Nė
kohėn kur gjithandej Kosovės hapeshin shitore Gjithēka 1 euro,
gojėkėqijtė thoshin: Nejse, na duhen ato, se edhe jeta nė Kosovė
kushton 1 euro!...
Behxhet HalitiNė kohėn kur gjithandej Kosovės hapeshin shitore Gjithēka 1 euro,
gojėkėqijtė thoshin: Nejse, na duhen ato, se edhe jeta nė Kosovė
kushton 1 euro!...
Tash, pėr mė keq, po kuptojmė se jeta na ėshtė bėrė edhe kopje!
Pse?
Jemi pa letra!
Pa letra origjinale!
Ato i ka marrė Serbia nė mėnyrė tė dhunshme dhe tash Borko i ofron Editės kopje! Po, po kopje!
Kopje tė librave amzė (lexo: kopje tė identitetit tonė)!
Kopje tė librave kadastralė (lexo: kopje tė dheut tonė)!...
E, nesėr, do ti ofrojė edhe kopje tė targave tė automjeteve, pastaj
kopje tė telave tė rrymės elektrike, kopje tė eksponateve arkeologjike
tė plaēkitura nga Muzeu i Kosovės, kopje tė dėftesave tė pensioneve tė
vjedhura, kopje tė hartės ajrore tė Kosovės, kopje tė pikave doganore 1
dhe 31, kopje tė mbetjeve mortore nga varrezat masive nė Serbi, kopje tė
pjesės sė Kosovės pėrtej Urės sė Ibrit dhe nė fund edhe kopje tė
hartės sė Kosovės...
Nėse si Kosovė na ėshtė thėnė me rezolutė ndėrkombėtare se duhet
biseduar me Serbinė, nė atė rezolutė nuk ėshtė thėnė se tė gjitha punėt
sa i pėrket bisedimeve duhet tė bėhen me kopje!...
Nuk ėshtė kopje, por i ngjet kopjes, kur mė 8 mars shkoi dikush i
Kosovės nė Bruksel pėr ti nisur triumfalisht bisedimet me Serbinė, pa
ia dhėnė lejen Kuvendi i Kosovės!
Nuk ėshtė kopje, por i ngjet kopjes, delegacioni qė shkoi nė Bruksel!
Nuk ėshtė kopje, por i ngjet kopjes, kur, dy ditė pas fillimit tė
bisedimeve Kosovė-Serbi, Kuvendi i Kosovės, nė seancėn plenare, miratoi
me shumicė votash (63 pro, 48 kundėr e 1 abstenim), njė kopje-rezolutė
pėr dialogun mes Republikės sė Kosovės dhe asaj tė Serbisė pėr ēėshtje
praktike.
Nuk ėshtė kopje, por i ngjet kopjes, qė ai dokument do ti japė
Parlamentit tė Kosovės njė tė drejtė qė tė mbikėqyrė, qė tė pėrcjellė,
rrjedhėn e bisedimeve dhe tė drejtėn qė pėr ēdo rast tė kėrkojė sqarime
nė Parlament.
Nuk ėshtė kopje, por i ngjet kopjes, agjenda e bisedimeve, tė cilėn nuk e pa kush deri mė sot!
Nuk ėshtė kopje, por i ngjet kopjes, deklarata e
kopje-kryenegociatores kosovare, kur thotė se Prishtina do tė kėrkojė
nga Bashkimi Evropian qartėsimin e pėrfitimeve qė do ti ketė Kosova nga
kėto bisedime! (Lexo: Ajo nuk e di pse ka shkuar nė Bruksel!).
Hej, edhe rezultati do tė jetė kopje!
E, me atė kopje, Evropa do tia ēelė edhe mė shumė dyert Serbisė pėr nė Evropė!
Kosova do tė pėrfitojė pėrmirėsimin e jetės sė qytetarėve. Kėshtu ėshtė thėnė zyrtarisht!
Ama, tė jetės kopje!
Ndashtė, se kemi kopje-institucione, kopje-politikė, kopje-ekonomi, kopje-standard, kopje-ushqim, kopje-ajėr, kopje-ujė...
Kemi rėnė nėn Gjithēka 1 euro!
Tash nuk kemi mė punė me shitoret Gjithēka 1 euro, por me lokalet e vogla ku shkruan: Bėjmė fotokopje!...
Njė kopje 2-5 cent!