Denisa Vip
Numri i postimeve : 254 Registration date : 10/11/2010 Age : 30 Location : Diku aty me ju
| Titulli: Sot Dita e Verės 'lumė' festimesh nė Tiranė e Elbasan 13.03.11 23:50 | |
| 14 Mars 2011 - 11:13 | Shqiperi | | TRANSLATE |
| |
| | Sot Dita e Verės 'lumė' festimesh nė Tiranė e Elbasan | |
| | | TIRANE-Dita e Verės dfestohet sot nė tė gjithė vendin, por kryeqendra e festimeve mbetet Elbasani. Karnavalet ēelėn serinė e aktiviteteve tė Ditės sė Verės nė qytetin e Elbasanit, rrugėt dhe sheshet kryesore tė tė cilit janė tejmbushur nga mijra banorė. Festime edhe nė kryeqytet. Bashkia e Tiranės nė bashkėpunim me organizatorėt kanė pėrgatitur aktivitete tė shumėllojshme pėr festimin e kėsaj dite.
DITA E VERĖS NĖ VENDIN E ORIGJINĖS, NIS ME KARNAVALE Sot nė tė gjithė vendin festohet Dita e Verės, por kryeqendra e festimeve edhe kėtė vit mbetet Elbasani prej ku ka dhe origjinėn kjo festė pagane. Karnavalet, me pjesėmarrjen e nxėnėsve tė 16 shkollave 9 vjeēare tė qytetit tė Elbasanit, ēelėn serinė e aktiviteteve tė Ditės sė Verės nė qytetin e Elbasanit, rrugėt dhe sheshet kryesore tė tė cilit janė tejmbushur nga mijra banorė, nga qyteti, rrethinat e tij, por edhe tė ardhur nga rrethe tė tjera tė vendit. Tė inkuadruar nė kollona rreshtore me pankarta nė duar, si "stop dhunės", "Mbani pastėr mjedisin", qindra fėmijė kanė qenė pjesė e dekorit tė festės tradicionale, me veshjet e tyre, duke hedhur edhe parrulla pėr paqe dhe lumturi. Karnavalet do t'i lėnė mė pas bulevardin kryesor krosit masiv tė nxėnėsve tė shkollave 9 vjeēare, ndėrsa njė panair i madh ėshtė hapur pėr vizitorėt. Gatime tradicionale do tė shėrbehen pėr tė gjithė tė pranishmit.
Ndėrkohė mbrėmjen e djeshme ashtu si cdo vit nė sheshin qėndror "Gensher " para portės sė kalasė sė qytetit tė Elbasanit u zhvillua koncerti i madh festiv 'Nata e verės 2011. Tė paktėn 20 mijė vetė ishin tė pranishėm nė kėtė aktivitet i cili i paraprin festės tradicionale tė Ditės sė Verės. Kryebashkiaku Qazim Sejdini nga skena e kėtij koncerti ka uruar bashkėqytetaret e tij dhe gjithė shqiptarėt. Mbrėmja e parė e festimeve ju kushtua muzikės popullore me kėngėtarė tė qytetit tė Elbasanit por dhe kėngėtarė tė tjerė nė zė tė muzikės popullore. Dita e Verės ka origjinė tė lashtė dhe konsiderohet si festė arbėreshe e trashėguar nė veēanti nga qytetarėt e Elbasanit. Festimi kryhet nė nderim tė natyrės sė bukur shqiptare dhe bimėsisė qė merr jetė nė kėtė datė. Tashmė Dita e Verės ėshtė kthyer nė njė festė kombėtare ku shenja dalluese e saj ėshtė gatimi i ballokumeve.
DITA E VERĖS NĖ KRYEQYTET Kremtohet sot pėr tė 7- in vit radhazi Dita e Verės nė kryeqytet. Bashkia e Tiranės nė bashkėpunim me organizatorėt kanė pėrgatitur aktivitete tė shumėllojshme pėr festimin e kėsaj dite. Do tė jenė kėngėt dhe vallet e ansamblit "Tirana", prologu i kėsaj feste tė cilėt prej orės 10:00 do tė mbushin me tingujt e tyre gjithė bulevardin "Dėshmorėt e Kombit". "Pas njė dimri tė gjatė, Tirana ashtu si dhe qytete tė tjera nė mbarė vendin feston "Ditėn e Verės". Shpresa dhe gėzimi pėr njė tė ardhme mė tė mirė e tė begatė, ka krijuar shekuj mė parė kėtė festė qė Bashkia e Tiranės, nė 7 vitet e fundit, e sjell gjithmonė e mė tė hareshme pėr qytetarėt e saj, por dhe vizitorėt nga e gjithė Shqipėria" - ka deklaruar Joana Bushi drejtore e Marrėdhėnieve me Publikun. Mė tej ajo ka zbardhur detajet dhe aktivitetet e ndryshme pėr tė rinjtė por sidomos fėmijėt, tė cilėt janė ata qė gėzojnė mė shumė nė festa tė tilla. Fėmijėt, do tė gjejnė koncertet e tyre tė dashura, Xhaxhi Piktorin dhe shumė lojėra tė tjera pėrgjatė bulevardit. Nė Lulishten e "Vėllezėrve Frashėri" harqet, muzika klasike dhe stendat e librave, do tė jenė edhe nesėr, duke filluar nga ora 10:00. Ndėrsa kėngėtarė e grupe tė njohura tė muzikės moderne si, "Produkt 28"; Orinda Huta; Era Rusi; Ariela Krasniqi; Kelly etj do tė performojnė nė skenėn e urės sė madhe. Zona pedonale e Bllokut do tė ofrojė shumė argėtim e surpriza pėr tė rinjtė. Bashkia e Tiranės veē ballokumeve tė Elbasanit do ofroi falas pėr qytetarėt edhe verore. "Dita e Verės" nė Tiranė, nuk ėshtė mė vetėm njė arenė gjigante argėtimi, por edhe njė vend ku tė gjithė tė interesuarit mund tė informohen pėr tendencat mė tė fundit tė modės dhe estetikės. Pėr arsye tė festimeve pėr Ditėn e Verės, sot bulevardi "Dėshmorėt e Kombit" do tė jetė i bllokuar, ndaj Bashkia e Tiranės kėrkon mirėkuptimin e qytetarėve si dhe mbėshtetjen e Policisė Rrugore, pėr mbarėvajtjen e kėtij eventi tė rėndėsishėm.
|
| |
|