ligjerate ne Kolegjin Amerikan ne Prishtine, ku ka
treguar qellimin e vizites se tij dhe te bashkepunetoreve ne Kosove.

Bukurite natyrore te Rugoves Rrugove_2

Kryetari i Pejes, Ali Berisha takimin me Parryn e ka cilesuar si shume te rendesishem.

“Ky takim mund te konsiderohet si nje hap perpara drejt promovimit,
nderlidhjes se institucioneve dhe bizneseve nderkombetare me tonat per
nje zhvillim ekonomik te Pejes”, ka vleresuar Berisha, duke i ofruar
ekspertit amerikan per hulumtimin e pikave turistike edhe ndihmen
institucionale ne punen e nisur te enjten pasdite me kahe te zhvillimit
te Pejes dhe Dukagjinit.

Bukurite natyrore te Rugoves Rrugove_3

Vizita e shefit te ketij asociacioni turistik amerikan ne Peje eshte
organizuar nga Ministria e Tregtise dhe Industrise, ajo e Kultures dhe
Komuna e Pejes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Bukurite natyrore te Rugoves
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Te njihemi me natyren dhe bukurite shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tė njihemi me njėri tjetrin :: Dedikuar Shqiperise-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions